{"id":93490,"date":"2019-07-21T16:17:42","date_gmt":"2019-07-21T14:17:42","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=93490"},"modified":"2019-07-21T16:17:42","modified_gmt":"2019-07-21T14:17:42","slug":"lamturimire-carli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/lamturimire-carli\/","title":{"rendered":"LAMTURIMIR\u00cb \u00c7ARLI"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1<\/span>N\u00ebse do t\u2019i vendosnim t\u00eb gjitha ngjarjet q\u00eb ndodh\u00ebn jav\u00ebn e kaluar n\u00eb skenarin e nj\u00eb filmi, ai skenar nuk do t\u00eb ishte skenar i hajrit, pasi zhvillimi i ngjarjes ka shum\u00eb mang\u00ebsi. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb historia t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rrjedh\u00eb logjike mungojn\u00eb detaje nga hetimi i rastit \u201cReket\u201d, ku shoumeni dhe shefi joformal i televizionit Boki 13 dhe biznesmeni i koh\u00ebs s\u00eb duetit Kam\u00e7ev-Mijalkov, Zoki Ki\u00e7evskiot dyshohen p\u00ebr reketim t\u00eb biznesmen\u00ebve p\u00ebr tregti me ndikim mbi Prokurorin\u00eb Speciale.<\/p>\n<p>Prokuroria Speciale u formua pasi nuk punonte prokuroria e thjesht\u00eb. Kush do ta hetoj\u00eb tani t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrfshirjen potenciale t\u00eb prokuroris\u00eb speciale n\u00eb reketimin e disa njer\u00ebzve t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00ebn hetim pik\u00ebrisht p\u00ebr at\u00eb prokurori? Jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb edhe nj\u00eb vdekje tjet\u00ebr t\u00eb institucioneve. E, si t\u00eb shohim drejt k\u00ebsaj me optimiz\u00ebm, si\u00e7 na thot\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb Zoran Zaevi me aq k\u00ebmb\u00ebngulje? A nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7do fund mund\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb fillim t\u00eb ri. Por, nga t\u00eb fillojm\u00eb tani, kur i vetmi institucion i cili jepte shpres\u00eb ndershm\u00ebrie dhe kualifikimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb shkat\u00ebrrimit? Dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja nga t\u00eb gjitha \u2013 me k\u00eb t\u00eb fillojm\u00eb?<\/p>\n<p>Ne kemi mjaft institucione. Por nuk kemi njer\u00ebz adekuat\u00eb brenda institucioneve. Kemi edhe ligje. Por nuk kemi se kush t\u2019i zbatoj\u00eb ato ligje. Parlamenti mund t\u00eb sjell\u00eb edhe 200 ligje t\u00eb reja, Qeveria mund t\u00eb shpik\u00eb edhe 100 institucione, madje mund t\u00eb formoj\u00eb edhe ndonj\u00eb Prokurori superspeciale. Por, \u00e7\u2019r\u00ebnd\u00ebsi ka kjo n\u00ebse n\u00eb ato institucione njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u2019i zbatuar ligjet. E me an\u00eb t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb nuk merret parasysh vet\u00ebm kualifikimi profesional, por edhe integriteti moral.<\/p>\n<p>D\u00ebshtimi nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb zhg\u00ebnjimin apo ndjenj\u00ebn e tradhtis\u00eb nga Katica Janeva dhe PSP, e cila k\u00ebto dit\u00eb po manifestohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive apo q\u00eb hidhen gjithandej maicat me tre \u201cengj\u00ebjt e \u00c7arlit\u201d.<br \/>\nD\u00ebshtimi \u00ebsht\u00eb se ky rast tregon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri nuk ekziston nj\u00eb ind i sh\u00ebndosh\u00eb. As n\u00eb politik\u00eb, as n\u00eb biznes, as n\u00eb gjyq\u00ebsi, as n\u00eb gazetari, as n\u00eb kultur\u00eb, sport, estrad\u00eb\u2026As n\u00eb sfer\u00ebn publike. \u00cbsht\u00eb e tmerrshme t\u00eb dish se e gjith\u00eb jeta jon\u00eb shoq\u00ebrore \u00ebsht\u00eb e shembur. Se korrupsioni \u00ebsht\u00eb endemik dhe gjendet gjithandej. Duke filluar nga ajo q\u00eb e konsideron veten elit\u00eb, e deri te qytetari i thjesht\u00eb q\u00eb flet me ata q\u00eb ka lidhje p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar d\u00ebnimit p\u00ebr parkim.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2<\/span>Besa, dyshimi p\u00ebr kualifikimin e tyre profesional u duk edhe n\u00eb nj\u00eb detal shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl si ky n\u00eb vijim. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prokurorja Villma Ruskovska ishte duke dh\u00ebn\u00eb deklarat\u00eb para gazetar\u00ebve n\u00eb shkall\u00ebt e gjyqit pas marrjes n\u00eb pyetje t\u00eb Boki 13, vet\u00eb Boki 13 n\u00ebn shoq\u00ebrimin e policis\u00eb, n\u00eb t\u00eb dal\u00eb kaloi para kamer\u00ebs dhe i tha prokurores se ajo g\u00ebnjen. Vall\u00eb, askujt nuk i shkoi nd\u00ebrmend se t\u00eb dyshuarin nuk duhet ta nxjerrin derisa prokurorja ishte duke dh\u00ebn\u00eb deklarat\u00eb para kamerave? Apo aq shum\u00eb nxitoheshin p\u00ebr ta nxjerr\u00eb, sa q\u00eb harruan se institucioni kishte edhe shkall\u00eb t\u00eb tjera? S\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi kjo, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb detaj. Por tregon shum\u00eb p\u00ebr kapacitetin e institucioneve.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">\u00a03<\/span>\u00c7far\u00eb kemi tani n\u00eb skenarin \u201cLamtumir\u00eb, \u00c7arli?\u201d Prokurorja speciale kund\u00ebr s\u00eb cil\u00ebs nuk ka hetim, por i \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n q\u00eb t\u00eb hetohet p\u00ebrfshirja e saj potenciale n\u00eb reket t\u00eb lidhur me hetimet e saj. Kemi nj\u00eb ish kryeminist\u00ebr t\u00eb gjykuar, deri dikur deputet dhe kryetar nderi i partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare. Kemi nj\u00eb televizion t\u00eb krijuar me para p\u00ebr t\u00eb cilat askush nuk pyeti, e as institucionet nuk hetuan se nga dol\u00ebn. Kemi nj\u00eb biznesmen t\u00eb dyshuar nga PSP, i cili \u00ebsht\u00eb reketuar nga ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur si shef i televizionit, duke e shfryt\u00ebzuar af\u00ebrsin\u00eb me prokuroren speciale. Dhe kemi nj\u00eb Gjykat\u00eb supreme, kryetarin e s\u00eb cil\u00ebs e njohin me emrin Prevara (tradhti), i cili e largon paraburgimin e biznesmenit n\u00eb rastin e PSP.<br \/>\nE \u00e7\u2019na mbeti ne qytetar\u00ebve q\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb film? A nuk e kemi mbytur mjaftuesh\u00ebm shpirtin me mallkime?<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4<\/span>Java filloi me triler n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb. S\u00eb pari kryeministri caktoi nj\u00eb takim lider\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb ardhmen e PSP, p\u00ebr regjistrimin e popullsis\u00eb dhe rregulloren zgjedhore. Konferenca e shtypit akoma nuk ka ka p\u00ebrfunduar, kurse Katica Janeva tashm\u00eb dha dor\u00ebheqje. E nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb lexohej dor\u00ebheqja, erdhi lajmi se Boki 13 dhe shoq\u00ebruesi i tij Zoran Ki\u00e7evskiot jan\u00eb arrestuar.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, q\u00eb shpresa t\u00eb na vritet deri n\u00eb fund, erdhi lajmi se k\u00ebshilltari i BDI-s\u00eb n\u00eb Komun\u00ebn e Ohrit, Nefi Huseini i cili nd\u00ebrtoi nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb t\u00eb paligjshme n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit, n\u00eb hapjen e s\u00eb cil\u00ebs ishte kryetari i Strug\u00ebs, Ramiz Merko, gjithashtu nga BDI-ja, me kompanin\u00eb e tij nd\u00ebrtimore ka konkurruar n\u00eb tenderin p\u00ebr shkat\u00ebrrim t\u00eb nd\u00ebrtimeve t\u00eb paligjshme. Dhe pasi e gjith\u00eb kjo nuk ka qen\u00eb mjaft e paligjshme, dit\u00ebn e nes\u00ebrme \u00ebsht\u00eb paraqitur Komisioni i antikorrupsionit me mendimin se k\u00ebshilltari i komun\u00ebs q\u00eb ka nd\u00ebrtuar di\u00e7ka t\u00eb paligjshme, nuk mund t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb shkat\u00ebrrimin e nd\u00ebrtimeve t\u00eb paligjshme pasi si k\u00ebshilltari i Komun\u00ebs ka konflikt interesash. K\u00ebshtu, rrethi \u00ebsht\u00eb mbyllur. Ai s\u2019ka faj n\u00ebse b\u00ebn nd\u00ebrtime t\u00eb paligjshme si k\u00ebshilltar i komun\u00ebs. Por ka faj n\u00ebse paraqitet n\u00eb tender t\u00eb Komun\u00ebs q\u00eb t\u2019i shkat\u00ebrroj\u00eb ato.<\/p>\n<p>Krejt sipas ligjit, shef.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">5<\/span>Sa filluam t\u00eb merrnim veten nga sekuencat dramatike, t\u00eb nes\u00ebrmen doli z\u00ebvend\u00ebskryeministri Bujar Osmani dhe tha nj\u00eb anekdot\u00eb: \u201cBDI-ja \u00ebsht\u00eb armiku m\u00eb i madh i drejt\u00ebsis\u00eb selektive. N\u00eb \u00e7do fjalim t\u00eb kryetarit t\u00eb partis\u00eb, Ali Ahmeti p\u00ebrmend drejt\u00ebsin\u00eb selektive si kancer t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>E nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne tallemi me barsoletat e z\u00ebvend\u00ebskryeministrit, partia e tij \u00ebsht\u00eb e gatshme ta rr\u00ebzoj\u00eb qeverin\u00eb n\u00eb rast se shkat\u00ebrrohen platformat e paligjshme n\u00eb Matk\u00eb dhe n\u00ebse shkat\u00ebrrohet piceria e k\u00ebshilltarit t\u00eb Ohrit. E n\u00ebse i mungon di\u00e7ka t\u00eb fuqishmit nga \u00c7airi i cili parkohet me gabim e polices iu desh t\u00eb ndeshej me merimang\u00ebn, \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb p\u00eblcas\u00eb edhe ndonj\u00eb mitraloz.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, q\u00eb edhe k\u00ebta t\u00eb LSDM-s\u00eb t\u00eb mos mbesnin mang\u00ebt, than\u00eb edhe ata nj\u00eb barcalet\u00eb: Bordi qendror solli Deklarat\u00eb p\u00ebr luft\u00eb pa kompromis kund\u00ebr krimit dhe korrupsionit.<\/p>\n<p>LSDM dhe BDI me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kan\u00eb sens humori. Partit\u00eb qeveris\u00ebse jan\u00eb dy vjet n\u00eb pushtet. Pse vall\u00eb dikujt q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb qeveri i duhet deklarat\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tij e pun\u00ebs?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku <\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebse do t\u2019i vendosnim t\u00eb gjitha ngjarjet q\u00eb ndodh\u00ebn jav\u00ebn e kaluar n\u00eb skenarin e nj\u00eb filmi, ai skenar nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":184,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg","thumbURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2-250x196.jpg","categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"Krejt sipas ligjit, shef.","views":"18976","source":"","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>LAMTURIMIR\u00cb \u00c7ARLI - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/lamturimire-carli\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"LAMTURIMIR\u00cb \u00c7ARLI - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00ebse do t\u2019i vendosnim t\u00eb gjitha ngjarjet q\u00eb ndodh\u00ebn jav\u00ebn e kaluar n\u00eb skenarin e nj\u00eb filmi, ai skenar nuk [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/lamturimire-carli\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-07-21T14:17:42+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/lamturimire-carli\/#primaryimage\",\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\",\"width\":400,\"height\":313},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/lamturimire-carli\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/lamturimire-carli\/\",\"name\":\"LAMTURIMIR\\u00cb \\u00c7ARLI - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/lamturimire-carli\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2019-07-21T14:17:42+00:00\",\"dateModified\":\"2019-07-21T14:17:42+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/be7cfa6655c47f7195bfdd0ba8144aa2\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/lamturimire-carli\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/be7cfa6655c47f7195bfdd0ba8144aa2\",\"name\":\"\\u0413\\u043e\\u0440\\u0430\\u043d \\u041c\\u0438\\u0445\\u0430\\u0458\\u043b\\u043e\\u0432\\u0441\\u043a\\u0438\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93490"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93490"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93490\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/184"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93490"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93490"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93490"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}