{"id":23557,"date":"2017-02-11T13:12:18","date_gmt":"2017-02-11T12:12:18","guid":{"rendered":"http:\/\/sdk.mk\/\/?p=23557"},"modified":"2017-02-11T13:12:18","modified_gmt":"2017-02-11T12:12:18","slug":"trajko-le-te-paguaje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/trajko-le-te-paguaje\/","title":{"rendered":"TRAJKO LE T\u00cb PAGUAJ\u00cb"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap dropcap3\"><strong>1<\/strong><\/span>Kur Gjyqi kushtetues refuzon t\u00eb merret me pun\u00ebn e vet, t\u00eb gjith\u00ebve na kushton para. D.m.th. \u2013 nga parat\u00eb tona. Flasim konkretisht. Nuk flasim p\u00ebr shembuj abstrakt\u00eb si\u00e7 jan\u00eb dinjiteti, integriteti, nderi, faqja e bardh\u00eb, Kushtetuta, ligji, drejt\u00ebsia, t\u00eb drejtat, profesionalizmi, dija, gjyq\u00ebsia e pavarur\u2026Dhe e h\u00ebna e zez\u00eb. Flasim p\u00ebr shif\u00ebr konkrete. 30.000 euro.<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb gazetar\u00ebve shteti duhet t\u2019u paguaj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim prej 5.000 eurove, sepse n\u00eb 24 dhjetor 2012 sigurimi i parlamentit i nxori me zor nga galeria e gazetar\u00ebve, q\u00eb t\u00eb mos lajm\u00ebrojn\u00eb p\u00ebr rastin kur policia i t\u00ebrhiqte zvarr\u00eb deputet\u00ebt e opozit\u00ebs, gjat\u00eb votimit p\u00ebr Buxhetin. Gjyqi i Evrop\u00ebs p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb Strasburg gjykoi q\u00eb gazetar\u00ebve u \u00ebsht\u00eb cenuar e drejta kushtetuese p\u00ebr liri dhe t\u00eb shprehurit publik.<\/p>\n<p>Gjykimi n\u00eb Gjyqin evropian p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut erdhi pasi q\u00eb Gyqi kushtetues i Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb u shpall inkompetent p\u00ebr t\u00eb vendosur, pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb gjasht\u00eb gazetar\u00ebve q\u00eb t\u2019iu mbroheshin t\u00eb drejtat sipas kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Le t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb. Kur thuhet q\u00eb shteti duhet t\u2019iu paguaj\u00eb, kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ne duhet t\u00eb ndajm\u00eb nga buka jon\u00eb q\u00eb t\u00eb paguajm\u00eb. E pse t\u00eb paguajm\u00eb ne? Kur e dhjet pun\u00ebn, e paguan vet\u00eb d\u00ebmin. Nuk k\u00ebrkon nga t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb paguajn\u00eb.<\/p>\n<p>Hajde tani, gjykat\u00ebsit kushtetues, sidomos ata q\u00eb kan\u00eb votuar q\u00eb t\u00eb shpalleshin jokompetent\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Kushtetut\u00ebn, le t\u2019i th\u00ebrrasin gazetar\u00ebt e le t\u2019i paguajn\u00eb nga pes\u00eb mij\u00eb euro nga sht\u00ebpia. N\u00ebse e kan\u00eb shum\u00eb, le ta th\u00ebrrasin Trajko Veljanoskin, i cili si kryetar i at\u00ebhersh\u00ebm i Parlamentit e urdh\u00ebroi sigurin\u00eb q\u00eb t\u2019i largoj\u00eb gazetar\u00ebt. Le t\u00eb paguaj\u00eb Trajko. E n\u00ebse atij i jan\u00eb harxhuar parat\u00eb p\u00ebr donacione p\u00ebr partin\u00eb, e p\u00ebr momentin nuk ka mjaftuesh\u00ebm, at\u00ebher\u00eb le t\u2019i ndihmojn\u00eb ministrat e at\u00ebhersh\u00ebm Gordana Jankullovska dhe Zoran Stavreski, q\u00eb komandonin me aksionin. E n\u00ebse as ata nuk duan t\u00eb paguajn\u00eb, le t\u00eb paguaj\u00eb ai q\u00eb dha urdh\u00ebr q\u00eb t\u00eb hiqen gazetar\u00ebt. Ama, akoma nuk e dim\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb. Sepse edhe prokurori Marko Zv\u00ebrlevski nuk p\u00ebrzihej n\u00eb pun\u00ebn e tij, k\u00ebshtu nuk e zbuluam se kush ka urdh\u00ebruar q\u00eb t\u00eb shkelet Kushtetuta. Po edhe Marko, le t\u00eb paguaj\u00eb.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap dropcap3\"><strong>2<\/strong><\/span> P\u00ebr dallim nga gjykat\u00ebsit e Maqedonis\u00eb q\u00eb me \u00e7do kusht p\u00ebrpiqen t\u00eb mos futen n\u00eb pun\u00ebt e tyre, n\u00eb SHBA gjykat\u00ebsit gjykuan kund\u00ebr urdhrit ekzekutiv t\u00eb presidentit Tamp p\u00ebr ndalimin e hyrjes s\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve\u00a0 nga shtat\u00eb shtete me shumic\u00eb myslimane.<\/p>\n<p>A m\u00ebsuan di\u00e7ka k\u00ebta gjykat\u00ebsit tan\u00eb, kur ambasada amerikane i \u00e7onte n\u00eb udh\u00ebtime pun\u00eb n\u00ebp\u00ebr Amerik\u00eb? A nuk m\u00ebsuan q\u00eb puna e tyre \u00ebsht\u00eb ta mbrojn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb, e jo liderin? Nuk m\u00ebsuan q\u00eb integriteti \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se sa besnik\u00ebria ndaj partis\u00eb qeveris\u00ebse? Nuk m\u00ebsuan se dinjiteti dhe faqja nuk maten me pluset n\u00eb defterin e liderit t\u00eb partis\u00eb?<\/p>\n<p>E pra, nuk e paskan m\u00ebsuar. Sepse n\u00eb sht\u00ebpi kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb me m\u00ebsim se si t\u00eb b\u00ebhen gjykat\u00ebs me halle t\u00eb tipit svarovski.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap dropcap3\"><strong>3<\/strong><\/span>Ali Ahmeti i ka k\u00ebrkuar Zoran Zaevit garanci t\u00eb shkruara para se t\u00eb vendos\u00eb se a do t\u00eb b\u00ebj\u00eb BDI-ja koalicion me LSDM-n\u00eb p\u00ebr formim t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb re. Zaevi tha se do t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb garanci t\u00eb shkruar.<\/p>\n<p>Po n\u00ebnshkrimet, a do t\u2019i noterizojn\u00eb? A thua, cila garanci do t\u00eb jet\u00eb valide? Noterja Ermira Mehmeto do t\u2019i vulos\u00eb? Apo Antonio Milloshoski? Apo noteri Ivica Konevski, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e sigurt\u00eb puna.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap dropcap3\"><strong>4<\/strong><\/span>N\u00eb Oh\u00ebr proteston VMRO-DPMNE p\u00ebr shkak se PSP ka thirrur n\u00eb pyetje rreth 200 njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb donacione n\u00eb llogarin\u00eb e partis\u00eb p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb 2014. Protestat kan\u00eb ushtrim demonstrues p\u00ebr paralajm\u00ebrimin e Nikolla Gruevskit, se n\u00ebse LSDM-ja formon qeveri, do t\u00eb p\u00ebrballet me probleme n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Donacionet p\u00ebr partin\u00eb nuk jan\u00eb problem. Sidomos n\u00ebse donatori ka paguar tatim. Dhe mund ta dokumentoj\u00eb origjin\u00ebn e parave. T\u00eb paguash nga kursimet personale nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u2019u d\u00ebnuar me ligj. P\u00ebr t\u2019u d\u00ebnuar \u00ebsht\u00eb n\u00ebse partia n\u00eb pushtet i keqp\u00ebrdor parat\u00eb e shtetit dhe pastaj u b\u00ebn lavazh, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb i vendos n\u00eb llogarin\u00eb e partis\u00eb n\u00eb form\u00eb t\u00eb donacioneve nga individ\u00eb.<\/p>\n<p>PSP nuk i heton donacionet. Heton dyshime p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb parave t\u00eb shtetit. Me siguri Katica Janeva n\u00eb bombat ka d\u00ebgjuar di\u00e7ka q\u00eb ne nuk e kemi d\u00ebgjuar, apo nuk e kemi kuptuar. K\u00ebta q\u00eb jan\u00eb thirrur n\u00eb pyetje nuk jan\u00eb kriminel\u00eb, si\u00e7 kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb prezantohen vet\u00eb. Ata jan\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb n\u00eb hetim p\u00ebr krim eventual.<\/p>\n<p>Mes donator\u00ebve ka pasur edhe njer\u00ebz t\u00eb vdekur. Mbase e kan\u00eb dashur shum\u00eb partin\u00eb, por jo deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa t\u00eb ngrihen nga varri nga nj\u00eb mesazh n\u00eb telefon dhe brenda nj\u00eb dite t\u2019i bashkangjiten bashk\u00ebpartiak\u00ebt e t\u00eb ven\u00eb shpejt deri n\u00eb bank\u00eb, q\u00eb t\u00eb donojn\u00eb. P\u00ebr gjynah. Vdiq\u00ebn, e ndoshta nuk e dinin se kishin aq shum\u00eb para. Ose n\u00eb testament kan\u00eb shkruar: \u201cVMRO deri n\u00eb varr. Edhe m\u00eb tej.\u201d<\/p>\n<p><span class=\"dropcap dropcap3\"><strong>5<\/strong><\/span>Nd\u00ebrsa fakti q\u00eb n\u00eb list\u00ebn e donator\u00ebve t\u00eb LSDM-s\u00eb paraqiten deputet\u00eb aktual\u00eb \u00ebsht\u00eb komplet muhabet tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Pse dikush nga lista e deputet\u00ebve duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb donacione p\u00ebr partin\u00eb? Pa marr\u00eb parasysh se a \u00ebsht\u00eb i VMRO, LSDM, BDI, ose nuk e di se i kujt. E blejn\u00eb, vall\u00eb, vendin e deputetit? Apo \u00ebsht\u00eb praktik\u00eb e m\u00ebsuar tashm\u00eb, q\u00eb sapo partia t\u00eb t\u00eb jap\u00eb pun\u00eb, biznes dhe privilegj\u2026ti duhet t\u2019ia kthesh me para.<\/p>\n<p>Ideja \u00ebsht\u00eb q\u00eb kjo praktik\u00eb t\u00eb pushoj\u00eb, e jo t\u00eb vazhdoj\u00eb. Nga nj\u00eb praktik\u00eb e till\u00eb kemi ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb derexhe.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap dropcap3\"><strong>6<\/strong><\/span>Mir\u00eb q\u00eb u b\u00eb praktik\u00eb normale q\u00eb partia t\u00eb t\u00eb jap\u00eb, por ti duhet t\u2019ia kthesh. Ende nuk mund ta kuptoj si normalitet faktin q\u00eb Dragisha Miletiq k\u00ebrkon \u00a0keqardhje nga publiku, sepse ka mbetur pa pun\u00eb dhe mendon se i jan\u00eb shkelur t\u00eb drejtat. Thot\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb i pushuar nga puna n\u00eb ELEM \u2013 p\u00ebr shkaqe politike. Po si e pranuan aty? P\u00ebr shkaqe jopolitike? N\u00ebp\u00ebrmjet konkursit p\u00ebr student\u00eb t\u00eb dalluar? Apo sepse arriti q\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u2019ia jepte vul\u00ebn e partis\u00eb s\u00eb vet Stev\u00e7o Jakimovskit q\u00eb t\u00eb kandidohet p\u00ebr kryetar qyteti, e t\u00eb anoj\u00eb nga VMRO-DPMNE-ja.<\/p>\n<p>Miletiqi dy vjet me radh\u00eb nuk paska shkuar n\u00eb pun\u00eb. Ama posa nd\u00ebrroi an\u00eb, ELEM-it i jan\u00eb dashur vet\u00ebm tri dit\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb q\u00eb ai nuk vjen n\u00eb pun\u00eb dhe e kan\u00eb pushuar. Sa keq. Kan\u00eb humbur nj\u00eb profesionist aq t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr investime t\u00eb huaja dhe komunikime, e tani u duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr nga partia.<\/p>\n<p>Rasti i Miletiqit m\u00eb s\u00eb miri e ilustron klientelizmin dhe skllav\u00ebrimin partiak. Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb shet n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb gj\u00eb normale q\u00eb nj\u00eb njeri t\u00eb jet\u00eb i pun\u00ebsuar me merit\u00eb politike dhe gj\u00eb normale t\u00eb mos shkoj\u00eb n\u00eb pun\u00eb e nd\u00ebrkoh\u00eb t\u00eb marr\u00eb rrog\u00eb. Por, kur p\u00ebr shkaqe politike do ta heqin nga puna, nj\u00eb pun\u00eb e shpikur edhe ajo p\u00ebr shkaqe politike, at\u00ebher\u00eb b\u00ebhet revanshiz\u00ebm politik. Dhe t\u00eb gjith\u00ebve ne m\u00eb t\u00eb privilegjuarve, q\u00eb paguajm\u00eb p\u00ebr privilegjin e tij, duhet t\u00eb na vij\u00eb keq p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap dropcap3\"><strong>7<\/strong><\/span>K\u00ebta t\u00eb huajt sikur po na tallin me veturat q\u00eb ia b\u00ebjn\u00eb dhurat\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb pun\u00ebve t\u00eb brendshme. Si duket ata nuk kan\u00eb d\u00ebgjuar n\u00eb materialet e montuara, t\u00eb prera e t\u00eb ngjitura q\u00eb i publikoi Zaevi, q\u00eb po e nj\u00ebjta ministri ka bler\u00eb Mercedes prej 600.000 eurove.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb jan\u00eb tani k\u00ebto vetura t\u00eb lira q\u00eb na japin? Ky nuk \u00ebsht\u00eb donacion. \u00cbsht\u00eb ushtrim matematike se sa vetura mund t\u00eb blihen me 600.000 euro.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, ambasadorja gjermane Kristin Althauzer e dha donacionin nga ambasada gjermanie prej 4 veturash me vler\u00eb 60.000 euro. E \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo? Nj\u00eb e dhjeta e mercedesit. Pastaj Johanes Han b\u00ebri donacion nga BE prej 33 veturash me vler\u00eb 800.000 euro. Q\u00eb i bie me zor nj\u00eb mercedes e gjysm\u00eb.<\/p>\n<p>Aq fuqi paskemi pasur. P\u00ebr 20 vjet kemi mundur t\u00eb blejm\u00eb nj\u00eb Mercedes prej 600.000 eurove. Kurse 800.000 nuk kemi mundur t\u00eb mbledhim.<\/p>\n<p>E tani MPB ka 37 vetura dhe vet\u00ebm nj\u00eb Mercedes. Dhe asnj\u00eb llada niva. Sepse, p\u00ebr dallim nga BE dhe SHBA, Rusia nuk futet n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, MPB ka vet\u00ebm nj\u00eb vetur\u00eb. E cila nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u treguar. E d\u00ebgjuam Gruevskin kur i thot\u00eb Jankullovsk\u00ebs: \u201cAty ku m\u00eb presin plot gazetar\u00eb, aty shkoj me t\u00eb vjetr\u00ebn\u2026 n\u00ebse \u00ebsht\u00eb larg shkoj me t\u00eb ren\u00eb, e pastaj rrug\u00ebs diku e nd\u00ebrroj, e k\u00ebshtu\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Por ama, me nj\u00eb vetur\u00eb nuk mund t\u00eb arrihen t\u00eb gjitha. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb, k\u00ebto vetura mund t\u2019u bien n\u00eb sy gazetar\u00ebve. Edhe pse, n\u00eb at\u00eb gjendje q\u00eb ka ardhur gazetaria e Maqedonis\u00eb, ai mund t\u00eb vozitet ku t\u00eb doj\u00eb e me \u00e7far\u00eb t\u00eb doj\u00eb. Edhe po ta shoh\u00eb dikush, asgj\u00eb nuk do ta pyes\u00eb.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap dropcap3\"><strong>8<\/strong><\/span>N\u00ebnt\u00ebvje\u00e7arja Tamara, t\u00eb cil\u00ebn Ministria e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb nuk e d\u00ebrgoi p\u00ebr mjekim jasht\u00eb shtetit, se e ruanin p\u00ebr marketing q\u00eb t\u2019i b\u00ebnin foto n\u00eb qendr\u00ebn e skolioz\u00ebs, vdiq para dy vjet\u00ebve. Kurse prokuroria publike e Marko Zv\u00ebrlevskit t\u00eb\u00a0 deklaroi q\u00eb: \u201cProkuroria nd\u00ebrmerr masa intensive p\u00ebr qart\u00ebsimin e rastit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb vdekur.\u201d<\/p>\n<p>Por p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn e vdekur, rezultatet e Zv\u00ebrlevskit pas masave intensive q\u00eb po zgjasin tashm\u00eb dy vjet jan\u00eb \u2013 zero. At\u00ebher\u00eb, le t\u00eb mos pyes\u00eb vet\u00ebn se pse Maqedonia kishte nevoj\u00eb p\u00ebr PSP-n\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em><strong>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku<\/strong><\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>1Kur Gjyqi kushtetues refuzon t\u00eb merret me pun\u00ebn e vet, t\u00eb gjith\u00ebve na kushton para. D.m.th. \u2013 nga parat\u00eb tona. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[11299],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"a:1:{s:11:\"td_subtitle\";s:58:\"MPBka37veturadhenj\u00ebmercedes.Dheasnj\u00eblladaniva.","views":"2528","source":"","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>TRAJKO LE T\u00cb PAGUAJ\u00cb - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/trajko-le-te-paguaje\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"TRAJKO LE T\u00cb PAGUAJ\u00cb - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"1Kur Gjyqi kushtetues refuzon t\u00eb merret me pun\u00ebn e vet, t\u00eb gjith\u00ebve na kushton para. D.m.th. \u2013 nga parat\u00eb tona. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/trajko-le-te-paguaje\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-02-11T12:12:18+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/trajko-le-te-paguaje\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/trajko-le-te-paguaje\/\",\"name\":\"TRAJKO LE T\\u00cb PAGUAJ\\u00cb - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2017-02-11T12:12:18+00:00\",\"dateModified\":\"2017-02-11T12:12:18+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/be7cfa6655c47f7195bfdd0ba8144aa2\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/trajko-le-te-paguaje\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/be7cfa6655c47f7195bfdd0ba8144aa2\",\"name\":\"\\u0413\\u043e\\u0440\\u0430\\u043d \\u041c\\u0438\\u0445\\u0430\\u0458\\u043b\\u043e\\u0432\\u0441\\u043a\\u0438\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23557"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23557"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23557\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23557"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23557"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23557"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}