ÇAO, ZHURIM!

Të më falni për serbishten, por po e shkruaj për inat të Zaharievës. Që Bujari të ketë punë. Ta ngushëllojë kur ajo të nervozohet.

1 Ç’diplomaci proaktive që po udhëheq ministri Bujar Osmani. Bullgaria nuk ka kërkuar, por megjithatë ai ofron që edhe bullgarët të përmenden në Kushtetutë. Një gjest i përkryer diplomatik.  Epo, le të nxitojmë. Ndërsa qeveria stërvitet për ta mbledhur shumicën në Kuvend, le ta mbarojmë edhe atë punë. Vrisni veten përpara se t’ju vrasin.

Më vjen për të vjellë nga ky poshtërim që na bën elita jonë politike kur bëhet fjalë për qëndrimin ndaj Bullgarisë. E dini si më duken? Si dikush që ulet para bashkëbiseduesit, duke kërcitur gishtat e duke psherëtirë: Na thoni, na thoni se ç’duhet të bëjmë që të mos zemëroheni se ne ekzistojmë.  Nga lind nevoja që vazhdimisht të justifikohemi për diçka para se të ofrojmë, sikur të jemi fajtorë për ndonjë gjë?  Tërë kohën ndjejmë se jemi ne ata që duhet të bëjnë ndonjë lëshim. A thua se u kemi diçka borxh bullgarëve.  Andaj duhet të mësojmëtë jemi të kujdesshëm me deklaratat se mos aksidentalisht na ofendohet Ekaterina Zaharieva.

Ore, ju lutem pushoni me këto lajkatime.  A nuk e shihni se sa më të kujdesshëm të jemi, aq më shumë ata na hipin mbi kokë?  Së pari, ministri i mbrojtjes Karakaçanov kishte për të na dërguar një ushtri për të fshirë pllakat e përmendoreve.  E pastaj presidenti Radev mobilizoi hetuesit që t’i shpëtojnë bullgarët e këtushëm.  Ndërsa Bujari për më tepër do t’u kërkojë falje, e do të shpikë tabela të veçanta që të mund të deklarohen në regjistrim.

Zgjedhje mos do të ketë te ne, vallë?  Apo në Bullgari?  Pse na duhet të fusim hundët në fushatën e tyre parazgjedhore?  Shifni punën tuaj.  Bëni zgjedhjet tuaja, më pas ne do të flasim me fituesin.

Me shumë siguri si Zoran Zaev, ashtu dhe Bujar Osmani janë nisur me qëllimin më të mirë për ta zgjidhur problemin sa më këndshëm.  Le të mos zemërohemi, të mos zihemi … Siç do të thoshte Zaev – “me ngadalë, me qetësi…” Mirë ama, jo deri në këtë shkallë!

Nuk kemi asgjë për t’u justifikuar para bullgarëve. Në shekullin e 20-të, ata ishin okupatorë fashistë që kryen mizori. Në shekullin 21 nuk na njohin as gjuhën dhe as kombin. Po na sillen si mafia në Ballkan me fuqinë që ua jep anëtarësimi në BE. Dhe përsëri – ne kemi fajin?  Pse jemi fajtorë ne?  Kemi faj se jemi gjallë.

Na falni për ekzistencën tonë, por ne nuk u detyrohemi asgjë atyre.  Përkundrazi.  Ata na kanë borxh neve.  Dhe nëse ata duan që ne të ndalojmë së përmenduri gjërat për të cilat na detyrohen, le të ndalojnë edhe ata me keqtrajtimet e tyre.  Deri atëherë – çao, zhurim!  Të më falni për serbishten, por po e shkruaj për inat të Zaharievës.   Që Bujari të ketë punë.   Ta ngushëllojë kur ajo të nervozohet.

2 Por le të shohim pak se çfarë bëjmë këtu me zgjedhjet tona. Sepse, herët a vonë, Hristijan Mickoski do të shërohet nga kovidi dhe do ta rrëzojë përsëri Qeverinë e Zaevit.

Mirë që Zaevi ua hodhi me blickrig kur ai vetë kërkoi votimin e besimit të Qeverisë për të vërtetuar se ka shumicën. Por, pse anëtarët e VMRO-së u larguan nga salla? Pse nuk votuan “kundër”? Pse duhet të shkruhet në histori që Qeverisë së Zaev iu dha një votëbesimi pa asnjë votë të vetme “kundër”?

Pse? Sepse për të votuar “kundër” duhet të kesh një qëndrim. Ndërsa kjo VMRO-DPMNE e Mickoskit është gjithmonë “antikundër” – pa logjikë dhe pa qëndrim.

Ashtu si për referendumin për ndryshimin e emrit kushtetues. Nuk jemi kundër, por – jemi kundër.

Kush i merr vesh se ç’po përpiqen të arrijnë tani, me fushatën për regjistrimin.  Nuk jemi kundër, por – jemi kundër.  Mickoski u bëri thirrje maqedonasve nga diaspora për regjistrim masiv dhe në të njëjtën fjali shtoi se VMRO-DPMNE do të bëjë gjithçka për të zhvlerësuar rezultatet e regjistrimit. Çfarë kujtojnë ata?  Se do të numërohen statistikisht njerëzit në tabelën “Bojkotoj”.  Ose “Unë nuk e di nëse partia do të më lejojë të deklaroj se kush jam”. Ose “Për inat të LSDM-së”. Dhe se kjo deklaratë do të jetë e vlefshme më vonë?

Aktiviteti i tyre i vetëm shoqëror është të sajojnë fraza idiote që do të mbjellin urrejtje dhe do të shkaktojnë histeri. Sikur të jenë duke zhvilluar një konkurs intern për të gjetur atë që do të shpikë ofendimin më poetik për Zaevin dhe qeverinë – “bizantizëm mafioz”.  Oh, oh, oh, por ky aktivitet nuk është i dobishëm. Sa më VMRO-DPMNE të keqe të kemi, aq më shpejt do ta tërheqë edhe LSDM teposht.  Nëse VMRO vërteton se paturpësia dhe gënjeshtra kalojnë,  atëherë pse të turpërohet LSDM nga paturpësia dhe gënjeshtra? Mua nuk më interesojnë fare ahengjet. Më shqetëson dëmi që po bëhet në shoqëri.

3 Dënimi për qytetarët e ndershëm dhe të disiplinuar që u binden ligjeve vazhdon. Qeveria propozoi një zgjatje të Ligjit për proceduimin me ndërtesat e ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Siç thotë edhe emri i ligjit, bëhet fjalë për ndërtesa të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Pra – në mënyrë të paligjshme. Dhe nuk e di se pse në të ardhmen dikush do të ndërtonte legalisht kur shteti për vite me radhë i fal ata që kanë shkelur ligjin. Kjo gjë bëhet një praktikë normale e çdo qeverie. Të sjellë një ligj me anë të të cilit do të legalizojë krimin. Epo, mos e quani ligj. Thoni – kjo është një amnisti.  Personat që kanë kryer krime do të faleshkan.

Ligji parashikon legalizimin e ndërtesave të paligjshme edhe në zonat e mbrojtura.  Por për këtë gjë duhet të japin pëlqim autoritetet kompetente. Me falni nuk e kuptova mirë. Kush?  Kush duhet të japë pëlqim?  Organet që hiqeshin si jokompetente ndërsa ngriheshin ndërtimet ilegale tani do të bëhen kompetente për të vendosur nëse do t’i legalizojnë.  A thua se organet do të vijnë direkt nga Norvegjia dhe sakaq do të bëhen kompetente.

Norvegjezët do të thonë: “Për çfarë po flet?” Këtu ka pasur ndërtime të paligjshme?  “Tani ne, si autoritet, do t’i zgjidhim.” E kështu, organi kompetent nga Komuna e Sarajit me kryetarin Blerim Bexheti, i cili kishte për të shpallë referendum për shkëputje nëse do të prisheshin platformat e paligjshme në Matkë, tani do të jetë përgjegjës për vlerësimin për legalizimin e platformave. Ramiz Merko nga Struga, i cili si më kompetenti aty deklaron “Nuk më bëhet fare vonë” për ndërtesat e paligjshme në plazhe, tani papritmas do të jetë ai i cili “kujdeset mjaftueshëm” sa të vendosë për legalizimin e tyre.

Ky ligj po miratohet në një kohë kur ne kemi dy vjet që po luftojmë me UNESCO-n për mbrojtjen e liqenit të Ohrit dhe bregdetit. E rëndësishmja, kemi formuar pesëqind komisione ndër-ministrore, u mbajtën takime, shëtitje të ministrave, deputetëve, kryetarëve të komunave nga e gjithë bota nëpër tubime të ndryshme të UNESCO-s, u shkruan qindra raporte.  Por më kot. Kaq dëshpëruese është kjo punë saqë edhe ministrja e kulturës Irena Stefoska, e cila është gjithashtu vetë nga Ohri, u dorëzua dhe tha se është më mirë që UNESCO ta shpallë Ohrin si një thesar kulturor dhe natyror të rrezikuar. A thua se kështu do ta shpëtojë qytetin dhe liqenin nga ne. Pse duhet të shqetësohemi për Ohrin?  Le të shqetësohet UNESCO.  Ata vetë e kanë shpallur Ohrin qytet të UNESCO-s, e tani le ta mbrojnë.

4 Unë mendoj se Tiger Woods duhet të ketë një shqetësim shumë më të madh se shqetësimi ynë me UNESCO-n, me atë denë e kryetarit të Aerodromit Zllatko Marin për të ndërtuar terrene të golfit në fshatin Lisiçe. I shkreti Woods,  nuk di se për ç’të shqetësohet së pari- për faktin nëse do të shërohet pas aksidentit ose nga konkurrenca që do të zhvillohet nga Lisiçe.  Sepse ata lojtarë do të jenë super të qëndrueshëm. Do të stërviten në pushimet midis dy djegieve: të kashtës përreth Lisiçes dhe deponisë së paligjshme Vardarishte.

Sa budallenj që nuk i dhamë azil Subrata Roj.  Ai premtoi se do të ndërtonte terrene golfi në Ljubanishtë, në Liqenin e Ohrit. Dhe se vrima e fundit do të ishte në ujë. Kështu Marini nuk do të duhej të hapte vrima në tokë përpara zgjedhjeve. Do të kishim pasur vrimën në ujë.

Përktheu: Fjolla Zllaktu

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира