{"id":37123,"date":"2017-08-12T14:12:57","date_gmt":"2017-08-12T12:12:57","guid":{"rendered":"http:\/\/sdk.mk\/?p=37123"},"modified":"2017-08-12T14:13:12","modified_gmt":"2017-08-12T12:13:12","slug":"ecje-koti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/ecje-koti\/","title":{"rendered":"ECJE KOTI"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1<\/span> Ore, ai Zv\u00ebrlevski. \u00c7\u2019njeri paska qen\u00eb? Si nuk pati nj\u00eb pik\u00eb turpi? Pak ti vinte siklet. Me \u00e7\u2019e mbajn\u00eb vall\u00eb, cil\u00ebn t\u00eb fsheht\u00eb ia din\u00eb, \u00e7far\u00eb kan\u00eb ata p\u00ebr t\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos mundet deri n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb t\u00eb largohet vet\u00eb, meq\u00eb VMRO-DPMNE nuk lejon ta nd\u00ebrrojn\u00eb, nd\u00ebrsa shumica nuk e do? P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb muaj, kryesia e VMRO-DPMNE-s\u00eb po e mban peng t\u00ebr\u00eb shtetin. P\u00ebrse? Vet\u00ebm q\u00eb ta shtyj\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn n\u00eb burg t\u00eb nj\u00eb grupi njer\u00ebzish. Apo mos ka motiv m\u00eb t\u00eb madh personal sesa shp\u00ebtimi i asaj klike t\u00eb VMRO-s\u00eb q\u00eb e mb\u00ebshtet at\u00eb, e s\u00eb cil\u00ebs iu mor\u00ebn pasaportat q\u00eb t\u00eb mos iknin nga shteti? Ka frik\u00eb se mos e t\u00ebrheqin edhe at\u00eb, e t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb vendin e nj\u00ebjt\u00eb me ta. Ai e di shum\u00eb mir\u00eb se \u00e7\u2019kan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb. E p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, \u00ebsht\u00eb edhe jurist.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2<\/span>Ligjet jan\u00eb krijuar p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm. Nd\u00ebrsa kriminel\u00ebt gjithnj\u00eb gjejn\u00eb vrima n\u00eb to. Dhe k\u00ebrkojn\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u2019i kryer krimet e tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb ligji t\u00eb mos i pengoj\u00eb. Ashtu sikurse vepron tani VMRO-DPMNE me procedurat demokratike n\u00eb Parlament. Q\u00ebllimi i tyre nuk \u00ebsht\u00eb demokracia, respektimi i Rregullores, ligjshm\u00ebria dhe zhvillimi i debatit parlamentar. Q\u00ebllimi i tyre \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ta shtyjn\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn n\u00eb burg t\u00eb klik\u00ebs q\u00eb qeverit me VMRO-DPMNE-n\u00eb, nga e cila disa jan\u00eb dhe pjes\u00eb e Parlamentit.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb u fyen kur Pavle Bogoevski nga foltorja u tha se mbrojn\u00eb kriminel\u00eb. Kurse Daniella Rangellova iu p\u00ebrgjigj duke th\u00ebn\u00eb se ata nuk kan\u00eb fyer ask\u00eb. Po, si jo. Ashtu \u00ebsht\u00eb. Ata nuk fyejn\u00eb. Ata e ndreqin pun\u00ebn drejt me qytek. Nga 24 dhjetori 2012. Me shembjen e Komun\u00ebs Qend\u00ebr, ku mes t\u00eb dyshuarve ndodhet edhe Rangellova. E deri m\u00eb 27 prill, ku n\u00ebse do t\u00eb kishin dashur ta vrisnin Zaevin, do ta kishin vrar\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa k\u00ebta t\u00eb shumic\u00ebs akoma e pranojn\u00eb at\u00eb aktrim demokracie t\u00eb VMRO-s\u00eb. Demokraci t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb n\u00eb Parlament do t\u00eb ket\u00eb at\u00ebher\u00eb kur ndaj \u00e7do replike t\u00eb VMRO-DPMNE-s\u00eb do t\u00eb l\u00ebshohen bombat. Nga foltorja, aty, madje edhe gjat\u00eb pauzave. N\u00eb vend t\u00eb reklamave proqeveritare t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Gruevskit n\u00eb kanalin e qeveris\u00eb t\u00eb TVM-s\u00eb. Le t\u00eb p\u00ebrkujtohen mbrojt\u00ebsit e Zv\u00ebrlevskit se \u00e7far\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb. E ata t\u00eb VMRO-s\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka\u2026le t\u00eb vet\u00ebdij\u00ebsohen se \u00e7far\u00eb krimi jan\u00eb duke mbrojtur. E le t\u00eb mos shpikin historira, platforma tiranase, platforma t\u00eb Sofjes, kampe refugjat\u00ebsh, interpelime t\u00eb t\u00eb gjitha ministrive, nj\u00ebqind grupe deputet\u00ebsh\u2026<\/p>\n<p>Pasi, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u2013 kush ka p\u00ebrgjuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme dhe a jan\u00eb kryer krimet p\u00ebr t\u00eb cilat kemi d\u00ebgjuar. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb Zv\u00ebrlevski nuk donte apo nuk guxonte ta zbulonte. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye duhet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet. Q\u00eb pastaj t\u00eb kalojm\u00eb te pika e dyt\u00eb: Kush e porositi vrasjen e liderit t\u00eb opozit\u00ebs m\u00eb 27 prill dhe kush ndihmoi n\u00eb sulmin e Parlementit? Pasi Zv\u00ebrlevski as k\u00ebt\u00eb nuk do, apo nuk guxon ta zbuloj\u00eb, pavar\u00ebsisht in\u00e7izimeve t\u00eb kamerave t\u00eb sigurimit. P\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse n\u00eb p\u00ebrgjigjet e k\u00ebtyre dy pyetjeve ndodhet edhe emri i tij.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb mbajtje peng gjoja demokratik t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve ne, v\u00ebrtetohet q\u00eb VMRO-DPMNE n\u00eb 11 vjet\u00ebt e fundit nuk na e ka vjedhur vet\u00ebm shtetin. Ata tani e vjedhin edhe demokracin\u00eb. E n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj ngarkojn\u00eb edhe meditjet dhe shpenzimet e udh\u00ebtimit.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3<\/span>K\u00ebt\u00eb gj\u00eb m\u00eb haptazi nga t\u00eb gjith\u00eb e shprehu Ilija Dimovski me nj\u00eb kund\u00ebrshtim ndaj kryeministrit Talat Xhaferi. Me k\u00ebrc\u00ebnimin: \u201cAsnj\u00eb ligj s\u2019ke p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb!\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, si mundet Ilija t\u00eb mos e mbroj\u00eb Zv\u00ebrlevskin, mosd\u00ebnimin e tij dhe padrejt\u00ebsin\u00eb, kur edhe at\u00eb e d\u00ebgjuam n\u00eb bised\u00eb me ministren e at\u00ebhershme t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb brendshme Gordana Jankulloska, se si merreshin vesh p\u00ebr porositjen e paraburgimit t\u00eb dikujt. Dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, pik\u00ebrisht te Zv\u00ebrlevski. Prandaj Ilija k\u00ebrc\u00ebnohet se nuk do t\u2019i lejoj\u00eb Xhaferit t\u00eb sjell\u00eb as edhe nj\u00eb ligj. Pasi me \u00e7do ligj t\u00eb ri, Ilija dhe njer\u00ebzit e tij do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb hap m\u00eb pran\u00eb burgut.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4<\/span>Derisa nuk filluan t\u2019i nd\u00ebrrojn\u00eb drejtor\u00ebt e institucioneve shtet\u00ebrore, nuk isha i vet\u00ebdijsh\u00ebm se sa vende kishte q\u00eb duheshin mbushur. Dhe se pse \u00ebsht\u00eb aq e nxeht\u00eb lufta p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore.\u00a0 Vet\u00ebm 67 institucione mor\u00ebn drejtor\u00eb t\u00eb rinj. Kush e di edhe sa t\u00eb tjera duhet t\u00eb ket\u00eb. E kush e di se sa emra pretencioz\u00eb e qesharak\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb ato institucione.<br \/>\nAkoma edhe ajo Ministria e ecjes s\u00eb kot\u00eb, q\u00eb e shpik\u00ebn n\u00eb serialin humoristik britanez \u201cMonty Python\u201d, kishte nj\u00eb em\u00ebr logjik p\u00ebr nevojat e serialit. Dhe aty mbaronin. Nd\u00ebrsa p\u00ebr nevojat e Maqedonis\u00eb dhe ushtrive partiake kemi shkuar shum\u00eb m\u00eb larg se Ministria e ecjes s\u00eb kot\u00eb. Te ne, vet\u00ebm ministria, nuk mjafton. Duhet t\u00eb ket\u00eb edhe mb\u00ebshtetje institucionale.<\/p>\n<p>Po prandaj kemi edhe Drejtori p\u00ebr afirmim dhe p\u00ebrparim t\u00eb teknikave p\u00ebr ecje t\u00eb kot\u00eb brenda Ministris\u00eb p\u00ebr ecje t\u00eb kot\u00eb. Edhe drejtori p\u00ebr zbatimin e ecjes s\u00eb kot\u00eb n\u00eb komunitetet etnike n\u00eb mjediset ku ato p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb mbi 20 p\u00ebrqind t\u00eb popullsis\u00eb. Gj\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs natyrsh\u00ebm ka lindur nevoja p\u00ebr Inspektorat shtet\u00ebror p\u00ebr kontrollim t\u00eb ecjes s\u00eb kot\u00eb n\u00eb mbjediset ku komunitetet etnike p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb mbi 20 p\u00ebrqind t\u00eb popullsis\u00eb. Pastaj ka edhe Agjenci p\u00ebr koordinim t\u00eb hapave t\u00eb ecjes s\u00eb kot\u00eb. Dhe Drejtori p\u00ebr p\u00ebrputhje t\u00eb ecjes s\u00eb kot\u00eb me rekomndimet e Pribes. Dhe revizor t\u00eb organit t\u00eb revizionit t\u00eb ecjes s\u00eb kot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsi e pavarur n\u00eb kornizat e Ministris\u00eb s\u00eb ecjes s\u00eb kot\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe pavar\u00ebsisht t\u00eb gjitha k\u00ebtyre institucioneve, \u00ebsht\u00eb problem s\u00eb askush nuk ka m\u00ebsuar t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb ec\u00eb tamam kot.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">5<\/span>N\u00eb Maqedoni, krah Ministris\u00eb s\u00eb mjedisit jet\u00ebsor ekzistojn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn edhe tre institucione t\u00eb lidhura me mbrojtjen e mjedisit jet\u00ebsor. Plus ka edhe Drzhavni patishta, Makedonija pat, Makedonski shumi, komuna, inspeksione komunale n\u00eb t\u00eb gjitha komunat\u2026 T\u00eb gjith\u00eb atyre, kujt m\u00eb pak e kujt m\u00eb shum\u00eb, iu p\u00ebrputhen ingerencat. Dhe n\u00eb t\u00eb gjitha ato institucione ka nga dhjet\u00eb-pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb pozicione drejtuese, shefa, referent\u00eb, referent\u00eb m\u00eb t\u00eb rinj, kush p\u00ebr mbeturinat kaba, kush p\u00ebr mbeturinat komunale, kush p\u00ebr mbeturinat rajonale, kush p\u00ebr \u00e7far\u00ebdolloj mbeturine t\u2019i teket.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb Maqedonia mbytet n\u00eb mbeturina, qytetet gjat\u00eb ver\u00ebs mb\u00ebshtillen me tym prej deponive t\u00eb paligjshme, kurse gjat\u00eb dimrit arrijn\u00eb rekorde t\u00eb qyteteve m\u00eb t\u00eb ndotura n\u00eb bot\u00eb prej kantjeret t\u00eb paligjshme, malet jan\u00eb zhveshur nga vjedhja e druve, nd\u00ebrsa pejzash i pashmangsh\u00ebm kudo jan\u00eb mbetje t\u00eb nd\u00ebrtimeve, qese plastike q\u00eb varen si llampiona n\u00eb pem\u00eb dhe shishe plastike n\u00eb lumenjt\u00eb dhe liqenet.<\/p>\n<p>Ashtu sikurse krah Ministris\u00eb s\u00eb finansave ka edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb institucionesh q\u00eb merren me kontroll finansiar. Kurse biliona euro p\u00ebrfunduan n\u00eb Belize.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, ja t\u00eb themi se kemi problem q\u00eb ka aq shum\u00eb insitucione n\u00eb t\u00eb cilat ka aq shum\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar q\u00eb marrin rroga m\u00eb t\u00eb larta se sa t\u00eb pun\u00ebsuarit n\u00eb firma private, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u2019ua sigurojn\u00eb rrogat atyre. Mir\u00ebpo, ndryshimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb do ta ndjej\u00eb vet\u00ebm kur t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb fillojn\u00eb ta kryejn\u00eb pun\u00ebn e tyre. At\u00ebher\u00eb do t\u00eb ndjejm\u00eb se kemi shtet.<\/p>\n<p>Kur ve\u00e7m\u00eb partite u shpik\u00ebn vende pune q\u00eb ne t\u2019i ushqenim, nuk nevojitet t\u2019u shpikin edhe pun\u00eb. Pun\u00eb ka. kurse n\u00ebse ata nuk kan\u00eb nd\u00ebrgjegje q\u00eb t\u00eb mund ta fitojn\u00eb at\u00eb rrog\u00eb, at\u00ebher\u00eb ne si qytetar\u00eb kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb refuzojm\u00eb q\u00eb t\u2019i paguajm\u00eb.<\/p>\n<p>Po afrohen zgjedhjet lokale. Un\u00eb kam pritje t\u00eb m\u00ebdha prej atyre q\u00eb i harxhojn\u00eb parat\u00eb e mia. Nuk jam i gatsh\u00ebm t\u2019i pranoj vet\u00ebm sepse partia i ka strehuar, nd\u00ebrsa prej tyre k\u00ebrkon vet\u00ebm t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb tubime, e jo ta kryejn\u00eb detyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn paguhen.<\/p>\n<p><em>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku<\/em><\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ore, ai Zv\u00ebrlevski. \u00c7\u2019njeri paska qen\u00eb? Si nuk pati nj\u00eb pik\u00eb turpi? Pak ti vinte siklet. Me \u00e7\u2019e mbajn\u00eb vall\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":184,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg","thumbURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2-250x196.jpg","categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"VMRO-DPMNE nuk e vodhi vet\u00ebm shtetin. Tani po e vjedh edhe demokracin\u00eb.","views":"4914","source":"","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>ECJE KOTI - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/ecje-koti\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"ECJE KOTI - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ore, ai Zv\u00ebrlevski. \u00c7\u2019njeri paska qen\u00eb? Si nuk pati nj\u00eb pik\u00eb turpi? Pak ti vinte siklet. Me \u00e7\u2019e mbajn\u00eb vall\u00eb, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/ecje-koti\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-08-12T12:12:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-08-12T12:13:12+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/ecje-koti\/#primaryimage\",\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\",\"width\":400,\"height\":313},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/ecje-koti\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/ecje-koti\/\",\"name\":\"ECJE KOTI - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/ecje-koti\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2017-08-12T12:12:57+00:00\",\"dateModified\":\"2017-08-12T12:13:12+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/be7cfa6655c47f7195bfdd0ba8144aa2\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/ecje-koti\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/be7cfa6655c47f7195bfdd0ba8144aa2\",\"name\":\"\\u0413\\u043e\\u0440\\u0430\\u043d \\u041c\\u0438\\u0445\\u0430\\u0458\\u043b\\u043e\\u0432\\u0441\\u043a\\u0438\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37123"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37123"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37123\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/184"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37123"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37123"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37123"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}