{"id":226959,"date":"2024-08-05T14:11:25","date_gmt":"2024-08-05T12:11:25","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=226959"},"modified":"2024-08-05T14:11:25","modified_gmt":"2024-08-05T12:11:25","slug":"republika-e-katert","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/republika-e-katert\/","title":{"rendered":"REPUBLIKA E KAT\u00cbRT"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1 <\/span> Ftesat jan\u00eb p\u00ebr fjalime festive. Zakonisht ato paraqesin nj\u00eb lloj t\u00eb ardhmeje imagjinare. Do t\u00eb jet\u00eb, do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, do t\u00eb shpikim, do t\u00eb realizojm\u00eb\u2026Pak a shum\u00eb, k\u00ebshtu apo ashtu, p\u00ebr 33 vjet me radh\u00eb i d\u00ebgjojm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat fraza n\u00eb fjalimet e udh\u00ebheq\u00ebsis\u00eb shtet\u00ebrore. N\u00eb fakt, realiteti nuk \u00ebsht\u00eb aq i bukur sa \u00e7\u2019na e b\u00ebjn\u00eb politikan\u00ebt n\u00eb urimet e tyre festive. Motoja e festimit t\u00eb sivjetsh\u00ebm t\u00eb Ilindenit \u00ebsht\u00eb \u201cBeteja vazhdon\u201d. Kur e sheh se \u00e7far\u00eb shteti ke, se si nga viti n\u00eb vit gjat\u00eb k\u00ebtyre 33 vjet\u00ebve nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb, vazhdimisht m\u00eb duket se di\u00e7ka po gabojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb. Po luftojm\u00eb me vetveten. E deri m\u00eb tani, po humbim me t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve isha n\u00eb nj\u00eb fest\u00eb n\u00eb Oh\u00ebr. Njer\u00ebz t\u00eb miri, t\u00eb haresh\u00ebm, t\u00eb disponuar, t\u00eb relaksuar, t\u00eb mbledhur prej tre gjeneratave, gjyshe, gjysh\u00ebr, prind\u00ebr dhe f\u00ebmij\u00eb. N\u00eb nj\u00eb moment, u vet\u00ebdijesova se vet\u00ebm dhjet\u00eb prej nesh jetojn\u00eb k\u00ebtu, n\u00eb Maqedoni. Nga f\u00ebmij\u00ebt, askush, e disa prej tyre, tinejxher\u00eb e student, mes vete flisnin n\u00eb anglisht.<\/p>\n<p>Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova n\u00eb fjalimin e saj t\u00eb par\u00eb t\u00eb Ilindenit tha se \u201cbeteja p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb \u00ebsht\u00eb beteja p\u00ebr republik\u00ebn e kat\u00ebrt maqedonase\u201d.<\/p>\n<p>Beteja vazhdon vet\u00ebm n\u00eb fjalimet festive. N\u00eb realitet, t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb e vazhdojn\u00eb betej\u00ebn, n\u00eb shtete t\u00eb cilat u ofrojn\u00eb atyre mund\u00ebsi p\u00ebr jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mire. K\u00ebtu, ku shansin e marrin vet\u00ebm nga t\u00eb bindurit e partive dhe mediokriteteve, nuk ka kuptim t\u00eb harxhohet energjia.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2<\/span> Mund t\u00eb debatojm\u00eb me Slijanovska-Davkov\u00ebn sesa t\u00eb realizueshme jan\u00eb premtimet\u00a0 e saj p\u00ebr \u201cbetej\u00ebn e dituris\u00eb kund\u00ebr padituris\u00eb, shembullores p\u00ebrkund\u00ebr mesatares, kreativitetit p\u00ebrkund\u00ebr destruktivitetit\u201d. Mund t\u00eb debatojm\u00eb edhe p\u00ebr at\u00eb se sa partia, me mb\u00ebshtetjen e s\u00eb cil\u00ebs u zgjodh presidente, do t\u2019i mund\u00ebsoj\u00eb asaj t\u2019i realizoj\u00eb ato q\u00ebllime. Por p\u00ebr dallim nga fjalimi i saj i presidentes q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn i prezantoi q\u00ebllimet e republik\u00ebs s\u00eb kat\u00ebrt, mbeti e paqart\u00eb n\u00ebse Hristijan Mickoski, n\u00eb fest\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe shtet\u00ebrore kishte fjalim parazgjedhor t\u00eb tubimit partiak n\u00eb Krushev\u00eb, apo si kryeminist\u00ebr, jepte llogari p\u00ebr 30 dit\u00eb Qeveri dhe e sulmonte opozit\u00ebn se sa shtet t\u00eb keq i ka l\u00ebn\u00eb. Ka shumic\u00eb t\u00eb madhe, Kuvendi mund t\u00eb flas\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Po t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr fest\u00eb t\u00eb kishte heshtur, t\u00eb kishte mbajtur inatin n\u00eb vete. A thua se ende nuk i ka fituar zgjedhjet.<br \/>\nCil\u00ebt jan\u00eb ata t\u00eb rinj,vall\u00eb, q\u00eb do t\u00eb kthehen n\u00eb shtet pas k\u00ebtij fjalimi t\u00eb par\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e Ilindenit nga Micskoski si kryeminist\u00ebr, si t\u00eb ishte n\u00eb koh\u00ebn e traditave m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb Nikolla Gruevskit, i cili p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb 11 vjet\u00ebve n\u00eb pushtet, i shfryt\u00ebzonte fjalimet festive q\u00eb t\u00eb zihet me t\u00eb gjith\u00eb dhe t\u2019i k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb? E nga fundi i fjalimit, si dhe tani Mickoski i Me\u00e7kin Kamen dhe Gruevski th\u00ebrrisnin p\u00ebr v\u00ebllaz\u00ebri dhe dialog, por sipas kushteve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Beteja do t\u00eb mbaroj\u00eb me fitore vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur fest\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe shtet\u00ebrore do ta respektojn\u00eb, si qeveria ashtu dhe opozita. Ky \u00ebsht\u00eb patriotiz\u00ebm i v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3 <\/span> Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb mesazhe uruese p\u00ebr at\u00eb se si do ta evropeizojm\u00eb shtetin, drejtori i Qendr\u00ebs p\u00ebr menaxhimin e krizave Stojan\u00e7e Angellov d\u00ebrgon apele deri te qytetar\u00ebt: Mos ndizni zgar\u00eb n\u00eb Ilinden. N\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb evropeizuar, vet\u00ebm n\u00eb korrik kemi pasur 765 zjarre.<br \/>\nStojan\u00e7e Angellov n\u00eb nj\u00eb podcast p\u00ebr SAKAMDAKAZHAM.MK para disa muajve tha se ndezja e barishteve \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje kulture, zakon i popullit ton\u00eb q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjoset.<\/p>\n<p>E si mund t\u2019ua shpjegosh k\u00ebt\u00eb kultur\u00eb atyre dhjet\u00eb shteteve q\u00eb u ngrit\u00ebn p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar zjarrfik\u00ebs, avion\u00eb dhe helikopter\u00eb q\u00eb t\u00eb na ndihmojn\u00eb n\u00eb shuarjen e zjarreve? A e dini se te ne edhe ndezja e zgar\u00ebs me t\u00eb madhe n\u00eb sezonin e zjarreve \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e tradit\u00ebs? Gjithashtu, edhe ndezja e pyjeve dhe kallameve \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e tradit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vjedhur tok\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim.<\/p>\n<p>Kultura dhe tradita e ndezjes s\u00eb barishteve ndryshohet me ligje t\u00eb rrepta q\u00eb vlejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eblloj. Por mbi k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb ka dhe nj\u00eb tradit\u00eb tjet\u00ebr edhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb \u2013 mosd\u00ebnimi i ndez\u00ebsve.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4 <\/span> Koalicioni \u201cVlen\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Qeveris\u00eb, komunikoi se ka nisur procedur\u00eb p\u00ebr formimin e Akademis\u00eb s\u00eb Shqiptar\u00ebve p\u00ebr shkenc\u00eb dhe art n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Lideri i \u201cVlen\u201d Arben Taravari publikoi n\u00eb Fejsbuk se \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht krenar q\u00eb \u201cne jemi nj\u00eb prej popujve m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Ballkanit dhe n\u00eb ADN-n\u00eb ton\u00eb ndodhet inteligjenca dhe qytet\u00ebrimi i nj\u00eb kulture antike\u201d.<br \/>\nAspak nuk m\u00eb vjen mir\u00eb kur n\u00eb shtetin tim n\u00eb shekullin 21 ndonj\u00eb politikan, minist\u00ebr i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, po madje dhe mjek m\u00eb p\u00ebrmend ADN-n\u00eb.\u00a0 P\u00ebr dallim prej Taravarit, z\u00ebvend\u00ebsministri Izet Mexhiti ishte konkret dhe tha: Ka tre-kat\u00ebr akademik\u00eb, por nuk ka asnj\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb ASHAM, as edhe n\u00eb kuzhin\u00eb. Nuk mund t\u00eb m\u00eb bind\u00eb dikush se nuk ka shqiptar\u00eb q\u00eb mund t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb ASHAM\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, asnj\u00eb prej kryesuesve t\u00eb \u201cVlen\u201d nuk e di se nj\u00ebri nga dy z\u00ebvend\u00ebskryetar\u00ebt e ASHAM \u00ebsht\u00eb shqiptar- akademik Alajdin Abazi.<\/p>\n<p>Mir\u00eb at\u00ebher\u00eb, le t\u00eb hapim Akademi shqiptare t\u00eb shkencave dhe arteve ku t\u00eb mund t\u00eb pun\u00ebsohet nj\u00eb shqiptar nga \u201cVlen\u201d n\u00eb kuzhin\u00eb. Se k\u00ebta \u201ctre-kat\u00ebr akademik\u00eb\u201d, nuk jan\u00eb aq t\u00eb vlefsh\u00ebm p\u00ebr \u201cVlen\u201d-in, sa ai i pun\u00ebsuar n\u00eb kuzhin\u00eb. T\u00eb kishin qen\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, Mexhiti do t\u2019ua dinte emrat.<\/p>\n<p>Tetova nuk mund t\u2019u siguroj\u00eb uj\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj, por do t\u2019u siguroj\u00eb akademi t\u00eb shkencave. Qyteti i vet\u00ebm pa asnj\u00eb park, po \u00e7\u2019i duhet! Do t\u00eb mblidhen n\u00ebp\u00ebr laboratori dhe leximore, do ta humbin koh\u00ebn n\u00eb shkenc\u00eb, nuk kan\u00eb koh\u00eb p\u00ebr piknik.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa i d\u00ebgjoj k\u00ebto budallall\u00ebqe t\u00eb \u201cVlen\u201d, q\u00eb konkurron me BDI-n\u00eb se kush do t\u00eb jet\u00eb nacionalisti m\u00eb i madh, gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb m\u00eb erdhi nd\u00ebrmend \u00ebsht\u00eb q\u00eb kisha nderin dhe privilegjin q\u00eb personalisht ta njoh akademikun dhe shkrimtarin Luan Starova. \u00c7far\u00eb zot\u00ebrie q\u00eb ishte! Kush e ka perceptuar at\u00eb si shqiptar apo joshqipar? Kush i ka vler\u00ebsuar 200 veprat e tij me AND-n\u00eb e nj\u00eb prej popujve m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr r\u00eb Ballkanit? Profesor, ambasador, an\u00ebtar nderi i Akadamis\u00eb shqiptare t\u00eb shkencave, t\u00eb asaj n\u00eb Tiran\u00eb, jo t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb Tetov\u00ebs t\u00eb Taravarit dhe Mexhitit. Eh, t\u00eb ishte gjall\u00eb profesori Starova e ta kishim pyetur se cila kafe do t\u2019i shijonte m\u00eb tep\u00ebr \u2013 nga ajo e b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb kuzhiniere e \u201cVlen\u201d, nga VMRO-DPMNE, nga BDI apo LSDM. Se as aty nuk arrin dikush aq leht\u00eb, edhe p\u00ebr at\u00eb vend t\u00eb duhet librez\u00eb partiake.<\/p>\n<p>Tani p\u00ebr tani, kaq nga tema p\u00ebr republik\u00ebn e kat\u00ebrt dhe vizionin e presidentes Siljanovska-Davkova p\u00ebr republik\u00ebn q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebmendshme ndaj m\u00eb t\u00eb mir\u00ebve, inkluzive ndaj t\u00eb ndryshm\u00ebve, solidare ndaj t\u00eb cenueshm\u00ebve dhe e drejt\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb.\u201d<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">5 <\/span> P\u00ebrderisa jam k\u00ebtu n\u00eb Oh\u00ebr n\u00eb pushim, me djalin tim vendos\u00ebm q\u00eb n\u00eb muzgun e dit\u00ebs s\u00eb Ilindenit ta valojm\u00eb flamurin ton\u00eb maqedonas. Nd\u00ebrsa po e vendosnim n\u00eb nj\u00eb bosht t\u00eb impovizuar af\u00ebr gardhit t\u00eb oborrit, kaloi nj\u00eb turiste e Holand\u00ebs dhe ndaloi t\u00eb na ndihmonte pa ai k\u00ebrkuar ne. Q\u00ebndronte e buz\u00ebqeshur dhe na e mbante flamurin q\u00eb t\u00eb mos e marr\u00eb era, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne e p\u00ebrforconim. Nga ana tjet\u00ebr e rrug\u00ebs nj\u00eb i yni b\u00ebrtiti: Nuk \u00ebsht\u00eb ai flamuri jon\u00eb\u201d.<br \/>\nM\u00eb erdhi t\u2019i p\u00ebrgjigjem, t\u2019i them di\u00e7ka, por mbeta pa fjal\u00eb. A ia vlen t\u00eb zihesh?<\/p>\n<p>Betjea vazhdon.<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ftesat jan\u00eb p\u00ebr fjalime festive. Zakonisht ato paraqesin nj\u00eb lloj t\u00eb ardhmeje imagjinare. Do t\u00eb jet\u00eb, do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"Betja vazhdon n\u00eb fjalimin e fest\u00ebs. N\u00eb realitet, jan\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb q\u00eb e vazhdojn\u00eb betej\u00ebn n\u00eb shtetet q\u00eb u ofrojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. ","views":"60","source":"Shkup, SAKAMDAKAZAM.MK","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>REPUBLIKA E KAT\u00cbRT - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/republika-e-katert\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"REPUBLIKA E KAT\u00cbRT - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ftesat jan\u00eb p\u00ebr fjalime festive. Zakonisht ato paraqesin nj\u00eb lloj t\u00eb ardhmeje imagjinare. Do t\u00eb jet\u00eb, do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, do [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/republika-e-katert\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-08-05T12:11:25+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/republika-e-katert\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/republika-e-katert\/\",\"name\":\"REPUBLIKA E KAT\\u00cbRT - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2024-08-05T12:11:25+00:00\",\"dateModified\":\"2024-08-05T12:11:25+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/republika-e-katert\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226959"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=226959"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226959\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=226959"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=226959"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=226959"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}