HESHT, DURO

Me snobizëm më së miri arsyetohen nevojat për ndryshime të Kushtetutës

1 Në realitetin ku jetojmë vërtetohet se cili shtet u mbahet parimeve të veta, dhe cili u bën lajka të tjerëve. MPJ e Bullgarisë, pa e pritur fare hetimin në lidhje me atë se përse u rrah sekretari i klubit bullgar “Car Boris Treti” para një kafeneje në Ohër, e thërriti ambasadoren Agneza Rusi që t’i dorëzojë një reagim “për krim nga urrejtja ndaj bullgarëve”. Kurse ministri Bujar Osmani të mos mbetet mangut, gjithashtu pa e pritur hetimin për rrahjen në kafene deklaroi se “në këtë shtet askush nuk mund të sulmohet për shkak të paraqitjes, mendimeve, qëndrimeve, ndjenjave apo identitetit”.
Pothuajse në të njëjtën kohë kur Bujari kërkonte nga institucionet “që t’i ndërmarrin të gjitha masat e përgjegjësisë për personat që kanë kryer sulm fizik për shkak të identitetit etnik, kulturor apo çfarëdo lloj tjetër ndaj ndonjë qytetari tonë”, nga buletini i  MPJ-së u bë e qartë se te qytetari i Ohrit që ishte rrahur në datën 17 dhjetor ishte gjetur kokainë dhe kundër tij është ndritur padi pendare për shpërndarje të drogës.

Ky djalë i Ohrit i rrahur para kafenesë po mbrohet prej dy shteteve. Edhe nga ministri teknik  për punë të jashtme në Bullgari Nikollaj Millkov, edhe nga ministri i Maqedonisë Bujar Osmani. Ndërsa presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dërgon një avion të posaçëm që ta transportojnë për kurim në Sofje. Identiteti si shpërndarës droge i granatuar – beton.

Kjo tashmë po bëhet e rrezikshme. Paramendo që cilido nga ata 100.000 maqedonas me pasaporta bullgare të vuajë në një rrahje kafeeneje, apo, mos e dhëntë Zoti, të arrestohet nga policia i dyshuar për krim. Menjëherë do të bëhet viktimë e “keqtrajtimeve kundër bullgarëve”. Deri më tani, maqedoansit nxirrnin pasaporta bullgare që të mund të studiojnë dhe të punojnë në shtetet e BE-së me kushtet e volitshme të një qytetari evropian. Nga tani e tutje, le ta dimë se pasaporta bullgare të jep edhe imunitet ndaj krimit.

Që kur komandanti suprem i Bullgarisë kaq lehtë dërgon avion për evakuimin e një të lënduari në një rrahje kafeneje, nesër po kështu mund të dërgojë dhe tenqe.

2 Ministri Bujar Osmani, të cilit vetëm para një jave eurodeputeti Angell Xhambaski dhe lideri i partisë parlamentare Prerodba Kostadin Kostadinov, nën dritare i thoshin se “Maqedonia është Bullgari”, kërkoi nga Bullgaria që të mbrohet nga deklaratat ofenduese. Në MPJ nuk kishte dramë me thirrje të ambasadorit bullgar, nuk kishte nota diplomatike me akuza për gjuhë urrejtjeje. Edhe Osmani, edhe kryemiisntri Dimitar Kovaçevski thanë se nuk ia vlen të reagohet për gjëra margjinale, sepse Xhambaski që është eurodeputet dhe Kostandinovi me 27 deputetë që është grupi i katërt më  i madh janë të një rëndësie margjinale, ndërsa shpërndarësi 21 vjeçar i kokanës, që mos të harrojmë është edhe sekretar i një klubi privat bullgar, është tejet i rëndësisshëm për negociatat me Bashkimin Evropian. Në reagimin e MPJ maqedonase madje e lëvduan Bullgarinë që ka investuar përpjekje për mirëmbajtjen e një bashkëpunimi konstruktiv dhe një fryme pozitive në marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve”. Një frymë pozitive, xhanëm….Ata gjuhën nuk na e pranojnë, e tani edhe e vulosën me deklaratën prej një faqeje në kornizën negociuese për BE-në, e keqpërdorin fuqinë e BE-së për asimilimin e fqiut më të vogël, kurse Bujar Osmani me një frymë pozitive do t’i rregullojë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se nuk bën komente për politikanë margjinalë, sepse ai si kryeministër ka komunikuar vetëm me Qeverinë në Sofje. Ndërsa në Bullgari qe dy vjet Qeverinë nuk mund ta krijojnë, as vetë Bullgarët nuk e dinë se kë kanë kryeministër.

Epo ja, tani le të tallet me MPJ të Bullgarisë se “Republika e Maqedonisë së Veriut nuk mund ta garantojë sigurinë e qytetarëve të saj”. Dhe ashtu është. Shteti maqedonas nuk mund t’i mbrojë qytetarët e vet nga sulmet e politikanëve bullgarë që vijnë në mesin e Shkupit, ofendojnë dhe provokojnë. E madje edhe ruhen nga policia jonë.

Pse u trembën kaq shumë nga përjashtimi i tyre dhe shpallja si persona non-grata? Xhambaski qenka eurodeputet. Super, le të shkojë në Bruksel, Berlin, Hagë, Kopenhagen, le të flasë atje për vlerat evropiane, se si  kur një shtet më i madh dhunon ndonjë më të vogël, të tjerët të bëjnë sikur nuk shohin, sepse dhunuesi është pjesë e familjes. E Kostandinovi le të shkojë në Sofje e le të formojë Qeveri. Në Parlamentin bullgar, jo. Nuk mund të thuash se është margjinal.

Ju veç vazhdoni me shërbimet ndaj Bullgarisë. Kështu më së miri mbrohen interesat shtetërorë.

3 Hesht, duro deri në ndryshimin e kushtetutës. Me snobizëm më së miri arsyetohen nevojat për ndryshime të Kushtetutës, për të cilat kryeministri Bojan Mariçiq shpalli intensifikim të debatit. Nuk jam tamam i bindur se ky nënvlerësim i maqedonasve në shtëpi, në vetë shtetin e tyre, krijon një klimë të mirë që ne të mund të kuptojmë se ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme për të mirën tonë.
Tani edhe Aleancën e Arben Taravarit do ta vendosin në Qeveri. Kryeministri Kovaçevski tha se dera është e hapur “për të gjitha partitë që janë për Maqedoninë evropiane”. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha se që të realizohen ndryshimet kushtetuese do të bëhet Aleancë për Evropë. Ore, ata mund ta quajnë koalicionin e ri si të kenë dëshirë, por në fund prapë vijmë te ndarja e vendeve drejtoriale, qasja në para publike dhe kënaqja personale. Ku, vallë, do të gjejnë më shumë vende drejtoriale? Do të na duhet të shpikim ndërmarrje të reja publike.

Përndryshe, nëse Taravari me të vërtetë beson se ndryshimi i Kushtetutës do të na çojë në BE, përse partia e tij duhet patjetër të futet në Qeveri? Është e thjeshtë, le të votojnë deputetët e Aleancës në Kuvend. Apo, me vende ministrie dhe drejtorie dhe me përqindje nga tenderat dhe prokurimet publike akoma më tepër forcohet besimi në BE?

Sa i përket Ali Ahmetit dhe shpikjes së tij të re Aleancë për Evropën, sa dua të di se çfarë është evropianë brenda prakitikimit të pushtetit të BDI-së?

4 Përdundon pushimi dimëror për nxënësit në shkollat filllore dhe të mesme. Përse gjatë kohës së pushimeve dimërore nuk punojnë pishinat? Vallë fëmijët kur janë të lirë nuk guxojnë të shkon në not?
Nxënësit e klasës së tretë nuk mund të notojnë gjatë ditës, por për këtë arsye ndërkohë që janë në pushime mund të shkojnë në darkë në ndonjë restorant dhe të ngecin aty. Edhe kjo është një budallallëk tjetër që lidhet me pushimin dimëror. Orari i punës i restoranteve dhe kafeneve është vazhduar deri në një të natës vetëm gjatë kohës së pushimeve. Përse kafenetë të mos i mbyllim më vonë dhe të mos vazhdohet orari i punës së kafeneve edhe gjatë kohës së vitit shkollor, kur fëmijët duhet të mësojnë? Kështu-ashtu të miturit nuk duhet të shkojnë në kafene. Kjo nuk bën aspak diferencë.

Me vite të tëra çuditemi edhe për pishinat edhe për kafenetë. Dhe me vite të tëra pyesim se pse është kështu, sepse disi nuk bën sens. Por deri më tani askush nuk ka dhënë një përgjigje logjike.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира