1 Ç’bëni? Ja, asgjë, erdhi maji, pranvera nuk ka lulëzuar mirë, kurse ne i numërojmë ditët deri në përfundimin e ultimatumit që Mickoski ia vuri Kovaçevskit – të vizatohesh në takimin për zgjedhje parazgjedhore, përndryshe ke për ta parë. E çfarë do të thotë? Kur Mickoski kërcënohet se një grup deputetësh i VMRO-DPMNE-së do të bëjë bllokim aktiv, vallë a mund të ketë diçka që nuk është parë deri më tani? A ishte e gjithë kjo deri më tani një bllokim pasiv? VMRO-DPMNE-ja po e bllokon shtetin që nga nata e thikave të gjata para Komisionit shtetëror të zgjedhjeve në 17 dhjetor 2016 kur u vizatonin nekrologë ambasadorëve të huaj të shtetit. Bllokimi vazhdoi edhe në janar, shkurt 2017 kur Gruevski i ka shkëmbyer parcelat për banesa, që më vonë t’u bëjë thirrje bashkëpartiakëve që të mos rrinë në shtëpi me papuçe dhe t’ua thyejnë kokat deputetëve të LSDM-së dhe gazetarëve të Parlamentit që të mos i zbulohen krimet. Këto bllokime vijojnë edhe sot. Bllokon ligjin për arsimtarë, e pastaj nxjerr arsimtarët në grevë. Vallë, e mbani mend se kur ka qenë hera e fundit që kemi pasur një Kuvend funksional?
Plus, çfarë praktike të kulturës politike po kultivohet, nëse ata që nuk do të arrijnë të formojnë qeveri gjithë kohën punojnë për bllokim të shtetit? Nesër VMRO-DPMNE do të fitojë, e pastaj LSDM do të bëjë bllokime? Kurse ne, budallenjtë, do të paguajmë nga buxheti. Që të na e bllokojnë jetën.
E ka lehtë Mickoski të bllokojë ligje me të cilat u komplikohet jeta jo vetëm atyre që kanë votuar për qeverinë, por të gjithë qytetarëve, po edhe votuesve të deputetëve të tij, ndërkohë që atyre u vjen edhe rrogë shtetërore nga fakulteti, edhe të ardhura nga biznesi privat me rrymë, po edhe nga buxheti ia finansojmë partinë për pallatin e së cilës me vite të tëra nuk kanë paguar tatim prone.
Dhe fakti se Mickoski flet në emër të grupit të deputetëve, ndërkohë që vetë nuk është zgjedhur deputet, nuk është asgjë e re. I kemi parë deputetët edhe deri më tani se nuk votojnë bazuar në ndërgjegjen e tyre. Mickoski u thotë – unë jam ndërgjegja juaj. Por çfarë bëjmë me të gjithë ato mendjet e mençura që lideri i VMRO-DPMNE-së me ultimatum i ofron që ta shpëtojmë shtetin nga kriza? Asnjëri prej tyre nuk ka guximin t’i thotë: Alo, kryetar, nëse jemi opozitë nuk duhet të jemi destruktivë. Kaq shumë i frikësohen, vallë, se do t’i përzëjë nga partia? E çka nëse i përzë? Nëse janë kaq të profesionistë që të shpëtojnë gjithë shtetin nga kriza, me siguri do të gjenden në jetë edhe pa mëshirën e liderit. E me atë sebep, do të bëjnë diçka të dobishme edhe për shtetin. Kur ofrojnë ekspertizën e tyre, kujt ia ofrojnë – shtetit, apo LSDM-së? Apo janë profesionistë vetëm për VMRO-DPMNE-në, e nëse Mickoski nuk është kryeministër, shteti le të rënohet. A janë patriotë apo vmrotë?
2 Mickoski, sëbashku me kërcënimin për bllokim aktiv që duhet ta nxjerrin deputetët e tij, u kërcënua edhe se “vijojnë masa që nuk janë parë deri më tani”. Masat e vetme që nuk janë parë deri më tani do të ishin nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së heqin dorë nga harxhimet ditore dhe të rrugës ndërkohë që e bllokojnë Kuvendin. Sepse janë zgjedhur që të marrin rrogë që të punojnë, e jo që të mos punojnë.
Për më tepër që, ashtu siç po këmbëngul Mickoski për zgjedhje parazgjedhore, nuk është çudi të mendosh se ka blerë biletën për t’u kthyer nga azili në Budapest.
3 Njerëzit në Maqedoni mahniten nga një dorë e fortë. Më parë do të pëshpërisnin emrin e liderit se sa të merrnin ndonjë përgjegjësi personale për veprimet e tyre. Është më e lehtë. Nëse ke frikë nga lideri, kjo do të thotë se ke detyrim ndaj tij sepse i ke lejuar që të jetë ai që ta rregullon jetën. Gjej një punë shteti, merr rrogë të rregullt, përdore pushimin, paguaj ndonjë para që të ta mbarojnë punën, e sigurisht që edhe për ty do të bjerë ndonjë para. Dhashtë Zoti, po dhashtë edhe partia. Kurse sa për liri dhe demokraci, s’na bëhet vonë fare.
Ky është përshkrimi i matricës mentale të tranzicionit postkomunist maqedonas që po zgjat 30 vjet. Dhe përgjigja më e mirë sepse këtu VREAT parti sulltanësh.
4 Kaloi edhe një 3 maj tjetër, ditë e cila në botën demokratike shënohet si Dita ndërkombëtare e lirisë së mediave. Nga liria e mediave varet liria e të gjithëve. Por, kujt i bëhet vonë këtu për lirinë, e aq më pak për lirinë e mediave?
Në indeksin botëror të lirisë së mediave që bën organizata ndërkombëtare Reporters without borders, Maqedonia ka përparuar për një vit për 33 vende.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski e shfrytëzoi raportin për t’u lëvduar se LSDM-ja ka treguar “një kapacitet të jashtëzakonshëm demokratik dhe respekt kundrejt mediave dhe punëtorëve të mediave” dhe iu falenderua mediave me një mesazh “që ta kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale”.
E falenderojmë për mirënjohjen dhe për mesazhin. Por, kur jemi tashmë te mesazhet, ja edhe një tjetër edhe për kryeministrin dhe ministrat. Kujtuam se për 100 ditë Qeveria do të duhej të ishte një praktikë e rregullt që kryeministri të mbajë konferenca shtypi dhe t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të gazetarëve. Në vend të kësaj, Qeveria organizonte “forum” ku mediat nuk mund të pyesnin, por ministrat vetë pyesnin dhe vetë përgjigjeshin.
I kanë pak të gjitha shërbimet PR, këshilltarët për marrëdhënie me publikun, incizuesit dhe fotoreportuesit që e fotografojnë të pozicionuar si për në dasëm, e kanë pak që partitë bëjnë mediat e tyre paralele që plasojnë të vërteta paralele, e tani edhe “forumet që i shpikën për të aktruar transparencë duhet t’ua emitojmë. Jo ore, derisa kryeministri dhe ministrat nuk SE ODVAZHAT t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve gazetareske nga të gjitha mediat e konferencës së vërtetë të shtypit, e jo të ngjarjeve ku “lejohen vetëm tri pyetje, e ju merruni vesh se kush do të pyesë”, tirdhjetë e tre vendet vendet e Reporters without borders nuk vlejnë asnjë gjl. Përveç ndryshimit të metodologjisë. Pasi mbytjea e lirive të mediave gjatë kohës së Gruevskit – me gjithë përgjimet, shtypjet brutale, censurën, mbylljes së mediave dhe gazetarëve – përfundoi në 2017. Pesë vjet ishin më shumë se sa të mjaftueshme që të ndryshohet praktika, drejt një praktike esencale, e jo drejt një transparence fiktive të pushtetit.
5 Ç’është e gjithë kjo habi dhe dramë për përmendoren e UÇK-së prej 20 metrave që BDI-ja e ngriti në Sllupçan? Shteti ka shpikur funksion me një emër pretencioz – kryeministër i parë – për integrim të trashëguesve të UÇK-së, kurse ne tani çuditemi për përmendoren prej 200.000 eurosh.
Është më shumë për t’u habitur që 22 vjet më pas shteti nuk ia doli që në mënyrë të denjë t’i respektojë ata që qëndruan për ta mbrojtur në luftën e 2001. Është për t’u çuditur se as edhe një pllakë përkujtimore në autostradën Shkup-Tetovë për dëshmorët në Karpallak nuk mund të ngelet e padëmtuar nga një përvjetor në tjetrin.
Edhe BDI-ja a thua se mezi pret që të kalojnë ditët e ultimatumit të Mickoskit kur sërish t’u jetë kthyer aktiviteteve me të cilat i provokoi edhe maqedonasit më liberalë që të bëhen nacionalistë. Ç’na duhet “një shoqëri për të gjithë”, nëse mund të vazhdojmë me dy shoqëri paralele?
Përktheu: Fjolla Zllatku