POÇE E ZBRAZËT

Me se ta shantazhojmë pushtetin ne të firmave private nëse nuk na i rrisin rrogat?

1 Që të vegjël e dimë historinë e Nastradin Hoxhës. Kur i kanë ardhur një nga një për t’i kërkuar para. E ai u përgjigjej: S’ka gjë, shko merr nga poçja por pastaj kur të kesh, t’i kthesh. Një ditë kanë ardhur dhe i kanë thënë: Ama hoxhë, në poçe nuk ka më para. E ai u është ktyher: Epo, nuk ka, nuk e keni mbushur.

2 Ja, tani edhe profesorët e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi kërcënohen se nëse shteti nuk ua rrit rrogat, ata do ta kapërcejnë sesionin e qershorit. Do t’i lënë keq studentët që duhet të hyjnë në provime.

Me se ta shantazhojmë pushtetin ne nga firmat private nëse nuk na rriten rrogat?

Sikur t’iu mbahej profesorëve ndonjë ligjeratë në ndonjë prej këtyre fakulteteve ekonomike për bazat e ekonomisë. Se që shteti të ketë para, dikush duhet të krijojë diçka dhe të nxjerrë para nga kjo gjë. Se shteti nuk i rrit paratë nga pemët, e hajde tani thjesht t’i vjelim. Edhe sikur të ishte ashtu, dikush do të duhej të ngjitej në pemë për t’i mbledhur. Të punojë që ta mbushë poçen.

Të gjithëve u janë rritur shpenzimet e jetës. Do të ishte shumë mirë për të gjithë që të bënin më shumë para. Por të paktën dikush të tregonte ndonjë rezultat. Diçka të matshme. Ja, për shembull, le t’ua rrisin rroga profesorëve universitarë, por le të detyrohen që vitin tjetër univsiteti ynë të mos ragnohet në vendin e fundit në rajon. Le të jetë të parafundit. Dhe vitin tjetër, në vend që të na ikin 800 studentë, dhe atë vetëm në universitetet shtetërore të Sllovenisë – le të ikin, ja të themi – vetëm 700.

Më në fund, nëse profesorët do të kishin qenë profesorë të mirë e do të kishin krijuar një kuadër të mirë, studentët e tyre tani do të ishin duke krijuar kompani të suksesshme, do të ishin inovativë, do të krijonin prodhime konkurruese, do të përdorin edhe mall edhe mend jashtë…E kështu nuk do të kishte probleme me mbushjen e buxhetit.

3 Rrogat duhet t’u ngihen edhe prokurorëve dhe gjykatësve që kanë 8 përqind besim në shtet. Le të tregojnë edhe ata rezultate, e ashtu, të fuqizuar financiarisht le ta rrisin besimin në 10 përqind.

E njëjta gjë ndodh edhe me administratorët shtetërorë të librave amë të cilët mbajnë greva gjithë muajin. Kanë të drejtë të kërkojnë rroga më të larta, por të paktën le të marrin përsipër përgjegjësinë e të mos bërit 20.000 gabime në vit në dokumentet me të dhëna personale. Le të thonë – na jepni 25 përqind rrogë më të lartë, e ne do të bëjmë vetëm 15.000 gabime.

Qeveria e Dimitar Kovaçevskit lëvdohet se është rritur përnjëherë rroga mesatatre me rritjen administrative të minimales. Nastradin Hoxha thoshte: “S’ka problem, merr”, e pastaj e hapi kutinë e Pandorës e tani zor se do ta zgjidhë situatën. Do të marrë kredit për t’ua ndarë rrogat e administratës shtetërore. E këto para sektori privat nuk i nxjerr. Sivjet do të marrë hua. E vitin tjetër, si? Do të ndodhë ndonjë magji? Apo administrata shtetërore e motivuar me rroga më të larta do t’u krijojë kushte privatëve që të nxjerrin më shumë përfitime?

Në sektorin privat çdo ditë lufton me konkurrencën, të edukohesh mirë, të përparosh në punë, të shpërblejnë nëse punon më tepër, të dënojnë nëse gabon…Kurse në administratën shtetorëre nuk të duhet të bësh asgjë. Vetëm duhet të punësohesh në fillim. E pastaj, evendutalisht nëse ia del, mund ta plotësosh rrogën edhe me ndonjë rryshfet. Po edhe nëse të kapin duke marrë mito, përsëri nuk do të të përjashtojnë nga puna. Se punësimi yt nuk varet nga ajo nëse punon mirë apo keq. Ashtu sikurse kur të kanë pranuar në punë, nuk ka qenë e rëndësishme se sa i mirë je, por se në cilën listë partiake të kanë vënë.

Në një shtet normal, një qeveri normale krijon kushte në të cilat ata të administratës shtetërore duan të transferohen në sektorin privat që të përfitojnë më mirë. Një shtet normal nuk është ajo e cila e bën më atraktive punën në shtet. Pasi “në shtet” askush nuk frikësohet për vendin e punës.

Në shtet mbajnë grevë njerëzit që jetojnë me rroga që ua siguron dikush tjetër. E ata që i sigurojnë rrogat për ta nuk mbajnë greva.

4 Nëse Kuvendi do të kishte qenë një firmë private, ndërsa Talat Xhaferi menaxher, me siguri nuk do të ishte dashur t’u bërtiste administratorëve të cilët gjatë orarit të punës shëtisnin në rrugën Maqedonia, apo t’ua mbyllë derën deputetëve të VMRO-së që hyjnë dhe dalin në sallë ashtu siç iu teket. Deri më tani ose do t’u ishte ulur rroga, ose do të ishin përjashtuar nga puna. Nuk do të kishin lejuar ta përulnin ndonjë drejtor me “hyn-dil”, e për më tepër t’ia lënë fajin atij se nuk ua paska kuptuar lojën se janë duke i bërë kaos në punë. Ose do t’i kërcënojë të punësuarit.  “Ooo, po ti po më ngre zërin, po më ofendon, sepse gjatë orarit të punës nuk paskam qenë në punë”.

“Po të bërtas!? Pa shiko si do të të pushoj nga puna pa asnjë britmë!”.

Fakti se Talati bëri bela është i pakontestueshëm. Për më tepër që refuzoi të kërkonte falje. E pse tani duhet të bëjmë festival, duke debatuar nëse fjalorin e paska pasur apo jo të duhur, ndërkohë që të tjerët bënin kaos. Debati thelbësor do ta bie në atë nivel që të dikutohen fjalët që ka përdorur spikeri i Kuvendit që të menaxhojë bllokadë në Kuvend. Duke përfshirë edhe debatin për interpelacion edhe pse e dinë se nuk kanë mjaft vota për të ndryshuar spikerin. Më kot do të na i humbin ditët kur do të kishin mundur të punojnë diçka. Një mal me ligje nga i cili varet e gjithë jeta jonë do të mbeten të bllokuara. Kuvendi do të jetë jofunksional, siç, padyshim ka qenë, deri tani.

Mirëpo ligjet nuk janë prioritet. Qytetarët – akoma më pak. Prioritet është lideri i partisë opozitare i cili nuk është deputet, por i është tekuar të ketë zgjedhje të parakohshme. Edhe deputetët të cilët prioritet nuk kanë të mirën e tatimpaguesve që i paguajnë ata që të sjellin ligje të rija dhe për t’ua përmirësuar ligjet ekzistuese, por të mirën e partisë që i shërben vetëm njerëzve vet.

Në Evropë kemi luftë, krizë ekonomike, krizë shëndetësore…Por, çfarë është kjo në krahasim me madhësinë e një kandidati?

5 Rreth 3.000 fëmijë në të gjitha komunat e Shkupit janë në listën e pritjes për pranim në kopshte shtetërore.

Ja cilat janë pasojat të 30 vjetëve të urbanizmit të paligjshëm. Ja ku janë pasojat e vendimeve të pushteteve lokale, pa marrë parasysh se cilës parti i takojnë, sipas të cilave do t’u shërbehet vetëm interesave të të ashtuquajturëvd “investitorë”, e jo të qytetarëve që e kanë zgjedhur atë pushtet. Pa shkolla, pa kopshte, pa ambulanca, pa shtëpi për pleqtë, pa parqe…Ti u jep lejen për mijëra banesa, e nuk mendon se në ato banesa do të jetojnë njerëz, njerëz që do të kenë fëmijë, që do të shkojnë në shkollë, në mjek, do të ngasin makina, do t’u shkojnë mysafirë, do të shkojnë ata në mysafirë, që mund t’u digjet shtëpia, që do të duhet t’u vijë Ndihma e shpejtë…

Si të mos ishte ky shtet i yni. Sikur të ishim duke qëndruar këtu përkohësisht, të kalojnë natën e pastaj të shkojmë në Mars. Ti hyn në borxh të përjetshëm për të blerë banesë, rregullon shtëpinë tënde si mos më mirë, ndërsa jashtë – kaos.

Investitorëve do t’u pëlqejë një parcelë. Nuk mund t’u mbash inat për këtë, pasi ata këtë punë kanë – të ndërtojnë që të mbledhin para. Kryetarët e komunave dhe këshillet komunale kanë marrë votën tonë që të drejtojnë në të mirën publike në emër të qytetarëve, por kjo nuk i pengon së ndryshuari planet për interesat e vetëm disa individëve. E shesin hapësirën vetëm që të ketë para për rrogat e administratës – tani.

Qytetarët do të blejnë banesë pa pyetur se ku do të parkohen, në cilin kopsht apo shkollë do t’i çojnë fëmijët e tyre, apo se si do të vijnë zjarrfikësit nëse ndodh të ketë. E si të mos mjaftonte kjo, ndonjë kafene do të ta zërë trotoarin dhe gjumin me zhurmën e saj. E komuna do t’i lejojë ta bëjë këtë që të mos dalë në dëm të “investitorit”. A thua se banesa ku ti jeton nuk është një investim.

E çfarë nëse banon në qytet kur cilësinë e jetës e ke më të keqe se sa të jetosh në një fshat të izoluar? Por kështu e kemi kur i përzgjedhim pushtetet komunale, të cilëve nuk u bëhet fare vonë as për shtetin e as për komunën, e të cilët nesër pa turp mund të dalim para komshinjëve e të shëtisin në lagjen e shkatërruar.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира