SHOQËRI KOTI

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:248:"AkomaedhenëseZaevinevënënëpozitëtëleverdishmenëlistëneVMRO-DMPNE-së,anëtarëtnukdotëguxojnëtathonëasfjalënmëtëvogël,ndërsakorrierëtdotëshpallin:“ManovërefortëdheeshkathëteGruevskit”.

1 E pranoj, çështja më e rëndësishme tani dhe përgjithmonë janë kotësitë e elitës së LSDM-së. Edhe partia mund ta ndryshojë emrin në Shoqëria e kotë e mangupave vetëadmirues.

Megjithatë, prapë se prapë, më e rëndësishme se kjo është nëse LSDM-ja, si  parti kryesore opozitare, e cila duhet të jetë bashkues i rezistencës kundër qeverisë, do të mund t’ia lejojë vetes që të merret me kotësinë dhe me çështjet e besnikërisë ndaj liderit, dhe atë tani – një muaj para zgjedhjeve. E sidomos pas luftës dyvjeçare e cila filloi me protestat studentore, grevat e nxënësve të shkollave të mesme, vazhdoi përmes bombave e deri te oborri I bardhë i Qeverisë dhe stiropori i Shkupit 2014. Sidomos që Gruevski është ende një kundërshtar shumë i fuqishëm. Pak i lëkundshëm, mirëpo pikërisht për këtë, edhe më i rrezikshëm.

Çfarë është më e rëndësishme? Të jenë të kotë apo ta rrëzojnë Gruevskin?

E nësë tashmë mund të flitet për një paralele mes fitores së Trampit dhe dështimit të Hilarit, atëherë mësimi më i rëndësishëm, që duhet të merret është që asnjë njeri që nuk pajtohet me qeverinë e VMRO-DPMNE-së nuk guxon t’ia lejojë vetes të dalë në zgjedhje.

Kjo është e njëjta gjë si të gjendesh në një ishull të shkretë ku ka vetëm një restoran. Dhe në atë restoran ka vetëm dy lloj ushqimesh. Dhe ti thua, njëri nuk bën, po as tjetri nuk më pëlqen. Epo mos ha. Vdis nga uria.

Në Amerikë miliona njerëz dolën të votojnë sepse nuk iu pëlqenin kandidatët. Trampi paska qenë i tmerrshëm, ndërsa Hilari nuk bëka për presidente. Epo, ja ku e kanë Trampin tani, president për 4 vjetët e ardhshme. Për hajër ta kenë.

Ne e zgjodhëm Trampin tonë para 10 vjetëve. Dhe të paktën dy vjetët e fundit kuptuam se shumicës nuk u konvenonte. Por, ja që tani shumicës nuk iu konvenon as Hilari. Prandaj thonë që nuk kanë për kë të votojnë. E se nuk do të dalin në zgjedhje. Çka do të thotë që do të duhet të jetojnë me Trampin për së paku edhe katër vjet të tjera.

Sepse Trampit i konvenon. Meqe tashmë nuk mund t’i kontrollojë votuesit që janë kundër tij, atëherë të paktën të mos dalin e të votojnë për Hilarin.

2 Nuk e besoj që dikush në VMRO-DPMNE do të guxojë të thotë as edhe një fjalë në lidhje me listat zgjedhore të Gruevskit ashtu siç u bë histeri e madhe rreth listave të Zaevit. Madje edhe po ta vënë Zaevin në pozitë të leverdishme në ndonjë njësi zgjedhore, VMRO-vcat do të thonë: “Ashtu duhet. Ky është vendim i mençur i liderit!” Do të heshtin dhe do të duartrokasin, kurse korrierët do të bëjnë shpalljet e tyre, e të gjitha televizionet kurton do t’i kopjojnë: “Manovër e fuqishme dhe e shkathët e Gruevskit.”

3Pse ju shkon mendja që ata njerëz, të cilët i përqeshni ngaqë shkojnë në tubime vetëm për sanduiçë, do të hiqnin dorë nga sanduiçi dhe do të votonin kundër atij që ua ka dhënë sanduiçët vetëm sepse ju i përqeshni?

Nuk është punë për sanduiçët. Është punë mbijetese. E kanë gajlen ata për liri e demokraci. Ose për të drejta të njeriut. Apo për disa gazetarë që ankohen aty se nuk paska liri të të shprehurit. E po i mbyllkan gazetat. Ka mjaftueshëm seriale turke dhe turbofolk serb në television.

Ata i kanë punësuar e tani duhet të shkojnë në tubime e ta duartrokasin liderin. Epo, le ta duartrokasin. Punë e madhe. Do të bëjnë një udhëtim deri në Shkup, ta kenë një ekskurzion gratis.

Mirë tani, këta që i kanë punësuar, ose u premtojnë punë ose kanë vjedhur shumë. E kanë qenë të këqij. Dhe kanë rrahur. Dhe kanë fshehur vjedhje. Dëgjuan në bombat. Por çfarë u ndryshon kjo në jetë?

Mirë tani, ndonjëherë ndoshta edhe janë ndjerë të nënçmuar sepse u kërcënohen se do t’i përjashtojnë nga puna, do t’ua prishin drekat e javës sepse do të duhet të mbushin salla e të shëtisin me flamuj politikë. Ama, të paktën pensioni vjen në kohë.

Lideri na voziteshka me Mercedes prej 600.000 eurove? E mirë de. Këta voziten gratis deri në Vodno. Partia është e vendosur në një oborr luksoz, ku askush nuk mund të futet që të mos zbulohet shthurja e pasurisë? Po pra. Por edhe këtyre pa para ua legalizoi ndërtimet e paligjshme.

Dime Spasovi e ka përplasur makinën e shtetit, paska ikur nga policia dhe paska gënjyer? Po këta janë më të mahnitur nga partia që qëndroi në mbrojtje të tij, se sa të hidhëruar se Dimevca të ndryshëm i harxhuakan paratë e tyre, ndërkohë që ata vdisnin nëpër spitale.

Shteti paska shumë borxhe? E do të duheshka që nipërit tanë t’i paguajnë këto borxhe? Mirë pra, po për raki dhe sallatë kemi.

Përderisa Gruevski do t’u japë bukë, edhe pse me veshët e tyre kanë dëgjuar që nga Stavreski bukë nuk ka, a ne blejmë çokollata, ata nuk do të vihen kundër tij. I dëgjojmë gjithmonë e më shpesh që ata flasin kundër tij. Por nuk do të votojnë që ta heqin.

Nëse opozita dëshiron t’I bëjë për vete këta votues, do të duhet t’u ofrojë të paktën sanduiçët e njëjtë, po edhe më të mirë se ata të Greuvskit. Pse jo edhe ndonjë çokollatë, të cilën as Stavreski me gjithë atë virtuozitet financiar të tijin nuk mundi t’ua blinte.

Ndërsa Gruevski u ofron subvencione dhe punësime me rrogë të mjerishme, gjithashtu të siguruara nga paratë e tyre, Zaevi ua ofron Ferid Muhiqin në Parlament t’u filozofojë për kuptimin e jetës. Ndërsa të papërcaktuarve, të cilëve ua shpifin sanduiçët në autobusa, do t’i gjejnë mangesi edhe filozofisë.

4 Besa, sa u përket parimeve, se Zaevi nuk u dashka t’i përdorë as Lilen, as Muhiqin, as Miletiqin, që ta rrëzojë familjen nga pushteti, atëherë ç‘të bëjmë me PPSD-në e Tito Petkovskit? Këta llomotitës, që i frikësohen Trampit, por as Hilarin nuk do ta votonin, harruan se çfarë bëri Tito Petkovski me themelimin e PPSD-së. Pse? Përsëri për shkak të kotësisë dhe për inat të Brankos. I ndihmuan Gruevskit të marrë pushtetin dhe ja, 10 vjet LSDM-ja nuk mund të rimëkëmbet. Në fillim rrinin në qeverinë e Gruevskit. Kurse pastaj e morën edhe famën e Zaevit të këtyrë dy vjetëve. Fotografoheshin pas tij kur i shpallte bombat.

Këtë po e përmend vetëm si përkujtues për llomotitësit. Sepse nëse do të llomotitësh, do të gjesh gjithmonë sebep për llomotitje.

A është kaq e tmerrshme vallë, që dikush që një kohë ka qenë me Gruevskin, tani të dojë ta heqë? Ju, si intelektualë, si llomotitës të rregullt, si njerëz mendjehapur, si elitë shoqëorë, doni ta hiqni Gruevskin, apo nuk doni? Jeni të gatshëm të hiqni dorë nga diçka, qoftë kjo edhe nga llomotitja? Nëse nuk jeni të gatshëm, atëherë mos u ankoni as për Gruevskin.

Çka kujtoni? Se mjafton fakti që Zaevi i nxorri në pah të gjitha shëmtitë e Familjes, e që njerëzve u ka ardhur në majë të hundës Gruevski, që ai të bjerë? Ja që, nuk po bie.

Po. Shumë njerëve u ka ardhur në majë të hundës. Por ky nuk është numër i mjaftueshëm që Greuvski të dënohet. Nëse LSDM-ja dëshiron të fitojë, këtë nuk do ta bëjë vetëm me votuesit e vet. Duhet t’i bindë edhe të papërcaktuarit, edhe llomotitësit, por edhe të zhgënjyerit nga VMRO-DPMNE-ja. E kjo, besa, është një goxha punë.

5E ndërkohë që tërë bota analizonte se përse fitoi Trampi e jo Hilari, Maqedonia, në listën e Freedom House për liri të mediave ra nga “një shtet pjesërisht i lirë” në “shtet jo të lirë”. Kurse Komisioni Evropian dha edhe një raport tjetër negativ për regresin e Maqedonisë në kriteret për anëtarësimin në BE.

Por, ç‘rëndësi ka se Maqedonia na qenka shtet pa liri, kur Trampi do të qeverisë për katër vjetët e ardhshme.
Përktheu: Fjolla Zllatku

 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира