LE T’VIJË JETA

Vetëm me humor, vështirë të mbijetosh në Maqedoni.

Të dashurit e mi,

Këto ditë të gjithë flasin me njëri tjetrin rreth asaj se ku ishin e ku kanë arritur. Titulli i këtij publikimi të fundit të “Sakam Da Kazam” për këtë vit është i nxjerrë nga nëntitulli i kolumnës së publikuar në 18 nëntor. Në vazhdimësi i kam nxjerrë të gjithë nëntitujt e kolumnave të publikuara nga 7 janari deri në 23 dhjetor të këtij viti. Siç do të vini re, shumë herë u rikthehem temave të njëjta. Jo vetëm për vitin që kaloi, por edhe për tridhjetë vjetët e fundit.

Le të shpresojmë jeta në vitin e ardhëm do të na hapë tema të reja. Hekurusha për Sofje mund të presë, sepse ende nuk mendoj se është për t’i besuar asaj rruge drejt BE-së, por nëse jo për diçka tjetër, të paktën të mos flasim sërish për rrugën deri në Ohër.

Qofshi shëndosh e mirë e t’i shijoni festat.

 

·       Eh, sa bukur do të ishte nëse politikanët, që sot na drejtohen me butësi, t’i merrnin mesazhet e tyre gjatë festave seriozisht si vendime që do t’ua ndryshonin jetën.
·       Një shtet anëtar i NATO-s e ka gjetur veten në një situatë ku jo vetëm stabiliteti politik, por edhe ai energjetik, e rrjedhimisht edhe ai ekonomik të varet nga një kompani, bordi mbikëqyrës i së cilës përbëhet nga biznesmenë rusë.
·       Nuk mashtrohemi më ne nga sinjalet e Bullgarisë. Ka vetëm një sinjal të mirë – të heqë veton për Maqedoninë
·       Nëse nuk fillojmë të negociojmë gjatë kohës së kryesimit serb me BE-në, atëherë mesiguri që konferenca e parë ndërqeveritare do të jetë gjatë kohës së kryesimit malazez.
·       Qeveria e rriti pagën e punëtorëve. Tani duhet ta rritë edhe atë të jopunëtorëve.
·       Përshëndetja e tij e thjeshtë nuk është përshëndetje naciste. Por një përshëndetje administrative. Ashtu përshëndesnin edhe administruesit e Maqedonisë nga 1941 deri 1942.
·       Putini i dënon ukrainasit se nuk janë rusë. Radevi i dënon maqedonasit se nuk janë bullgarë. Po BE-ja? BE-ja është thjesht “thellësisht e mërzitur”.
·       Ka rend në BE. Në fillim Goce Dellçevi, pastaj Ukraina.
·       Amerika të na mbrojë, ama Putini të na drejtojë
·       Kur Qeveria thotë se administrata shtetërore duhet të kursejë, bëhet më e qartë se sa para koti harxhojnë
·       Ne paskemi vendosur. Pyetja është nëse BE-ja ka vendosur që Maqedonia të hyjë në BE. Apo do të na lërë në duart e Rusisë?
·       Sikur të mos na mjaftonte që, për të na siguruar ardhmërinë evropiane, na duhet ta zgjidhim çështjen se kujt i takon car Samoili, e tani duhet të mërzitemi edhe për ardhmërinë evropiane të evropianëve, që të mos i ndajë Rusia.
·       Eh, sikur të mundej të punësuarit në firmat private të organizojnë një kundërgrevë dhe të paktën për një muaj të mos i paguajnë kontributet për rrogat e administratës shtetërore. Por shteti nuk mërzitet për tatimpaguesit, me ta nuk negocion dhe nuk i lazdron.
·       Ky është shteti. Një ndërtim i madh pa leje. Dhe gjëja më e frikshme është se kjo nuk i pengon askujt. Edhe nëse na pengon, kujt t’i ankohemi, kur nuk u pengon as atyre që i paguajmë për t’u shqetësuar.
·       Kushti i radhës do të jetë – mos e teproni me antifashizmin nëse doni të hyni në BE.
·       Cila kompani private mund ta përballojë prodhimin e 20.000 prodhimeve të gabuara?
·       Ashtu siç po këmbëngul Mickoski për zgjedhje parazgjedhore, nuk është çudi të mendosh se ka blerë biletën për t’u kthyer nga azili në Budapest.
·       BE-ja e vërtetë dhe BE-ja nga Ali Ekpres. Maseduan dy Nord, zero pua.
·       Nuk mund të dish se kush është më jonormal. Bullgarët që kërkojnë nga maqedonasit t’ua vërtetojnë ekzistencën e tyre, apo maqedonasit që hyjnë në procesin për të vërtetuar se ekzistojnë.
·       Me se ta shantazhojmë pushtetin ne të firmave private nëse nuk na i rrisin rrogat?
·       Kështu-ashtu të gjithë rrini në Fejsbuk. Pa lexoni njëherë nëse kryeministri ka ndonjë plan.
·       Po humbasim kohën me Bullgarinë. Prej tyre mund të mësojmë vetëm si të vjedhim biliona nga fondet e BE-së.
·       Putini thotë ashtu, por Putini nuk është Radevi.
·       BE-ja po e merr seriozisht atë se Bullgaria do që maqedonasit të bëhen bullgarë
·       A ka kërkuar qeveria jonë garancë nga shtetet e tjera anëtare të BE-së se në të ardhmen nuk do të jenë bashkëpunëtorë në bllokimin tonë nga Bullgaria?
·       Në vend që të sigurojë stabilizim, BE-ja përmes Bullgarisë po e destabilizon Maqedoninë.
·       Po përse, vallë, ju atje në BE fare e pranuat hapjen e bisedimeve për ekzistencën tonë dhe ekzistencën e gjuhës sonë maqedonase?
·       Të ishim ne qytetarë të mençur, do ta kishim mbytur “pikën tonë të kontaktit” – Ministrinë maqedonase të punëve të jashtme me të paktën një milion ankesa për gjuhë të urrejtjes nga Bullgaria për gjuhën maqedonase.
·       Le ta rikthejmë festën tonë. Le të festojmë për Republikën, e jo për pratitë.
·       E vështirë të mbijetosh në Maqedoni vetëm me humor. Për këtë sëmundje na duhet terapi më e serioze.
·       Ç’të mirë do të kenë qytetarët nga reforma tatimore kur edhe në mandatin e dytë të LSDM-së vazhdon rregullli: Për kriminelët – amnesti dhe pushim të vazhduar në Strugë, për hajdutët partiakë tenderë, e për kompanitë dhe qytetarët e ndershëm – tatime.
·       Dhe kur qeveria thotë: një shoqëri për të gjithë, kjo nuk do të thotë se shteti duhet të jetë fer për të gjithë, përveç atyre që paguajnë tatime.
·       Nuk duhet të kursejmë rrymë. Nuk mundet shteti t’i dënojë paguesit e ndershëm për shkak të pandershmëve që nuk paguajnë. Vetëm policia le t’i kapë vjedhësit dhe – s’ka dimër.
·       Një rreshje shiu prej as gjysmë ore në kryeqytet tregoi se sa gënjeshtër e madhe është termi “insvestitor” në ndërtimtari, interesat e të cilëve i mbron çdo qeveri lokale por edhe shtetërore nga 1991 e deri më tani
·       Në qoftë se alternativa për paaftësinë e LSDM-së dhe arbitraritetin e BDI-së është një VMRO-DPMNE e këtillë e fuqizuar nga ana e Levicës, vaj medeti për ne. Do të na duhet shpëtim nga të gjithë ata.
·       Nëse nuk mund të vjedhim, le të ikim.
·       Në krizë, t’i sakrifikojmë së pari fëmijët. Ata le të qëndrojnë në shtëpi, e administrata shtetërore le të ngrohet nëpër zyra.
·       Tani duhet të shqetësohemi nëse do të bjerë Qeveria në qoftë se “flakët” e BDI-së e braktisinë shumivën sunduese në Kuvend. Na pret një dimër i rëndë, kriza e kovidit nuk është larguar akoma, çmimet po rriten, Putini kërcënohet me katastrofë bërthamore, e neve stabiliteti i shtetit na varet nga një përleshje për para.
·       Qetësisht dhe me dinjitet t’i barazojmë fashizmin me antifashizmin.
·       Amerikanët vendosën të na i rinovojnë edhe përmendoret nga Lufta e dytë botërore. Mesa duket ata kanë më tepër vetëdije për kuptimin që ka antifashizmi për shtetin tonë sesa gjithë qeveritë tona të bëra bashkë.
·       Jepu paratë. Dhe mos i prek pullat.
·       Ne ndërtojmë hekurudhën. Hekurudha na ndërton ne.
·       Partizanët po na rrotullohen në varr me një shpejtësi aq të madhe saqë mund të prodhojmë rrymë prej tyre.
·       Kë të thërrasim që ta ndryshojë sistemin për të cilin kryeministri ka kuptuar se nuk bën? Ambasadoren e re, vallë?
·       Le t’vijë jeta.
·       Me ndihmën e Japonisë, Maqedonia fitoi edhe program hapësinor.
·       Nuk do ta kthejmë ne Gruevskin.
·       E kanë të vështirë jetën këta funksionarë me popull të tillë që i korrupton.

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира