1 Tradicionalisht në ditët e fundit të vitit bëj një rikthim në kohë për të parë momentet më të rëndësishme të vitit që lamë pas. Por këtë herë nuk dua ta bëj këtë gjë. Çfarë e shënoi vitin 2020? “Honey Land” fitoi dy nominime historike për Oskar, Kombëtarja e futbollit u plasua në Kampionatin Evropian. Ndërsa historikisht, u bëmë pjesë e NATO-s.
Ndërkohë që lufonim krizën e koronës kishim patëm edhe disa zgjedhje parlamentare dhe i rezistuam edhe një Qeverie tjetër të Përzhinës. Prokurorja speciale Katica Janeva mbeti në burg. Gjykimet për lëndët që ajo hapi po hyjnë në vitin e tyre te pestë dhe akoma nuk kanë përfunduar.
Në fushat e tjera, kemi humbur edhe një vit tjetër në pritje. Tradicionalisht, këtë herë në mënyrë jubilare, për vitin e pesëmbëdhjettë me radhë kemi pritur datën për fillimin e negociatave me BE-në. Çdo ditë i prisnim numrat e të vdekurve dhe të sëmurëve nga kovid-19 nga Ministria e shëndetësisë.
Mirë, të paktën në 2020 amerikanët nuk arritën asesi të na shtijnë në NATO.
Nga BE përsëri zhgënjim. Në Uashingon po bëjnë edhe më shumë presion që të na integrojnë në BE sesa në kryeqytetet e 27 shteteve anëtare ku secila merret me veten e vet dhe me konsenzus dhe pika e presje për numra e germa. Të paktën në fund të vitit, ashtu, si për të na ngushëlluar, kishin mundur të na japin nja 1.000 vaksina kundër kovid-19. Sa për punonjësit shëndetësorë që janë paraqitur se duan të vaksinohen, që të na gënjejnin në mënyrë simbolike: demek– ju me të vërtetë jeni pjesë e Evropës, siç e themi në raportet koncesuale të negociatave të Brukselit. Solidartiet, humanitet, Evropë e bashkuar, Evropë pa kufij, kortezi, mirënjohje etj etj…
BE për ty. BE për ty. Duket sikur mezi kanë pritur ndonjë arsyetim që të “mbyllen histerikisht brenda kufijve të tyre”, a thua se virusi udhëton me pasaportë. Po madje shpikën edhe teste në laboratorë vetëm të zonave të BE-së. Ndjehem i përbuzur njëlloj si në kohën kur na maltretonin për t’i pritur vizat.
2 Andaj, më duket se 2021 do ta kalojmë duke pritur si BE-në, ashtu edhe vaksinat. Nëse e gjithë shpresa jonë është atje – medet për ne. Deri sa të merren vesh kush të na japë e si të na japë, të shohin nëse janë krijuar kushte, sa doza nevojiten…deri atëherë do të kalojë edhe një Samit i BE-së. Edhe një tjetër pas tij…
Por pavarësisht vaksinave, ata duhej të na jepnin data, e nuk na i dhanë. Prandaj, këtë vit le të mos e presim më datën. Ta kursejmë veten nga shpresat e rreme dhe zhgënjimet e mëdha.
3 Të dashurit e mi, gëzuar vitin 2021. Të mbetemi të shëndetshëm e të gjallë, që t’i presim vaksinat e tjera, të cilat vetë do të duhet t’i sigurojmë.
Zaevi thoshte se na duhet kamxhikues, por mesa duket këtij kamxhikuesi disi iu ngatërruan kamxhikët rreth duarve. Le t’i kthejmë urtësitë tona popullore. Тhonë se ujku ka qafën e trashë se e kryen vetë punën e tij.
Përktheu: Fjolla Zllatku