{"id":52909,"date":"2018-02-24T16:54:29","date_gmt":"2018-02-24T15:54:29","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=52909"},"modified":"2018-02-24T16:54:29","modified_gmt":"2018-02-24T15:54:29","slug":"kryeministri-dhe-afaristi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kryeministri-dhe-afaristi\/","title":{"rendered":"KRYEMINISTRI DHE AFARISTI"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><em>\u00a0<\/em><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1<\/span> Kam d\u00ebshir\u00eb t\u00eb m\u00eb pushtoj\u00eb entuziazmi i Kryeministrit Zoran Zaev. T\u00eb infektohem nga optimizmi i tij. Por disi, un\u00eb jam ende n\u00eb ng\u00ebr\u00e7. Ve\u00e7an\u00ebrisht q\u00eb nga vet\u00eb Zaevi, para ca dit\u00ebsh, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me BIRN-in, foli p\u00ebr kuadro t\u00eb tij me t\u00eb cil\u00ebt duhet t&#8217;i zbatoj\u00eb reformat, dhe tha: &#8220;Ka nj\u00eb pjes\u00eb q\u00eb din\u00eb dhe p\u00ebrpiqen. Ka nj\u00eb pjes\u00eb q\u00eb as nuk dine dhe as nuk p\u00ebrpiqen&#8221;.<\/p>\n<p>Pra un\u00eb jam i interesuar p\u00ebr pjes\u00ebn \u2013 as nuk din\u00eb, as nuk p\u00ebrpiqen. N\u00ebse nuk e din\u00eb si arrit\u00ebn n\u00eb at\u00eb vend? N\u00ebse nuk p\u00ebrpiqen, pse jan\u00eb ende aty?<\/p>\n<p>Epo, Zaev \u00ebsht\u00eb nj\u00eb biznesmen me kompani t\u00eb veta. Sa koh\u00eb do t\u00eb toleronte n\u00eb kompanin\u00eb e tij private njer\u00ebz q\u00eb nuk\u00a0 din\u00eb ose nuk p\u00ebrpiqen? Le q\u00eb nuk besoj se do t\u00eb pun\u00ebsonte njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Paralajm\u00ebron se dhjet muaj pas formimit t\u00eb Qeveris\u00eb do t\u00eb b\u00ebj rinkostruim dhe se do t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb disa ministra dhe drejtor\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb treguar veten. Pse pas dhjet\u00eb muajsh? Pse n\u00eb pranver\u00eb? pse jo tani? \u00a0Dhe pse jo n\u00eb momentin kur e ka kuptuar se nuk ia vlejn\u00eb? N\u00eb nj\u00eb kompani private, vall\u00eb do priste t\u00eb kaloj\u00eb bora q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb kuadrot? Vall\u00eb iu jep shansin t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb?\u00a0 Ose t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqen? T\u00eb mbeten edhe dy muaj n\u00eb korrigjim me kusht me rrog\u00eb nga parat tona? Dhe kur t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, edhe atyre do t\u2019u japim dy deri tre muaj p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrshtatur.<\/p>\n<p>Nuk e di n\u00ebse koalicioni qeveris\u00ebs \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb se ne kemi pritje nga qeveria. Dhe ato jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Besoj se Zaevi e ka t\u00eb qart\u00eb. Por ata q\u00eb vet\u00eb i ka zgjedhur dhe q\u00eb as nuk din\u00eb dhe as nuk p\u00ebrpiqen, s&#8217;u b\u00ebhet fare von\u00eb se ne kemi pritje prej tyre. Me pritje t\u00eb\u00a0 tilla luftonim regjimin. Kaloi koha e g\u00ebzimit se ka r\u00ebn\u00eb regjimi. Madje edhe paraqitja e Gruevskit n\u00eb gjyq u b\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e zakonshme. Tani d\u00ebshirojm\u00eb t&#8217;i g\u00ebzohemi jet\u00ebs cil\u00ebsore. D\u00ebshirojm\u00eb t\u2019i g\u00ebzohemi ndryshimit t\u00eb sistemit. Dhe jo vet\u00ebm z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb njer\u00ebzve.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2 <\/span>T\u2019i kthehemi afaristit Zaev, vizavi politikanit Zaev. Politikani Zoran Zaev q\u00eb n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar tha se dy zyrtar\u00eb jan\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr korrupsion. Dhe a do t\u00eb presim q\u00eb ata t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr t&#8217;i ndryshuar ato? Vall\u00eb edhe p\u00ebr ata do presim pranver\u00ebn q\u00eb t\u2019i nd\u00ebrroj? A do t\u00eb toleronte afaristi Zaev n\u00eb kompanin\u00eb e tij dy drejtues, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr korrupsion, t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb me muaj? Madje edhe sikur hetimi t\u00eb tregonte se kan\u00eb q\u00eb n\u00ebn dyshim pa baz\u00eb.<\/p>\n<p>Ose, le t\u00eb marrim p\u00ebr shembull Ligjin p\u00ebr Investimet si baz\u00eb t\u00eb politik\u00ebs ekonomike t\u00eb Qeveris\u00eb. Pse ligji ende nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Parlament? A mundet biznesmeni Zaev t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb plan biznesi serioz p\u00ebr zhvillimin e kompanis\u00eb s\u00eb tij kur nuk \u00ebsht\u00eb i sigurt n\u00ebse do t\u00eb marr\u00eb subvencionet e premtuara nga kryeministri Zaev? Kompanit\u00eb paraqesin llogarit\u00eb e tyre p\u00ebrfundimtare p\u00ebr vitin 2017, dhe ligji q\u00eb kusht\u00ebzon ndihm\u00ebn shtet\u00ebrore me llogarit\u00eb p\u00ebrfundimtare ende nuk ka arritur n\u00eb Kuvend. Me ritmin e pun\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrb\u00ebrje parlamentare, kush e di n\u00ebse jeta do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb vitin 2019.<\/p>\n<p>Dhe rasti i evazionit fiskal t\u00eb Ivon\u00ebs Miliones ma kujtoi se drejtoresha e re e DAP-it Sanja Llukarevski n\u00eb gusht t\u00eb vitit t\u00eb kaluar tha se dy udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb institucionin kan\u00eb ndihmuar tridhjet\u00eb kompanit\u00eb t\u00eb mos paguajn\u00eb tatimin, duke mos i kontrolluar me vite. A kan\u00eb qen\u00eb firmat e Ivon\u00ebs mes tyre? Deri ku \u00ebsht\u00eb kjo pun\u00eb? A jan\u00eb ende ata n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb korrigjimi t\u00eb kusht\u00ebzuar n\u00eb vendin e pun\u00ebs? Vall\u00eb edhe ata do jen\u00eb duke pritur pranver\u00ebn?<\/p>\n<p>Larg qoft\u00eb, nuk d\u00ebshiroj q\u00eb dikush t\u00eb kuptoj\u00eb se e d\u00ebshiroj kthimin e Gruevski, por nuk m\u00eb kujtohet se n\u00eb koh\u00ebn e tij ka pasur raste q\u00eb nj\u00eb vendim i marr\u00eb nga Qeveria t\u00eb pres\u00eb realizimin me muaj. Nuk dua t\u2019i kthehemi koh\u00ebs kur pun\u00ebt zgjidheshin me telefon me urdh\u00ebr para kamerave, si\u00e7 b\u00ebnte Gruevski, sepse d\u00ebgjuam se si me telefon ai urdh\u00ebronte edhe gj\u00ebra t\u00eb tjera. Nuk d\u00ebshiroj t\u00eb kthehet koha e defter\u00ebve t\u00eb VMRO-DPMNE-s\u00eb, por k\u00ebta t\u00eb LSDM-s\u00eb madje as defter\u00eb nuk kan\u00eb, por shkruajn\u00eb n\u00eb peceta letre, dhe t\u00eb nj\u00ebjtat i humbin n\u00eb xhepat e tyre var\u00ebsisht se kush kujt d\u00ebshiron t&#8217;ia punoj\u00eb.<\/p>\n<p>Kur kryeministri Zaev u ankua publikisht se &#8220;nj\u00eb nga investimet kapitale p\u00ebr vite nuk mund t\u00eb realizohet p\u00ebr shkak t\u00eb ngatht\u00ebsis\u00eb dhe ngadal\u00ebsis\u00eb s\u00eb administrat\u00ebs&#8221;, un\u00eb pyes veten se \u00e7far\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb sot p\u00ebr Maqedonin\u00eb, t\u00eb premten, t\u00eb gjith\u00eb ata n\u00ebpun\u00ebs shtet\u00ebror t\u00eb ngujuar n\u00eb zyrat e tare se nuk ka shanse p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrjashtuar nga puna. Sigurisht kan\u00eb punuar p\u00ebr veten e tyre. Maqedonia mund t\u00eb pres\u00eb deri n\u00eb pranver\u00eb.<\/p>\n<p>Jam i zhg\u00ebnjyer dhe nuk mund t\u00eb gjej ndonj\u00eb justifikim nga fakti se shumica e zyrtar\u00ebve t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet nuk e shohin t\u00eb udh\u00ebs t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb ndryshim cil\u00ebsor t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb. Nd\u00ebrsa luftuan p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet, ata e dinin sakt\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb nuk b\u00ebn. Por tani, kur ata jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ndryshojn\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebn, ata hoq\u00ebn dor\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me at\u00eb n\u00ebse ata kan\u00eb kapacitetin. M\u00eb frik\u00ebson se nuk kan\u00eb vullnet p\u00ebr t\u00eb ndryshuar.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3<\/span> Zaevi paralajm\u00ebroi nj\u00eb rritje t\u00eb mundshme t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb pensionit dhe kontributeve t\u00eb punonj\u00ebsve, sepse \u00e7do vit shteti mbulon grop\u00ebn n\u00eb FPIM me pothuajse 500 milion\u00eb euro. N\u00eb k\u00ebmbim, ne ende po presim naivisht q\u00eb t\u00eb filloj t\u00eb rrotullohet num\u00ebruesi n\u00eb Port\u00ebn e Triumfit. A nuk thane se \u00e7do dit\u00eb do t\u2019i kthenin parat\u00eb nga llogarit\u00eb n\u00eb Belize.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb. Ne do t\u00eb duhet t\u2019i kthejm\u00eb vet\u00eb parat\u00eb tona q\u00eb na kan\u00eb vjedhur, k\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb kemi p\u00ebr jet\u00eb n\u00eb pension.<\/p>\n<p>Dhe ku do t&#8217;i kthejm\u00eb ato, kur n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb administrata mbetet e st\u00ebrmbushur, t\u00eb cil\u00ebn kryeministri thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e ngath\u00ebt dhe e ngadalshme? Edhe nj\u00eb cik\u00ebl zgjedhjesh dhe nuk do ket\u00eb m\u00eb t\u00eb papun\u00eb. Gjithkush do t\u00eb jet\u00eb me page shtet\u00ebrore. Vet\u00ebm, nuk do t\u00eb ket\u00eb se kush t\u2019i ushqej\u00eb deri n\u00eb pension.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4<\/span> LSDM i dit\u00ebs \u00ebsht\u00eb lideri i VMRO-DPMNE-s\u00eb Hristijan Mickoski. Ai gjeti ngush\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb jan\u00eb zhg\u00ebnjyer nga pushteti. N\u00eb nj\u00eb debat me gazetar\u00ebt n\u00eb Televizionin 24 Vesti tha se n\u00eb n\u00ebnt\u00eb muaj, Qeveria e Zaevit ka realizuar 42% t\u00eb reformave 3-6-9. As Zaevi nuk do t&#8217;i lejonte vetes t\u00eb jepte nj\u00eb p\u00ebrllogaritje aq optimiste. Ja pra \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh inxhinier i makineris\u00eb? Vall\u00eb si i ka llogaritur ato 2%?<\/p>\n<p>T\u00eb nd\u00ebrpriste VMRO-DPMNE obstruksionin q\u00eb ia b\u00ebn Kuvendit, mbase reformat do arrinin 50%. Mickoski ka llogaritur sakt\u00ebsisht se sa ka b\u00ebr\u00eb pushteti. Por nuk ka llogaritur se sa p\u00ebr qind VMRO-DPMNE-s\u00eb nuk i konvenon t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e reformave.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em><strong>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku<\/strong><\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 Kam d\u00ebshir\u00eb t\u00eb m\u00eb pushtoj\u00eb entuziazmi i Kryeministrit Zoran Zaev. T\u00eb infektohem nga optimizmi i tij. Por disi, un\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":184,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg","thumbURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2-250x196.jpg","categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"LSDM i dit\u00ebs \u00ebsht\u00eb lideri i VMRO-DPMNE-s\u00eb Hristijan Miskoski","views":"4793","source":"","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>KRYEMINISTRI DHE AFARISTI - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kryeministri-dhe-afaristi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"KRYEMINISTRI DHE AFARISTI - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u00a0 Kam d\u00ebshir\u00eb t\u00eb m\u00eb pushtoj\u00eb entuziazmi i Kryeministrit Zoran Zaev. T\u00eb infektohem nga optimizmi i tij. Por disi, un\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kryeministri-dhe-afaristi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-02-24T15:54:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kryeministri-dhe-afaristi\/#primaryimage\",\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\",\"width\":400,\"height\":313},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kryeministri-dhe-afaristi\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kryeministri-dhe-afaristi\/\",\"name\":\"KRYEMINISTRI DHE AFARISTI - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kryeministri-dhe-afaristi\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2018-02-24T15:54:29+00:00\",\"dateModified\":\"2018-02-24T15:54:29+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/be7cfa6655c47f7195bfdd0ba8144aa2\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kryeministri-dhe-afaristi\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/be7cfa6655c47f7195bfdd0ba8144aa2\",\"name\":\"\\u0413\\u043e\\u0440\\u0430\\u043d \\u041c\\u0438\\u0445\\u0430\\u0458\\u043b\\u043e\\u0432\\u0441\\u043a\\u0438\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52909"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52909"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52909\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/184"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52909"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52909"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52909"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}