GJITHÇKA ËSHTË OK

 Me të vërtetë në fund doli se gjithçka është OK. Por për ta. Jo për ne.

GJITHÇKA ËSHTË OK

1A jemi të qetë dhe të kënaqur tani? Ja, Katica Janeva po shkon në burg. Gruaja e cila si prokurore speciale, përndiqte korrupsionin e lartë dhe burgoste zyrtarë të nivelit të lartë, përfundoi në burg para se të përfundonin ata.

Vetë gjykimi në rastin “Reket” dhe aktgjykimi kundër ish-prokurores speciale dhe shoumenit Boki 13 ngjan më tepër si një pikë zyrtare që duhet përmbushur nga ndonjë raport i Komisionit Evropian ose Departamentit të Shtetit të SHBA. “Përndjekja e korrupsionit të lartë të zyrtarëve shtetërorë me një vendim gjykate- e bërë! Vijojmë.”

Por, megjithatë, ajo çka në shikim të parë duket si një sukses, në realitet është një humbje për shkak të pandëshkueshmërisë së korrupsionit kryesor.

Edhe po të ishte vetëm për divanin, përsëri Katica Janeva do të ishte fjatore. Ajo e shkatërroi ëndrrën që kishim, se një ditë do të kishte drejtësi. Por ndërsa numërojmë rrobat e Boki 13, të shurdhëruar nga duartrokitjet tona e të mahnitur nga fakti se të dy janë në burg, harruam shkurtin e vitit 2015. E mbani mend? Ai ishte momenti kur mësuam për përgjimet e paligjshme të gjysmës së shtetit. I harruam “furgonët e verdhë”, bombat e Zaevit, Marko Zvërleskin, seancat e Përzhinës, pse lindi nevoja për një Prokurori speciale, faljet e Gjorge Ivanovit, “s’ka drejtësi, s’ka paqe”, sulmin e organizuar në Parlament në 27 Prill 2017, arratisjen e Nikolla Gruevskit, arratisjen e dy oficerëve të inteligjencës që morën pjesë te përgjimet…Aq keq e kemi kujtesën, sa do të harrojmë edhe “Perandorinë” dhe regjistrimet që dolën në “La Verita”…

Të njëjtët njerëz, zërat e të cilëve i kemi dëgjuar në regjistrime pesë vjet më parë dhe i shohim nëpër gjykata çdo ditë, janë akoma përfaqësues të elitës, të qytetarëve të respektuar, të xhet-setit dhe një radhë emrash të tjerë pompozë. Ata qeshin me ne, ndërkohë që i bëjnë lajka njëri-tjetrit se si kanë arritur, me të gjitha masat, ndikimet dhe paratë e mundshme, si t’i shpëtojnë djekjes penale, ashtu edhe të rrëzojnë sistemin ligjor.

Kjo është hakmarrje e kriminelëve me ndihmën e sistemit kundër atij sistemi që duhej t’i përndiqte.

2Procesi “Reket” duhej të ngriste besimin tonë ndaj pushtetit gjyqësor. Përkundrazi, ai na e shkatërroi.

Si mund ta kthejmë besimin, kur gjykimi nuk iu përgjigj pyetjes kryesore: Ku janë paratë? Dhe nuk iu përjgigj as edhe një serie pyetjesh të tjera të rëndësishme, të tilla si: Nga kanë ardhur paratë?

Si mund ta kthejmë besimin kur dëgjojmë se si prokurorja publike për përndjekjen e krimit të organizuar Villma Ruskuska, deklaron:  “Unë mendoj se shumica e parave përfunduan me Bojan Jovanovskin dhe Katica Janevën. Kjo është bindja ime personale “. Si vendosi gjykata? A u bazua, vallë, te rrobat dhe divani si dëshmi të vetme të prekshme, te bindja personale e prokurores dhe te telefonata e së dyshuarës “Gjithçka do të jetë OK”?

Asgjë nuk është OK. Proceset gjyqësore të PSP-së që dolën nga bombat nuk kanë përfunduar.  PSP, nuk ka.  Nuk ekziston asnjë akuzë për hetimet që PSP ia ka dorëzuar Prokurorisë. Nuk po ndodh asnjë lloj përpunimi i krimit për të cilin kemi dëgjuar.

Ky nuk është një shtet për ata që respektojnë ligje. Në Maqedoni, të jesh i ndershëm, padyshim që nuk është vlerë. Kjo është arsyeja se pse është një budallëk të jesh i ndershëm dhe të qëndrosh këtu për të jetuar.

Me të vërtetë në fund doli se gjithçka është OK.  Por për ta. Jo për ne.

3E pastaj, edhe këto apelet që bën ministri i shëndetësisë Venko Filiçpe për ndërgjegjësimin e qytetarëve. Ky fotografim i sofrave, festave, skarave, petullave….bashkë me habinë që i kaplonte politikanët e ndërgjegjshëm…Se ne u treguam qytetarë shumë të ndërgjegjshëm dhe solidarë, që qeveria kaq vonë është kujtuar të na e ngrejë vetëdijen! Vallë, edhe sa kohë kemi që të vetëdijësohemi?

Nuk janë fajtorë qytetarët se nuk janë të ndërgjegjshëm. Faji është i shtetit, që nuk ekziston.  Dhe atë, për arsye krejtësisht politike. Kishim dhe fatin e zi që në mes të pandemisë na qëlloi një qeveri teknike. E në këtë qeveri teknike të ketë Ministër për punë të brendshme nga një parti, platforma politike e së cilës është sabotimi i masave të ministrit të shëndetësisë. Pse? Që të mundet që, ndërsa punonjësit e shëndetësisë mbyten nga puna, VMRO-DPMNE-ja të thotë:  “S’ju bëjnë masat, Zaevi po shkel mbi kufomat e të vdekurve”, ndërsa Hristijan Mickoski, të ngre panikë:  “Kjo është një katastrofë”. Pse? Që të mund të bëhet pazar për zgjedhjet.

Vallë, çfarë hajri kishte ky pazar që bënë? Në vend të 5 korrikut, zgjedhje do të kemi në 15 korrik.  Një dramë dyditore për shtyrje dhjetëditore. Një herë kemi gjendje të jashtëzakonshme, pastaj kemi interpretime ligjore, ekspertiza, refuzime të KSHZ-së, drejtorin e KSHZ-së që nuk ngre telefonin, pastaj interpretimin mbi atë se kush mund të thërrasë një seancë të KSHZ-së. Aty u paraqit Talati, pastaj OSBE-ja, VMRO-ja që kërkon protokole shëndetësore në vend të rekomandimeve, gjë që bëri të duhej të paraqitej Stevo, i cili tha: “Merruni ju vesh, e pastaj paraqitem unë.”

E gjithë kjo vetëm që në fund “dikush” të paraqitej e ta ndalonte dramën mbi datën e zgjedhjeve.  Mirë që në gjithë aksidentin me pandeminë dhe qeverinë teknike, të paktën kemi fat që ka dikush që akoma ngre telefonin, që të thotë:  “Datë duhet të keni patjetër. Meqë kemi vendosur t’ju kemi edhe ju.”

4Nëse tashmë po flasim për vetëdijen dhe ndërgjegjen e qytetarëve, unë mendoj se po zhvillojmë një garë pa fitues me serbët. Kur vërshuan që nga ditën e parë pasi Greqia u hap për turistët, ata së pari u kthyen nga Evzoni, pastaj u detyruan të kalojnë gjithë në të gjithë Bullgarinë, pastaj pritën 10 orë, fëmijë që qanin, plazhet në Pefkohori gati, diplomatët duke negociuar sikur të bëhej fjalë për krizë të pengjeve… Kolona të tilla nuk kishte në kufi as kur NATO i bombardoi ato. Ne shpëtuam nga fakti që Greqia ende nuk e ka hapur kufirin për turistët maqedonas. Në garën me serbët, do të ishte një klaster rajonal “Bogorodica – Evzoni”.

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира