1Maqedonia po përballet me katër sfida. Nuk është vetëm beteja për ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Për më pak se një muaj janë shpallur dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nga fundi i muajit presim edhe vendimin për fillim të negociatave me BE-në. Ndërkohë, ne do të hymë dhe zyrtarisht në NATO. E nga ana tjetër, nuk mund ta ngremë flamurin para selisë së Aleancës në Bruksel, pasi Belgjika është një nga shtetet me rrezik të lartë të infeksionit. E as në shtëpitë tona nuk festojmë dot, se mbledhjet publike dhe private janë ndaluar.
Ashtu siç nxitonin LSDM me kongresin dhe VMRO-DPMNE me konvencionin, siç përqafoheshin, si përshëndeteshin, siç putheshin nëpër sall të mbyllura, të duket sikur janë gati edhe të vdesin vetëm e vetëm që t’i fitojnë zgjedhjet. Mickoski madje lajmëroi se bashkë me kandidatët do të shkojnë derë më derë gjatë fushatës parazgjedhore. Mezi pres t’ua hap derën. Le të kalojnë nëpër të gjithë lagjen e le të vijnë të më flasin se si do ta rinovojnë Maqedoninë.
Mirëpo, presidenti Stevo Pendarovski tha se “nuk do të bëhet kijameti nëse zgjedhjet shtyhen për një muaj apo për dy” Nuk do të bëhet kijameti, jo. Zgjedhjet janë të parakohshme pasi në tetor të vitit 2019 ne nuk morëm datë për negociata. Atëherë, apo, edhe Zaevi u zhgënjye nga BE-ja e cila nuk dha datë, e kështu kërkoi zgjedhje sa më shpejt të ishte e mundur. Edhe liderët u morën vesh për 12 prill. Tani, nëse BE-ja nuk na jap datë, zgjedhjet le të bëhen të rregullta. Pasi data ishte arsye për zgjedhjet e parakohshme. Deri në vjeshtë edhe korona do të qetësohet.
2Fakti që VMRO-DPMNE-a kërkon dorëheqje nga ministri i shëndetësisë Venko Filipçe në mes të krizës së kornoavairusit, nuk është sepse janë budallenj. E as se nuk dinë se nuk mund të jepet dorëheqje, pasi nuk ka një Parlament që t’ia pranojë. Dhe se nuk ka Parlament që do të zgjedhë ministër të ri. Kjo është vetëm një vazhdim i taktikës së tyre që të bëhet një mjegullnajë dhe zhurmë, që të flitet për ta, që ta humbasim kohën me budallallëqet e tyre. Po sikur, një herë të kishin treguar korrektësi? Po qoftë edhe në krizë. Vetëm një herë, të ishin futur në betejë për të mirën e përgjithshme në vend që ta shohin interesin e disave të udhëheqësisë në krye me të arratisurin në Budapest?
Por, të tillë janë ata. Nga kush pret të të ndihmojë kur fletët informative për infektimin, të përgatitura nga vullnetarë – artistë, e vodhën kreativitetin dhe i kthyen në fleta kundër Zaevit? Nga njerëz të tillë nuk do japin dot as ndihmë, e nuk tregojnë dot as vetëdije qytetare.
Edhe fakti se një pjesë e opinionit publik fillon dhe lëvdon ministrin Filipçe dhe mënyrën se si sillet gjatë kohës së krizës është pasqyrim i një zhvendosje të përgjithshme të të kuptuarit se di duhet të sillet një funksionar shtetëror. Na bie të fikët kur dëgjojnë që një punonjës shtetëror po e kryen punën siç duhet. Diçka që duhet të jetë krejtësisht normale.
Mirëpo, ne kemi hequr dorë prej shumë kohe nga ai lloj normaliteti. Nuk kemi pirë të gjithë ujë nga Liqeni i Dojranit para kamerave që të vërtetomë se nuk është i ndotur, dhe si pasojë e kësaj kemi harruar se si ishte vetëm para tri-katër vjetësh. A ju kujtohet kur juristi Nikolla Todorov u tregonte kirugëve se si duhet operuar? Shëtiste tani me maska nëpër klinikë, ashtu siç i gjuante motrat medicinale dhe shkonte në të gjitha televizionet. Kurse Gruevski qëndronte para Klinikës infektive dhe i numëronte pacientët, ashtu siç i numëronte kamionët në Stajkovski. Dhe paraqitej në mobil që të japë urdhra për blerjen e aparateve për frymëmarrje.
Mu për këtë nënçmim 11 vjeçar të gjithçkaje që është profesionale dhe atë përbuzje të tipit “kush e di se ç’ju kanë mësuar nëpër ato fakultete komunale, tani habitemi se një mjek që për momentin është ministër, po përzihet në punën e tij nga ana e mjekësisë.
3Se deri ku janë pasojat nga robërimi i shtetit nga VMRO-DPMNE-ja tregon edhe fakti se edhe pas tri vjet e gjysmë në qeveri, në kohën e një krize shumë të madhe shëndetësore, Qeveria duhej t’i jepte urdhër shërbimit publik MRT që t’i transmetojë konferencat e shtypit të ministrit të shëndetësisë në lidhje me kornoavirusin. T’i japë urdhër! Servisit publik!
Kurse ju thoni “të gjithë janë të njëjtë”,a? Si na qenkan të njëjtë? Njëri thotë: “Doja të të vrisja dhe më vjen keq që nuk ia dola”, e tjetrit duhet të bërtasë më forte që të dëgjohet mes zhurmës dhe thotë: “Si nuk të vjen turp, doje të më vrisje”. Ndërsa ti qëndron në disa lartësi morale dhe bërtet: Këta të dy bërtasin, të dy janë të njëjtë”.
Nuk mund ta kuptoj ndjenjën e tyre që zgjedhin ta dëgjojnë vetëm zhurmën, dhe jo edhe atë se çfarë thuhet në atë zhurmë. Megjithëse ky është pikërisht dhe qëllimi i gjithë zhurmës së VMRO-DPME-së. – që të mos dëgjojmë gjë.
4Edhe pse nuk është fare e lehtë, të provojmë të shohim pozitivisht nga kjo situatë. Ndoshta, kur të ketë përfunduar kriza do të mbeten disa shprehi të mira qytetare. Për shembull -larja e duarve. Aspo, dezinfektimi i autbusave. Larja e kontejnerëve. Pastrimi i taksive. E të mos përmendim faktin se kemi sapunë nëpër shkolla dhe në institucione private. Ndoshta, mësimi më i madh i kësaj krize do të jetë të mësojmë të respektojmë profesionalizmin dhe t’u besojmë atyre që e dinë realisht punën e tyre. Të mësojmë se për sëmundje, duhet dëgjuar mjekë. Kuse për lajme duhet të lexosh media profesionale me burime sa më të sakta. E jo muhabete të shtëpisë me këshilla të përkthyera nga gjuha serbe në google translate. Dhe ekspertë e analistë popullorë që shesin mend me mjekimet magjike të hudhrës dhe rakisë.
5Mençuria e maqedonasve në përballim të kësaj krize u bë e qartë në rastin me pasagjerët e ekskursionit në mal të zi kur policia i ktheu mbrapsht. Agjencia ka refuzuar që t’i kthejë paratë e “Festivalit të mimozave”, e kështu njerëzit kanë filluar të zihen. Kanë para një masë solide negociuese. Kanë shkuar në parking në mesnatë para nisjes së autobusave, që të zihen me shefat dhe t’i kërkojnë paratë e tyre mbrapsht. Por, nëse nuk do t’ia kishin dalë me këtë, kanë pasur dhe plan B. Kanë marrë valixhe me vete, që të mos u shkojë huq ekskursioni. E kur nuk ua kanë kthyer paratë, i kanë vendosur valixhet në autobus.
Ndërkohë, kanë planifikuar një menaxhment krizash Kanë thirrur gazetarë dhe deklaratat i kanë dhënë në mënyrë anonime, që të mos hidhërohet shefi i agjencisë. Hej, ndihmoni, na detyrojnë të shkojmë në ekskursion. duhet të shkojmë në festivalin e mimozave.
Ndërkohë që zgjasnin negocimet për kthimin e parave, erdhi lajmërimi se presidenti Stevo Pendaroski do të kishte konferencë ditën e nesërme. Ç’duhet të mendojë vallë dikush? Me siguri Këshilli i sigurisë nuk do të marrë vendime për pengjet e mimozave? Për fat, këtu kemi ministrin e punëve të brendshme Çulevin. Me siguri ai u ka dërguar vetura që t’i ndalojë autobusat dhe me shoqërim policorë t’i detyrojë që të kthehen në Shkup.
Mirë, mirë, rri se shpëtuan. Nga mimozat.
Përktheu: Fjolla Zllatku