{"id":46688,"date":"2017-12-02T19:07:00","date_gmt":"2017-12-02T18:07:00","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=46688"},"modified":"2017-12-02T19:07:00","modified_gmt":"2017-12-02T18:07:00","slug":"mysafire-te-nates","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/mysafire-te-nates\/","title":{"rendered":"MYSAFIR\u00cb T\u00cb NAT\u00cbS"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1<\/span>Nuk e di se \u00e7far\u00eb mendon t\u00eb arrij\u00eb Gjorge Ivanovi me ato net\u00eb t\u00eb kaluara n\u00eb vil\u00ebn n\u00eb Vodno, ku i mbledh krer\u00ebt e shtetit dhe t\u00eb partive p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb muhabet mbi sulmin e organizuar t\u00eb Parlamentit m\u00eb 27 prill. Se nuk mendon di\u00e7ka t\u00eb mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb nga p\u00ebrmbajtja e komunikat\u00ebs. Komunikata q\u00eb shpreh se kan\u00eb k\u00ebrkuar \u201czgjidhje p\u00ebr dalje nga gjendja momentale e tensionit n\u00eb shtet, e cila shkakton shqet\u00ebsim te qytetar\u00ebt\u201d.<br \/>\n\u00c7far\u00eb tensioni? \u00c7far\u00eb shqet\u00ebsimi? Vet\u00ebm te Ivanovi ka tension. Dhe te Gruevski e te ata q\u00eb mbet\u00ebn me t\u00eb. Vall\u00eb, akoma do t\u00eb na tremb\u00eb Ivanovi me fuqin\u00eb e Gruevskit, i cili kur u b\u00ebnte thirrje klient\u00ebve t\u00eb tij q\u00eb t\u00eb mos rrinin n\u00eb sht\u00ebpi me papu\u00e7e por t\u00eb dilnin p\u00ebr ta mbrojtur, ngrihej e t\u00ebr\u00eb makineria e shtetit n\u00eb krye me MPB? Me gjith\u00eb kryetarin e shtetit.<\/p>\n<p>Nuk e di se \u00e7far\u00eb mendon as lideri i LSDM-s\u00eb Zoran Zaev, kur shkon te Ivanovi q\u00eb t\u2019ia ul\u00eb atij tensionin. Dhe se n\u00eb sa darka t\u00eb tjera do t\u2019i shkoj\u00eb p\u00ebr ta qet\u00ebsuar, meq\u00eb ai paska \u201cminikriz\u00eb politike\u201d? N\u00ebse nuk ka pun\u00eb m\u00eb t\u00eb men\u00e7ur, le t\u00eb shkoj\u00eb.<\/p>\n<p>Por, e di se nj\u00eb zgjidhje duhet t\u00eb ket\u00eb. Dhe se ky \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsimi i vet\u00ebm i qytetar\u00ebve k\u00ebto dit\u00eb. A do ta zbulojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn? Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se gjykimet q\u00eb do t\u00eb pasojn\u00eb. \u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb? Ideja e kujt ishte? Dhe kush e organizoi sulmin e Parlamentit?<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 27 prilli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje historike, ashtu edhe zbardhja e tij duhet t\u00eb jet\u00eb historike. Vet\u00ebm nga kjo do t\u00eb varet kthimi i besimit te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. E bashk\u00eb me t\u00eb edhe kthimi i besimit te shteti. E n\u00ebse luajn\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb, at\u00ebher\u00eb sigurisht q\u00eb do t\u00eb krijohet tension. \u00cbsht\u00eb kjo gj\u00eb dhe jo di\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb shkakton shqet\u00ebsim. Pasi, kjo do t\u00eb thot\u00eb se 27 prilli mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2<\/span>Me k\u00ebt\u00eb eufori q\u00eb po mbrojn\u00eb vmrovcat Nikolla Gruevskin, shum\u00eb shpejt do t\u2019i mbetet vet\u00ebm Gjorge Ivanovi. Si\u00e7 duket, borxhi \u00ebsht\u00eb i madh, nd\u00ebrsa duhet edhe t\u00eb kthehet. Ai p\u00ebrpiqet q\u00eb sado kudo t\u2019ia vazhdoj\u00eb afatin liderit t\u00eb VMRO-DPMNE-s\u00eb. Jo se nuk do t\u00eb donte t\u00eb hiqte dor\u00eb edhe ai vet\u00eb. Porse nuk mundet. Bashk\u00eb e shpik\u00ebn lig\u00ebsin\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn na zhyt\u00ebn t\u00eb gjith\u00ebve. E nga ajo lig\u00ebsi, tani edhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tyre filluan t\u00eb b\u00ebhen kurban\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti Ivanov edhe p\u00ebr nj\u00ebher\u00eb tentoi ta relativizonte faktin se m\u00eb 27 prill ndodhi tentim p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar rendin kushtetues. Ai vazhdon ta mb\u00ebshtes\u00eb iniciativ\u00ebn \u201cZa zaednicka Makedonija\u201d, e cila p\u00ebrfundoi duke sulmuar Parlamentin. Akoma na tregon p\u00ebrralla mbi \u201cqytetar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb bashkuar me iden\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur shtetin\u201d.<\/p>\n<p>Ka marr\u00eb informacione p\u00ebr \u201crevanshiz\u00ebm politik\u00eb dhe partiak\u201d. Dhe thot\u00eb se \u201cnuk ka asgj\u00eb m\u00eb tragjike dhe m\u00eb t\u00eb rrezikshme se sa nj\u00eb p\u00ebrballje nd\u00ebrmaqedonase\u201d. Demek, n\u00ebse p\u00ebrleshen maqedonasit me shqiptar\u00ebt, kjo \u00ebsht\u00eb normale, por n\u00ebse p\u00ebrleshen maqedonasit q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb dhe maqedonasit q\u00eb mbrojn\u00eb kriminel\u00eb \u2013 eh, kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7m\u00eb tragjedi.<\/p>\n<p>Prit pak. Po rolin e tij n\u00eb p\u00ebrballjen nd\u00ebrmaqedonase? E mban mend? Le ta kujtojm\u00eb 12 prillin, 2016 kur n\u00ebnshkroi faljen e Gruevskit, q\u00eb ta shp\u00ebtonte bashk\u00eb me shoq\u00ebrin\u00eb e tij kriminele. E m\u00eb pas, shpikte gj\u00ebra q\u00eb t\u00eb mos ia jap\u00eb mandatin Zaevit kur ai e kishte siguruar shumic\u00ebn parlamentare. Dhe tani, po ai Ivanov, i cili gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs i hidhte zjarrit vaj duke i shtuar flak\u00ebn kriz\u00ebs, na flet p\u00ebr qytetar\u00eb t\u00eb bashkuar, p\u00ebr p\u00ebrballje nd\u00ebrmaqedonase dhe revanshiz\u00ebm.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, t\u00eb mos harrojm\u00eb se si sillej Ivanovi n\u00eb mbr\u00ebmjen e 27 prillit. Kur qytetar\u00ebt e tij \u201ct\u00eb bashkuar p\u00ebr iden\u00eb e mbrojtjes s\u00eb shtetit\u201d e t\u00ebrhiqnin Zijadin Sel\u00ebn n\u00ebp\u00ebr korridoret e parlamentit duke e marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb vdekur. \u00c7far\u00eb b\u00ebnte at\u00ebher\u00eb Ivanovi? Priste ta lajm\u00ebronin se edhe Zaevin e kan\u00eb vrar\u00eb, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb shpallte gjendje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. E m\u00eb pas, kur Zaevi gjithsesi mbijetoi, i th\u00ebrriti lider\u00ebt p\u00ebr takim. Nj\u00ebri gjysm\u00eb i vdekur, tjetri me kok\u00eb t\u00eb thyer. E t\u00eb takohen me k\u00eb? Me liderin e tij, q\u00eb ishte n\u00eb vend t\u00eb sigurt n\u00eb Vjen\u00eb dhe t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs ka komunikuar me \u00c7avkovin.<\/p>\n<p>E gjeti mu ai Ivanov t\u2019u b\u00ebj\u00eb thirrje \u201cinstitucioneve q\u00eb ta respektojn\u00eb Kushtetut\u00ebn dhe rendin ligjor n\u00eb Maqedoni\u201d. N\u00ebse respektohet Kushtetuta dhe rendi ligjor, m\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb institucionet \u00ebsht\u00eb ta th\u00ebrrasin Ivanovin si d\u00ebshmitar t\u00eb sulmit t\u00eb Parlamentit. N\u00ebse ve\u00e7m\u00eb nuk e akuzojn\u00eb.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3<\/span>Nuk m\u00eb \u00e7udit fakti se n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb relativizuar 27 prillin, edhe Nikolla Gruevski flet p\u00ebr hakmarrje. T\u00eb nj\u00ebjtit tel i bien. Madje shqet\u00ebsohet pas f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb t\u00eb akuzuarve. Dhe pas profesioneve t\u00eb tyre. \u00c7uditet se si kan\u00eb arrestuar nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar. Sepse ai pasur tre f\u00ebmij\u00eb. Epo, nuk e kan\u00eb arrestuar ngaq\u00eb ka k\u00ebnduar keq. Kurse p\u00ebr at\u00eb q\u00eb nuk ka f\u00ebmij\u00eb, u \u00e7udit se si e paskan arrestuar kur ai qenka arkitekt. Thot\u00eb \u201cimagjinoni, nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar, imagjinoni, nj\u00eb arkitekt\u201d. Nuk kemi se \u00e7\u2019t\u00eb imagjinojm\u00eb. I pam\u00eb. U fut\u00ebn n\u00eb Parlament p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb. Po ata q\u00eb ishin aty, vall\u00eb nuk kan\u00eb f\u00ebmij\u00eb? Madje f\u00ebmij\u00ebt e tyre shikonin drejtp\u00ebrdrejt nga ekrani se si donin t\u2019ua vrisnin prind\u00ebrit.<br \/>\nVall\u00eb, edhe me sa fate t\u00eb tjera njer\u00ebzore do t\u00eb luaj\u00eb Gruevski, vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb?<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4<\/span>Vmrovcat kaq shum\u00eb e shkat\u00ebrruan gazetarin\u00eb, q\u00eb madje dhe mediat e tyre i lan\u00eb analfabete, e para ca dit\u00ebsh n\u00eb ato raportet mbi \u201cterrorin\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb LSDM, e lexova edhe k\u00ebt\u00eb: \u201cAn\u00ebtar\u00eb t\u00eb VMRO-DPMNE-s\u00eb jan\u00eb mbajtur me dhun\u00eb n\u00eb vendet e pun\u00ebs, vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos mund t\u00eb dilnin n\u00eb protest\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Imagjinoni. N\u00eb ora 13.30 i paskan terrorizuar duke u th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb rrin\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Si\u00e7 duket, Gruevski nuk \u00ebsht\u00eb fare i vet\u00ebdijsh\u00ebm se \u00e7far\u00eb po i ndodh. Kur ai th\u00ebrriste protest\u00eb n\u00eb mes t\u00eb orarit t\u00eb pun\u00ebs, dihej \u2013 fiken kompjuter\u00ebt, th\u00ebrriten autobus\u00ebt, d\u00ebrgohen sms-at me k\u00ebrc\u00ebnime se do t\u00eb humbin pun\u00ebn, rrethohen lista, b\u00ebhen sellfi, publikohen n\u00eb Fejsbuk, sandui\u00e7, l\u00ebng, ekskurzion deri n\u00eb Shkup.<\/p>\n<p>Pyes veten se sa nga ata q\u00eb kan\u00eb fituar pun\u00ebn me librez\u00eb partiake t\u00eb VMRO-DPMNE-s\u00eb tani ndjehen t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rrezikuar vendet e pun\u00ebs, q\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb Gruevskin nga burgu. E duke e mbrojtur, t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb vet\u00eb n\u00eb burg.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">5<\/span>Shum\u00eb bukur q\u00eb ministri Damjan Man\u00e7evski lajm\u00ebroi se nuk do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrjashtime nga administrata e shtetit. Por, nuk tha n\u00ebse ata q\u00eb vijn\u00eb marrin apo jo rrog\u00eb akoma. Dhe se ku jan\u00eb ato nd\u00ebrrimet e dyta.<br \/>\nN\u00ebse vazhdojm\u00eb t\u2019ua sigurojm\u00eb rrogat t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, pres q\u00eb vitin tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb shteti ta na funksionoj\u00eb si nj\u00eb or\u00eb. Or\u00eb zvicerane.<\/p>\n<p><em>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku<\/em><\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk e di se \u00e7far\u00eb mendon t\u00eb arrij\u00eb Gjorge Ivanovi me ato net\u00eb t\u00eb kaluara n\u00eb vil\u00ebn n\u00eb Vodno, ku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":9,"featured_media":184,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg","thumbURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2-250x196.jpg","categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":" N\u00ebse respektohet Kushtetuta dhe rendi ligjor, m\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb institucionet \u00ebsht\u00eb ta th\u00ebrrasin Ivanovin si d\u00ebshmitar t\u00eb sulmit t\u00eb Parlamentit. N\u00ebse ve\u00e7m\u00eb nuk e akuzojn\u00eb. ","views":"5671","source":"","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>MYSAFIR\u00cb T\u00cb NAT\u00cbS - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/mysafire-te-nates\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"MYSAFIR\u00cb T\u00cb NAT\u00cbS - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nuk e di se \u00e7far\u00eb mendon t\u00eb arrij\u00eb Gjorge Ivanovi me ato net\u00eb t\u00eb kaluara n\u00eb vil\u00ebn n\u00eb Vodno, ku [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/mysafire-te-nates\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-12-02T18:07:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/mysafire-te-nates\/#primaryimage\",\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\",\"width\":400,\"height\":313},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/mysafire-te-nates\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/mysafire-te-nates\/\",\"name\":\"MYSAFIR\\u00cb T\\u00cb NAT\\u00cbS - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/mysafire-te-nates\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2017-12-02T18:07:00+00:00\",\"dateModified\":\"2017-12-02T18:07:00+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/3e8217f71bc38bd7c592f30c69e10e5a\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/mysafire-te-nates\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/3e8217f71bc38bd7c592f30c69e10e5a\",\"name\":\"\\u041c\\u0438\\u0440\\u043e\\u0441\\u043b\\u0430\\u0432 \\u0418\\u043b\\u0438\\u043e\\u0441\\u043a\\u0438\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46688"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46688"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46688\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/184"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46688"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46688"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46688"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}