{"id":224194,"date":"2024-07-01T13:40:41","date_gmt":"2024-07-01T11:40:41","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=224194"},"modified":"2024-07-01T13:40:41","modified_gmt":"2024-07-01T11:40:41","slug":"marreveshje-xhentellmene","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/marreveshje-xhentellmene\/","title":{"rendered":"MARR\u00cbVESHJE XHENT\u00cbLLMENE"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1<\/span> Gjendja \u00ebsht\u00eb e rregullt. Ve\u00e7se, k\u00ebsaj here nuk \u00ebsht\u00eb katastrof\u00eb nacionale ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb VMRO-DPMNE-ja n\u00eb pushtet. Q\u00eb kur fituan n\u00eb zgjedhje, gjith\u00eb koh\u00ebs k\u00ebrkojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si t\u00eb mos i p\u00ebrmbushin premtimet e forta partriotike q\u00eb i jepnin nd\u00ebrsa ishin n\u00eb opozit\u00eb. Detyra kryesore e tyre \u00ebsht\u00eb t\u00eb na bindin se i plot\u00ebsojn\u00eb premtimet pik\u00ebrisht duke mos i plot\u00ebsuar.<br \/>\nPremtonin se do ta anulojn\u00eb funksionin z\u00ebvend\u00ebkryeminist\u00ebr i par\u00eb. Ky funksion ishte shpikur p\u00ebr Artan Grubin dhe BDI-n\u00eb. N\u00eb Qeverin\u00eb e Hristijan Mickoskit, z\u00ebvend\u00ebskryeministri i par\u00eb \u00ebsht\u00eb Izet Mexhiti gna Koalicioni Vlen.<\/p>\n<p>Kryeministri Mickoski e shpjegoi k\u00ebt\u00eb gj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb precize n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb: \u201cSipas ligjit q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi, kryetari i Kuvendit ka z\u00ebvend\u00ebs, nd\u00ebrsa marr\u00ebveshja xhent\u00ebllmene n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb koalicionit \u00ebsht\u00eb t\u00eb ket\u00eb z\u00ebvend\u00ebs kryeminist\u00ebr t\u00eb par\u00eb dhe ky do t\u00eb jet\u00eb Izet Mexhiti. Por, kjo \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb ligjit, ligji thot\u00eb se kryeministri ka vet\u00ebm z\u00ebvend\u00ebs. Ajo q\u00eb deri m\u00eb tani \u00ebsht\u00eb punuar jasht\u00eb ligjit nuk do t\u00eb jet\u00eb praktik\u00eb e k\u00ebsaj qeverie\u201d.<\/p>\n<p>Dometh\u00ebn\u00eb, LSDM-ja dhe BDI-ja kan\u00eb punuar jasht\u00eb ligjit, por tani VMRO-DPMNE-ja dhe VLEN do t\u00eb punojn\u00eb ligj\u00ebrisht, por meqen\u00ebse kan\u00eb marrveshje xhent\u00ebllmene, do t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb si\u00e7 kan\u00eb punuar LSDM dhe BDI n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Me sa duket vet\u00ebm n\u00eb universin e votuesve besnik\u00eb t\u00eb VMRO-s\u00eb kan\u00eb kuptim deklaratat si \u201ckjo Qeveri do t\u00eb punoj\u00eb ligj\u00ebrisht\u201d dhe \u201cu mor\u00ebm vesh n\u00eb m\u00ebny\u00eb xhent\u00ebllmene q\u00eb t\u00eb mos punojm\u00eb ligj\u00ebrisht\u201d, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn fjali.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb edhe funksioni i z\u00ebvend\u00ebskrymeinistrit t\u00eb par\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb tamam i ligjsh\u00ebm. Nuk ekziston n\u00eb ligj, por ekziston n\u00eb Rregulloren e pun\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb. Ligji \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fuqish\u00ebm se Rregullorja. N\u00ebse Rregullorja \u00ebsht\u00eb a paligjshme, ndryshojeni at\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn ajo mund t\u00eb ndryshohet leht\u00ebsisht, sepse Qeveria vet\u00eb e sjell at\u00eb. Por, VMRO-DPMNE-ja nuk mund ta ndryshoj\u00eb sepse nuk e l\u00eb Vleni. Dhe k\u00ebshtu, Mickoski do ta respektoj\u00eb marr\u00ebveshjen xhent\u00ebllmene q\u00eb LSDM-ja e Zaevit dhe e Kova\u00e7evskit e kishte me BDI-n\u00eb e Ali Ahmetit.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, esenca e gjith\u00eb k\u00ebsaj gjimnastike mendore dhe verbale e kryeministrit \u00ebsht\u00eb si m\u00eb posht\u00eb: Me marr\u00ebveshje xhent\u00ebllmene jemi marr\u00eb vesh ta shkelim ligjin.<\/p>\n<p>2Nuk kaluan as dy dit\u00eb dhe me komunikat\u00eb t\u00eb partis\u00eb Besa na shpjeguan se si ajo marr\u00ebveshje xhent\u00ebllmene do t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb praktik\u00eb. Z\u00ebvend\u00ebskryeministri i par\u00eb Izet Mexhiti ka pasur mbledhje me ministrat q\u00eb jan\u00eb nga Koalicioni i tij dhe ka lajm\u00ebruar se n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb koordinohet me ata, me z\u00ebvend\u00ebs-ministrat dhe me drejtor\u00ebt q\u00eb jan\u00eb vendosur nga Koalicioni Vlen.<br \/>\nQ\u00eb t\u00eb dihet se kujt i p\u00ebrgjigjen ministrat dhe drejtor\u00ebt e Koalicionit Vlen. Me BDI-n\u00eb ishte ndryshe. Ministrat dhe drejtor\u00ebt e BDI-s\u00eb i p\u00ebrgjigjeshin vet\u00ebm Artan Grubit dhe Ali Ahmetit. Nuk u interson atyre p\u00ebr Dimitar Kova\u00e7evskin dhe Zoran Zaevin. Nd\u00ebrsa me Vlen-in, meqen\u00ebse jan\u00eb n\u00eb koalicion, do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e komplikuar. Izet Mexhiti do t\u00eb filtroj\u00eb \u00e7kado q\u00eb do t\u00eb kaloj\u00eb te Hristijan Mickoski.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj. P\u00ebr dallim prej Artan Grubit, k\u00ebsaj here ministrat e Vlen nuk luanin futboll n\u00ebp\u00ebr gole t\u00eb vogla n\u00eb Kabinetin e Mexhitit. Por, t\u2019u japim nj\u00eb shans. K\u00ebt\u00eb e kan\u00eb koordinimin e par\u00eb. Ndoshta do t\u2019ia marrin dor\u00ebn.<\/p>\n<p>3Sinqerisht, le t\u2019u japim shans ministrave t\u00eb rinj. Le ta tregojn\u00eb vetveten. Ja, shansin e par\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb transparent\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb na tregojn\u00eb se sa pasaporta kan\u00eb.<br \/>\nRedaksia \u201c360 stepeni\u201d zbuloi se ministrja p\u00ebr energjetik\u00eb Sanja Bozhinovska nga VRMO-DPMNE ka pasaport\u00eb bullgare. Sipas regjistrit t\u00eb qassh\u00ebm p\u00ebr publikun n\u00eb Gjykat\u00ebn e tregtis\u00eb n\u00eb Zagreb, at\u00eb e ka p\u00ebrdorur si drejtoresh\u00eb e firm\u00ebs n\u00eb Kroaci. Ajo mohon se ka n\u00ebnshtet\u00ebsi bullgare, por nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00ebse m\u00eb par\u00eb ka pasur, sepse redaksia ka zbuluar se ka filluar procedur\u00eb p\u00ebr \u00e7regjistrim drejt fundit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar para se t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e udh\u00ebheq\u00ebsis\u00eb s\u00eb lart\u00eb t\u00eb VMRO-DPMNE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebndjej me ministren Bozhinovska, sepse edhe ajo \u00ebsht\u00eb dashur t\u2019u n\u00ebnshtrohet pushteteve bullgare p\u00ebr t\u2019iu v\u00ebrtetuar se \u00ebsht\u00eb bullgare. Por, nga ana tjet\u00ebr, personalisht nuk m\u00eb vjen shum\u00eb mir\u00eb t\u00eb di se partia q\u00eb na prezantohet si m\u00eb maqedonasja, ka zgjedhur minist\u00ebr nga nj\u00eb shtet, q\u00eb me vite drejton politika armiq\u00ebsore kund\u00ebr shtetit tim. N\u00eb parim, un\u00eb largohem prej njer\u00ebzve q\u00eb me fjal\u00eb b\u00ebhen patriot\u00eb shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb, por nd\u00ebrkaq n\u00eb penges\u00ebn e par\u00eb, nd\u00ebrrojn\u00eb drejtim. Ajde shihni pun\u00ebn. Keni marr\u00eb pasaport\u00eb bullgare, ia keni b\u00ebr\u00eb disi, nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb t\u2019ju njohim, heshtni e vazhdoni. Mos na gjykoni ne, q\u00eb kemi mbetur vet\u00ebm me pasaport\u00eb maqedonase, mos na masni se sa e duam Maqedonin\u00eb.<\/p>\n<p>E me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk e di se \u00e7far\u00eb do m\u00eb tep\u00ebr nga ne Bullgaria q\u00eb t\u00eb ngrej\u00eb veton p\u00ebr BE-n\u00eb n\u00ebse ne nuk kemi problem q\u00eb t\u00eb kemi bullgar\u00eb n\u00eb Qeveri dhe Kuvend.<\/p>\n<p>Ja, ministresha Bozhinovska n\u00eb l\u00ebkur\u00ebn e saj ka ndjer\u00eb paftyr\u00ebsin\u00eb dhe dyftyr\u00ebsin\u00eb e Bashkimit Evropian kur ka qen\u00eb e detyruar ta g\u00eblltit\u00eb dinjitetin maqedonas q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet grua e suksesshme n\u00eb BE n\u00eb fush\u00ebn e energjetik\u00ebs. Njashtu si dhe qindra mij\u00ebra maqedonas, t\u00eb cil\u00ebt duke e pritur BE-n\u00eb t\u00eb refromohet q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb zgjerohet, kan\u00eb vendosur vet\u00eb t\u00eb largohen p\u00ebr n\u00eb BE me pasaport\u00eb bullgare. Kush p\u00ebr\u00a0 t\u00eb mbijetuar, kush p\u00ebr t\u00eb studiuar, kush p\u00ebr biznes, kush p\u00ebr udh\u00ebtim turistik, kush p\u00ebr fshehje t\u00eb kriminalitetit, kush p\u00ebr t\u00eb ikur nga drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn ministri Arben Fetai prej Vlen, tha se ka shtet\u00ebsi belge dhe tha se deklarimi i n\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb dyfisht\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka etike, \u201ckurse kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore, duhet t\u00eb jet\u00eb normale\u201d. Duket se ky njeri vjen nga nj\u00eb shtet m\u00eb normal i BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjith\u00ebsisht nuk do t\u00eb duhej t\u00eb jet\u00eb problem n\u00ebse politikan\u00eb, deputet\u00eb, ministra, drejtor\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve publike, kan\u00eb edhe pasaporta t\u00eb tjera p\u00ebrve\u00e7 asaj maqedonases. Bullgar\u00eb, serb\u00eb, \u00e7ek\u00eb, kroat\u00eb, \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb jet\u00eb\u2026Por, \u00ebsht\u00eb problem kur k\u00ebt\u00eb gj\u00eb nuk na e tregojn\u00eb.<\/p>\n<p>Si tatimpages q\u00eb ua sigurojm\u00eb rrogat, duam t\u00eb dim\u00eb n\u00ebse ata q\u00eb i votojm\u00eb q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn ton\u00eb kan\u00eb ndonj\u00eb atdhe rezerv\u00eb.<\/p>\n<p>4Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb VMRO-DPMNE-ja ishte n\u00eb opozit\u00eb, u pengonte kur qeveria, duke dashur ta shmang\u00eb \u201cMaqedonia e Veriut\u201d thoshte \u201cshteti jon\u00eb\u201d. Tani, kur VMRO-DPMNE \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet, q\u00eb kur presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministri Hristijan Mickoski e t\u00ebrhoq\u00ebn v\u00ebmendjen e gjith\u00eb bot\u00ebs me problematizimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Presp\u00ebs, \u201cshteti jon\u00eb\u201d u b\u00eb norma patriotike e em\u00ebrtimit t\u00eb shtetit. Para k\u00ebsaj, askush, madje as Greqia, nuk na maste se sa her\u00eb do ta thot\u00eb emrin Maqedoni.<br \/>\nKryeministri u betua n\u00eb \u201cMaqedonin\u00eb e Veriut\u201d, sepse, si\u00e7 tha \u201cpersonalisht, kjo gj\u00eb mua m\u00eb kujton turpin q\u00eb ma shkaktuat mua, familjes sime, f\u00ebmij\u00ebve dhe nip\u00ebrve ende t\u00eb palindur\u201d. Por, ka b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb mund ta rregulloj\u00eb gabimin, edhe pse, p\u00ebr fat t\u00eb keq \u201ctani jam i pafuqish\u00ebm, sepse \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Kushtetut\u00ebs dhe e ligjeve\u201d.<\/p>\n<p>Si e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq xhent\u00ebllmene\u2026. Nga askush \u00e7groposi nj\u00eb problem dhe s\u00ebrish e ringjalli q\u00eb t\u00eb na e m\u00ebshoj\u00eb n\u00eb kok\u00eb. Po edhe Bullgaria, e cila tre vjet, pas gjasht\u00eb zgjedhjesh, nuk mund t\u00eb formoj\u00eb Qeveri, t\u00eb ket\u00eb qar nga ky problem q\u00eb t\u00eb na b\u00ebj\u00eb nj\u00eb plag\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Ore, puna \u00ebsht\u00eb \u201cMile, mu tek!\u201d.<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjendja \u00ebsht\u00eb e rregullt. Ve\u00e7se, k\u00ebsaj here nuk \u00ebsht\u00eb katastrof\u00eb nacionale ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb VMRO-DPMNE-ja n\u00eb pushtet. Q\u00eb kur fituan n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"Ore, puna \u00ebsht\u00eb \u201cMile, mu tek!\u201d. ","views":"63","source":"Shkup, (SAKAMDAKAZAM.MK)","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>MARR\u00cbVESHJE XHENT\u00cbLLMENE - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/marreveshje-xhentellmene\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"MARR\u00cbVESHJE XHENT\u00cbLLMENE - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Gjendja \u00ebsht\u00eb e rregullt. Ve\u00e7se, k\u00ebsaj here nuk \u00ebsht\u00eb katastrof\u00eb nacionale ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb VMRO-DPMNE-ja n\u00eb pushtet. Q\u00eb kur fituan n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/marreveshje-xhentellmene\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-07-01T11:40:41+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/marreveshje-xhentellmene\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/marreveshje-xhentellmene\/\",\"name\":\"MARR\\u00cbVESHJE XHENT\\u00cbLLMENE - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2024-07-01T11:40:41+00:00\",\"dateModified\":\"2024-07-01T11:40:41+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/marreveshje-xhentellmene\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/224194"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=224194"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/224194\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=224194"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=224194"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=224194"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}