STAJKOVC 2016

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:119:"Mësëshumtimëdhembfaktiqëne,qytetarëtekëtijshteti,akomanukjemivetëdijesuarsemeritojmëmëmirë

1 Shkupi 2014 e pa veten në pasqyrë dhe i doli fytyra e Stajkovcit 2014. Dhe e shpirtrave të 22 viktimave të vërshimeve nga shiu i madh treorësh të shtunën e kaluar. Ky është një vetëdijesim tragjik për të cilin qeveria na vodhi 600 milion euro nga paratë tona.

Shikoni kartolinat e Shkupit VMRO-ik dhe fotografitë e Stajkovcit, Buliçanit, Ilindenit, Smilovcit, Butelit, Çentos, Singeliçit, Creshevës, Inxhikovës, Haraçinës, Bërnjarcit…. VMRO-ikë. Njësoj si fasadat e qendrës në kryeqytet. Në pjesën e parme barok, ndërsa nga pas mizerie në rrënim e sipër. Si parfum për nënsqetulla të qelbura. Si rroba firmato përsipër brekëve të pista e të grisura.

Njerëzit u mbytën në baltë, vetëm 10 kilometra larg të Lekës të Madh me gjithë shatërvanët dhe familjen e tij të ngushtë e të gjerë. Vetëm 10 kilometra nga aty ku ndërtohet rrota panoramike 18 milion euroshe, të cilën qeveria as gjatë këtyre ditëve nuk pushoi së ndërtuari, edhe pse kishte thirrje të dëshpëruara për mekanizimin e nevojshëm që të çgroposen fshatrat nga vërshimet. Edhe njëqind metra larg asaj që mendonim se ishte autostradë bashkëkohore dhe e sigurt, ku prej vërshimeve humbën jetën më së shumti njerëz.

Në pasqyrën e Shkupit 2014 u pa se nuk ka shtet. Duke filluar nga fakti që Enti Hidrometeorologjik nuk e parashikoi motin, e deri tek një serë institucionesh që mbajnë përgjegjësi për pasojën katastrofike nga moti i keq i verës. Punën e vet nuk e ka bërë askush si duhet edhe para shiut, e pas tij – edhe më zi. Njerëz që janë vendosur në vende drejtuese vetëm se kanë qenë në parti, ose se është dashur të fitohet lojaliteti i partnerit në koalicion. Nga komandanti suprem e deri te Kryqi i Kuq. Nga urbanizmi, ndërtimtaria e deri te shëndetësia dhe puna sociale.  Edhe deri te gazetaria.

2 Për më tepër, nuk është se askush nuk e dinte se çfarë mund të ndodhë. As se nuk ka pasur njerëz profesionistë që të bënin një plan. Planin e kanë bërë në vitin 2008. Dhe në mënyrë shumë precize kanë thënë se çfarë duhet bërë, në mënyrë që të parandalohen katastrofa të këtilla. Dhe pushteti lokal i Shkupit e ka miratuar atë plan. Mirë ama, partia ka vendosur që pikat e dobëta të mbeten pika të dobëta, e paratë të shpenzohen për përmendore. E të na lëshojnë në televizion reklama, që tregojnë se asnjëherë nuk e kemi pasur më mirë.

Kjo, pra, është pasoja e faktit që VMRO-DPMNЕ-ja për dhjetë vjet sillet me përbuzje dhe inat ndaj çfarëdolloj profesionaliteti. Thënia e tyre: “Kush e di se ç’ju kanë mësuar në ato fakultete komunale”, ja ku na solli.

Për këtë arsye nuk më çudit që e gjithë udhëheqësia e partisë, në krye me Gruevskin, akoma në orët e para të katastrofës, sillej në një mënyrë që të mund të shmangë çfarëdolloj pyetje mbi përgjegjësinë. Përgjegjësinë e të gjithëve. Nga presidenti i shtetit, kandidati i tyre për parti, kryeministri e tyre partiak dhe ministrat partiakë,  drejtorët e tyre partiakë, deri te kryetarët e komunave të tyre partiakë dhe firmat dhe mediat e tyre partiake.

Gruevski mendonte se do ta zbuste çështjen e përgjegjësisë me videoklipe, në të cilat, ai, nën shoqërimin e pesë trupave të sigurisë dhe tërë një masë mbështetësish nxjerr nga mënga komandat në celular ministrave dhe drejtorëve që vetë i ka caktuar. E kur pa se nuk mund ta zbuste çështjen mbi përgjegjësinë, u paraqit koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, që ta zbulojë dhimbjen e partisë. Tha se të hapësh çështjen e përgjegjësisë në momente të këtilla është gjë “e joqytetëruar dhe e papërgjegjshme”.

Jo më kot e prisnin Gruevskin të kthehet nga pushimi, se pa u nisur ai nga Turqia, i tërë aparati shtetëror nuk guxonte të lëvizë as gishtin e vogël, e le më të fotografohet pa të. Në fakt, lideri i VMRO-DPMNE-së, si mjeshtër i propagandës, sërish pati sukses në imponimin e historisë së vet. E kështu, të gjithë politikanët morën të pastrojnë e t’u bëjnë vizita të prekurve nga vërshimet. E të garojnë se kush ka më shumë baltë mbi çizme. Zaevi ka punuar tri ditë. Gruevski do të punojë pesë. Zaevi do të flejë dy ditë në shtëpinë e vërshuar. Gruevski pesë.

E ndërkohë që të gjithë ua numërojmë ditët dhe lopatat, askujt nuk do t’i kujtohet të pyesë: Cila është puna e një lideri të vërtetë politik? Të pastrojë? Apo të mendojë?

Për shembull, të mendojë një plan efikas për përballjen me katastrofën. Të mendojë një organizim të mbledhjes dhe shpërndarjes së ndihmave. Të mendojë kontroll se si do të ndahen paratë e ndihmës dhe kush do të jetë përgjegjës për atë. Të mendojë si të parandalohen infeksionet, sepse balta me fekale dhe kafshë të ngordhura ndodhet 10 kilometra prej qytetit dhe është verë.

E kam të qartë se pse VMRO-DPMNE-ja nuk guxonte as të kujtojë të thërrasë Parlamentin  pas një katastrofe të këtillë, e cila ka më së shumti viktima nga tërmeti i vitit 1963 deri më tani. Por, nuk e kam të qartë se pse LSDM-së nuk iu kujtua që Parlamenti është institucioni më i lartë në shtet. E duhej që akademiku Vllado Kambovski, i cili qartë ka pritur katër ditë që deputetëve t’u kujtohet se janë më të rëndësishmit në shtet, t’i përkujtojë që të mblidhen. E ta kontrollojnë qeverinë, se si do t’i shpenzojë paratë për tejkalmin e krizës. Lum deputetët, lum spikeri. Edhe ata si duket, prisnin që lideri i partisë t’u japë komandë me spikerfon.

3 Seriozisht, kush komandon me aksionin për shpëtim? Presidenti i shtetit? Kryeministri? Kryetari i Parlamentit? Deputetët? Kryetarët e komunave? Drejtorët e QMK-së, Mmk-ës, Bmk-së, e Bluk-ut? Kryetari i partisë në pushtet? Apo kryetari i partisë në opozitë? Siç do të shpreheshin në filmat mafiozë:  Tuti maçedoni, tuti komandanti.

Jo se qeveria është e paaftë. Apo se  partia në pushtet është aq e paaftë. Të aftë janë ata. Dhe shumë të organizuar janë. Punojnë 24/7 kur duhet të fitojnë në zgjedhje. Kanë lista të sakta se kush për kë do të votojë dhe sa vota do t’iu sjellë. Edhe se kushëri i kujt është, e kanë në listë.

Dëgjuam se si fituakan. E kanë shkatërruar sistemin shtetëror me të cilin do ta kishim mirë të gjithë, dhe krijuan një sistem që do t’i mbajë ata në pushtet. Ata ta kenë mirë. Se vetëm ata janë Maqedonia.

4 Kaluan shtatë ditë nga katastrofa që na i hapi sytë që të shohim se jetojmë në baltë. Mu ashtu, në baltë. Për më pak se një muaj do të festojmë 25 vjetorin e Maqedonisë së pavarur. E më së shumti më dhemb, se ne, qytetarët e këtij shteti, akoma nuk jemi vetëdijesuar se meritojmë më mirë.

            Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира