{"id":29845,"date":"2017-04-22T00:39:37","date_gmt":"2017-04-21T22:39:37","guid":{"rendered":"http:\/\/sdk.mk\/?p=29845"},"modified":"2017-04-22T00:48:01","modified_gmt":"2017-04-21T22:48:01","slug":"psihopatologji","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/psihopatologji\/","title":{"rendered":"PSIHOPATOLOGJI"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1<\/span>Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb Todor Petrov, Ministria e Pushtetit Vendor dhe ajo e Drejt\u00ebsis\u00eb iu \u00ebsht\u00eb kujtuar t\u00eb paraqesin nj\u00eb nism\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr t\u00eb shfuqizuar nenin e ligjit q\u00eb kufizon mandatin e autoriteteve lokale n\u00eb kat\u00ebr vjet. Ne k\u00ebtu ka shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb nuk \u00e7uditemi me asgj\u00eb. Sidomos nuk jan\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur iniciativat p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin me \u00e7do kusht. K\u00ebshtu q\u00eb tani na duket e natyrshme q\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn iniciativ\u00eb t\u00eb dalin Todor Petrovi dhe ministrat e BDI-s\u00eb. Sepse, p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pushtet ata kan\u00eb kap\u00ebrcyer dallimet fetare q\u00eb dukeshin t\u00eb papajtueshme, kur n\u00eb shkurt t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, pik\u00ebrisht njer\u00ebzit e BDI-s\u00eb e rrah\u00ebn Todor Petrovin p\u00ebr shkak t\u00eb kryqit q\u00eb deshi ta vendoste n\u00eb Butel.<\/p>\n<p>Mua nuk m\u00eb frik\u00ebson fakti se ministrat e BDI-s\u00eb dhe Todor Petrovi kan\u00eb dor\u00ebzuar nj\u00eb nism\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, sikur t\u00eb ishte nj\u00eb gjykat\u00eb e Kores\u00eb s\u00eb Veriut. Kam frik\u00eb se Gjykata mund t\u00eb miratoj\u00eb k\u00ebt\u00eb nism\u00eb. Dhe m\u00eb s\u00eb shumti m\u00eb frik\u00ebson fakti se kjo nism\u00eb paraqet nj\u00eb nga hapat e fundit t\u00eb vrasjes s\u00eb institucioneve n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>Dhe pas k\u00ebsaj \u00e7far\u00eb t\u00eb presim? Vendim nga Gjykata Kushtetuese me t\u00eb cilin edhe mandate i presidentit do t\u00eb jet\u00eb i pakufizuar? N\u00ebse kryetar\u00ebt e komunave mund t\u00eb qeverisin p\u00ebrgjithmon\u00eb sepse VMRO-DPMNE nuk lejon t\u00eb zgjidhet kryetar i Parlamentit,\u00a0 sepse nuk ka shumic\u00ebn p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb, pse t\u00eb mos vazhdoj\u00eb mandatin Ivanovi derisa t\u00eb krijohen kushtet p\u00ebrs\u00ebri t\u2019ia jap mandatin Nikolla Gruevskit?<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2<\/span> Por mandati ka qen\u00eb gati, dhe at\u00eb s\u00eb bashku me platform\u00ebn e Tiran\u00ebs t\u00eb pranuar nga VMRO-DPMNE, n\u00eb fund t\u00eb janarit kur, sipas Ivanovit, nj\u00eb telefonat\u00eb kishte prishur koalicionin mes Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit.<\/p>\n<p>Nga e di Ivanovi se nj\u00eb telefonat\u00eb kishte prishur marr\u00ebveshjen? Vall\u00eb vazhdojn\u00eb me p\u00ebrgjimet e paligjshme? Ose vall\u00eb Zvrlevski ka siguruar nga gjykata urdhrin p\u00ebr p\u00ebrgjuar lider\u00ebt e partive gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb negocimit t\u00eb qeveris\u00eb dhe pastaj ia ka dh\u00ebn\u00eb informacionet kreut t\u00eb shtetit: kush ka b\u00ebr\u00eb telefonat\u00ebn? Rama? Stoltenberg? Soros? Tramp? Putin? Erdogan? Orban?<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi kush e ka b\u00ebr\u00eb. Me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb se Gruevski e ka pranuar platform\u00ebn nga \u00a0A n\u00eb Zh, nd\u00ebrsa Gjole k\u00ebtu nuk ka par\u00eb rrezik p\u00ebr Maqedonin\u00eb. Pra, kur Gruevski nuk arriti t\u00eb formoj\u00eb qeveri sepse nuk ka shumic\u00ebn, tani Ivanov shpik p\u00ebrralla dhe nuk i jep mandatin atij q\u00eb ka fituar nj\u00eb shumic\u00eb parlamentare n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Nuk ka p\u00ebrralla k\u00ebtu. Puna \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. Presidenti shkel Kushtetut\u00ebn. Dhe vazhdon ta shkel pa u nd\u00ebshkuar. Dhe nuk ka vend k\u00ebtu p\u00ebr fjal\u00eb e shpjegime.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3<\/span> Nj\u00ebsoj si kalon i pand\u00ebshkuar edhe gjinekologu i cili me vite ka g\u00ebnjyer grat\u00eb se jan\u00eb shtatz\u00ebna. Le q\u00eb ka g\u00ebnjyer gjinekologu. Le q\u00eb kan\u00eb heshtur koleg\u00ebt e tij. Edhe Dhoma e Mjek\u00ebve ka qen\u00eb n\u00eb dijeni por ka heshtur dhe nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb asgj\u00eb. Nd\u00ebrsa njeriu ka nd\u00ebrruar disa spitale private dhe ka p\u00ebrfunduar n\u00eb klinik\u00eb shtet\u00ebrore. T\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb ditur se ai ka g\u00ebnjyer, nd\u00ebrsa fajin e ka gruaja e cila i ka besuar.<\/p>\n<p>Lexova reagimet n\u00eb rrjetet sociale, t\u00eb cilat relativizojn\u00eb krimin e mjekut. Tallen me pacienten q\u00eb i ka besuar, nd\u00ebrsa ai i ka treguar foto ultraz\u00eb t\u00eb frytit q\u00eb nuk ekzistonte. Kuptova se k\u00ebtu nuk flasim m\u00eb p\u00ebr erozionin moral t\u00eb sistemit. Kjo \u00ebsht\u00eb gjendje psikopatologjike e mendjes t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb. Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet ku pacienti \u00ebsht\u00eb fajtor sepse ka besim te mjeku, dhe nuk duhet faj\u00ebsuar mjekun q\u00eb me vet\u00ebdije g\u00ebnjen pacientin.<\/p>\n<p>Pra, nuk duhet faj\u00ebsuar presidentin i cili q\u00ebllimisht shkel\u00eb Kushtetut\u00ebn, por ne t\u00eb cil\u00ebt e dim\u00eb se e shkel\u00eb. Nuk jan\u00eb fajtor\u00eb politikan\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt me vet\u00ebdije na kan\u00eb vjedhur me vite, por ne q\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb burg dhe t\u00eb na i kthejn\u00eb parat\u00eb q\u00eb na i kan\u00eb vjedhur. Nuk kan\u00eb faj ata q\u00eb kan\u00eb urdh\u00ebruar p\u00ebrgjimin dhe na kan\u00eb d\u00ebgjuar bisedat me vite, por ne q\u00eb i kemi d\u00ebgjuar bisedat.<\/p>\n<p>Dhuna, thjesht\u00ebsia dhe mosnd\u00ebshkimi jan\u00eb b\u00ebr\u00eb masat e jet\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4 <\/span>Dhe si kapak i gjith\u00eb k\u00ebsaj psikopatologjie do t\u00eb vij\u00eb Ali Ahmeti dhe do t\u00eb thot\u00eb se ai ka b\u00ebr\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ka mundur dhe tani zgjidhja \u00ebsht\u00eb te partit\u00eb maqedonase. Sikur Ali Ahmeti t\u00eb mos jet\u00eb pjes\u00eb e problemit. Dhe sikur problemi t\u00eb mos i prek\u00eb votuesit shqiptar\u00eb dhe partit\u00eb shqiptare n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>Kush e krijoi problemin me platform\u00ebn? Kush \u00a0ka qen\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr 13 vjet? Dhe pse Ali Ahmeti mendon se ajo q\u00eb jan\u00eb dakorduar dy partit\u00eb maqedonase nuk i prek edhe maqedonasit, shqiptar\u00ebt dhe t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Maqedoni?<\/p>\n<p>Demek, ja ku jam un\u00eb, nd\u00ebrsa ju merruni vesh, dhe m\u00eb thirrni p\u00ebr t\u00eb m\u00eb treguar me k\u00eb do vazhdoj\u00eb t\u00eb jem n\u00eb pushtet. Pra, Ahmetit nuk i b\u00ebhet von\u00eb fare se k\u00eb do ta ket\u00eb partner. Nuk i b\u00ebhet von\u00eb n\u00ebse duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb koalicion me njer\u00ebz t\u00eb korruptuar dhe q\u00eb jan\u00eb penges\u00eb p\u00ebr reformat. Nuk i b\u00ebhet von\u00eb se n\u00eb \u00e7far\u00eb qeveri do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb. P\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p>Por, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak \u00a0t\u00eb k\u00ebtij q\u00ebndrimi, votuesit e BDI-s\u00eb treguan se \u00e7far\u00eb mendojn\u00eb. Mos harroni se BDI \u00ebsht\u00eb humb\u00ebsi m\u00eb i madh n\u00eb zgjedhje. Humb\u00ebn dhjet\u00eb deputet\u00eb. Dhe i duhej q\u00eb pas 13 vitesh n\u00eb pushtet t\u00eb shpik\u00eb platform\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pushtet. Pra, Ahmeti bashk\u00eb me Ivanovin ka punuar p\u00ebr Gruevskin. Nuk iu b\u00ebhet fare von\u00eb p\u00ebr Maqedonin\u00eb.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">5<\/span> N\u00eb Maqedonin\u00eb e Presidentit i cili nuk e jep mandatin p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb, 76 p\u00ebr qind e t\u00eb pun\u00ebsuarve marrin rrog\u00eb n\u00ebn mesataren, e cila \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb se 350 euro. Sipas Institutit t\u00eb K\u00ebrkimeve Ekonomike Finance Think,\u00a0 n\u00eb k\u00ebt\u00eb Maqedoni, 28.4 p\u00ebr qind e qytetar\u00ebve nuk kan\u00eb para t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ushqim dhe fatura. Nd\u00ebrsa 41.6 p\u00ebr qind jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga shoq\u00ebria, sepse ata nuk kan\u00eb t\u00eb holla p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr, kafe, teat\u00ebr, koncert, ndeshje sportive, shoq\u00ebrim &#8230;<\/p>\n<p>Nuk flasim p\u00ebr luks. Flasim p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb jet\u00eb dhe jo mbijetes\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb Maqedonin\u00eb e Presidentit q\u00eb nuk e jep mandatin p\u00ebr qeverin\u00eb, gjysma e popullsis\u00eb mbijeton. Nuk jeton.<\/p>\n<p>6jevgjelia do t\u00eb dale n\u00eb referendum kund\u00ebr hapjes t\u00eb nj\u00eb miniere ari 5 km larg qytetit. P\u00ebr t\u00eb organizuar referendum jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm edhe Vallandova, Strumica dhe Kavadari.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa koncesione t\u00eb minierave do t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb q\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb &#8220;qeveris\u00eb n\u00eb largim&#8221;?<\/p>\n<p>Pasi kemi marr\u00eb lajmin se VMRO-DPMNE ka ftuar an\u00ebtar\u00ebt e saj mos t\u00eb dalin n\u00eb referendumin e Gjevgjelis\u00eb q\u00eb ai t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb, nga partia u shpreh\u00ebn se ata nuk kan\u00eb vepruar kund\u00ebr referendumit, por shpjeguan se &#8220;ne nuk jemi kund\u00ebr investimeve n\u00eb miniera dhe investimet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet m\u00eb t\u00eb larta mjedisore dhe t\u00eb tjera dhe nuk rrezikojn\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve &#8220;.<\/p>\n<p>Ja q\u00eb tani e kam m\u00eb t\u00eb leht\u00eb. Pala q\u00eb siguron koncesione p\u00ebr minierat p\u00ebr t\u00eb huajt dhe na ofron si fuqi pune t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr po ato koncesionar\u00eb, kujdeset p\u00ebr jet\u00ebt e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Dhe \u00e7far\u00eb n\u00ebse hapet miniera dhe investitori nuk respekton standardet m\u00eb t\u00eb larta mjedisore? Kush do ta nd\u00ebshkoj\u00eb? Nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb Norvegji? Apo n\u00eb Zvic\u00ebr? Ose gjykata n\u00eb Maqedoni q\u00eb nuk ka nd\u00ebshkuar mjek\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt g\u00ebnjejn\u00eb pacient\u00ebt\u00a0 e tyre dhe politikan\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt vjedhin qytetar\u00ebt e tyre? Ose e nj\u00ebjta gjykat\u00eb, q\u00eb un\u00eb besoj se \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb miratoj\u00eb mandatin e \u00a0p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb komunave dhe t\u00eb presidentit? E gjith\u00eb kjo vet\u00ebm me q\u00ebllim q\u00eb\u00a0 VMRO-DPMNE \u00a0t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em><strong>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku<\/strong><\/em><\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb Todor Petrov, Ministria e Pushtetit Vendor dhe ajo e Drejt\u00ebsis\u00eb iu \u00ebsht\u00eb kujtuar t\u00eb paraqesin nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":184,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg","thumbURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2-250x196.jpg","categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"Dhuna, thjesht\u00ebsia dhe mosnd\u00ebshkimi po b\u00ebhen mas\u00eb p\u00ebr jet\u00ebt tona","views":"4090","source":"","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>PSIHOPATOLOGJI - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/psihopatologji\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"PSIHOPATOLOGJI - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb Todor Petrov, Ministria e Pushtetit Vendor dhe ajo e Drejt\u00ebsis\u00eb iu \u00ebsht\u00eb kujtuar t\u00eb paraqesin nj\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/psihopatologji\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-04-21T22:39:37+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-04-21T22:48:01+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/psihopatologji\/#primaryimage\",\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\",\"width\":400,\"height\":313},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/psihopatologji\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/psihopatologji\/\",\"name\":\"PSIHOPATOLOGJI - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/psihopatologji\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2017-04-21T22:39:37+00:00\",\"dateModified\":\"2017-04-21T22:48:01+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/be7cfa6655c47f7195bfdd0ba8144aa2\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/psihopatologji\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/be7cfa6655c47f7195bfdd0ba8144aa2\",\"name\":\"\\u0413\\u043e\\u0440\\u0430\\u043d \\u041c\\u0438\\u0445\\u0430\\u0458\\u043b\\u043e\\u0432\\u0441\\u043a\\u0438\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29845"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29845"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29845\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/184"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29845"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29845"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29845"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}