{"id":234065,"date":"2024-11-04T10:54:47","date_gmt":"2024-11-04T09:54:47","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=234065"},"modified":"2024-11-04T11:06:16","modified_gmt":"2024-11-04T10:06:16","slug":"lets-gou-tu-disko-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/lets-gou-tu-disko-2\/","title":{"rendered":"LETS GOU TU DISKO"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span style=\"font-weight: 400\"><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1 <\/span> &#8220;Sanja Bozhinovska \u00ebsht\u00eb m\u00eb maqedonase se t\u00eb gjith\u00eb ju bashk\u00eb,\u2019 deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski nga foltorja e parlamentit duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjes n\u00ebse e kishte ditur q\u00eb ministrja e energjetik\u00ebs kishte pasaport\u00eb bullgare kur formonte qeverin\u00eb. Nuk e di n\u00ebse kryeministri ka ndonj\u00eb &#8216;maqedonomet\u00ebr,&#8217; e k\u00ebt\u00eb krahasim t\u00eb &#8216;maqedonasll\u00ebkut&#8217; ia drejtoi vet\u00ebm deputet\u00ebve t\u00eb LSDM-s\u00eb q\u00eb ishin n\u00eb sall\u00eb, megjithat\u00eb teza e tij \u00ebsht\u00eb mjaft fyese p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb nuk kemi pasaporta bullgare.&#8221;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400\">Pra, ministrja Sanja Bozhinovska, e cila n\u00eb vitin 2004 n\u00ebnshkroi se kishte vet\u00ebdije bullgare p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb pasaport\u00eb bullgare &#8220;p\u00ebr arsye ekonomike,&#8221; \u00ebsht\u00eb m\u00eb maqedonase se t\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb kemi vet\u00ebm pasaport\u00eb maqedonase. Dometh\u00ebn\u00eb, ne q\u00eb nuk kemi marr\u00eb pasaporta bullgare jemi budallenj, nuk duam t\u00eb b\u00ebjm\u00eb biznes n\u00eb BE, nuk duam q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb t\u00eb studiojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb lir\u00eb si qytetar\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb, nuk duam t\u00eb kalojm\u00eb kufijt\u00eb leht\u00ebsisht, nuk duam t\u00eb blejm\u00eb banesa n\u00eb Spanj\u00eb, Portugali, Kroaci, duam t\u00eb paguajm\u00eb roaming t\u00eb shtrenjt\u00eb, k\u00ebnaqemi kur polic\u00ebt n\u00eb Gjermani na posht\u00ebrojn\u00eb duke na num\u00ebruar dit\u00ebt nga vula n\u00eb vul\u00eb n\u00eb pasaport\u00eb, se mos rast\u00ebsisht kemi tejkaluar q\u00ebndrimin e lejuar&#8230; Ne nuk kemi arsye ekonomike. Nuk duam q\u00eb p\u00ebr ne t\u00eb dij\u00eb &#8220;kremi i biznesit nga Ukraina deri n\u00eb Spanj\u00eb dhe nga Skandinavia deri n\u00eb Athin\u00eb,&#8221; si\u00e7 tha kryeministri p\u00ebr Bozhinovsk\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400\">Njoh disa maqedonas q\u00eb fshehin se kan\u00eb pasaporta bullgare. Kur i pyes: pse more pasaport\u00eb bullgare kur thua q\u00eb nuk ndihesh bullgar, babai dhe n\u00ebna jote nuk jan\u00eb bullgar\u00eb, gjysh\u00ebrit dhe st\u00ebrgjysh\u00ebrit nuk jan\u00eb bullgar\u00eb, nuk keni jetuar mjaftuesh\u00ebm gjat\u00eb n\u00eb Bullgari q\u00eb t\u00eb keni t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr shtet\u00ebsi, nuk keni lindur atje, nuk keni t\u00eb af\u00ebrm atje, nuk jeni martuar me ndonj\u00eb shtetas bullgar, nuk e dini gjuh\u00ebn bullgare, zakonisht m\u00eb p\u00ebrgjigjen me: Eh, e di&#8230; nuk e di. Hajde, m\u00eb thuaj pse? Ti e di. Jo, un\u00eb nuk e di. Nuk e di si mund t\u00eb them q\u00eb jam bullgar kur nuk jam.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400\">Pra, nuk ke vet\u00ebdije bullgare, por ke shkuar atje, q\u00ebllimisht ke hequr dor\u00eb nga identiteti, ke tradhtuar paraardh\u00ebsit, familjen, gjith\u00e7ka q\u00eb ka qen\u00eb para teje, e ke g\u00ebnjyer shtetin bullgar se di gjuh\u00ebn bullgare, se ndihesh bullgar. Pse? P\u00ebr arsye ekonomike. A nuk \u00ebsht\u00eb kjo shitje e shpirtit?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400\">Ore, ti e di. Jo, nuk e di. Un\u00eb e di si merret pasaporta bullgare. Por, asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb ka shkuar nd\u00ebr mend t\u00eb shkel at\u00eb \u00e7ka \u00ebsht\u00eb imja dhe t\u00eb b\u00ebj tregti me identitetin. S\u00eb pari me identitetin tim, e pastaj edhe me at\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kombit. Sepse nj\u00eb nga nj\u00eb, u b\u00ebt\u00eb 150.000.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400\">Dhe tani Mickoski dhe Bozhinovska na thon\u00eb se ata q\u00eb e kan\u00eb shitur shpirtin e tyre jan\u00eb m\u00eb maqedonas se ne. Sepse d\u00ebshironin t\u00eb shkonin m\u00eb shpejt n\u00eb BE se ne. Dhe t\u00eb nj\u00ebjtit na shiten si maqedonas krenar\u00eb, nd\u00ebrsa ne q\u00eb kemi mbetur me pasaporta maqedonase na quajn\u00eb verior\u00eb e shum\u00eb\u00e7ka tjet\u00ebr&#8230; P\u00ebr ta ka qen\u00eb m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb thon\u00eb se jan\u00eb bullgar\u00eb sesa t\u00eb thon\u00eb se jan\u00eb maqedonas nga Maqedonia e Veriut. Qajn\u00eb se na kan\u00eb detyruar t\u00eb ndryshojm\u00eb emrin, nd\u00ebrsa ata e kan\u00eb ndryshuar identitetin e tyre. Dhe as q\u00eb u ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje se duhet t\u00eb tradhtojn\u00eb, si baballar\u00ebt ashtu edhe n\u00ebnat, gjysh\u00ebrit dhe st\u00ebrgjysh\u00ebrit, t\u00eb paguajn\u00eb avokat\u00eb, apo edhe t\u00eb jetojn\u00eb me mij\u00ebra njer\u00ebz t\u00eb regjistruar me adres\u00ebn e nj\u00eb shtylle elektrike n\u00eb Blagoevgrad. Ne, q\u00eb kemi vet\u00ebm pasaport\u00eb maqedonase, t\u00eb pakt\u00ebn kemi duruar, kemi mbetur maqedonas. Ata, \u201cekonomist\u00ebt\u201d, vet\u00eb jan\u00eb shpallur bullgar\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400\">Shihni pun\u00ebt tuaja. E dim\u00eb se ideja kryesore q\u00eb ju udh\u00ebheq \u00ebsht\u00eb &#8220;arsyet ekonomike&#8221;. Mos na mashtroni me nacionaliz\u00ebm, e as me patriotiz\u00ebm. Vet\u00eb e thoni &#8211; Juve ju interesojn\u00eb vet\u00ebm parat\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400\"><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2 <\/span> Pas lajmit q\u00eb erdhi nga Bullgaria se drejtori i Agjencis\u00eb p\u00ebr Siguri Komb\u00ebtare Bojan Hristovski ka dh\u00ebn\u00eb provimin e gjuh\u00ebs angleze TOEFL n\u00eb nj\u00eb studio gjuh\u00ebsore q\u00eb nuk organizon provime t\u00eb tilla, Mickoski na thot\u00eb: Siguria shtet\u00ebrore nuk meriton t\u00eb jet\u00eb tem\u00eb p\u00ebr publikun.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400\">Oh, v\u00ebrtet? Dhe \u00e7far\u00eb at\u00ebher\u00eb meriton t\u00eb jet\u00eb tem\u00eb p\u00ebr publikun? Edhe shtet\u00ebisa bullgare dhe ajo \u00e7eke e ministres Bozhinovska \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb e siguris\u00eb shtet\u00ebrore. Energjetika \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje. Si mund t\u00eb jemi t\u00eb sigurt se ajo nuk e do m\u00eb shum\u00eb \u00c7ekin\u00eb ose Bullgarin\u00eb se Maqedonin\u00eb? Por Mickoski i beson asaj. Si, kur ajo tashm\u00eb e ka g\u00ebnjyer dy her\u00eb. Nj\u00eb her\u00eb e mashtroi shtetin bullgar kur tha se kishte vet\u00ebdije bullgare, kur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk kishte, dhe her\u00ebn e dyt\u00eb votuesit maqedonas kur nuk u tha se kishte edhe dy atdhe t\u00eb tjer\u00eb rezerv\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400\">Thua me vete, Mickoski ka gabuar, nuk e dinte se Bozhinovska kishte pasaport\u00eb bullgare dhe nuk e dinte se Hristovski kishte nj\u00eb diplom\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn angleze t\u00eb l\u00ebshuar nga nj\u00eb studio gjuh\u00ebsore q\u00eb nuk ekziston n\u00eb Bullgari. Por, a ka kaq pak njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb VMRO-DPMNE sa q\u00eb e mbron me kaq zell?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400\">Doli se ajo studio &#8220;Julija&#8221; n\u00eb Plovdiv l\u00ebshonte certifikata t\u00eb falsifikuara TOEFL edhe p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb donin t\u00eb ishin drejtor\u00eb n\u00eb institucione shtet\u00ebrore. Nuk e kaluan provimin e anglishtes n\u00eb shkollat tona q\u00eb jan\u00eb t\u00eb akredituara p\u00ebr t\u00eb l\u00ebshuar certifikata TOEFL, por shkonin n\u00eb Bullgari. P\u00ebr nj\u00eb TOEFL t\u00eb kualitetit evropian, jo ndonj\u00eb TOEFL t\u00eb padobish\u00ebm maqedonas.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400\">Kjo me provimin e gjuh\u00ebs angleze n\u00eb Plovdiv m\u00eb kujton nj\u00eb reklam\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr kur gjyshi dhe gjyshja m\u00ebsojn\u00eb anglisht nga kasetofoni dhe p\u00ebrs\u00ebrisin: &#8220;Lets gou tu dh\u00eb disko tunajt&#8221; Koha e re sjell sfida t\u00eb reja. Lets gou tu Plovdiv tunajt. Do t\u00eb jemi m\u00eb maqedonas se maqedonasit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400\">Dy drejtoreshat tashm\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar me kusht me burg p\u00ebr mashtrim, pasi kishin paraqitur diploma t\u00eb falsifikuara nga e nj\u00ebjta studio gjuh\u00ebsore ku ka ka kaluar provim edhe drejtori i ri i ASK. Ama Hristovski nuk \u00ebsht\u00eb drejtor i nj\u00eb shkolle fshati, por kreu i nj\u00eb sh\u00ebrbimi sekret, puna e t\u00eb cilit, nd\u00ebr t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb t\u00eb parandaloj\u00eb mashtrime t\u00eb tilla.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400\">Kryeministri Mickoski n\u00eb Kuvend tregoi disa dokumente me k\u00ebto certifikata t\u00eb falsifikuara dhe ia dha Venkos Filip\u00e7es. Pse ia jep liderit t\u00eb LSDM-s\u00eb? Le t&#8217;i d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb Prokurori. Ajo \u00ebsht\u00eb adresa e duhur. Dhe nd\u00ebrsa presim q\u00eb Komisioni p\u00ebr Antikorrupsion dhe Prokuroria t\u00eb debatojn\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb kompetent p\u00ebr t\u00eb hetuar skem\u00ebn e diplomave t\u00eb Plovdivit p\u00ebr gjuh\u00ebn angleze, nd\u00ebrkoh\u00eb, mund t\u00eb shkat\u00ebrrohen edhe provat.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400\">\u00c7far\u00eb mendonin? Se bullgar\u00ebt do t\u00eb luajn\u00eb but\u00eb me ne? Se do t&#8217;u respektojn\u00eb privat\u00ebsin\u00eb? Se nuk do t&#8217;i nxjerrin t\u00eb gjitha shtet\u00ebsit\u00eb, t\u00eb gjitha kompanit\u00eb dhe t\u00eb gjitha certifikatat dhe diplomat, qofshin ato t\u00eb falsifikuara apo t\u00eb v\u00ebrteta? Le t&#8217;i nxjerrin. Pak e pat\u00ebn atje kur i posht\u00ebruan kur k\u00ebnduan k\u00ebng\u00eb bullgare, tani le t\u00eb posht\u00ebrohen edhe nj\u00eb her\u00eb. T\u00eb dim\u00eb me k\u00eb kemi pun\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400\"><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3 <\/span> Mickoski vendosi se nuk ka nevoj\u00eb t&#8217;i shkruaj\u00eb letra Bashkimit Evropian me propozimin q\u00eb p\u00ebrfshirja e bullgar\u00ebve n\u00eb Kushtetut\u00eb t\u00eb jet\u00eb me ndikim t\u00eb shtyr\u00eb deri n\u00eb pranimin ton\u00eb n\u00eb BE. Mendoj se duhet ta kishte shkruar dhe ta kalonte n\u00eb Kuvend, por ja, ka ndonj\u00eb strategji t\u00eb tij\u00ebn. Por, p\u00ebrkundrazi, lideri i BDI-s\u00eb, Ali Ahmeti, d\u00ebrgon letra sa hap e mbyll syt\u00eb. Edhe p\u00ebr fqinj\u00ebt, edhe p\u00ebr BE-n\u00eb, edhe p\u00ebr SHBA-t\u00eb. Po ankohet se \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik Marr\u00ebveshja Korniz\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400\">Marr\u00ebveshja Korniz\u00eb \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb pjes\u00eb e Kushtetut\u00ebs. \u00c7&#8217;ka teptisur Ahmeti &#8211; korniz\u00eb, jokorniz\u00eb? A do t\u00eb thot\u00eb se atyre nga Kushtetuta u intereson vet\u00ebm pjesa e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb drejt\u00eb, kurse p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Kushtetut\u00ebs as q\u00eb u b\u00ebhet von\u00eb? Kushtetuta rregullon edhe t\u00eb drejta dhe detyra t\u00eb tjera, jo vet\u00ebm se sa shqiptar\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb ministra e drejtor\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400\">M\u00eb duket se nuk i intereson as Kushtetuta, as ligjet. As Marr\u00ebveshja Korniz\u00eb nuk i intereson. Asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb jen\u00eb n\u00eb pushtet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400\"><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4<\/span> <\/span><span style=\"font-weight: 400\">Ideja e Mickoskit p\u00ebr t\u00eb na thirrur t\u00eb gjith\u00ebve, s\u00eb bashku me ASHAM, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb hartimin e nj\u00eb strategjie komb\u00ebtare deri n\u00eb vitin 2050 \u00ebsht\u00eb super.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400\">N\u00eb kontekstin e mendimit strategjik, dua t\u00eb theksoj se m\u00eb 29 tetor u sh\u00ebnua 80-vjetori i daljes s\u00eb gazet\u00ebs &#8220;Nova Makedonija&#8221;. N\u00eb fund t\u00eb vitit do t\u00eb kalojn\u00eb 80 vjet nga transmetimi i programit t\u00eb Radio Maqedonis\u00eb. Ky muaj do t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb 80 vjetorin e \u00e7lirimit t\u00eb t\u00eb gjitha qyteteve maqedonase nga pushtuesit fashist\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400\">Gazeta e sh\u00ebnoi p\u00ebrvjetorin me nj\u00eb faqe t\u00eb par\u00eb. Dhe aq. \u00cbsht\u00eb private, aq mund. Por shteti nuk e gjeti t\u00eb arsyeshme t\u00eb organizoj\u00eb as nj\u00eb akademi solemne. As strategji nga ASHAM, as nj\u00eb urim nga presidentja, nga kryeministri, nga kreu i Kuvendit. As bilboard, as fest\u00eb. Heshtje. 80 vjet, si t\u00eb mos kishte ndodhur asgj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400\">&#8220;Nova Makedonij\u00ebs&#8221; dhe &#8220;Radio Maqedonis\u00eb&#8221; i k\u00ebndojm\u00eb n\u00eb himnin \u2013 &#8220;K\u00ebng\u00eb t\u00eb reja, gazeta t\u00eb reja&#8221;.<br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400\">Nj\u00eb vendi q\u00eb nuk i mban mend shtyllat e shtet\u00ebsis\u00eb t\u00eb vendosura n\u00eb antifashiz\u00ebm, nuk i kan\u00eb faj bullgar\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400\"><span class=\"dropcap color firstcharacter\">5 <\/span> N\u00eb Kuvend u promovua e ashtuquajtura &#8220;dhoma e shurdh\u00ebr&#8221;, e pajisur me mbrojtje speciale nga p\u00ebrgjimi dhe rrjedha e informacionit, ku do t\u00eb shqyrtohen \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr shtetin, ku hyrja lejohet vet\u00ebm me nj\u00eb certifikat\u00eb sigurie t\u00eb nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400\">Tek ne, nga momenti q\u00eb ka dy njer\u00ebz n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb, ajo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb &#8220;e shurdh\u00ebr&#8221;. Derisa t\u00eb dalin nga takimi, tashm\u00eb personi i tret\u00eb dhe i kat\u00ebrt do e ken\u00eb\u00a0 kuptuar se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb biseduar dhe e p\u00ebrhapin kudo.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400\">Jo m\u00eb kot n\u00eb koh\u00ebn e Turqis\u00eb p\u00ebr maqedonasit thoshin: &#8220;Dy komit\u00eb \u2013 tre informator\u00eb.&#8221;<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;Sanja Bozhinovska \u00ebsht\u00eb m\u00eb maqedonase se t\u00eb gjith\u00eb ju bashk\u00eb,\u2019 deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski nga foltorja e parlamentit duke iu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"\"Siguria shtet\u00ebrore nuk meriton t\u00eb jet\u00eb tem\u00eb p\u00ebr publikun.\" V\u00ebrtet? E \u00e7far\u00eb at\u00ebher\u00eb meriton t\u00eb jet\u00eb tem\u00eb p\u00ebr publikun?","views":"53","source":"Shkup, SAKAMDAKAZAM.MK","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>LETS GOU TU DISKO - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/lets-gou-tu-disko-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"LETS GOU TU DISKO - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8220;Sanja Bozhinovska \u00ebsht\u00eb m\u00eb maqedonase se t\u00eb gjith\u00eb ju bashk\u00eb,\u2019 deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski nga foltorja e parlamentit duke iu [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/lets-gou-tu-disko-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-11-04T09:54:47+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2024-11-04T10:06:16+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/lets-gou-tu-disko-2\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/lets-gou-tu-disko-2\/\",\"name\":\"LETS GOU TU DISKO - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2024-11-04T09:54:47+00:00\",\"dateModified\":\"2024-11-04T10:06:16+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/lets-gou-tu-disko-2\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/234065"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=234065"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/234065\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=234065"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=234065"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=234065"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}