{"id":251032,"date":"2025-06-02T14:42:23","date_gmt":"2025-06-02T12:42:23","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=251032"},"modified":"2025-06-02T14:42:23","modified_gmt":"2025-06-02T12:42:23","slug":"danella-dhe-visar-shou","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/danella-dhe-visar-shou\/","title":{"rendered":"DANELLA DHE VISAR SHOU"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1<\/span> Le t\u00eb sjellim pak drit\u00eb dhe freski n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitshme skandinave. Le t\u00eb lidhemi n\u00eb linj\u00eb direkte p\u00ebr t\u00eb ndjekur edhe nj\u00eb episode t\u00eb \u201cDanella dhe Visar Shou\u201d. T\u00eb shohim se me \u00e7far\u00eb trukesh t\u00eb reja do t\u00eb garojn\u00eb mes nj\u00ebri-tjetrit kryetarja e Shkupit Danella Arsovska dhe kryetari i \u00c7airit Visar Ganiu.<br \/>\nKryetarja e Shkupit p\u00ebrveshi m\u00ebng\u00ebt tre-kat\u00ebr muaj para zgjedhjeve lokale q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00ebp\u00ebr \u00c7air p\u00ebr t\u2019i inciziuar t\u00eb gjitha nd\u00ebrtimet e paligjshme. Nd\u00ebrsa, kryetari i \u00c7airit mbledh plehrat e Komun\u00ebs n\u00eb mes t\u00eb nat\u00ebs dhe i d\u00ebrgon ato para zyr\u00ebs s\u00eb Danell\u00ebs. N\u00eb fillim i shkarkon plehrat n\u00eb \u00c7air, e pastaj i ngarkon ato n\u00eb furgon, p\u00ebr t\u2019i shkarkuar s\u00ebrish para Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb qytetit n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Shkupit. Ka organizuar pun\u00eb aksionare me aktivist\u00eb qytetar\u00eb. Gj\u00eb pas s\u00eb cil\u00ebs, Danella, me nj\u00eb stil prej rrokereje, me bluz\u00ebn \u201cNirvana\u201d, u nis q\u00eb ta zinte n\u00ebp\u00ebr park duke thirrur \u201cKu je, ore Viki, ku po fshihesh?\u201d<\/p>\n<p>A nuk \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb p\u00ebrjetim i mrekulluesh\u00ebm? Po n\u00ebse nuk do t\u00eb kishte incizime nga kjo performance, asnj\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb besonim se n\u00eb \u00e7far\u00eb bukurie po jetojm\u00eb. Thjesht, mbetesh pa fjal\u00eb kur d\u00ebgjon fjalorin e mrekullueshm\u00eb me t\u00eb cilin debatojn\u00eb, mahnitesh nga kultura politike e debatimit. N\u00ebse nuk do ta kishim shou-n e k\u00ebtyre dy funksionar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrzgjedhur, q\u00eb kan\u00eb fituar mandatin e zgjedhjeve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta, nuk do t\u00eb kishim haber se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb qeverisje e mire skandinave dhe transparence para qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Visar Ganiu thot\u00eb: \u201cMos e drejtoni gishtin vet\u00ebm nga \u00c7airi, n\u00eb t\u00eb gjitha komunat ekzistojn\u00eb legalizime t\u00eb k\u00ebtilla t\u00eb nd\u00ebrtimeve t\u00eb paligjshme\u201d. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb shumic\u00ebn e atyre komunave qeveris VMRO-DPMNE-ja, partneri i koalicionit t\u00eb Ganiut. Cili prej cilit m\u00ebson?<\/p>\n<p>Ashtu q\u00eb, ky shou \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrq\u00ebndrim tipik i v\u00ebmendjes s\u00eb qytetar\u00ebve. Le t\u00eb harrojm\u00eb se Danella Arsovska, si kandidate e mb\u00ebshtetur nga VMRO-DPMNE-ja, e shkat\u00ebrroi kryeqytetin deri n\u00eb p\u00ebrmasa pothuajse t\u00eb pariparueshme. Dhe t\u00eb mos harrojm\u00eb se Visar Ganiu nga \u201cVlen\u201d, legalizon nd\u00ebrtime t\u00eb paligjshme me falsifikate, ashtu si paraardh\u00ebsi i tij, q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr dhe minist\u00ebr p\u00ebr mjedis jet\u00ebsor, Izet Mexhiti, kur ishte n\u00eb BDI.<\/p>\n<p>N\u00ebse deri n\u00eb zgjedhjet lokale n\u00eb tetor kjo gj\u00eb nuk harrohet, at\u00ebher\u00eb ky popull do t\u00eb vdes\u00eb nga seiri.<br \/>\nSepse vet\u00ebm seiri i intereson. Asgj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2 <\/span> Kryeministri Hristijan Mickoski thot\u00eb se, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr, nuk do t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb pe p\u00ebr asnj\u00eb milimet\u00ebr, dhe nuk do t\u2019i vendos\u00eb bullgar\u00ebt n\u00eb Kushtetut\u00eb, deri sa nuk do t\u00eb shoh\u00eb nj\u00eb maqedonas n\u00eb Komitetin bullgar t\u00eb pakicave. Kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vendime gjyq\u00ebsore n\u00eb Strasburg nuk arrit\u00ebn ta ndryshojn\u00eb Komitetin e pakicave n\u00eb Bullgari, por Mickoski do t\u2019ua ndryshoj\u00eb.<br \/>\nDeklaratat e Mickoskit jan\u00eb p\u00ebr \u00e7all\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi, e n\u00eb esenc\u00eb jan\u00eb pranim i pafuqis\u00eb. Pasi, tashm\u00eb nuk kalon as historia se jemi viktim\u00eb e politik\u00ebs joparimore t\u00eb BE-s\u00eb. Kinse k\u00ebt\u00eb nuk e dim\u00eb ne. Ne jemi viktim\u00eb q\u00eb na koha e Kiro Gligorovit dhe Nikolla Kljusevit. Na u desh\u00ebm m\u00eb shum\u00eb se 25 vjet p\u00ebr ta zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen me Greqin\u00eb. N\u00ebse na duhen edhe aq p\u00ebr ta zgjidhur at\u00eb me Bullgarin\u00eb, e pastaj edhe at\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb, brenda jet\u00ebve tona nuk kemi p\u00ebr t\u00eb par\u00eb hyr\u00eb n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Andaj, gj\u00ebja m\u00eb e sinqert\u00eb do t\u00eb ishte at\u00ebher\u00eb kur Mickoski t\u00eb na thoshte edhe neve, por edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb BE-s\u00eb: Nuk mund ta zgjidh k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. \u00cbsht\u00eb e pazgjidhshme. Edhe gjat\u00eb mandatit tim do t\u00eb stagnoj\u00eb integrimi n\u00eb BE. Do t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr agjend\u00ebn evropiane pa BE-n\u00eb.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3<\/span> Problemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb edhe partner\u00ebt strategjik\u00eb m\u00eb me ndikim, SHBA dhe Britiania e Madhe, duan ta shohin Maqedonin\u00eb n\u00eb BE. E q\u00eb t\u2019i fillojm\u00eb negociatat duhet t\u2019i v\u00ebm\u00eb bullgar\u00ebt n\u00eb Kushtetut\u00eb.<br \/>\nMickoski, p\u00ebr momentin, edhe n\u00eb BE po edhe n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb terren, ka nj\u00eb shans ideal q\u00eb ta mbyll\u00eb edhe at\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Dhe at\u00eb, fill pas zgjedhjeve lokale kur, si\u00e7 thot\u00eb ai, pret nj\u00eb fitore t\u00eb madhe. Le ta ndryshoj\u00eb Kushtetut\u00ebn dhe le t\u00eb l\u00ebvizim nga pika e vdekur, le t\u2019i fillojm\u00eb ato negociata t\u00eb mallkuara, e pastaj, n\u00ebse na bllokojn\u00eb prap\u00eb, do t\u2019ia b\u00ebjm\u00eb disi, do t\u00eb luftojm\u00eb s\u00ebrish.<\/p>\n<p>Nuk ka se kush t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 Levic\u00ebs. Opozita tjet\u00ebr? LSDM dhe BDI jan\u00eb ato q\u00eb me pak\u00ebnaq\u00ebsi na e paketuan propozimin francez, t\u00eb par\u00ebt q\u00eb donin t\u2019i fusin bullgar\u00ebt n\u00eb Kushtetut\u00eb. Votuesit e tij nga VMRO-DPMNE-ja, vall\u00eb do t\u00eb ngren\u00eb krye? Ata i bind\u00ebn se uji i ndotur i Liqenit t\u00eb Dojranit \u00ebsht\u00eb i mire p\u00ebr pirje, e nuk do t\u2019i bindin se fillimi i negociatave me BE-n\u00eb \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e mire p\u00ebr shtetin. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr edhe n\u00ebse njer\u00ebzit ndjejn\u00eb di\u00e7ka t\u00eb mire, di\u00e7ka t\u00eb prekshme deri n\u00eb zgjedhjet e ardhshme parlamentare, \u00e7do hapje t\u00eb \u00e7do kapitulli t\u00eb ri t\u00eb negocimeve, qeveria e Mickoskit do t\u2019i prezantoj\u00eb si sukses historik. Nuk do ta luaj\u00eb topi.<br \/>\nPersonalisht un\u00eb nuk mendoj se bullgar\u00ebt meritojn\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb Preambul\u00eb si pjes\u00eb e popullit q\u00eb ka luftuar p\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb maqedonase. P\u00ebrkundrazi, Bullgaria si shtet gjithmon\u00eb ka punuar kund\u00ebr shtet\u00ebsis\u00eb maqedonase. Gjithashtu, un\u00eb kurr\u00eb nuk do t\u00eb shkruhesha si bullgar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pasaport\u00eb bullgare q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb udh\u00ebtoj m\u00eb leht\u00eb n\u00eb BE, si\u00e7 e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 120.000 bashk\u00ebqytetar\u00eb t\u00eb mi.<\/p>\n<p>Mir\u00eb ama, un\u00eb nuk kam kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Kryeministri duhet ta shoh\u00eb fotografin\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. T\u00eb mendoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e shtetit, jo t\u00eb udh\u00ebhiqet sipas ndjenjave personale. T\u00eb jet\u00eb vizionar.<\/p>\n<p>\u0408\u0430, p\u00ebr shembull, kur Mickoski lajm\u00ebron se me Bullgarin\u00eb, n\u00eb procesin p\u00ebr zhbllokimin e eurointegrimeve tek tani do t\u00eb hapet \u00e7\u00ebshtja se \u201cku u zhduk\u00ebn 200.000 maqedonas n\u00eb Bullgarin\u00eb per\u00ebndimore nga viti 1956 deri 1965\u201d, le t\u00eb pyes\u00eb edhe se ku u zhduk\u00ebn 200.000 maqedonas t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb nga pavar\u00ebsimi deri m\u00eb tani? E se ku zhduken qindra f\u00ebmij\u00eb \u00e7do fillim t\u00eb viti shkollor n\u00eb shkollat maqedonase pasi u shp\u00ebrngulen prind\u00ebrit? Le t\u00eb pyes\u00eb edhe se me \u00e7far\u00eb pasaporte shp\u00ebrngulen? E se di mbi 120.000 maqedonas kan\u00eb marr\u00eb pasaport\u00eb bullgare q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrngulen ose t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb biznes me BE-n\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe ministrat e Qeveris\u00eb s\u00eb tij, deputet\u00eb, drejtor\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve publike, kryetar\u00eb dhe k\u00ebshilltar\u00eb komunal\u00eb dhe funksionar\u00eb. Ja, le t\u2019i pyes\u00eb ata se p\u00ebrse kan\u00eb marr\u00eb pasaport\u00eb bullgare.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do t\u00eb presim? Q\u00eb k\u00ebta 120.000 me pasaportat e tyre t\u00eb kthehen n\u00eb sht\u00ebpi, por k\u00ebsaj here si bullgar\u00eb dhe t\u2019u bashk\u00ebngjiten atyre 3.504 t\u00eb deklaruar si bullgar\u00eb, dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pun\u00ebsim n\u00eb administrat\u00eb shtet\u00ebrore me p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb barabart\u00eb?<\/p>\n<p>Na p\u00eblqen, s\u2019na p\u00eblqen, ata 3.504 q\u00eb n\u00eb regjistrimin e fundit jan\u00eb deklaruar si bullgar\u00eb, e frenojn\u00eb ardhm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb dhe ardhm\u00ebrin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">5<\/span> Prokuroria i hodhi posht\u00eb kall\u00ebzimet kund\u00ebr drejtorit t\u00eb Agjencis\u00eb p\u00ebr Siguri Komb\u00ebtare, Bojan Hristovski, p\u00ebr nj\u00eb certifikat\u00eb t\u00eb falsifikuar t\u00eb gjuh\u00ebs angleze t\u00eb l\u00ebshuar nga nj\u00eb studio n\u00eb Bullgari. Gjat\u00eb hetimit, Prokuroria zbuloi se pronarja e studios q\u00eb kishte l\u00ebshuar diplom\u00ebn bullgare ishte shp\u00ebrngulur, por gjeti edhe nj\u00eb diplom\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb e vlefshme. K\u00ebshtu q\u00eb, duhet t\u00eb jemi krenar\u00eb q\u00eb drejtori i policis\u00eb sekrete \u00ebsht\u00eb aq i mir\u00eb, sa nuk ka vet\u00ebm nj\u00eb, por dy diploma p\u00ebr anglisht. Dhe kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mbyllet p\u00ebr jet\u00eb e mot \u2013 amin.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij hetimi t\u00eb thelluar, mendoj se Prokurori i Shtetit, Ljup\u00e7o Kocevski, nuk meriton t\u00eb shkarkohet, pavar\u00ebsisht k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb kryeministrit Mickoski.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 nuk meritojn\u00eb t\u00eb shkarkohen as an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor, kund\u00ebr t\u00eb cil\u00ebve Mickoski planifikonte t\u00eb ngrinte popullin n\u00eb protesta, pasi grat\u00eb e k\u00ebshilltarit t\u00eb kryeministrit dhe t\u00eb kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese u promovuan si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">6<\/span> Nuk shoh asgj\u00eb t\u00eb diskutueshme n\u00eb faktin q\u00eb nj\u00eb studio mode nga Manastiri ka fituar tender nga MPB n\u00eb vler\u00eb prej 2 milion\u00eb eurosh p\u00ebr t\u00eb qepur uniforma p\u00ebr forcat speciale t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb menj\u00ebher\u00eb ju shkon mendja tek korrupsioni n\u00ebse nj\u00eb studio mode me vet\u00ebm dy t\u00eb pun\u00ebsuar qep uniforma p\u00ebr 2 milion\u00eb euro, dhe nuk ju shkon mendja se polic\u00ebt tan\u00eb do t\u00eb duken si manekin\u00eb? Duhet t\u00eb jemi krenar\u00eb q\u00eb me k\u00ebt\u00eb Qeveri q\u00eb \u00e7do dit\u00eb korr suksese historike, do t\u00eb kemi edhe forcat speciale m\u00eb t\u00eb bukura n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, e ndoshta edhe m\u00eb gjer\u00eb \u2013 t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb Itali \u2013 nj\u00eb pamje e papar\u00eb deri m\u00eb sot n\u00eb historin\u00eb e Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p>Ehhh\u2026 vet\u00ebm t\u00eb ankohemi dim\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Le t\u00eb sjellim pak drit\u00eb dhe freski n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitshme skandinave. Le t\u00eb lidhemi n\u00eb linj\u00eb direkte p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"Si ka mund\u00ebsi q\u00eb menj\u00ebher\u00eb ju shkon mendja tek korrupsioni n\u00ebse nj\u00eb studio mode me vet\u00ebm dy t\u00eb pun\u00ebsuar qep uniforma p\u00ebr 2 milion\u00eb euro, dhe nuk ju shkon mendja se polic\u00ebt tan\u00eb do t\u00eb duken si manekin\u00eb?","views":"49","source":"Shkup, SAKAMDAKAZAM.MK","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>DANELLA DHE VISAR SHOU - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/danella-dhe-visar-shou\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"DANELLA DHE VISAR SHOU - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Le t\u00eb sjellim pak drit\u00eb dhe freski n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitshme skandinave. Le t\u00eb lidhemi n\u00eb linj\u00eb direkte p\u00ebr [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/danella-dhe-visar-shou\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-06-02T12:42:23+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/danella-dhe-visar-shou\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/danella-dhe-visar-shou\/\",\"name\":\"DANELLA DHE VISAR SHOU - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2025-06-02T12:42:23+00:00\",\"dateModified\":\"2025-06-02T12:42:23+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/danella-dhe-visar-shou\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/251032"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=251032"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/251032\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=251032"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=251032"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=251032"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}