{"id":46063,"date":"2017-11-25T23:02:36","date_gmt":"2017-11-25T22:02:36","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=46063"},"modified":"2017-11-25T23:02:36","modified_gmt":"2017-11-25T22:02:36","slug":"edhe-nen-rrezatim-edhe-te-balancuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/edhe-nen-rrezatim-edhe-te-balancuar\/","title":{"rendered":"EDHE N\u00cbN RREZATIM EDHE T\u00cb BALANCUAR"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1<\/span>N\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, dy funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit dalin me lajme tmerruese. Drejtori i Fondit t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Den Don\u00e7ev, n\u00eb intervist\u00ebn me revist\u00ebn javore Fokus thot\u00eb se ka indicie p\u00ebr krim me importin paralel dhe se ekziston mund\u00ebsia q\u00eb ne konsumojm\u00eb ila\u00e7e jocil\u00ebsore. Lajmi tjet\u00ebr tmerrues erdhi nga kryetari i Shkupit, Petre Shilegov. N\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr TV 24 Vesti ai tha se ekzistojn\u00eb indicie q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se n\u00eb deponin\u00eb e qytetit, Drislla, ndizen mbeturina radioaktive. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, t\u00eb dy i than\u00eb k\u00ebto informata n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb qet\u00eb, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, mes nj\u00eb morie pyetjesh dhe p\u00ebrgjigjesh.<br \/>\nNuk i bie dot n\u00eb fije se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu m\u00eb e tmerrshme. Fakti se jemi n\u00ebn rrezatim radioaktiv apo se pim\u00eb ila\u00e7e pirate? Apo fakti se t\u00eb dy funksionar\u00ebt parashtrojn\u00eb hipoteza, por nuk tregojn\u00eb n\u00ebse kan\u00eb lajm\u00ebruar p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje institucionet e tjera dhe prokurorin\u00eb, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb hetohet mbi ato indicie. \u00c7far\u00eb dobie kemi nga indiciet e tilla, n\u00ebse nuk vijon nj\u00eb hetim q\u00eb t\u2019i v\u00ebrtetoj\u00eb apo t\u2019i hedh\u00eb posht\u00eb, sidomos n\u00eb rastin kur nuk d\u00ebnohet askush kur ato v\u00ebrtetohen se jan\u00eb t\u00eb sakta. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, at\u00eb q\u00eb thon\u00eb Den Don\u00e7ev \u00a0dhe Petre Shilegov mbeten thjesht muhabete kafesh.<\/p>\n<p>Ka ardhur koha q\u00eb qeveris\u00eb t\u2019i bij\u00eb nd\u00ebrmend se nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb opozit\u00eb. Dhe se ka kaluar koha e indicieve. Kur je n\u00eb pushtet, sidomos n\u00eb rastin kur e mban veten p\u00ebr nj\u00eb qeveri t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, n\u00eb momentin kur ke indicie, menj\u00ebher\u00eb merren masa. Dhe \u00e7ohet puna deri n\u00eb fund. T\u00eb dy gj\u00ebrat q\u00eb\u00a0 than\u00eb Don\u00e7ev dhe Shilegov jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje jet\u00eb a vdekje, tema tep\u00ebr serioze p\u00ebr t\u00eb mbetur vet\u00ebm te indiciet.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2<\/span>\u00c7\u2019na duhen raportet e mira me fqinj\u00ebt, n\u00ebse kjo nuk na e p\u00ebrmir\u00ebson realisht jet\u00ebn ton\u00eb? Dhe si do ta p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb at\u00eb kur as politikan\u00ebt, as ne qytetar\u00ebt nuk jemi t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar parakushtin e par\u00eb dhe bazor p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe evropiane. T\u00eb respektohet ligji.<\/p>\n<p>Duam t\u00eb mos kemi ndotje t\u00eb ajrit, por nuk heqim dor\u00eb nga dizeli dhe nuk e paraqesim komshiun q\u00eb ndez helme. Duam sh\u00ebndet\u00ebsi dhe arsim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por t\u00eb mos duhet t\u00eb paguajm\u00eb tatime. Duam trotuare t\u00eb lira, por t\u00eb na mbeten edhe tarracat me najlon q\u00eb t\u00eb pim\u00eb duhan. T\u00eb kemi rrug\u00eb t\u00eb gjera, por edhe t\u00eb mund ta parkojm\u00eb vetur\u00ebn n\u00eb nj\u00eb vend ku mund ta shohim nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jemi duke pir\u00eb kafe. Duam t\u00eb zvog\u00eblohet trafiku n\u00eb Shkup, por t\u00eb mos shtrenjtohet parkingu. Duam t\u2019i kemi hyrjen e nd\u00ebrtes\u00ebs dhe ashensor\u00ebt n\u00eb rregull, por nuk paguajm\u00eb k\u00ebshillin e banesave. Duam t\u2019i publikojm\u00eb n\u00eb Fejsbuk aplikacionet p\u00ebr ndotjen e ajrit dhe t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb rrept\u00ebsisht q\u00eb t\u00eb autorizuarit t\u00eb nd\u00ebrmarrin masa urgjente, nd\u00ebrsa ne pim\u00eb cigare n\u00ebp\u00ebr zyra. E sidomos n\u00eb Parlament, n\u00eb Qeveri, n\u00eb ministri, n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore&#8230;Edhe n\u00eb spitale. Jo vet\u00ebm n\u00eb kafene. Kurse p\u00ebr hedhjen e mbeturinave n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb, m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos flasim. Edhe ashtu ambasador\u00ebt e huaj me familjet dhe t\u00eb pun\u00ebsuarit e tyre na i mbledhin falas.<\/p>\n<p>Evropa do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Maqedoni at\u00ebher\u00eb kur secili do t\u00eb filloj\u00eb t\u2019i respektoj\u00eb vet\u00eb ligjet. E pastaj, Zaevi mund t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb marr\u00ebveshje bilaterale sa t\u00eb doj\u00eb, t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb m\u00ebshir\u00eb e t\u00eb p\u00ebrqafohet me prift\u00ebrinjt\u00eb n\u00eb takimet shtet\u00ebrore me nj\u00eb shtet laik.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3<\/span>Nikolla Gruevski ishte n\u00eb marrje n\u00eb pyetje n\u00eb PSP p\u00ebr ndonj\u00eb rast t\u00eb ri, q\u00eb vinte nga bombat p\u00ebr t\u00eb cilat nuk kemi d\u00ebgjuar. Kush e di se \u00e7far\u00eb i kan\u00eb treguar, sepse kur doli e kishte harruar dhe pallton. Por, palltoja nuk \u00ebsht\u00eb detali m\u00eb interesant. M\u00eb interesante se kjo \u00ebsht\u00eb se Gruevski n\u00eb deklarat\u00ebn q\u00eb dha pasi doli nga PSP, nuk tha se ishte i pafajsh\u00ebm dhe se m\u00eb kot po e merrnin n\u00eb pyetje, e se nuk kan\u00eb asnj\u00eb lloj d\u00ebshmie\u2026Por tha se d\u00ebshmit\u00eb q\u00eb i kan\u00eb nuk mund t\u2019i p\u00ebrdorin. Dhe shpjegonte di\u00e7ka mbi rrogat e mjek\u00ebve, mbi marr\u00ebveshjen me Bullgarin\u00eb, p\u00ebr ligjet dhe gjuh\u00ebt dhe p\u00ebr emrin q\u00eb Zaevi do ta shitka.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb interesante se si vmrovcat justifikohen se pse akoma e durojn\u00eb Gruevskin. \u201cMir\u00eb, duket se me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb paskan vjedhur, por tani me shtetin \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb? Na shkoi shteti!\u201d<\/p>\n<p>Shteti nuk na qenka rrezikuar at\u00ebher\u00eb kur qeveria b\u00ebnte krime me qindra miliona euro, kur p\u00ebrgjonte mij\u00ebra qytetar\u00eb, kur mashtronte n\u00eb zgjedhje dhe kur i fshihte krimet e veta. Nd\u00ebrsa u rrezikuaka tani. Si nuk e pyet\u00ebn veten patriot\u00ebt e shqet\u00ebsuar t\u00eb shtetit, at\u00ebher\u00eb kur krer\u00ebt e partis\u00eb s\u00eb tyre vidhnin me t\u00eb madhe. \u201c\u00c7far\u00eb po b\u00ebjm\u00eb me shtetin?\u201d Me siguri u kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb edhe atyre.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4<\/span>Kryetari i m\u00ebparsh\u00ebm i Parlamentit, Trajko Veljanoski ka d\u00ebrguar let\u00ebr t\u00eb hapur drejt kryetarit aktual, Talat Xhaferi. Nuk ishte e nevojshme t\u00eb b\u00ebnte di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb, ka mundur thjesht ta thot\u00eb n\u00eb foltore, por mediat ia publikuan letr\u00ebn. Vet\u00eb gazetar\u00ebt ia publikuan letr\u00ebn atij q\u00eb i p\u00ebrzuri ata me shqelma.<br \/>\nLetra ka qen\u00eb mbi shkelen e rregullores s\u00eb Parlamentit. E shkruar nga kush? Trajko Veljanoski, p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljes s\u00eb rregullores s\u00eb t\u00eb cilit, t\u00eb gjith\u00eb ne duhet t\u2019u paguajm\u00eb gazetar\u00ebve d\u00ebmshp\u00ebrblim prej 5.000 euro, sepse ai urdh\u00ebroi t\u00eb p\u00ebrjashtoheshin nga salla e Parlamentit m\u00eb 24 dhjetor 2012. Pasi Gjykata e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Strasburg gjykoi se Trajko e ka thyer jo vet\u00ebm rregulloren, por edhe t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p>Koleg\u00ebt e mi b\u00ebjn\u00eb sikur mbajn\u00eb balanc\u00eb me informimet e tyre. Kan\u00eb publikuar q\u00eb Trajko Veljanoski ka shkruar di\u00e7ka mbi shkeljen e rregullores, pa th\u00ebn\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb Trajko Veljanoski. Dhe pa theksuar se ekzistojn\u00eb dy momente kur rregullorja e parlamentit ka p\u00ebsuar shkelje serioze: m\u00eb 24 dhjetor 2012 dhe 27 prill 2017.<\/p>\n<p>Le t\u00eb m\u00eb falin koleg\u00ebt, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb gazetari e balancuar. Ashtu si\u00e7 nuk jan\u00eb as ato \u201cdebate\u201d ku vazhdimisht p\u00ebrpiqen t\u2019i rehabilitojn\u00eb lider\u00ebt q\u00eb p\u00ebsuar nga sulmi n\u00eb Parlament duke i ftuar n\u00eb emision si bashk\u00ebbisedues relevant\u00eb. E madje prezantohen edhe si viktima q\u00eb ne t\u00eb ndjejm\u00eb keqardhje p\u00ebr ta. Kjo \u00ebsht\u00eb gazetari e pap\u00ebrgjegjshme, e cila vepron n\u00eb baz\u00eb t\u00eb perceptimit q\u00eb VMRO-DPMNE d\u00ebshiron ta imponoj\u00eb, se \u201c t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebtu ekzistojn\u00eb njer\u00ebz q\u00eb marrin v\u00ebmendje nga mediat vet\u00ebm kur gjenden n\u00eb gjykim. Po t\u00eb kishte pasur sukses sulmi i organizuar i Parlamentit m\u00eb 27 prill, deri tani do t\u00eb na kishin vrar\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku <\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, dy funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit dalin me lajme tmerruese. Drejtori i Fondit t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":184,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg","thumbURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2-250x196.jpg","categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"\u00c7far\u00eb dobie kemi nga p\u00ebrparimet q\u00eb b\u00ebjm\u00eb n\u00eb aspektin global, kur n\u00eb aspektin lokal i sh\u00ebrojm\u00eb f\u00ebmij\u00ebt me sms?","views":"5686","source":"","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>EDHE N\u00cbN RREZATIM EDHE T\u00cb BALANCUAR - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/edhe-nen-rrezatim-edhe-te-balancuar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"EDHE N\u00cbN RREZATIM EDHE T\u00cb BALANCUAR - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, dy funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit dalin me lajme tmerruese. Drejtori i Fondit t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/edhe-nen-rrezatim-edhe-te-balancuar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-11-25T22:02:36+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/edhe-nen-rrezatim-edhe-te-balancuar\/#primaryimage\",\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\",\"width\":400,\"height\":313},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/edhe-nen-rrezatim-edhe-te-balancuar\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/edhe-nen-rrezatim-edhe-te-balancuar\/\",\"name\":\"EDHE N\\u00cbN RREZATIM EDHE T\\u00cb BALANCUAR - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/edhe-nen-rrezatim-edhe-te-balancuar\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2017-11-25T22:02:36+00:00\",\"dateModified\":\"2017-11-25T22:02:36+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/be7cfa6655c47f7195bfdd0ba8144aa2\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/edhe-nen-rrezatim-edhe-te-balancuar\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/be7cfa6655c47f7195bfdd0ba8144aa2\",\"name\":\"\\u0413\\u043e\\u0440\\u0430\\u043d \\u041c\\u0438\\u0445\\u0430\\u0458\\u043b\\u043e\\u0432\\u0441\\u043a\\u0438\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46063"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46063"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46063\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/184"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46063"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46063"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46063"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}