TIRU-RIRU

Eh, sikur të mundej të punësuarit në firmat private të organizojnë një kundërgrevë dhe të paktën për një muaj të mos i paguajnë kontributet për rrogat e administratës shtetërore. Por shteti nuk mërzitet për tatimpaguesit, me ta nuk negocion dhe nuk i lazdron.

1 Kiril Bozhinovski, Dragi Rashkovski, Muhamed Zeqiri…Vazhdon radha. Na doli se funksioni sekretar gjeneral i Qeverisë paska qenë një biznes fitimprurës. Me gjithë respektin për supozimin e naivitetit, është shumë interesant informacioni se nga viti 2010 e deri më sot, tre sekretarë gjeneralë të Qeverisë përfunduan në gjyq. Zeqiri dyshohet se ka shpërlarë paratë e shtetit, kurse për Rashkovskin dhe Bozhinovskin tashmë po zhvillohet procedurë gjyqësore. Sido që të përfundojnë procedurat kundër të treve, ndoshta nuk do të ishte keq që në kriteret për zgjedhje të sekretarit gjeneral të Qeverisë, përveç përshkrimit të detyrave të punës, të qëndrojë edhe se nuk duhet të keqpërdorin pozicionin zyrtar.

2 Siç duket në përshkrimin e vendeve të punës të të gjithë funksionarëve qëndron edhe – humbje e kontaktit me realitetin. Ç’është e drejta, Zeqiri dha dorëheqje. Por për këtë, nga ana tjetër, ministri i drejtësisë Nikolla Tupançevski vazhdon të ngatërrohet në shpejgimet se si u gjend në stadiumin futbollistik në Palermo. Tani i është hidhëruar koleges Sllavica Gërkovska, zv. kryeministres për qeverisje të mirë, sepse kjo i kishte dhënë vërejtje të shkurar për shkelje të Kodit etik të funksionerëve dhe për fshehje të informacioneve nga publiku. Në instervistën për TV21 ai deklaroi se nuk e pranon vërejtjen, se e ka paguar vetë fjetjen atje, por sa i përket avionit edhe biletës nuk i ka paguar vetë sepse ka qenë i ftuar nga Federata maqedonase e futbollit.

Në vend që të çojë inat me zv. kryeministren, puna e të cilës është të udhëzojë për sjellje etike funksionarët, Tupançevski kishte mundur të tërhiqet nga kjo mesele në mënyrë elegantë menjëherë pas kthimit nga Italia. Të thotë: “më falni, nuk e vlerësova mirë situatën, e dua shumë futbollin, por nuk është në rregull të pranoj dhurata sepse jam ministër, më kapluan emoicionet, ishte moment historik, por e kam marrë mesazhin, faleminderit gazetarëve më treguan lëshimin që kam bërë, i inkurajoj edhe më tej të kërkojnë llogaridhënie dhe përgjatë kohës që jam në funksion me rrogën që ma mundësojnë tatimpaguesit nuk do të pranoj oferta që e kontestojnë pavarësinë time”.

Por jo. Ajo nuk e pranon se ka gabuar. E, që kur s’ka gabuar, do të thotë se në të ardhmen do ta përsërisë veprimin. Si ai sillen edhe ministrat dhe funksionarët e tjerë. Nëse ministri i drejtësisë mund ta bëjë, pse të mos mundemi ne? Nëse ministri i drejtësisë nuk e pranon vërejtjen e Qeverisë, pse ta pranojnë të tjerët? Dhe pse do të duhej të kishte fare një zv. kryeministër për qeverisje të mirë?

Është goxha interesant fenomeni i shndërrimit nga një qytetar i thjeshtë në funksionar qeveritar. Si një profesor universitar i drejtësisë je një luftëtar i ndershëm i demokracisë dhe qeverisjes së mirë. Por kur të bëjnë dritat e veturave zyrtare dhe kush të shurdhon boria me “tiru-riru”-n e shoqërimeve të policisë, menjëherë humb kontaktin me botën e thjeshtë. Mendon se privilegjet të takojnë natyshëm. Andaj, nuk të bie ndërmend të refuzosh.

3 A njihni dikë që ka mbaruar punë në sportelin e ndonjë institucioni shtetëror apo komunal të premten pas orës 12? Se punonjësit e administratës kishin grevë duke mos punuar nga ora 10-12 të enjten dhe të premten. Por, sa njerëz kanë mbaruar punë në 6 orët e mbetura, vallë? Në pritje që ata të kthehen nga greva, duke mbajtur qeset e pazarit. E pamë se si në kohën e karantinimit të kovidit, mund të kryhet puna edhe pa shumë prej tyre, përderisa zyrtarët rrinin në shtëpi për të gatuar.
Nuk është problem që të punësuarit në institucionet shtetërore kërkojnë rroga më të mëdha. Është problem që presin që ato rroga të jenë më të mëdha se sa të punëtorëve në sektorin privat me kontributet e të cilëve paguhen edhe rrogat e tyre. Por, probelmi më i madh nga të gjithë është se shteti për 30 vjet mban llogari vetëm për administratën shtetërore, sepse partitë sigurojnë trupin votues, e askush nuk mërzitet për tatimpaguesit që ua sigurojnë rrogat atij trupi votues. Me gjithë pauzat për kafe, cigare, për mëngjes, për vrap deri në shitore, numrin maksimal të ditëve për pushim vjetor, festat e bashkuara, ditët e lira për shpërngulje, lindje, dasma, vdekje…

Mbi 140.000 të punësuar në sektorin publik marrin rrogë dhe honorare nga kontributet dhe tatimet që i paguajnë të punësuarit në sektorin privat. Eh, sikur të mundej të punësuarit në firmat private të organizojnë një kundërgrevë dhe të paktën për një muaj të mos i paguajnë kontributet për rrogat e administratës shtetërore. Por shteti nuk mërzitet për tatimpaguesit, me ta nuk negocion dhe nuk i lazdron. Partitë kanë krijuar një kulturë jetese në të cilën ata që janë të punësuar “në shtet” janë të bindur se kanë merituar privilegjin vetëm për atë se kanë punuar për partinë.

4 Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në emisionin në TV Alsat tha se “nëse duam të ndërtojmë një shtet të bazurar në dije dhe kompetenca, librazat partiake nuk duhet të jenë kriter i punësimit, por dija dhe aftësitë”.
Tallet me inteligjencën e të gjithë qytetarëve, duke përfshirë edhe ata që duhej të sillnin nga 10, 20, 40 votues që të fitojnë punë shteti, për t’i mbajtur vendet e punës. Mos vallë, për hir të ideologjisë duhej të dërgonin mesazhe sms se kur do të votonin të gjithë që ishin paraqitur në listën e partisë?

Për më tepër ankohet se në komunat kryetarët e tij do të kishin punësuar edhe arkitektë, ndërtimtarë, hidraulikë dhe elektrikë, por s’paska sepse kanë ikur. Po pse kanë ikur? Mos i përzunë sepse nuk kanë ditur të hedhin valle në mbrëmjet e komitave?

Nëse dëshiron të drejtojë shtet “të bazuar në dije dhe kompetenca, ku librazat partiake nuk duhet të jenë kriter i punësimit, por dija dhe aftësitë”, atëherë pse kryetarët e rinj i përzunë drejtorët e deritanishëm të LSDM-së? Këta të rinjtë që i pranuan, mos janë pa libreza partiake, vallë?

5 Nuk duhet të na habitë deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama, se Shqipëria do të kërkojë që të hiqet nga paqeti me Maqedoninë për fillim të negocimeve me Bashkimin Evropian. Shqipëria po kërkon zgjidhen e vet. Vetoja bullgare për Maqedoninë është pengesë edhe për ta. Dhe tani shohin se si ta largojnë.
Shtetet e BE-së tani janë zënë me luftën në Ukrainë. U erdhi papritur sulmi rus, i paralajmëruar që na vitin 2014. Nuk kanë kohë tani të mendojnë për Ballkanin perëndimor. I harruan mësimet ku problemet e vogla brenda natës bëhen probleme të mëdha. Sapo shënuam 30 vjet nga rrethimi i Sarajevës dhe mbi 15.000 të vdekur vetëm në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, nga të cilët 1.600 fëmijë, e çdo fëmijë i dhjettë i vrarë nga një snajper.

Ama e rënëdishmja është se na inkurajojnë: Vazhdoni me reformat dhe merruni vesh me Bullgarinë nëse ekzistoni apo jo.

Hajde tani, noto me rëndesë dhe duar e këmbë të lidhura. Do të mbytemi në këtë gropë ballkanike me gurin e rëndë që na e lidhi Bashkimi Evropian. Kur atyre do t’u vijë uji deri në fyt, do të jetë tepër vonë. Ashku siç ishin vonë dhe me Ukrainën. E ende nuk mund të besojnë se edhe Evropa është në luftë.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира