{"id":229973,"date":"2024-09-16T13:57:34","date_gmt":"2024-09-16T11:57:34","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=229973"},"modified":"2024-09-16T13:57:34","modified_gmt":"2024-09-16T11:57:34","slug":"incident-serioz","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/incident-serioz\/","title":{"rendered":"INCIDENT SERIOZ"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1<\/span> Nuk do t\u00eb doja as t\u00eb imagjinoja dimensionin e katastrof\u00ebs q\u00eb do t\u00eb shkaktohej nga ndeshja e dy avion\u00ebve me pasagjer\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, mbi nj\u00eb vend t\u00eb banuar\u2026<br \/>\nAutoritetet e aviacionit hap\u00ebn hetim p\u00ebr incident serioz pasi m\u00eb 7 shtator p\u00ebr pak sa nuk ishin ndeshur dy avion\u00eb diku mbi qytetin e Shkupit. Si nj\u00eb qytetar, ndoshta ky lajm do t\u00eb m\u00eb t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen, por nuk do t\u00eb m\u00eb kishte shqet\u00ebsuar shum\u00eb, pasi e di se komunikacioni ajror \u00ebsht\u00eb i rregulluar, me institucione profesionale q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e tyre dhe fatmir\u00ebsisht avion\u00ebt kan\u00eb sistemin e tyre p\u00ebr shmangie t\u00eb ndeshjeve. Por, meqen\u00ebse jetoj k\u00ebtu, shqet\u00ebsohem, sepse n\u00eb dy vitet e fundit kishte incidente serioze, ndon\u00ebse jo n\u00eb qiell, po n\u00eb M-NAV, institucioni p\u00ebr kontrollin e fluturimeve. Incidente q\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb pazgjidhura.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, udh\u00ebheq\u00ebsia tentoi ta anulonte konkursin e kontrollor\u00ebve t\u00eb fluturimit sepse testin nuk e kaluan familjar\u00ebt e tij n\u00eb listat partiake. M\u00eb pas, kur Sindikatat kishte grev\u00eb p\u00ebr pun\u00ebsimet partiake, n\u00eb Kull\u00ebn e kontrollit sulmuan dhunues partiak\u00eb q\u00eb rrah\u00ebn nj\u00eb prej kontrollor\u00ebve t\u00eb fluturimit q\u00eb ishte solidarizuar me Sindikat\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, sulmi n\u00eb Kull\u00ebn e kontrollit t\u00eb Aeroportit t\u00eb Shkupit nga fillimi i k\u00ebtij viti, q\u00eb Prokuroria e trajtojnte si rrezikim t\u00eb sigurimit t\u00eb komunkacionit ajror, u cil\u00ebsua si asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb z\u00ebnk\u00eb, madje thjesht nj\u00eb keqkuptim i zakonsh\u00ebm mes koleg\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalorin e aviacionit ka dallim me fjal\u00ebs \u201cincident\u201d dhe \u201cincident serioz\u201d. Ngjarjen e 7 shtatorit autoritetet e aviacionit e cil\u00ebsojn\u00eb si \u201cincident serioz\u201d. Por, duke marr\u00eb parasysh se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfundimi kishin incidentet serioze q\u00eb ndodhnin n\u00eb vet\u00eb M-NAV, dyshoj se do t\u00eb hetohet seriozisht ky incident serioz n\u00eb qiell. M\u00eb sakt\u00eb, besoj se do t\u00eb hetohet seriozisht, sepse n\u00eb aviacion nuk ka shum\u00eb hep\u00ebsir\u00eb p\u00ebr diletant\u00eb dhe improvizator\u00eb, por nuk besoj se do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrgjejg\u00ebsi serioze dhe pasoja serioze p\u00ebr autor\u00ebt, si\u00e7 ndodh me \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb nj\u00eb shtet, ku institucionet jan\u00eb t\u00eb okupuara nga partit\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kur u shtohet nj\u00eb shije etnike, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha shanset q\u00eb incidenti serioz t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb z\u00ebnk\u00eb joserioze.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2<\/span> Ministresha e financave Gordana Dimitrieska-Ko\u00e7oska n\u00eb Fejsbuk e fal\u00ebnderoi Drejtorin\u00eb e t\u00eb ardhurave publike (DAP), Ministrin\u00eb e pun\u00ebve t\u00eb brendshme (MPB), Byron\u00eb p\u00ebr siguri publike dhe Drejtorin\u00eb doganore, sepse gjith\u00eb dit\u00ebn me t\u00eb kan\u00eb zbatuar aksion p\u00ebr mbledhjen e t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr evazionin fiskal. Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre kan\u00eb qen\u00eb me t\u00eb n\u00eb Strumic\u00eb, e disa n\u00eb qytete t\u00eb tjera.<br \/>\nDeri dje mendoja se ministresha e financave merret me politik\u00eb financiare. Nuk e dija se puna e saj \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb kontrolle t\u00eb kontabilitetit.<\/p>\n<p>Ministresha Dimitrieska-Ko\u00e7oska para dhjet\u00eb dit\u00ebve n\u00eb nj\u00eb podkast tha se n\u00eb mbr\u00ebmje ec\u00ebn n\u00ebp\u00ebr nd\u00ebrtes\u00ebn e ministris\u00eb dhe i fik dritat e zyrave. Thot\u00eb: \u201cN\u00eb 11.30 n\u00eb mbr\u00ebmje, kush punon, n\u00ebse un\u00eb nuk kam dh\u00ebn\u00eb pajtim?\u201d Dhe shpjegoi se n\u00eb Ministri nuk kan\u00eb buxhet p\u00ebr kafe, por q\u00eb e blejn\u00eb vet\u00eb, por \u201cedhe at\u00eb ua num\u00ebroj, u them, mos shpenzoni shum\u00eb\u201d. Me siguri i qorton q\u00eb t\u00eb mos harxhojn\u00eb uj\u00eb, e as rrym\u00eb p\u00ebr ngrohje t\u00eb xhezveve.<\/p>\n<p>Mir\u00eb ama, me sa duket, ministresh\u00ebs i ka ardhur n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs nga fikja e dritave dhe num\u00ebrimi i kafeve dhe ka th\u00ebn\u00eb me vete, hajde tani t\u00eb shkoj n\u00eb aksion q\u00eb t\u00eb m\u00eb mbushet dita. E, sipas asaj q\u00eb ka shkruar n\u00eb Fajsbuk \u2013 \u201csot, bashk\u00eb me mua gjith\u00eb dit\u00ebn kan\u00eb punuar t\u00eb palodhur\u201d \u2013 a thua se \u00ebsht\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb lidere e aksionit. Ajo i ka drejtuar edhe inspektor\u00ebt e DAP dhe MPB. Nuk e di se pse nuk e ka marr\u00eb me vete edhe ministrin e pun\u00ebve t\u00eb brendshme Pan\u00e7e Toshkovski dhe ministrin e drejt\u00ebsis\u00eb Igor Fillkov. Arresto, gjyko dhe \u2013 mirupafshim, krimi i zgjidhur, nd\u00ebrkoh\u00eb as 100 dit\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb nuk kan\u00eb kaluar. Nes\u00ebr, kur do t\u00eb niset p\u00ebr aksion, le ta th\u00ebrras\u00eb dhe Stojan\u00e7e Angellovin q\u00eb t\u2019ua thyen dyert e firmave.<\/p>\n<p>Dimitrieska-Ko\u00e7oska \u00ebsht\u00eb ministresh\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb hetuese, nuk \u00ebsht\u00eb inspektore, nuk \u00ebsht\u00eb kontabiliste, nuk \u00ebsht\u00eb revizore. Nuk \u00ebsht\u00eb deputete e opozit\u00ebs. Ajo \u00ebsht\u00eb politikan\u00eb n\u00eb pushtet. Me shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe me shum\u00eb fuqi. N\u00eb disa shtete, pjes\u00ebmarrja e ministrit p\u00ebr financa n\u00eb mbledhjen e d\u00ebshmive tek t\u00eb dyshuarit p\u00ebr vepra penale, bashk\u00eb me policin\u00eb dhe hetues nga prokuroria, do t\u00eb konsiderohej p\u00ebrzierje politike n\u00eb hetim. Nuk jam jurist, por mendoj se madje edhe p\u00ebr gjykat\u00ebn ton\u00eb, jo shum\u00eb normale, do t\u00eb ishin problematike mbledhje t\u00eb tilla t\u00eb d\u00ebshmive.<\/p>\n<p>Por, ve\u00e7 k\u00ebsaj, kush e di se sa d\u00ebm i madh \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vet\u00eb Ministrin\u00eb e financave nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ministresha ka qen\u00eb n\u00eb terren. Sa kafe jan\u00eb pir\u00eb, sa drita kan\u00eb mbetur t\u00eb pafikura.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3<\/span> Drejtori i m\u00ebparsh\u00ebm ekonomik i Klinik\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tani \u00ebsht\u00eb angazhuar si k\u00ebshilltar i drejtorit t\u00eb ri t\u00eb klinik\u00ebs. Ministri i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Arben Taravari tha se nuk mund t\u2019u ndalohet drejtor\u00ebve se k\u00eb t\u00eb angazhojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebshilltar\u00eb.<br \/>\nQeveria i hoqi drejtor\u00ebt ekonomik\u00eb t\u00eb klinikave, por ja, u gjet nj\u00eb formul\u00eb se si ata t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb marrin rrog\u00eb shtet\u00ebrore. P\u00ebr 30 drejtor\u00eb ekonomik\u00eb t\u00eb rrogave deri m\u00eb tani shkonin mbi million euro n\u00eb vit. N\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb ata mund t\u00eb b\u00ebhen k\u00ebshilltar\u00eb, nj\u00eblloj do t\u00eb na bjer\u00eb. Por, t\u00eb pakt\u00ebn d\u00ebmi do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl, sepse nuk do t\u00eb mund t\u00eb merren me blerje, me udh\u00ebtime zyrtare dhe pun\u00ebsime partiake. Tani do t\u00eb marrin vet\u00ebm rrog\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 thoshte Zaevi kur i vendoste k\u00ebshilltar\u00ebt: T\u00eb ket\u00eb p\u00ebr buk\u00eb.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4 <\/span> N\u00eb Shkup gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e zgjidhur, gjith\u00e7ka funksionon p\u00ebr mrekulli, e k\u00ebshtu kryetarja Danella Arskovska, e mb\u00ebshtetur nga VMRO-DPMNE, t\u00eb cil\u00ebn Micskoski e quan \u201ckandidate e pavarur\u201d, thot\u00eb: \u201c\u00c7\u2019t\u00eb b\u00ebj, \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebj, gjith\u00e7ka kam mbaruar, hajde t\u2019ia nis pun\u00ebs q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb paguajn\u00eb p\u00ebr kot\u201d. E duke mos pasur detyrime t\u00eb tjera, ka vendosur t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb piedestal n\u00eb rrethrrotullimin te \u201cKontinentali\u201d n\u00eb hyrje t\u00eb Shkupit. Do ta kthej\u00eb p\u00ebrmendoren e Qoses. Vet\u00ebm edhe ky vras\u00ebs masiv me thik\u00eb n\u00eb dor\u00eb na mungonte.<br \/>\nKryeministri Hristijan Mickoski, si nj\u00eb nga dhjet\u00eb urdh\u00ebresat q\u00eb i tha n\u00eb fjalimin me rastin e 8 shtatorit, e p\u00ebrmendi kthimin e t\u00eb rinjve n\u00eb shtet.<\/p>\n<p>E ata, ja ku jan\u00eb. Shpejtojn\u00eb q\u00eb t\u00eb kthehen. T\u2019i g\u00ebzohen Qoses. Shum\u00eb mir\u00eb e ka vendin aty p\u00ebrmendorja. Kur t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb nga aeroporti i Shkupit drejt qendr\u00ebs s\u00eb metropolit, s\u00eb pari do t\u00eb takojn\u00eb Qosen.<\/p>\n<p>Shum\u00eb mir\u00eb thot\u00eb Mickoski: \u201cShpresa se do t\u2019ia dalim po ndjehet n\u00eb gjith\u00eb vendin\u201d.<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk do t\u00eb doja as t\u00eb imagjinoja dimensionin e katastrof\u00ebs q\u00eb do t\u00eb shkaktohej nga ndeshja e dy avion\u00ebve me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"T\u00eb rinjt\u00eb shpejtojn\u00eb q\u00eb t\u00eb kthehen. T\u2019i g\u00ebzohen Qoses. Sepse shpresa po ndihet gjithandej.","views":"48","source":"Shkup, SAKAMDAKAZAM.MK","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>INCIDENT SERIOZ - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/incident-serioz\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"INCIDENT SERIOZ - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nuk do t\u00eb doja as t\u00eb imagjinoja dimensionin e katastrof\u00ebs q\u00eb do t\u00eb shkaktohej nga ndeshja e dy avion\u00ebve me [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/incident-serioz\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-09-16T11:57:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/incident-serioz\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/incident-serioz\/\",\"name\":\"INCIDENT SERIOZ - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2024-09-16T11:57:34+00:00\",\"dateModified\":\"2024-09-16T11:57:34+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/incident-serioz\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/229973"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=229973"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/229973\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=229973"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=229973"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=229973"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}