{"id":51328,"date":"2018-02-03T19:39:29","date_gmt":"2018-02-03T18:39:29","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=51328"},"modified":"2018-02-03T19:39:29","modified_gmt":"2018-02-03T18:39:29","slug":"fryu-era","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/fryu-era\/","title":{"rendered":"FRYU ERA"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1<\/span> P\u00ebr emrin dhe p\u00ebr negociatat mbi emrin nuk kam se \u00e7\u2019t\u00eb them. Gjith\u00e7ka q\u00eb doja t\u00eb them, e thash\u00eb n\u00eb dy kolumnat e kaluara. E pse jo edhe gjat\u00eb 25 viteve t\u00eb shkuara. Nd\u00ebrsa me emrat, nuk d\u00ebshiroj t\u00eb licitoj. E as t\u00eb b\u00ebj shaka. Sepse, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lodhshme q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje aq idioteske dhe irracionale t\u00eb bisedosh me argumente racionale. Dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb frustruese kur e di se ky problem q\u00eb n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb budallallesk, p\u00ebr ne paraqet \u00e7\u00ebshtje ekzistenciale.<\/p>\n<p>Por, mua m\u00eb shqet\u00ebson di\u00e7ka tjet\u00ebr. \u00c7far\u00eb b\u00ebn pjesa e mbetur e qeveris\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kryeministri Zoran Zaev p\u00ebrpiqet t\u00eb zgjidh\u00eb problemin\u00a0 me Greqin\u00eb? \u00c7far\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne n\u00eb sht\u00ebpi? \u00c7far\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb bindjen e p\u00ebrgjithshme fanatike se n\u00ebse problemi i emrit zgjidhet, do t\u00eb zgjidhet gjith\u00e7ka n\u00eb shtet?<\/p>\n<p>Ndoshta prandaj askush nuk e mban mend se para se t\u00eb nisnim me zgjidhjen e emrit, qeveria e Zaevit ishte e z\u00ebn\u00eb me nj\u00eb far\u00eb plani reformues i quajtur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pompoze \u201c3-6-9\u201d. Po me reformat \u00e7far\u00eb ndodhi? Deri n\u00eb \u00e7\u2019num\u00ebr arrit\u00ebn? Apo humb\u00ebm diku n\u00eb vizat mes numrave.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2<\/span>Tet\u00eb muaj pas formimit t\u00eb Qeveris\u00eb dhe tre muaj pas marrjes s\u00eb udh\u00ebheqjes t\u00eb komunave, qeveria akoma mbetet te parashtresa \u201cdo t\u00eb\u201d. Do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb, do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb at\u00eb\u2026 N\u00eb flasim p\u00ebr reformat e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb gjyq\u00ebsi, nd\u00ebrsa ata i marrin Vangellovskin dhe Karaxhovskin q\u00eb t\u2019u b\u00ebhen k\u00ebshilltar\u00eb. Do t\u2019i \u00e7lironin mediat, nd\u00ebrsa sh\u00ebrbimi publik MRTV \u00ebsht\u00eb bastioni i fundit i shtetit t\u00eb grabitur nga VMRO-DPMNE. \u201cTv\u00ebrdokorn\u00ebt\u201d jan\u00eb lajmet kryesore \u00e7do dit\u00eb. Reformat n\u00eb administrat\u00ebn publike ngec\u00ebn n\u00eb mosvazhdimin e marr\u00ebveshjeve p\u00ebr pun\u00ebn e edukatoreve n\u00eb \u00e7erdhe dhe m\u00ebsueseve n\u00eb shkollat fillore. Drejtor\u00ebt i nd\u00ebrrojn\u00eb n\u00ebn presionin e bashk\u00ebsive n\u00eb fejsbuk dhe tuiter p\u00ebr \u201cpun\u00eb t\u00eb pakujdesshme dhe t\u00eb pand\u00ebrgjegjshme\u201d. Nd\u00ebrsa drejtor\u00ebt e VMRO-s\u00eb q\u00eb rrin\u00eb n\u00eb institucionet e r\u00ebnd\u00ebsishme nuk i ndryshojn\u00eb. Pasi ata me siguri punojn\u00eb \u201cn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kujdesshme dhe t\u00eb nd\u00ebrgjegjshme\u201d.<\/p>\n<p>Si jo. Nj\u00eb Mercedes nuk arrijn\u00eb ta gjejn\u00eb p\u00ebr tet\u00eb muaj. Deri tani, ta kishin nxjerr\u00eb n\u00eb autopazar- do ta kishin shitur. Ndoshta Gruevski do ta blinte me t\u00eb vjet\u00ebr, e do t\u2019ua huazonte p\u00ebr mysafir\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Nj\u00eb p\u00ebrmendore, t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00ebr\u00ebn \u2013 at\u00eb t\u00eb Qoses, t\u00eb kishin arritur ta hiqnin. Miliona takime, komisione dhe elaborate kan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Akoma Qosja po v\u00eb drejt\u00ebsi. Nj\u00eb ndales\u00eb p\u00ebr makina gjat\u00eb fundjav\u00ebs nuk mund ta zbatojn\u00eb. Dhe kjo ishte nj\u00eb mas\u00eb q\u00eb u p\u00ebrsh\u00ebndet nga t\u00eb gjith\u00eb. Q\u00eb t\u00eb mos shqet\u00ebsohen ata q\u00eb pin\u00eb kafe e t\u2019i shohin makinat e parkuara gabimisht n\u00eb bulevar. Policia u tha rrotullazi se ndoshta do t\u2019i d\u00ebnoj\u00eb. T\u00eb mos dridhen kur t\u00eb shohin merimang\u00eb. Karusel\u00ebt me vler\u00eb prej 340.000 euro akoma nuk arrijn\u00eb t\u2019i ngarkojn\u00eb n\u00eb kamion, e nga ana tjet\u00ebr fryjn\u00eb gjoksin se do ta demontuakan t\u00eb gjith\u00eb \u201cShkupin 2014\u201d. E gjith\u00eb politika e shtetit p\u00ebr luft\u00eb kund\u00ebr ndotjes u ng\u00ebrthye n\u00eb transportin falas dhe pages\u00ebn e kartave n\u00eb mbr\u00ebmje. Sepse k\u00ebt\u00eb pasdite fryu er\u00eb. Imagjino se e fort\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb strategjia q\u00eb t\u00eb varen nga era q\u00eb fryn apo jo. Nd\u00ebrsa kryetari Petre Shilegov l\u00ebvdohet se n\u00eb vitin 2021, Shkupi do t\u00eb jet\u00eb qytet i gjelb\u00ebr evropian. Si? Me strategjin\u00eb \u201cPetre, fryu era\u201d.<\/p>\n<p>Ide fantastike. Por k\u00ebta t\u00eb pushtetit vet\u00ebm p\u00ebr Fejsbukun dhe Tuiterin punojn\u00eb. Pasi, realizim idesh \u2013 nuk ka. Nd\u00ebrkoh\u00eb ne akoma u falim. Demek, hajde se jan\u00eb t\u00eb rinj, kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr koh\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb koha kalon. Ja ku po vjen pranvera. Deri n\u00eb qershor, ndoshta do ta zgjidhim edhe emrin. Po me jet\u00ebn, deri ku jemi?<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3<\/span>Pse ne si qytetar\u00eb kemi problem me qeverisjen joefikase t\u00eb LSDM-s\u00eb? Sepse n\u00eb mendjet e tyre ata akoma zihen dhe garojn\u00eb me populizmin e VMRO-DPMNE-s\u00eb.<br \/>\nShembulli m\u00eb i fresk\u00ebt \u00ebsht\u00eb q\u00eb Komisioni rregullator mori vendim q\u00eb uji t\u00eb shtrenjtohet sepse nj\u00eb pjes\u00eb e parave do t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim dhe mir\u00ebmbajtjen e impianteve t\u00eb pastrimit. Dhe akuzimeve t\u00eb VMRO-s\u00eb t\u00eb tipit \u201cedhe nj\u00eb goditje e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb xhepat e qytetar\u00ebve\u201d, kryetar\u00ebt e LSDM-s\u00eb zgjodh\u00ebn q\u00eb mos e shtrenjtonin ujin. P\u00ebr Shkupin, shtrenjtimi i parashikuar ishte nj\u00eb denar p\u00ebr nj\u00eb kubik uj\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetar\u00ebt e komunave na e shtrenjtuan ujin. Pa marr\u00eb parasysh se k\u00ebshtu kishte vendosur Komisoni rregullator. Pa marr\u00eb parasysh se p\u00ebrgjegj\u00ebsia e impianteve t\u00eb pastrimit \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga BE. Nuk ka problem q\u00eb kan\u00eb vendosur k\u00ebshtu. Por, kryetar\u00ebt nuk than\u00eb se prej ku do t\u00eb gjejn\u00eb para p\u00ebr impiantet e pastrimit? Nga faturat e ujit, apo n\u00ebp\u00ebrmjet disa faturave t\u00eb tjera? A do t\u2019i p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nga puna ushtar\u00ebt partiak\u00eb t\u00eb futur n\u00eb t\u00eb gjitha nd\u00ebrmarrjet komunale? Do t\u2019i ndjekin shfryt\u00ebzimet e paligjshme t\u00eb ujit? Do t\u2019i ulin harxhimet e kota t\u00eb ujit? Do ta z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrdorimin e nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb barokut nga Uj\u00ebsjell\u00ebsi dhe kanalizim p\u00ebr hotel? Do ta shesin qilimin me diellin gjasht\u00ebk\u00ebnd\u00ebsh? Kur na e hoq\u00ebn taks\u00ebn e radiodifuzionit, por na e hip\u00ebn \u00e7mimin e dizelit. Me sa duket, para nuk ka. E nga diku duhet t\u00eb gjenden.<\/p>\n<p>Sipas studimit nacional p\u00ebr uj\u00eb, i mb\u00ebshtetur nga BE, Maqedonia duhet t\u00eb investoj\u00eb 1.35 bilion euro n\u00eb impiante pastrimi, sisteme uj\u00ebsjell\u00ebsi dhe kanalizimi n\u00eb 21 vitet e ardhshme.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, t\u00eb gjitha impiantet e pastrimit nd\u00ebrtohen me ndihm\u00eb financiare nga fondet e IPA-s. E p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebn ton\u00eb, kjo do t\u00eb thot\u00eb &#8211; n\u00ebse nuk do t\u00eb ishte BE, do t\u00eb mbyteshim n\u00eb mut.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4<\/span>Kur po flasim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e populizmit, e jo p\u00ebr zgjidhjen e problemit, ja dhe nj\u00eb lajm nga Ohri. Kryetari Jovan Stojanoski propozoi rritjen e \u00e7mimit p\u00ebr huazim t\u00eb hap\u00ebsirave publike p\u00ebr tavolina dhe karrige n\u00eb kafene. Mir\u00eb ama, kafexhinjt\u00eb kan\u00eb kund\u00ebrshtuar dhe ai e ka t\u00ebrhequr vendimin. Nuk u ka shkuar biznesi, ka qen\u00eb shum\u00eb i shtrenjt\u00eb. Epo, ky \u00ebsht\u00eb Ohri. \u00cbsht\u00eb i shtrenjt\u00eb. \u00c7far\u00eb duan? Q\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb kulturore t\u2019ua mbroj\u00eb UNESKO, e ata ta uzurpojn\u00eb me \u00e7mime t\u00eb ul\u00ebta? N\u00ebse d\u00ebshiron t\u00eb kesh nj\u00eb kafene para nj\u00eb kishe apo me pamje nga liqeni, do t\u00eb paguash. Sidomos n\u00ebse sheshin ku duam t\u00eb vendosim tavolina dhe karrige e kemi nd\u00ebrtuar t\u00eb gjith\u00eb. Me t\u00eb gjith\u00eb turist\u00ebt q\u00eb paguajn\u00eb taks\u00eb turistike.<\/p>\n<p>Dhe \u00e7far\u00eb b\u00ebn kryetari? E shtyn zgjidhjen e problemit. P\u00ebr t\u00eb, interesi i kujt \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm? Interesi i kafexhinjve, apo interesi i qytetar\u00ebve?<\/p>\n<p>Problemet q\u00eb i la qeveria e VMRO-s\u00eb nuk zgjidhen me parrulla populsite. Zgjidhen me trim\u00ebri, vendosm\u00ebri, p\u00ebrgjegjshm\u00ebri dhe lidership. Nuk mund t\u00eb sjell\u00ebsh mas\u00eb dhe m\u00eb pas ta t\u00ebrheq\u00ebsh se dikush flet kund\u00ebr n\u00eb Fejsbuk. Apo t\u2019i lus\u00ebsh qytetar\u00ebt ta respektojn\u00eb ligjin. Si drejtoresh\u00ebn e DAP q\u00eb i lut qytetar\u00ebt t\u00eb paguajn\u00eb tatim, dhe kafexhinjt\u00eb t\u00eb japin llogari fiskale. Nd\u00ebrsa policia i lut vozit\u00ebsit t\u00eb mos parkohen n\u00eb rrug\u00eb. Inspeksioni i lut mysafir\u00ebt t\u00eb mos pin\u00eb cigare n\u00eb kafene:<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, LSDM nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr VMRO-DPMNE-n\u00eb. Por q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">5<\/span>VMRO i dit\u00ebs k\u00ebsaj radhe \u00ebsht\u00eb \u201chas\u201d VMRO. M\u00eb sakt\u00eb, lideri i VMRO-DPMNE-s\u00eb Hristijan Mickoski, me shoq\u00ebruesit Aleksandar Nikollovski dhe Vllatko Gjor\u00e7ev. T\u00eb cil\u00ebt ishin n\u00eb Bruksel dhe ministresh\u00ebs s\u00eb pun\u00ebve t\u00eb jashtme t\u00eb BE, Federika Mogerini i jan\u00eb ankuar se n\u00eb Maqedoni nuk ka reforma t\u00eb gjyq\u00ebsis\u00eb, arsimit dhe ekonomis\u00eb.<br \/>\nNe do t\u00eb na duhen dy jet\u00eb q\u00eb t\u00eb reformohet gjith\u00e7ka q\u00eb VMRO-DPMNE ka shkat\u00ebrruar, kurse Mickoskit i pengon fakti se Vangellovskit dhe Karaxhovski do ta k\u00ebshillojn\u00eb Zaevin p\u00ebr reforma n\u00eb gjyq\u00ebsi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku<\/em><\/strong><\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr emrin dhe p\u00ebr negociatat mbi emrin nuk kam se \u00e7\u2019t\u00eb them. Gjith\u00e7ka q\u00eb doja t\u00eb them, e thash\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":184,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg","thumbURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2-250x196.jpg","categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"N\u00ebse nuk do t\u00eb ishte BE, do t\u00eb mbyteshim n\u00eb mut.","views":"5655","source":"","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>FRYU ERA - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/fryu-era\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"FRYU ERA - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"P\u00ebr emrin dhe p\u00ebr negociatat mbi emrin nuk kam se \u00e7\u2019t\u00eb them. Gjith\u00e7ka q\u00eb doja t\u00eb them, e thash\u00eb n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/fryu-era\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-02-03T18:39:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/fryu-era\/#primaryimage\",\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\",\"width\":400,\"height\":313},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/fryu-era\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/fryu-era\/\",\"name\":\"FRYU ERA - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/fryu-era\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2018-02-03T18:39:29+00:00\",\"dateModified\":\"2018-02-03T18:39:29+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/be7cfa6655c47f7195bfdd0ba8144aa2\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/fryu-era\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/be7cfa6655c47f7195bfdd0ba8144aa2\",\"name\":\"\\u0413\\u043e\\u0440\\u0430\\u043d \\u041c\\u0438\\u0445\\u0430\\u0458\\u043b\\u043e\\u0432\\u0441\\u043a\\u0438\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51328"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51328"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51328\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/184"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51328"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51328"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51328"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}