JOVANO, JOVANKE

Amerika të na mbrojë, ama Putini të na drejtojë

1 Nuk e kuptoj se nga vjen nevoja që të zgjidhet mes marrjes së anës së Rusisë apo të Amerikës në lidhje me luftën në Ukrainë. Një shtet i pavarur sulmoi një shtet fqinj – poashtu i pavarur. Ç’është ky arsyetim i agresionit të një fqiu të madh me ambicie imperialiste në një rast kur edhe vetë jemi të rrethuar me fqinj të tillë? Rusia ka të drejtë që e sulmoi Ukrainën, ndërsa Ukraina është fajtore sepse mbrohet.
Kush gëzohet për fëmijët e vdekur? Për çfarë vlerash, vallë, po flasim? Mos është vlerë të gëzohesh për dy milionë refugjatë apo për spitalet e bombarduara?

Më e lehta është të thuash – të triumfojë paqja. Dhe – të pushojë lufta. Kishte një poster në protestat për mbështetje të Ukrainës, “nëse Putini pushon së sulmuari, do të pushojë lufta. Nëse Ukrainasit pushojnë së luftuari, do të mbeten pa shtet”. Si mund të trumfojë paqja kur dikush të futet në shtëpi dhe të rreh? Kurse të tjerët të thonë “Hajde, dorëzohu, jepja shtëpinë, ai është më i fortë. Bëje këtë, që të mos të të vuajnë fëmijët”.

Asesi nuk mund t’i kuptoj ata që mbështillen me flamujt e Verginës dhe që nga Facebook -u këshillojnë se si presideni ukrainas Zelenski duhet të dorëzohet që të mos vdesin civilë, sepse Rusia është më e fortë. Por, pikërisht për këtë do të kthejnë emrin dhe “edhe Fusha e Selanikut do të jetë e jona”. Sidomos ata partiotë të telekomandës që na jetojnë nëpër Amerika, nëpër Kanada, Australi dhe shtetet më të forta të NATO-s në Evropë! Ka diçka të çuditshme në këtë situatë kur NATO të garanton sigurinë, ndërsa ti lartëson Rusinë. Dhe akoma më e çuditshme është që të presësh që Amerika të të mbrojë, e Putini të të drejtojë.

2 Çfarë vetëadhurimi eobsesionimi duhet të ketë dikush që të dyshojë se garda mbretërore e formuar para pesë shekujsh e cila mbron mbretëreshën e Mbretërisë së Bashkuar, shtet i cili ka një protokoll mbretëror, do ta ndryshuaka protokollin vetëm e vetëm që ta përbuzë Sllavjanka Petrovskën, e si rrjedhojë edhe Maqedoninë. Komandanti i gardës përshëndeti ministreshën e mbrojtjes në gjuhën maqedonase, orkestra kishte adaptuar këngën popullore “Jovano, Jovanke”, kurse profesionistët e protokollit nga FB dhe rrjetet e tjera sociale në këtë punë gjetën përbuzje nga ana e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Maqedonisë. Me qëllim nuk e paskan interpretuar himnin se aty përmendet Goce Dellçevi!

Kaq shumë eskaloi situata, sa që u desh të lajmërohet Ambasada e Britanisë me shpjegim – na falni, ne nuk do të kishim dashur të përzihemi në debatin tuaj profesional, por t’ju themi se sipas protokollit, himni shtetëror interpretohet vetëm në ardhjen e presidentit apo kryeministrit, ndërsa përpunimin e këngës popullore maqedonase garda mbretërore e bëri në shenjë respekti ndaj ministreshës.

S’ka rëndësi se çfarë ka për të thënë Ambasada britanike. Opinioni publik profesional vazhdoi ta përhapë debatin me tallje e ofendime për pamjen fizike të ministreshës.

Po, imagjinoni rastin nëse do të kishin interpretuar himnin. Atëherë çfarë do të kishin shpikur!? Atëherë do të pyesnin se pse nuk e këndojnë – Gousi Delsev, Pajtu Gali…Se ne ditkemi se ç’është protokkolli, e mbretëria jo. Garda mbretërore që interpretoi “Jovano, Jovanke”, është formuar në vitin 1650. Ama, ku kanë qenë ata kur Sveti Pavle ka shëtitur nëpër Paljurici, mes nesh dhe popullit biblik?

3 Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani, në një intervistë për Makfaks tha se për Besmira Ejupin, të cilën Qeveria në seancë të mbyllur e ka propuzuar për konsull në Nju Jork “qenka ngritur një histeri për faktin se ajo është e re, grua dhe shqiptare”. Hajde tani, le të mos i prishim marrëdhëniet ndëretnike e të parashtrojmë pyetjen në mënyrën më logjike: si paska ardhur puna që Qeveria në një seancë sekrete të bisedojë për të dërguar në Nju Jork një TV prezantuese 28 vjeçare? Mos ndoshta se është e re, grua apo se është shqiptare?

4 Hajde tani, meqë janë shqiptarë le të mos pyesim as se si ka ndodhur që ministri i financave Fatmir Besimi t’ia nënshkruajë privatizimin e tokës shtetërore në qendër të Shkupit për 7 euro metrin katror ndëruesit Fatmir Etemi.
Gjithçka sipas ligjit. Ministri Besimi thotë se provatizimi është në përputhje me dekretin e sjellë në vitin 2011 nga Qeveria e Nikolla Gruevskit.

Nga LSDM- ja thonë se çmimi i tokës karshi “Nova Makedonija” është formuar nga Qeveria e VMRO-DPMNE-së me nënshkrim të Nikolla Gruevskit dhe se gjendja e tanishme është pasojë e uzurpimit të tyre disavjeçar të Qendrës. Dhe komunikuan se do t’i ndryshojnë të gjitha ligjet dhe dekretet e VMRO-DPMNE-së që shkaktojnë dëm.

Hajdeeee. Kur do ta bëjnë këtë? Për gjashtë vjet nuk kanë ndryshuar as ligjet e as dekretet. Në kohë, kritikonin se si shitej toka shtetërore. Por, kur erdhën në pushtet i mbajtën të njëjtat regullore, se iu duheshin. Banda jonë – banda juaj. Dhe të gjithë jemi fajtorë. Edhe Gruevski, edhe neutralët, edhe shoqatat qytetare edhe jeshilët, edhe Danella…Askush nga ata që për ta janë fajtorë për humbjen që pësuan në zgjedhje nuk i kanë penguar që në gjashtë vitet e fundit të ndryshojnë ligjet dhe dekretet. Dhe ajo çfarë është më tragjikja nga të gjitha – akoma nuk e kanë të qartë se si humbën votat në zgjedhjet e fundit lokale. Me këtë mendje, as që kanë për ta pasur të qartë ndonjëherë.

Ai ndërtim i paligjshëm që e cenon sigurinë e Sheshit Maqedonia në Shkup, e të cilën Gruevski dhe Subrata Roj e promovuan dhe e ngritën si një përmendore të Nënë Terezës, duhet të shpallet për Përmendore të paaftësisë së LSDM-së. Nëse objektet e rrethinës me fasadat e rreme të barokut janë përmendore e kriminalitetit të VMRO-DPMNE-së, atëherë zemra e kryeqytetit bashkë me shëmtinë e betonit në mesin e saj, do të dëshmojë pikërisht për pavendosmërinë dhe paaftësinë e LSDM-së.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира