METODOLOGJI DRISLLA

Dështimi më i madh i LSDM-s me gjithë shpresat e shtetit drejt BE-së, është që VMRO-DPMNE-ja e Gruevskit vazhdon të jetë një faktor i fuqishëm.

METODOLOGJI DRISLLA

1Gjatë rrugës për në BE e pasuruam fjalorin tonë të termave me një fjalë të re – metodologji. Tani e tutje, metodologjia do të jetë termi kyç që do ta dëgjojmë të përmendet nëpër fjalimet politikanëve, në debatet e ekspertëve në TV, në deklaratat e ambasadorëve evropianë e në raportet gazetareske…
Metodologji…Diçka si asociacion dhe stabilizim. Apo- skrining. Madje kishim dhe – tuining. Edhe rekomandim të kushtëzuar. E më pas negociata …. Pastaj raport mbi përparimin drejt BE-së. Datë për fillim të negociatave. Prioritete urgjente reformuese…

Nuk e di për ju, por për mua, nga të gjitha këto boshllëqe në rrugën tonë drejt BE-së, duke nisur nga asociacioni dhe stabilizimi në 2000 e deri te data potenciale për fillim të negociatave në 2020, përshtypje më të madhe më ka lënë fjala – bençmark. Madje edhe kur e thua, tingëllon sikur po thua diçka shumë të mençur. Për më tepër që shton pak mister rreth procesit të afrimit me BE-në. Ndonjëherë, kur të jemi anëtare e BE-së, nëse bëhemi…

Sinqerisht, çfarë do të thotë fjala metolodogji dhe si pasqyrohet ajo në jetën tonë? Çfarë bençmarku, vallë, duhet plotësuar dhe sipas cilës metolodgji do të vlerësohet suksesi në një shtet në të cilin gjatë një stuhie të fuqishme, si ajo që e kaploi këto ditë Shkupin, probabiliteti që të vdesësh nga një pemë apo billbord i rënë është i barabartë me rrezikun që të mbytesh nga ndonjë nga qeset fluturuese? Kaluan pothuajse 2- vjet që kur Ljupço Gerogievski dhe Vasill Tupurkovski nënshkruan marrëveshje për asociacion dhe stabilizim me BE-në. Deri më sot, nuk kemi qenë as të asociouar, e besa as të stabilizuar siç duhet. Akoma po merremi me mbeturina.

2E gjithë kjo histori me Drisllën dhe me keqtrajtimin e mbeturinave mjekësore është një pasqyrë e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së. Fasho të gjakosura, shiringa dhe qen që transportojnë mbeturinat, inspektori i qytetit këtë e ka incizuar si një dëshmi, inspektori i shtetit thotë se nuk ka parë gjë dhe se çdo gjë është në rregull, kurse prokurorja thotë se nuk ka dëshmi.
Kur përmendet Drislla, më kujtohet se në vitin 2011, qeveria e atëhershme qytetare e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, dërgoi një avion të tërë me gazetarë nga Firenca. I shëtiti nëpër deponitë e ndryshme dhe parqet, por nuk i çoi në zyrat e kompanisë ku fitoi koncesionin për mbeturinat e Shkupit, pasi zyra e tyre ishte në një banesë. Pastaj, më kujtohet se edhe drejtori i deponisë nga VMRO-ja Goran Angellovi bëri transfer në një kompani të huaj, pasi italianët nuk mund të gjenin kuadër më të mirë. Më kujtohet se si ambasadorja e atëhershme gjermane shkruante letra të mprehta drejt pushtetit qendror dhe të qytetit, duket protestuar se firma gjermane e specializuar për menaxhim të mbeturinave është më e mirë se sa një frimë joekzistente italiane. Dhe më kujtohet se kryetari i qytetit Koce Trajanovski duhej dy herë të nëshkruante marrëveshje për koncesion, pasi për dy herë me radhë gjyqi vendoste në dobi të gjermanëve.

Madje edhe tani, në një kohë kur në pushtet është LSDM-ja, dhe në nivel qendror dhe në atë të Shkupit, që kur Këshilli i qytetit të Shkupit mori vendimin që të marrë deponinë nën koncesionerin, Regjistrit qendror iu deshën gjashtë muaj që ta regjistrojë Qytetin si pronar.
Eheeee, mjafton të numërojmë vetëm sa dyqane ka hapur VMRO-DPMNE-ja për 11 vjet…Të ishte vetëm Drislla, mirë do të ishte. Apo vetëm “Eko klub”-i që ka inçizuar se si keqtrajtohen mbeturinat mjekësore. Kjo ishte fusha më e mirë sistematike nga ku VMRO-DPMNE dhe BDI thithnin para nga buxheti shtetëror. E vazhdojnë të thithin, pasi janë lojtarë të fuqishëm. Është bërë një infrastukturë e tëre me të cilën në mënyrë të ligjshme mblidhen paratë shtetërore nëpër llogaritë private dhe partiake. Qoftë në bujqësi, qoftë në ndërtimtari, media, kulturë, shëndetësi…Për çdo gjë që ka një lidhje sado të vogël me paratë e buxhetit. E në mënyrë që e gjithë kjo të rrjedhë siç duhet kanë dhe prokuroritë e tyre, gjykatësit, inspektorët, policinë, avokatët dhe mediat. Kanë krijuar një shtet brenda një shteti.
E tani, VMRO-DPMNE-ja del dhe akuzon se LSDM-ja po i helmon qytetarët. Dhe se asgjë nuk ka bërë kundër ndotjes së ajrit. Po me kë ta bëjë? Me prokurorët nga lista dhe gjykatësit nga defteri? Me zyrtarët e prokurorive që vjedhin dokmente nga hetimet dhe ua japin avokatëve të të dyshuarve dhe të të akuzuarve? Me firmat partiake që i mbushën xhepat me paratë tona dhe u bënë kaq të fuqishme sa pa ato nuk kalohet dot tenderi? Me inspektorët që paraqiten kur ka inspeksion? Me ushtrinë partiake të futur në ndonjë administrate publike që fotokopjon dokumente dhe ia dërgon ato partisë?
Qe katër vjet ato nuk janë më në pushtet dhe vazhdojnë të skadojnë dokumente të besueshme. Kjo veçse bën të qartë infrastrukturën e fuqishme që ka ndërtuar VMRO-DPMNE-ja përgjatë 11 vjetëve dhe që kurrë nuk ka pushuar të punojë fuqishëm. Kush e di nëse metodologjia e BE-së do të ndihmojë që të shembet ky sistem paralel.
Dështimi më i madh i LSDM-s me gjithë shpresat e shtetit drejt BE-së, është që VMRO-DPMNE-ja e Gruevskit vazhdon të jetë një faktor i fuqishëm.

3Na qëlloi metodologjia. 17.000 administratorë publikë do të marrin K-15, por ministri i informatikës dhe administratës Damjan Mançevski thotë se do të përkujdeset që kjo të mos vlejë vetëm për të ashtuquajturit të punësuar sipas kornizës.
Ky është një përparim i madh në qëndrimin e Ministrisë, e besa edhe për ministrin personalisht. Për dy vjet e gjysmë ai ka qenë duke i lutur 1.600 të punësuarit sipas kornizës që rrinë në shtëpi dhe marrin rrogë që të vijnë në punë apo të pranojnë një ristrukturim, te i cili do të përkujdeset që ata që nuk vijnë në punë do të mos marrin K-15.
Si do të përkujdeset? Do t’i lutë me dashuri, kur do t’i vijnë paratë nga K-15 që t’i kthejnë ato. Këndshëm do t’i lutë edhe të vijnë në punë. Shumë më intereson se me ç’metoldologji do të arrijë Mançevski të mos ua paguajë K-15 por rregullisht t’ua paguajë rrogën?

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира