{"id":9853,"date":"2016-08-03T08:42:36","date_gmt":"2016-08-03T06:42:36","guid":{"rendered":"http:\/\/sdk.mk\/\/?p=9853"},"modified":"2016-08-09T09:52:33","modified_gmt":"2016-08-09T07:52:33","slug":"nje-vit-pas-katastrofes-ne-tetove-ca-qe-moren-shume-para-e-nuk-kishin-dem-aspak-e-te-tjere-qe-nuk-moren-aspak-para-po-kishin-shume-dem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/rrjeti-i-korrespondenteve\/nje-vit-pas-katastrofes-ne-tetove-ca-qe-moren-shume-para-e-nuk-kishin-dem-aspak-e-te-tjere-qe-nuk-moren-aspak-para-po-kishin-shume-dem\/","title":{"rendered":"NJ\u00cb VIT PAS KATASTROF\u00cbS N\u00cb TETOV\u00cb: CA Q\u00cb MOR\u00cbN SHUM\u00cb PARA E NUK KISHIN D\u00cbM ASPAK, E T\u00cb TJER\u00cb Q\u00cb NUK MOR\u00cbN ASPAK PARA PO KISHIN SHUM\u00cb D\u00cbM."},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p>Dielli i nxeht\u00eb i korrikut djeg pa m\u00ebshir\u00eb edhe k\u00ebto vise t\u00eb larta n\u00eb Shipkovic\u00eb t\u00eb Tetov\u00ebs. Por, Zumer Ahmeti k\u00ebt\u00eb nuk e v\u00eb re. Ai bashk\u00eb me t\u00eb v\u00ebllain, Xhevxhetin dhe me ndihm\u00ebn e komshinj\u00ebve dhe shok\u00ebve po punojn\u00eb me shpejt\u00ebsi n\u00eb \u00e7atin\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb re. \u00c7ojn\u00eb d\u00ebrrasa, shtylla druri, masin, presin e \u00e7imentojn\u00eb. Vjet, sht\u00ebpia ku jetonte me familjen e tij, ashtu si nj\u00eb num\u00ebr i madh sht\u00ebpish, u d\u00ebmtua krejt\u00ebsisht nga v\u00ebrshimi katastrofik q\u00eb kaploi Shipkovic\u00ebn. Zumeri shpreson se deri n\u00eb vjesht\u00eb do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb dhe t\u00eb shp\u00ebrngulet aty.<\/p>\n<p>Realisht nuk mundeshim t\u00eb prisnim m\u00eb as shtetin as Komun\u00ebn q\u00eb t\u00eb na jepnin ndihm\u00ebn e premtuar p\u00ebr d\u00ebmin e shkaktuar nga v\u00ebrshimi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, bashk\u00eb me v\u00ebllain tim Xhevxhetin, komshinjt\u00eb, miqt\u00eb, me ndihm\u00ebn e familjar\u00ebve dhe shok\u00ebve prej jasht\u00eb shtetit filluam ta nd\u00ebrtojm\u00eb sht\u00ebpin\u00eb nga themelet. Ne jemi familje pes\u00eb antar\u00ebshe, ku nj\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebt \u00ebsht\u00eb me nevoja t\u00eb posa\u00e7me. Tani po jetojm\u00eb me qera, por mendoj se me ndihm\u00ebn e k\u00ebtyre njer\u00ebzve zem\u00ebrmir\u00eb, p\u00ebr dy muaj do t\u00eb kem \u00e7ati mbi kok\u00eb. D\u00ebgjova se k\u00ebto dit\u00eb, disa nga banor\u00ebt e fshatit tim kan\u00eb marr\u00eb para nga ndihma e premtuar. Un\u00eb nuk kam kontrolluar dhe nuk e di se sa kam marr\u00eb. Ta mbaroj nj\u00eb her\u00eb k\u00ebtu pun\u00ebn, e pastaj do t\u00eb kontrolloj, thot\u00eb Zumeri.<\/p>\n<p>Vjet, m\u00eb tre gusht, pasdite, nj\u00eb mot i keq kaploi regjionin e pollogut. Inatin e saj shkat\u00ebrrues, natyra e derdhi m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb Shipkovic\u00eb dhe n\u00eb lagjet e Tetov\u00ebs \u2013 Re\u00e7ic\u00eb t\u00eb Madhe dhe Re\u00e7ic\u00eb t\u00eb Vog\u00ebl. Uj\u00ebrat e vrullsh\u00ebm me nj\u00eb nxeht\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb, iu sul\u00ebn rrugicave t\u00eb ngushta t\u00eb Shipkovic\u00ebs, duke sjell\u00eb me vete gur\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, r\u00ebr\u00eb dhe balt\u00eb. Goditjen m\u00eb t\u00eb madhe e p\u00ebsuan sht\u00ebpit\u00eb e v\u00ebllez\u00ebrve Zymer dhe Afrim Ahmeti dhe komshinjt\u00eb e tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb katastrof\u00eb natyrore, uj\u00ebrat e furrish\u00ebm mor\u00ebn jet\u00ebt e dy f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mitur t\u00eb Afrimit \u2013 pes\u00ebvje\u00e7aren Rina dhe dyvje\u00e7arin Ritan, nd\u00ebrsa f\u00ebmija i tret\u00eb dhe e shoqja mezi arrit\u00ebn t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb llogarit\u00eb e banor\u00ebve t\u00eb Shipkovic\u00ebs kan\u00eb filluar t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb parat\u00eb p\u00ebr d\u00ebmet e shkaktuara nga v\u00ebrshimi i vitit t\u00eb kaluar, t\u00eb cilat u vler\u00ebsuan nga nj\u00eb komision i posa\u00e7\u00ebm. Mir\u00ebpo, menj\u00ebher\u00eb filluan reagime p\u00ebr lart\u00ebsin\u00eb pagesave t\u00eb d\u00ebmit.<\/p>\n<p>Mu mbi sht\u00ebpin\u00eb e Zymerit, jeton komshiu i tij, Enver Ahmeti. Ai, k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e tij ka marr\u00eb para sipas vler\u00ebsimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga ana e komisionit p\u00ebr v\u00ebrtetimin e d\u00ebmit, por \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i pak\u00ebnaqur nga shuma.<\/p>\n<p>\u201cMua m\u2019u v\u00ebrshua i t\u00ebr\u00eb kati i par\u00eb i sht\u00ebpis\u00eb dhe brenda u shkat\u00ebrrua gjith\u00e7ka, pajisje, mobilje, gjith\u00e7ka&#8230;dhe \u00e7far\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimi mora \u2013 vet\u00ebm 600 euro. As dritare nuk mund t\u00eb blej dot me ato para, e le m\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr, shprehet Enveri i revoltuar.<\/p>\n<p>Azbi Shahini, komshiu i par\u00eb i Zymerit, sht\u00ebpia e t\u00eb cilit poashtu ishte e d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb, kishte pak m\u00eb shum\u00eb fat dhe p\u00ebr Bajram u shp\u00ebrngul n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb sapond\u00ebrtuar, q\u00eb e kishte donacion nga nj\u00eb organizat\u00eb e Zvicr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSht\u00ebpin\u00eb e kam donacion nga nj\u00eb grup i Zvicr\u00ebs dhe e b\u00ebra n\u00eb vendin ku ishte sht\u00ebpia e v\u00ebllait, sepse e imja ishte shum\u00eb af\u00ebr dengut q\u00eb na e shkaktoi t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebmin. Ai ma shiti vendin. N\u00eb v\u00ebrshim i vdiq mbesa kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7e, Anisa. Kjo ngjarje tragjike i shkaktoi nj\u00eb dhimbje t\u00eb madhe dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk do t\u00eb jetoj\u00eb m\u00eb n\u00eb Shipkovic\u00eb.\u201d \u2013 rr\u00ebfen Azbi Shahini. Ai ka marr\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim prej 14.300 eurove dhe me k\u00ebto para planifikon t\u2019i b\u00ebj\u00eb fasad\u00ebn sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>DENIFU N\u00cbP\u00cbR SHIPKOVIC\u00cb MBETI I PARREGULLUAR<\/strong><\/p>\n<p>Banor\u00ebt e Shipkovic\u00ebs gjithashtu jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur sepse akoma nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb q\u00eb t\u00eb largohet rreziku prej nj\u00eb tjet\u00ebr katastrofe t\u00eb till\u00eb. Dengu q\u00eb rrjedh n\u00ebp\u00ebr fshat dhe q\u00eb vitin e kaluar e shkaktoi k\u00ebt\u00eb katastrof\u00eb vazhdon t\u00eb mbetet i parregulluar. Menj\u00ebher\u00eb pas v\u00ebrshimit lajm\u00ebruan se ai do t\u00eb rregullohet, se do t\u00eb nd\u00ebrtohej korit\u00eb q\u00eb t\u00eb shmangeshin v\u00ebrshime t\u00eb tjera, por asgj\u00eb nga kjo nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Disa kilometra n\u00ebn Shipkovic\u00eb gjendet Re\u00e7ica e Vog\u00ebl. Edhe k\u00ebtu, si\u00e7 thon\u00eb banor\u00ebt dhe si\u00e7 mund t\u00eb shohim, pak gj\u00ebra jan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Tashm\u00eb disa muaj po nd\u00ebrtohet rrruga q\u00eb lidh Re\u00e7ic\u00ebn e Vog\u00ebl me rrug\u00ebn kryesore p\u00ebr Tetov\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rruga sip\u00ebr saj, e cila gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb v\u00ebrshimit ishte m\u00eb e d\u00ebmtuara nga t\u00eb gjitha, vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje katastrofale, plot gropa, me asfalt t\u00eb d\u00ebmtuar, gur\u00eb dhe r\u00ebr\u00eb. Edhe pak\u00ebnaq\u00ebsia e banor\u00ebve n\u00eb lidhje me ndihm\u00ebn financiare k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>\u201cMos besoni po desh\u00ebt, por mua m\u00eb d\u00ebrguan ndihm\u00eb me shum\u00eb prej 1.000 denar\u00ebve. E pabesueshme, vet\u00ebm nj\u00eb mij\u00eb denar\u00eb, kurse uji m\u00eb shkat\u00ebrroi t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebtorin\u00eb bashk\u00eb me pajisjet, veglat dhe makinerit\u00eb. Edhe n\u00eb sht\u00ebpi kisha d\u00ebme. Erdh\u00ebn komisione, pan\u00eb, shkruajt\u00ebn dhe n\u00eb fund, asgj\u00eb. Sipas meje, kam pasur d\u00ebm t\u00eb pakt\u00ebn prej 3.000 eurove, nd\u00ebrsa mora 1.000 denar\u00eb. Turp. Vajta n\u00eb komun\u00ebn e Tetov\u00ebs por nuk m\u00eb than\u00eb asgj\u00eb n\u00eb lidhje me faktin se pse m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kaq pak para. K\u00ebrkova takim edhe me sekretarin dhe kryetaren Teuta Arifi, por askush nuk m\u00eb pranoi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lagje, ka njer\u00ebz q\u00eb nuk kan\u00eb pasur fare d\u00ebm nga v\u00ebrshimi, por kan\u00eb marr\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha parash\u201d, thot\u00eb i revoltuar Ibrahim Osmani i Re\u00e7ic\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb cil\u00ebn e takuam nd\u00ebrsa po punonte n\u00eb pun\u00ebtorin\u00eb e vog\u00ebl t\u00eb improvizuar ngjitur me sht\u00ebpin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>V\u00ebllai i tij, Shaban Osmani na tregoi nj\u00eb sht\u00ebpi dhe tha: \u201c<em>\u201cJa, shiko at\u00eb sht\u00ebpin\u00eb, sa lart q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi kod\u00ebr, nuk kishte asnj\u00eb lloj d\u00ebmi nga v\u00ebrshimi, por mor\u00ebn dhjet\u00eb mij\u00eb euro d\u00ebmshp\u00ebrblim. Kurse ne, q\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrjetuam d\u00ebm t\u00eb madh, nuk mor\u00ebm asgj\u00eb. Ka edhe m\u00eb tep\u00ebr rast\u00eb t\u00eb k\u00ebtilla n\u00eb Re\u00e7ic\u00eb t\u00eb Vog\u00ebl.\u00a0 Dikush mori, dikush nuk mori, dikush mori m\u00eb shum\u00eb, dikush shum\u00eb m\u00eb pak\u201d, Mua m\u00eb paguan rreth 55.000 denar\u00eb, por kjo m\u00eb mbulon vet\u00ebm rreth 20 p\u00ebrqind t\u00eb d\u00ebmit. Komshiut tim, Zyqyfli Imarit, uji ia mori garazh\u00ebn dhe vetur\u00ebn dhe i shkaktoi d\u00ebme t\u00eb tjera, e mori vet\u00ebm 10.000 denar\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb lagjen e tij, komuna e Tetov\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb me pllaka bekaton, nd\u00ebrsa Lumi ..rasadnichka&#8230; q\u00eb e shkaktoi v\u00ebrshimin, \u00ebsht\u00eb rregulluar me tuba betoni n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Tjet\u00ebr, asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, si\u00e7 thon\u00eb banor\u00ebt e k\u00ebsaj lagjeje t\u00eb Re\u00e7ic\u00ebs s\u00eb Vog\u00ebl. As copat e shk\u00ebmbit q\u00eb solli uji nga malet nuk jan\u00eb hequr. P\u00ebr shum\u00ebn e d\u00ebmshp\u00ebrblimit nga v\u00ebrshimi u ankuan dhe pronar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb pun\u00ebtorish, t\u00eb cil\u00ebve v\u00ebrshimi u kishte shkaktuar d\u00ebm t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Disa her\u00eb u munduam t\u00eb marrim t\u00eb dh\u00ebna zyrtare nga Komuna e Tetov\u00ebs rreth numrit t\u00eb ndihmave t\u00eb paguara p\u00ebr personat dhe objektet e goditura nga v\u00ebrshimi i vitit t\u00eb kaluar. Edhe pse sh\u00ebrbimi i Komun\u00ebs s\u00eb Tetov\u00ebs p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie me publikun na lajm\u00ebroi se Komuna s\u00eb shpejti do t\u00eb dal\u00eb me t\u00eb dh\u00ebna zyrtare, kjo nuk ka ndodhur.<\/p>\n<p>Zoran Andonov<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dielli i nxeht\u00eb i korrikut djeg pa m\u00ebshir\u00eb edhe k\u00ebto vise t\u00eb larta n\u00eb Shipkovic\u00eb t\u00eb Tetov\u00ebs. Por, Zumer Ahmeti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9821,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"","inline_featured_image":false},"categories":[3095],"tags":[3504,3506,3310],"imageURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/Sipkovica-03-650x433.jpg","thumbURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/Sipkovica-03-250x167.jpg","categoryNames":["Rrjeti i korrespondent\u00ebve"],"feature_caption":"","subtitle":"a:3:{s:16:\"td_post_template\";s:22:\"single_template_civica\";s:11:\"td_subtitle\";s:446:\"\u201cJa,shikoat\u00ebsht\u00ebpin\u00eb,salartq\u00eb\u00ebsht\u00ebmbikod\u00ebr,nukkishteasnj\u00ebllojd\u00ebmingav\u00ebrshimi,pormor\u00ebndhjet\u00ebmij\u00ebeurod\u00ebmshp\u00ebrblim.Kursene,q\u00ebmet\u00ebv\u00ebrtet\u00ebp\u00ebrjetuamd\u00ebmt\u00ebmadh,nukmor\u00ebmasgj\u00eb.Dikushmori,dikushnukmori,dikushmorim\u00ebshum\u00eb,dikushshum\u00ebm\u00ebpak\u201d,thon\u00ebt\u00ebrevoltuarbanor\u00ebteShipkovic\u00ebsdheRe\u00e7ic\u00ebss\u00ebVog\u00ebl,t\u00ebcil\u00ebtakomanj\u00ebvitpasv\u00ebrshimitpresinpages\u00ebt\u00ebd\u00ebmit.\";s:9:\"td_source\";s:45:\"\u0422\u0435\u0442\u043e\u0432\u043e,(\u0421\u0410\u041a\u0410\u041c\u0414\u0410\u041a\u0410\u0416\u0410\u041c.\u041c\u041a)","views":"3930","source":"","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>NJ\u00cb VIT PAS KATASTROF\u00cbS N\u00cb TETOV\u00cb: CA Q\u00cb MOR\u00cbN SHUM\u00cb PARA E NUK KISHIN D\u00cbM ASPAK, E T\u00cb TJER\u00cb Q\u00cb NUK MOR\u00cbN ASPAK PARA PO KISHIN SHUM\u00cb D\u00cbM. - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/rrjeti-i-korrespondenteve\/nje-vit-pas-katastrofes-ne-tetove-ca-qe-moren-shume-para-e-nuk-kishin-dem-aspak-e-te-tjere-qe-nuk-moren-aspak-para-po-kishin-shume-dem\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"NJ\u00cb VIT PAS KATASTROF\u00cbS N\u00cb TETOV\u00cb: CA Q\u00cb MOR\u00cbN SHUM\u00cb PARA E NUK KISHIN D\u00cbM ASPAK, E T\u00cb TJER\u00cb Q\u00cb NUK MOR\u00cbN ASPAK PARA PO KISHIN SHUM\u00cb D\u00cbM. - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Dielli i nxeht\u00eb i korrikut djeg pa m\u00ebshir\u00eb edhe k\u00ebto vise t\u00eb larta n\u00eb Shipkovic\u00eb t\u00eb Tetov\u00ebs. Por, Zumer Ahmeti [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/rrjeti-i-korrespondenteve\/nje-vit-pas-katastrofes-ne-tetove-ca-qe-moren-shume-para-e-nuk-kishin-dem-aspak-e-te-tjere-qe-nuk-moren-aspak-para-po-kishin-shume-dem\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-08-03T06:42:36+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2016-08-09T07:52:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/Sipkovica-03.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1000\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/rrjeti-i-korrespondenteve\/nje-vit-pas-katastrofes-ne-tetove-ca-qe-moren-shume-para-e-nuk-kishin-dem-aspak-e-te-tjere-qe-nuk-moren-aspak-para-po-kishin-shume-dem\/#primaryimage\",\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/Sipkovica-03.jpg\",\"width\":1500,\"height\":1000,\"caption\":\"\\u0408\\u0430\\u0437\\u043e\\u0442 \\u043a\\u043e\\u0458 \\u0442\\u0435\\u0447\\u0435 \\u043d\\u0438\\u0437 \\u0428\\u0438\\u043f\\u043a\\u043e\\u0432\\u0438\\u0446\\u0430 \\u0438 \\u043a\\u043e\\u0458 \\u043b\\u0430\\u043d\\u0438 \\u0458\\u0430 \\u043f\\u0440\\u0435\\u0434\\u0438\\u0437\\u0432\\u0438\\u043a\\u0430 \\u0441\\u0435\\u0442\\u0430 \\u043e\\u0432\\u0430\\u0430 \\u043a\\u0430\\u0442\\u0430\\u0441\\u0442\\u0440\\u043e\\u0444\\u0430 \\u0438 \\u043f\\u043e\\u043d\\u0430\\u0442\\u0430\\u043c\\u0443 \\u0441\\u0442\\u043e\\u0438 \\u043d\\u0435\\u0441\\u0430\\u043d\\u0438\\u0440\\u0430\\u043d\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/rrjeti-i-korrespondenteve\/nje-vit-pas-katastrofes-ne-tetove-ca-qe-moren-shume-para-e-nuk-kishin-dem-aspak-e-te-tjere-qe-nuk-moren-aspak-para-po-kishin-shume-dem\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/rrjeti-i-korrespondenteve\/nje-vit-pas-katastrofes-ne-tetove-ca-qe-moren-shume-para-e-nuk-kishin-dem-aspak-e-te-tjere-qe-nuk-moren-aspak-para-po-kishin-shume-dem\/\",\"name\":\"NJ\\u00cb VIT PAS KATASTROF\\u00cbS N\\u00cb TETOV\\u00cb: CA Q\\u00cb MOR\\u00cbN SHUM\\u00cb PARA E NUK KISHIN D\\u00cbM ASPAK, E T\\u00cb TJER\\u00cb Q\\u00cb NUK MOR\\u00cbN ASPAK PARA PO KISHIN SHUM\\u00cb D\\u00cbM. - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/rrjeti-i-korrespondenteve\/nje-vit-pas-katastrofes-ne-tetove-ca-qe-moren-shume-para-e-nuk-kishin-dem-aspak-e-te-tjere-qe-nuk-moren-aspak-para-po-kishin-shume-dem\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2016-08-03T06:42:36+00:00\",\"dateModified\":\"2016-08-09T07:52:33+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/be7cfa6655c47f7195bfdd0ba8144aa2\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/rrjeti-i-korrespondenteve\/nje-vit-pas-katastrofes-ne-tetove-ca-qe-moren-shume-para-e-nuk-kishin-dem-aspak-e-te-tjere-qe-nuk-moren-aspak-para-po-kishin-shume-dem\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/be7cfa6655c47f7195bfdd0ba8144aa2\",\"name\":\"\\u0413\\u043e\\u0440\\u0430\\u043d \\u041c\\u0438\\u0445\\u0430\\u0458\\u043b\\u043e\\u0432\\u0441\\u043a\\u0438\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9853"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9853"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9853\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9821"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9853"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9853"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9853"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}