KOMEDI E GABIMEVE

Ç’ne gjithë kjo nervozë te pushtetet ndër kaq shumë arritje në rrugën për BE?

1 Drama që u hap me skenën e shërbimit përkujtimor me rastin e 95 vjetorit nga vdekja e Mara Bunevës në Shkup e u zhvillua më pas me rrahjen e sekretarit të klubit të Ohrit, që është emëruar sipas carit bullgar të kohës së okupimit fashist të Maqedonisë, duhet të kulminojë me festë të ditëlindjes për Goce Dellçevin. Komedi e gabimeve nga shek 21 si ajo e Shekspirit prej para 5 shekujsh.
Një maqedonas me pasaportë bullgare ka rrahur një shtetas të Maqedonisë që konsideron veten bullgar dhe ka aplikuar për shtetësi bullgare, por akoma nuk e ka fituar. Veç kësaj, sipas prokurorisë së Ohrit, ky maqedonas me pasaportë bullgare i ka thënë atij që ende nuk ka pasaportë bullgare “Si nuk të vjen turp të shkruhesh si bullgar”, ndërkohë ai që tashmë ka pasaportë bullgare është shkruar si bullgar. Veç kësaj, shteti bullgar lëshon avion qeveritar që ta evakuojë në Sofje shtetasin maqedonas, me gjithë të ëmën e ambasadorin bullgar në Shkup, ndërkohë që policia maqedonase e kërkon shtetasin bullgar. Dhe kjo kulminon me bllokim triditësh mbi varrin e Goce Dellçevit në Shkup, që ka lindur para 151 vjetëve. Për presidentin amerikan Bill Klinton, kur vinte në vitin 1999 në mes të krizës së refugjatëve me Kosovën, për papën Franjo në 2018 nuk kishte bllokim të tillë të Shkupit.
Për njerëz të gjallë nuk ka pasur siguri të tillë sa për dikë që ka vdekur para 120 vjetëve.

E hajde tani shpjegoja gjithë këtë Brukselit dhe 26 shteteve të tjera të BE-së. Me fat shpjegimin, Bullgaria nuk do të ketë nevojë të shpjegohet se ata janë brenda. E ne derisa të shpjegohemi, nuk do të bllokohet vetëm varri i Goces, por Sofja edhe më shumë do ta bllokojë edhe rrugën drejt BE-së. Kështu që, gud najt dhe gud llak me Brukselin.

2 Deputetët bullgarë në seancën e fundit para lëshimit, votuan deklaratë për Maqedoninë. Njëzëri, me vetëm një votë të përmbajtur. Pesë vjet me radhë shkojnë në zgjedhje. Një Qeveri nuk e votojnë dot. Rumen Radev ua zgjedh ministrat, dikush prej tyre ndoshta as nuk do të jetë pjesë e përbërjes së re parlamentare dhe nga të gjitha prioritetet e shtetit, deputetët për prioritet më të madh e zgjodhën mu Maqedoninë. Maqedoninë – pastaj zgjedhjet bullgare. Le të na falë Brukseli, le të na falë Sofja.

3 Një pasiguri e re në rrugën drejt BE-së. A do të hyjë Aleanca për shqiptarët në Qeveri dhe me ministrat, zëvendës ministrat dhe drejtorët e saj të luftojë kundër korrupsioni. Ndërsa jemi propkupuar me njëmijë lajme nga takimet dhe deklaratat e Arben Taravarit, duam të hyjmë në Qeveri ama nuk duam, nuk po i shohim arritjet reale evropiane të Qeverisë së tanishme. Si për shembull faktin se në REK Manastir ka mbërritur transformatori nga një rregullim në Serbi. Dhe ky nuk është tranformatori i njëjtë si ai transporti i madh që e ndiqnim nga Stambolli nëprëmjet Selanikut e deri në Manastir.
Vallë i vogël është suksesi kur ministri i arsimit Jeton Shaqiri lajmëron se më shumë se 90 përqind e librave shkollorë janë shpërndarë nëpër shkolla në 1 shkurt, dhjetë ditë pas fillimit të semestrit të dytë: Për 10 përqindshin tjetër – më shumë fat më 1 shtator.
Ç’lidhje ka futja e bullgarëve në Kushtetutë me jetën tonë të përditshme? E për cilësinë e jetës, hiq të mos flasim.

Hajde me eurointegrimet le të merren Bojan Mariçiq, Bujar Osmani, po ja edhe Dimitar Kovaçevski. Por ç’lidhje kanë ndryshimet kushtetuese me punën dhe ministrat e tjerë, deputetët, drejtorët e ndërmarrjeve publike, agjencionet, drejtoritë, kryetarët e komunave, shërbimet komunale dhe ndërmarrjet…

Për shembull, cila është lidhja e ndryshimeve të Kushtetutës me faktin se nuk ka libra? Tre vjet radhazi nuk mund të sigurojnë dëftesa për fëmijët në fund të vitit shkollor, por ata janë të zënë me ndryshime kushtetuese, sepse kështu është mënyra evropiane. Ashtu sikurse në Tetovë vozisin dhe parkojnë në mënyrë evropiane. Ashtu si Haraçina paguan tatime me standardet evopriane. Çfarë lidhje ka integrimi i bullgarëve në kushtetutë me ndërtimet  e paligjshme që lulëzojnë në zona të mbrojtura?

Qeveria nuk mund të gjejë mënyrë qe 5 vjet që ta renovojë atë Sallë universale në Shkup. Imagjino të duhet të ndërtohej diçka nga fillimi. Atë përmendore të çuditshme të Nënë Terezës në mes të kryeqytetit, edhe pse ndërtim i paligjshëm, nuk u konvenoi që ta rënonin, se provizioni nga kjo është i vogël. As edhe një anije nga ato të Nikolla Gruevskit nuk arritën t’i çmontojnë deri në fund. Pllakat nuk i rregullojnë, dritat nuk i ndryshojnë, ndërtesat shtetërore janë si të bombarduara dhe të lëna pas dore, qentë e rrugës do të na hanë, por asgjë nga kjo nuk ka rëndësi, veç Kushtetutën ta ndryshojmë.

Autostradën Kërçovë-Ohër tashmë e vajtuam, nuk do ta përjetojmë as në këtë mandat. Por çfarë po ndodh me ato disa kilometra nga Petroveci deri në Katllanovë që i gërmuan para zgjedhjeve të 2021, u fotografuan dhe i harruan? Vallë edhe kjo rrugë varet nga Preambula? Nga autostrada për Kosovë nuk është bërë asgjë, sepse korsia paska qenë shumë e komplikuar. Por të ndryshohet Kushtetuta nuk është gjë e komplikuar. Mund të sjellësh ligj për amnesti, do të shpërblesh ndonjë deputet me vend ambasadorial, do të punësosh birin apo bijën e ndonjërit dhe hop – Gudmorning Bruksel, na prit Evropë!

4 Në emër të vlerave evropiane, qeveria do të gjejë 80 deputetë që do të votojnë për ndryshime në kushtetutë, por nuk mund të sigurojë para për 130 të sëmurë nga fibroza cistike, për një ilaç me të cilin këta njerëz do të mund të jetojnë. U lëvdua se do të blejë ilaç vetëm për tetë veta. E kur pyet dikush se ku shkojnë paratë tona, menjëherë bëhesh armik. Kur pyet përse paguajmë gaz më të shtrenjtë nga çmimi i bursës dhe ku përfundon dallimi i tepricës – pagues je, e për më tepër që nuk merr vesh nga energjetika. Kur pyet dikush se pse nuk ka ilaçe, nuk je profesionist, nuk merr vesh nga mjekësia. Kur pyet dikush se pse nuk ndërtohen rrugët, nuk merr vesh nga ndërtimtaria. Kur dikush pyet se pse përbuzemi kaq shumë para Bullgarisë, je budalla, nuk merr vesh nga diplomacia. Për më tepër që nuk je as evropian.

Po edhe sikur të merrje vesh nga këto punë, nuk ke pse pyet. E as se pse komenton.

Se a vjedhin në emër të patriotizmit apo në emër të BE-së, njësoj është.

Veçse më çudit, ç’ne kaq nervozë në pushtete ndër gjithë këto arritje në rrugën për BE?

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира