{"id":44082,"date":"2017-11-04T09:05:03","date_gmt":"2017-11-04T08:05:03","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=44082"},"modified":"2017-11-04T09:05:03","modified_gmt":"2017-11-04T08:05:03","slug":"publik-i-ndricuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/publik-i-ndricuar\/","title":{"rendered":"PUBLIK I NDRI\u00c7UAR"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1<\/span>Sikur t\u00eb na linin t\u2019i g\u00ebzoheshim jet\u00ebs t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb. Tri dit\u00eb g\u00ebzim, dit\u00ebn e kat\u00ebrt-vet\u00ebdij\u00ebsim. Kontakt me realitetin. Para nuk ka.<br \/>\nMbaruan zgjedhjet. Dhe tani mund t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb duan. Si fillim, na lajm\u00ebruan se nga Viti i ri dizeli do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i shtrenjt\u00eb p\u00ebr tre denar\u00eb. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb matematik\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Heqja e tatimit t\u00eb radiodifuzionit prej 190 denar\u00ebsh q\u00eb e paguante \u00e7do familje dhe \u00e7do kompani duhet kompensuar me t\u00eb ardhura t\u00eb tjera. Sepse para nuk ka.<\/p>\n<p>Shpjegimi se arsyeja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb paguajm\u00eb dizel m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar aj\u00ebr m\u00eb i past\u00ebr, pi uj\u00eb. Si dhe fakti se dizeli yn\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i liri n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, t\u00ebr\u00eb fushata e zgjedhjeve lokale bazohej te ajri i past\u00ebr. Nga diku duhet nisur.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, n\u00eb lajm\u00ebrim nuk than\u00eb n\u00ebse ato tre denar\u00eb q\u00eb do t\u00eb mbledhin nga dizeli q\u00eb ndot ajrin do t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr aj\u00ebr m\u00eb t\u00eb past\u00ebr. A do t\u00eb investohet vall\u00eb, n\u00eb filtra, burime t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme, n\u00eb fasada efikase energjetike, n\u00eb elektromobil\u00eb, n\u00eb pastrimin e tok\u00ebs dhe ujit t\u00eb ndotur\u2026Apo, ato tre denar\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb vrim\u00ebn e buxhetit e do t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb mbushur vrima t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Qeveria paraqiti nj\u00eb buxhet ku shuma m\u00eb e madhe do t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr rrogat, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e merituar p\u00ebr rrogat n\u00eb ushtri, sh\u00ebndet\u00ebsi, shkolla dhe kopshte. Por, \u00e7\u2019b\u00ebhet me at\u00eb ushtrin\u00eb tjet\u00ebr? At\u00eb me gradat nga n\u00ebpun\u00ebsi m\u00eb i ri e deri te m\u00eb i larti, nga bashk\u00ebpunuesi i varur deri te ai i pavaruri, q\u00eb me vite t\u00eb t\u00ebra i kan\u00eb futur n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha institucionet dhe nd\u00ebrmarrjet t\u00eb mundshme publike? Ata, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbimi efikas drejt qytetar\u00ebve u shnd\u00ebrruan n\u00eb sh\u00ebrbim drejt partis\u00eb qeveris\u00ebse. E k\u00ebshtu, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019u sh\u00ebrbejn\u00eb qytetar\u00ebve nga t\u00eb cil\u00ebt e marrin rrog\u00ebn e vet, i sh\u00ebrbejn\u00eb partis\u00eb q\u00eb ua ka siguruar at\u00eb vend pune.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb histori t\u00eb jet\u00ebs m\u00eb mungon nj\u00eb detaj. Ja ku jemi ne, duke u sakrifikuar. Dhe do t\u2019i japim ato tre denar\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lit\u00ebr dizel. Edhe tatimet m\u00eb t\u00eb larta, n\u00eb rast se Zaevi vendos t\u2019i rris\u00eb, do t\u2019i paguajm\u00eb. Por, sakrifica e tyre p\u00ebr jet\u00ebn e re, \u00e7far\u00eb do t\u00eb jet\u00eb? Asgj\u00eb. \u00c7\u2019dobie do t\u00eb kemi ne nga fakti q\u00eb do t\u00eb na marrin parat\u00eb p\u00ebr t\u2019ua siguruar rrog\u00ebn? Asnj\u00eb.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2<\/span>Aktivist\u00ebt civil\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i mobilizuan qytetar\u00ebt p\u00ebr ndryshimin e pushtetit e pan\u00eb zhg\u00ebnjimin e par\u00eb. Dhe \u00e7far\u00eb ndodh? Pushtetet e reja i drejtojn\u00eb k\u00ebtej-atej p\u00ebr t\u2019u ankuar tek po ato sh\u00ebrbime q\u00eb i ndihmuan qeveris\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb mashtrimet dhe vjedhjet e saj. Me sa duket, edhe ata paskan shp\u00ebtuar.<\/p>\n<p>Le t\u2019i shoh\u00eb kryeministri Zoran Zarev dhe ministri i administrat\u00ebs publike Damjan Man\u00e7evski t\u00eb dh\u00ebnat e parave t\u00eb paguara nga shteti si d\u00ebnime p\u00ebr t\u00eb punuarit e pandersh\u00ebm n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore. N\u00eb aso lloj institucionesh vazhdon t\u00eb ket\u00eb njer\u00ebz, zyrtar\u00eb dhe funksionar\u00eb. Vall\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar dikush prej tyre? T\u00eb jet\u00eb pushuar, vall\u00eb ndonj\u00ebri nga puna? Apo t\u00eb jet\u00eb pezulluar? A i ka kthyer dikush parat\u00eb q\u00eb i ka vjedhur nga buxheti? T\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb pun\u00ebsuar kan\u00eb shefat e tyre. E shefa mbi shefat. Kan\u00eb dhe sh\u00ebrbime inspeksioni. Dhe askush prej tyre nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr faktin se nuk e ka kryer pun\u00ebn e vet. Apo se nuk e ka kryer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb duhur. T\u00eb d\u00ebnohet dikush, apo t\u00eb pushohet ngaq\u00eb nuk ka performuar si\u00e7 duhet n\u00eb pun\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb hakmarrje politike. Apo se ka b\u00ebr\u00eb gabime dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb neve na \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb paguajm\u00eb d\u00ebnime. Apo se n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore ka b\u00ebr\u00eb pun\u00ebt e firm\u00ebs s\u00eb vet private. Apo se nuk ka shkuar fare n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Jeta do t\u00eb vij\u00eb at\u00ebher\u00eb kur edhe zyrtar\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjen p\u00ebr gabimet q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb, madje n\u00eb po at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb si\u00e7 p\u00ebrgjigjen t\u00eb pun\u00ebsuarit n\u00eb firma private. N\u00ebse arsyeja se pse nuk ka para \u00ebsht\u00eb faji i tyre, ngaq\u00eb nuk kan\u00eb punuar apo menaxhuar pun\u00ebn si\u00e7 duhet, le t\u00eb ket\u00eb falimentim edhe p\u00ebr ta. P\u00ebrderisa n\u00eb firmat private, n\u00ebpun\u00ebsit dridhen nga frika se mos u falimentoj\u00eb firma, se mos mbesin pa pun\u00eb, se mos i d\u00ebnojn\u00eb n\u00eb rast se nuk p\u00ebrmbushin norm\u00ebn, se n\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb apo jo n\u00eb koh\u00eb n\u00eb pun\u00eb, n\u00eb do t\u00eb marrin rrog\u00ebn n\u00eb koh\u00eb, ushtria e n\u00ebpun\u00ebsve shtet\u00ebror\u00eb \u00ebsht\u00eb e liruar nga probleme t\u00eb tilla. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, rroga e tyre duhet siguruar patjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Akoma i kursejn\u00eb. Asgj\u00eb nuk u pa nga premtimi q\u00eb n\u00ebpun\u00ebsit shtet\u00ebror\u00eb, meq\u00eb jan\u00eb shum\u00eb, t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb dy turne, q\u00eb t\u00eb na e leht\u00ebsojn\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Stresi i vet\u00ebm q\u00eb kan\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebse lidhet apo jo ndonj\u00eb fest\u00eb me fundjav\u00ebn. Kurse shoku m\u00eb i madh i tyre \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb rastin kur nuk lidhet, si t\u00eb gjendet nj\u00eb justifikim para shefit q\u00eb t\u00eb mos vijn\u00eb n\u00eb pun\u00eb ato dit\u00eb. Apo se a duhet apo jo t\u00eb hiqet Dita e drurit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, administrat\u00ebs publike i erdhi pjesa m\u00eb e mir\u00eb e jet\u00ebs. Kur LSDM nuk i pushon nga puna, e VMRO-DPMNE nuk i \u00e7on me zor n\u00eb tubime apo t\u00eb mbajn\u00eb kujdestari n\u00ebp\u00ebr shtabe.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3<\/span>Le t\u00eb mos harrojm\u00eb. Sepse si\u00e7 duket, paskemi filluar t\u00eb harrojm\u00eb. Urdhri q\u00eb t\u00eb sulmohej Parlamenti m\u00eb 27 prill u dha nga Nikolla Gruevski n\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr TV Sitell, at\u00ebher\u00eb kur u b\u00ebri thirrje njer\u00ebzve t\u00eb tij t\u00eb rrinin n\u00eb shpi me papu\u00e7e. Ajo ishte kurora e t\u00ebr\u00eb asaj lig\u00ebsie t\u00eb cil\u00ebn ky televizion aq p\u00ebrzem\u00ebrsisht e mb\u00ebshteste p\u00ebr 11 vjet. Dhe at\u00eb, jo vet\u00ebm me an\u00eb t\u00eb lajmeve dhe reklamave t\u00eb paguara t\u00eb Qeveris\u00eb, por edhe me tituj si \u201cZaevi e shiti shtetin\u201d q\u00eb shkonin n\u00eb kajrone n\u00eb mes t\u00eb serive turke. Si dhe me telefonatat e porositura n\u00ebp\u00ebr programet e m\u00ebngjesit. I helmonin si njer\u00ebzit e vet, ashtu edhe shikuesit e k\u00ebtij televizioni. Ata nuk qen\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb regjimit. Ata ishin pjes\u00eb e regjimit. Si profesionalisht, ashtu edhe financiarisht.<\/p>\n<p>Edhe LSDM, p\u00ebr m\u00eb pak se 6 muaj pas sulmit t\u00eb Parlamentit t\u00eb porositur n\u00eb Sitell, vendosi t\u00eb shpenzoj\u00eb 125.000 euro n\u00eb zgjedhjet lokale mu n\u00eb Sitell. Kush e di, ndoshta pronari i Sitellit ka ila\u00e7in p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar shenj\u00ebn n\u00eb ballin e Zaevit.<\/p>\n<p>Pse e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb? \u00a0Gjasme p\u00ebr ta \u201cp\u00ebrndritur publikun e zaptuar nga VMRO-DPMNE\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb d\u00ebgjuam n\u00eb bomba se si Latasi i quante lajmet e veta \u201clajme kurton\u201d. Tani \u00ebsht\u00eb LSDM ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb paguaj\u00eb p\u00ebr lajme kurton n\u00eb nj\u00eb medium kurton.<\/p>\n<p>Edhe pse, po ta mendosh, ka nj\u00eb dallim. VMRO-DPMNE e paguante propagand\u00ebn n\u00eb Sitell me parat\u00eb e shtetit. Kurse LSDM vendosi t\u00eb shpenzonte nga parat\u00eb e partis\u00eb. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, s\u2019ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me parat\u00eb. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb vlerash do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb LSDM.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se n\u00ebse VMRO-DPMNE paska paguar p\u00ebr lajme kurton, kjo s\u2019\u00ebsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb. Por kur LSDM paguan p\u00ebr lajme kurton, at\u00ebher\u00eb ka arsye. A nuk \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb tregues i mjaftuesh\u00ebm i relativizimit t\u00eb partive, q\u00eb b\u00ebn t\u00eb ditur se t\u00eb gjitha jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta?<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4<\/span>Nga e di kryeministri Zaev q\u00eb dy funksionar\u00eb t\u00eb shtetit jan\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr korrupsion? N\u00eb nj\u00eb shtet demokratik normal at\u00eb informat\u00eb e ka dhe mund ta jap\u00eb n\u00ebse duhet vet\u00ebm prokuroria.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb gj\u00eb e bukur q\u00eb Zaevi d\u00ebshiron t\u00eb l\u00ebvdohet se mb\u00ebshtet luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit edhe te funksionar\u00ebt e vet. Dhe nuk kontestohet fakti se ka apo jo nj\u00eb hetim t\u00eb till\u00eb. E vetmja gj\u00eb e kontestueshme \u00ebsht\u00eb fakti se kryeministri \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni se po zhvillohet hetim. Sidomos q\u00eb vet\u00eb ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00ebse d\u00ebshiron ta marr\u00eb n\u00eb telefon prokurorin\u00eb, mund ta b\u00ebj\u00eb, por nuk do.<\/p>\n<p>Kishim nj\u00eb prokuror. Quhej Marko Zv\u00ebrlevski. Kishim dhe nj\u00eb kryeminist\u00ebr. Ai quhej Nikolla Gruevski. Si prokurori, ashtu edhe kryeministri jan\u00eb \u201ct\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm\u201d. Pik\u00ebrisht ngaq\u00eb merrnin n\u00eb telefon nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Fjala e dh\u00ebn\u00eb mbetet. Kjo \u0435 keqe nuk do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet m\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku <\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sikur t\u00eb na linin t\u2019i g\u00ebzoheshim jet\u00ebs t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb. Tri dit\u00eb g\u00ebzim, dit\u00ebn e kat\u00ebrt-vet\u00ebdij\u00ebsim. Kontakt me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":184,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg","thumbURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2-250x196.jpg","categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"Administrat\u00ebs publike i erdhi pjesa m\u00eb e mir\u00eb e jet\u00ebs. Kur LSDM nuk i pushon nga puna, e VMRO-DPMNE nuk i \u00e7on me zor n\u00eb tubime apo t\u00eb mbajn\u00eb kujdestari n\u00ebp\u00ebr shtabe.","views":"4934","source":"","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>PUBLIK I NDRI\u00c7UAR - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/publik-i-ndricuar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"PUBLIK I NDRI\u00c7UAR - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Sikur t\u00eb na linin t\u2019i g\u00ebzoheshim jet\u00ebs t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb. Tri dit\u00eb g\u00ebzim, dit\u00ebn e kat\u00ebrt-vet\u00ebdij\u00ebsim. Kontakt me [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/publik-i-ndricuar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-11-04T08:05:03+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/publik-i-ndricuar\/#primaryimage\",\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\",\"width\":400,\"height\":313},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/publik-i-ndricuar\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/publik-i-ndricuar\/\",\"name\":\"PUBLIK I NDRI\\u00c7UAR - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/publik-i-ndricuar\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2017-11-04T08:05:03+00:00\",\"dateModified\":\"2017-11-04T08:05:03+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/be7cfa6655c47f7195bfdd0ba8144aa2\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/publik-i-ndricuar\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/be7cfa6655c47f7195bfdd0ba8144aa2\",\"name\":\"\\u0413\\u043e\\u0440\\u0430\\u043d \\u041c\\u0438\\u0445\\u0430\\u0458\\u043b\\u043e\\u0432\\u0441\\u043a\\u0438\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44082"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44082"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44082\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/184"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44082"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44082"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44082"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}