{"id":237950,"date":"2024-12-23T10:47:34","date_gmt":"2024-12-23T09:47:34","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=237950"},"modified":"2024-12-23T10:47:34","modified_gmt":"2024-12-23T09:47:34","slug":"kufij-te-hapur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kufij-te-hapur\/","title":{"rendered":"KUFIJ T\u00cb HAPUR"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1<\/span> A ka ndonj\u00eb vend me nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje m\u00eb t\u00eb profilizuar t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb SHBA-ve sesa vendi yn\u00eb? Nd\u00ebr ata t\u00eb sh\u00ebnuar nga Departamenti i Shtetit p\u00ebr korrupsion t\u00eb lart\u00eb jan\u00eb dy ish-kryeministra: Ljub\u00e7o Georgievski dhe Nikola Gruevski, dy z\u00ebvend\u00ebskryeministra: Ko\u00e7o Angjushev dhe Artan Grubi, dy kryetar\u00eb komunash: Ramiz Merko dhe Stev\u00e7o Jakimovski, dhe si qershia mbi tort\u00eb, edhe nj\u00eb ish-drejtor i sh\u00ebrbimeve sekrete, Sasho Mijalkov. Krem d\u00eb la krem.<\/p>\n<p>A nuk jemi ne lider\u00eb n\u00eb rajon, madje edhe m\u00eb gjer\u00eb. Ku mund t\u00eb shkojm\u00eb m\u00eb larg se kaq? Dhe, \u00e7far\u00eb thot\u00eb kjo p\u00ebr ne? Q\u00eb kemi kritere t\u00eb larta p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e lider\u00ebve.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2<\/span> Ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrin Artan Grubi, p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar nj\u00eb fletarrest nd\u00ebrkomb\u00ebtar sepse gjykata i ka caktuar arrest sht\u00ebpie si i dyshuar p\u00ebr krim me Llotarin\u00eb shtet\u00ebrore, rast\u00ebsisht, policia nuk e ka gjetur n\u00eb sht\u00ebpi. Rast\u00ebsisht, kur ishte i dyshuar, ai kishte pasur pun\u00eb urgjente n\u00eb Kosov\u00eb. Rast\u00ebsisht, kur kalonte kufirin n\u00eb \u201cBllac\u00eb\u201d kamerat e policis\u00eb q\u00eb kontrollojn\u00eb pasaportat nuk kishin funksionuar. Rast\u00ebsisht, pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb ishin harxhuar baterit\u00eb. Rast\u00ebsisht, Grubi u d\u00ebrgua nga konsulli i nderit n\u00eb Kosov\u00eb, sepse ai, edhe kur ishte z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr, nuk kishte makin\u00eb dhe ia huazonin fqinj\u00ebt. Dhe rast\u00ebsisht, pik\u00ebrisht kur Grubi u shfaq n\u00eb kalimin kufitar, polici nuk kishte kontrolluar kompjuterin p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se ka nj\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr ta ndaluar.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ndodhi edhe n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2018, kur Nikola Gruevski na telefonoi nga Budapesti. Rast\u00ebsisht, policia nuk e gjeti n\u00eb sht\u00ebpi. Rast\u00ebsisht, polic\u00ebt q\u00eb ishin t\u00eb ngarkuar me mbik\u00ebqyrjen e tij nuk e kishin par\u00eb kur ai kishte dal\u00eb nga apartamenti. Rast\u00ebsisht, policia kontrolloi garazhin pran\u00eb VMRO-DPMNE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse kishte fjetur atje. Rast\u00ebsisht, e ka vozitur nj\u00eb diplomat i ambasad\u00ebs hungareze. Rast\u00ebsisht, filmimet nga kamerat e kalimit kufitar n\u00eb Shqip\u00ebri ishin fshir\u00eb. Rast\u00ebsisht, nuk ka regjistrime se si kaloi nga Shqip\u00ebria n\u00eb Mal t\u00eb Zi, pastaj n\u00eb Serbi, p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Hungari. Dhe rast\u00ebsisht, nuk ka p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve p\u00ebr arratisjen e tij. Kush e di n\u00ebse ka hetime fare.<\/p>\n<p>Kosova ende nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e Ballkanit t\u00eb hapur, por po i shfryt\u00ebzon p\u00ebrfitimet nga kufijt\u00eb e hapur. Qytetar\u00ebt ende presin n\u00eb kolona p\u00ebr t\u00eb kaluar kufijt\u00eb, kamion\u00ebt presin n\u00eb dogan\u00eb, por p\u00ebrfitimet nga Ballkani i hapur i ndjejn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri funksionar\u00ebt e lart\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn hetim ose t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr korrupsion t\u00eb lart\u00eb. Shengen ballkanik p\u00ebr elit\u00ebn ballkanike.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3<\/span> BDI njoftoi se ka qen\u00eb gjithmon\u00eb e p\u00ebrkushtuar ndaj llogaridh\u00ebnies dhe transparenc\u00ebs, dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, kur ishte n\u00eb Qeveri me LSDM, propozoi nj\u00eb ligj q\u00eb do t\u00eb parandalonte ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb t\u00eb mund t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje dhe procese t\u00eb tender\u00ebve publik\u00eb. Por, deputet\u00ebt e VMRO-DPMNE-s\u00eb dhe \u201cVlen\u201d e bllokuan miratimin e k\u00ebtij ligji, prandaj tani BDI i akuzon ata si \u201cdyfytyr\u00ebsh\u201d q\u00eb pretendojn\u00eb se kan\u00eb superioritet moral.<\/p>\n<p>Kjo tashm\u00eb nuk dihet n\u00eb cilin kategori t\u00eb mund t\u00eb vendoset. BDI flet p\u00ebr dyfytyr\u00ebsi dhe moral, kur ata vet\u00eb kishin kryetarin e Strug\u00ebs, Ramiz Merko, n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb SHBA-ve, por nuk e larguan. Dhe tani VMRO-DPMNE dhe \u201cVlen\u201d jan\u00eb fajtor\u00ebt q\u00eb Artan Grubi u arratis nga drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>VMRO-DPMNE, LSDM dhe BDI do t\u00eb sulmohen, do t\u00eb ofendohen, do t\u00eb akuzohen, do t\u00eb jen\u00eb armiqt\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj. Por, ata jan\u00eb triniteti i vetem q\u00eb funksionon n\u00eb shtet q\u00eb nga konflikti i vitit 2001. Nuk mund t\u00eb bien dakord p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb interesit t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror. Por, kur duhet t\u00eb shp\u00ebtohet ndonj\u00eb funksionar i lart\u00eb i d\u00ebnuar ose n\u00ebn hetim, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb gjejn\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb krijuar rast\u00ebsi, pavar\u00ebsisht se kush \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4<\/span> Kryeministri Hristijan Mickoski u kthye mjaft i k\u00ebnaqur nga Brukseli. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr MRT q\u00eb dha n\u00eb Bruksel, ai tregoi \u00e7far\u00eb i tha \u201cnj\u00eb kryeminist\u00ebr\u201d dhe \u00e7far\u00eb i tha \u201cnj\u00eb kryeminist\u00ebr tjet\u00ebr\u201d dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb nj\u00ebzet\u00eb e theksoi se \u201cn\u00eb BE fillon t\u00eb d\u00ebgjohet nj\u00eb mendim tjet\u00ebr nga ai n\u00ebnshtrues dhe t\u00ebrheq\u00ebs i qeverive gjat\u00eb 7 viteve t\u00eb kaluara\u201d.<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb ideja t\u00eb shkosh si kryeminist\u00ebr n\u00eb Bruksel p\u00ebr nj\u00eb takim me BE-n\u00eb dhe nga atje t\u00eb jap\u00ebsh nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbimin publik MRTV, ekipin e t\u00eb cilit e sillni nga Shkupi? P\u00ebr t\u00eb treguar publikut t\u00eb vendit \u00e7far\u00eb u that\u00eb atyre n\u00eb Bruksel. Dhe t\u00eb mos d\u00ebgjojm\u00eb asgj\u00eb nga ajo q\u00eb Brukseli ju tha ju si kryeminist\u00ebr i nj\u00eb vendi q\u00eb ka nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje me nj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebrkoni zgjidhje. Po, n\u00ebse kryeministri ka kaq shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb, pse nuk u mundua t\u00eb jepte nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr televizionet belge, franceze, gjermane, holandeze, italiane, apo edhe bullgare, dhe ta d\u00ebgjonte opinioni atje q\u00ebndrimin e pushtetit maqedonas dhe sa shum\u00eb kemi vuajtur padrejt\u00ebsi n\u00eb rrug\u00ebn drejt BE-s\u00eb? E jo t\u00eb na e p\u00ebrs\u00ebris\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb nj\u00ebzet\u00eb, sikur nuk e dim\u00eb, dhe sikur \u00ebsht\u00eb para zgjedhjeve. Ne e dim\u00eb q\u00ebndrimin e Qeveris\u00eb. Po ashtu, e dim\u00eb edhe q\u00ebndrimin e BE-s\u00eb. I vendosur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb \u00e7adr\u00ebs negociuese, sipas t\u00eb cil\u00ebs, q\u00eb t\u00eb fillojn\u00eb negociatat me BE-n\u00eb, k\u00ebtu duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen bullgar\u00ebt n\u00eb Kushtetut\u00eb. Asgj\u00eb t\u00eb re nuk d\u00ebgjuam.<\/p>\n<p>\u201cKishte shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb bukura, diskutohej haptazi dhe ajo q\u00eb po e mbaj si emocion, si ndjenj\u00eb \u00ebsht\u00eb se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb edhe vet\u00eb shtetet an\u00ebtare jan\u00eb lodhur duke shpjeguar pse ky proces nuk duhet t\u00eb bilateralizohet, por duhet t\u00eb europianizohet\u201d, tha Mickoski.<\/p>\n<p>Publiku maqedonas nuk e mori vesh se cilat jan\u00eb ato \u201cgj\u00ebra t\u00eb bukura\u201d q\u00eb ishin th\u00ebn\u00eb. Dhe nuk jam i sigurt se me emocione dhe ndjenja mund t\u00eb ndryshohet \u00e7adra negociuese. Dhe edhe ajo q\u00eb thot\u00eb Mickoski q\u00eb procesi nuk duhet t\u00eb bilateralizohet, por t\u00eb europianizohet, \u00ebsht\u00eb thelbi i problemit. Sepse, n\u00eb momentin q\u00eb miratohet \u00e7adra negociuese, procesi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb bilateral. Por \u2013 europianizohet.<\/p>\n<p>Kjo nuk m\u00eb p\u00eblqen fare, por, p\u00ebr fat t\u00eb keq, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb. Prandaj, po humbas gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb optimizmin q\u00eb p\u00ebrhap kryeministri Mickoski n\u00eb lidhje me BE-n\u00eb. Dy shtetet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, motor\u00ebt q\u00eb e l\u00ebvizin Bashkimin, Franca dhe Gjermania, jan\u00eb t\u00eb angazhuara me vetveten. Makron mezi e mban Qeverin\u00eb, nd\u00ebrsa Scholz ka humbur besimin dhe Gjermania do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme.<br \/>\nEpo, po mendoj se t\u00eb dy po mendojn\u00eb intensivisht si t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb zgjidhje kreative p\u00ebr ne. Kur nuk mund t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb p\u00ebr veten e tyre.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>A ka ndonj\u00eb vend me nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje m\u00eb t\u00eb profilizuar t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb SHBA-ve sesa vendi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"Shengen ballkanik p\u00ebr elit\u00ebn ballkanike.","views":"77","source":"Shkup, SAKAMDAKAZAM.MK","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>KUFIJ T\u00cb HAPUR - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kufij-te-hapur\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"KUFIJ T\u00cb HAPUR - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"A ka ndonj\u00eb vend me nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje m\u00eb t\u00eb profilizuar t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb SHBA-ve sesa vendi [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kufij-te-hapur\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-12-23T09:47:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kufij-te-hapur\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kufij-te-hapur\/\",\"name\":\"KUFIJ T\\u00cb HAPUR - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2024-12-23T09:47:34+00:00\",\"dateModified\":\"2024-12-23T09:47:34+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kufij-te-hapur\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/237950"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=237950"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/237950\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=237950"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=237950"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=237950"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}