PLAÇKITJE E SHPEJTË

A munden këta që maltretojnë lagje të tëra me muzikë të lartë deri në mëngjes, për një moment të mendojnë se ndonjë komshi kirurg që ata e kanë lënë pagjumë gjithë natën, do t’u operojë ndonjë të afërm?

1 Kanë kaluar njëzet e kusur vjet nga konflikti ustarak me UÇK e paraluftës në shtet. Nëse do kishte dAshur qeveria të ngrejë përmendore për ushtarët, policët dhe rezervistëT të rënë më Karpallak, Vejce dhe Ljuboten do ta kishte bërë. Herë LSDM-ja, herë VMRO-DPMNE-ja. Sidomos marrë parasysh faktin që VMRO-DPMNE-ja që prej para dhjetë vjetësh pa procedura, pa respekt të asnjë ligji, gjeti mënyrë se si të derdhë dhjetra e dhjetra përmedore, pothuajse brenda natës, nëpër qendrën e Shkupit. E kjo gjë nga LSDM-ja po diskutohet me një kryetar të Zhelinës që tallet – nuk qenka në kompetencën e tij të miratojë projekt për përmendore në Karpallak.
Të shihje nëse nuk do të merrte leje nga ndonjë prej investitorëve të preferuar ndërtimorë të qeverisë, nëse do kishte dashur që mu në mes të Karpallakut, të ndërtojë një objekt të vogël me qindra banesa dhe një qendër tregtare. Mund të kishte premtuar si një kompani me përgjegjësi shoqërore se do t’i dhurojë përmendoret e rezervistëve të rënë në 2001. E atëherë thuhej puna e Zaevit: Nuk mund të jetë: Jo! Mund të jetë: Po! Menjëherë do ta ripërshtasnin pllacën, do ta formonin parcelën me një shitje të thjeshtë të tokës shtetërore, do t’i ndryshonin kushtet për ndërtim….Të shihje se si, atëherë, as kryetari nuk do të bëhej jokompetent, as këshilltarët nuk do të kishin diçka kundër, e besa as Qeveria nuk do të bëhej e pabesë si tani – ne duam të ngremë përmendore, por BDI-ja nuk e lejon.

2 Për më tepër, pse Qeveria nuk kërkon leje për ndërtim të përmendores në Karpallak nga i njëjti institut që e dha lejen për përmendoren e UÇK-së në Sllupçane? Pse nuk angazhojnë ndonjë konsultant nga Sllupçani, që t’ua udhëheqë procedurën për leje për përmendore edhe në Komunën e Zhelinës në të njëjtën mënyrë siç e kanë marrë lejen për përmendoren e UÇK-së të lartë 20 metra? U vërtetuam në ekpertizën e tyre dhe shkathtësinë e tyre për të negociuar në mënyrën me të cilën ishte zgjidhur çështja e Sllupçanit me EVN-në.
Norvegjia në fillim të të 1990-ave ndërmjetësonte në negociatat paqëore mes Izraelit dhe Ushtrisë çlirimtare të Palestinës, ndërsa në Oslo u nënshkrua marrëveshje për fillimin e procesit paqësor mes Izraleit dhe Palestinës. Mirëpo, Norvegjisë i duhet edhe shumë punë që ta mbërrijë suksesin e negociatave të Sllupçanit. Izraeli dhe Palestina akoma nuk jetojnë në paqe, ndërsa Sllupçane dhe EVN-ja kanë arritur paqe që është kurorëzuar me një marrëveshje unike, si anjëherë më parë: Secili të paguajë rrymë aq sa ka harxhuar vetë.

3 Sllupçani është një nga shembujt pozitivë të të ashtuquajturit font evropian i koalicionit qeveritar që i akuzon të gjithë që e kritikojnë qeverinë se janë antievropianë të prapambetur.
Por, ne pse jemi kapur te Sllupçani, ku nuk kanë mundur të futen as ekipet e EVN-së për t’i ndryshuar matësit e rrymës, kur kjo qeveri nuk ka kontroll efekti as në qendrën e kryeqytetit. Dy kafene me vite maltretojnë mijëra qytetarë me muzikën e lartë dhe askush nuk mund t’i bëjë asgjë as pushtetit lokal e as atij qendror. Një fshat dhe dy kafene me fytyrën e qeverisë së korruptuar në Maqedoninë evropiane.

Provo të shkosh diku në BE dhe thuaju votuesve se në një lagje banimi duhet të ketë kafene që i maltretojnë me muzikë të lartë deri herët në mëngjes. Le të shkojë, për shembull, në Berlin, inspektori për zhurmë që t’u thotë banorëve – mbyllini dritaret në mes të verës që të mas decibela, sepse ligji kështu thotë, e shefi i kafenesë nuk do të ma pranojë matjen nëse dritaret i keni të hapura. Imagjinoni në Paris, një shef të një kafeneje që maltreton mijëra banorë me muzikë të lartë t’u ofrojë komshijve një pije me lirim. Nuk mund të flini? Ejani te ne që të pini më lirë.

Çfarë? Në Berlin mos nuk argëtohen njerëzit?

Nuk është asçfarë problemi fakti që ka kafene në mes të pjesës rezidenciale në qendër të kryeqytetit apo në një lagje banimi të dendur. Gjithandej nëpër BE ka kafene të tilla. Problem është atëherë kur kafenetë çdo ditë deri në mëngjes lëshojnë muzikë të lartë, kur duhet t’u vihen pas inspektorë, e mos o zot t’i dënojnë, duart u dridhen politikanëve lokalë dhe shtetërorë. Po madje edhe nëse rastësisht ndërrojnë mendje dhe u shkruajnë një dënim, dënimi mund të shlyhet nëse e paguajnë  në afat prej tetë ditësh. Dhe asnjëherë nuk e dimë se a e kanë paguar.

Nga një lavëdrim aq i madh i pushtetit lokal për faktin se ka dalë inspeksioni, si nuk u gjet, vallë, të paktën një kryetar që të inicojë ndryshime ligjore në dënim – nëse tri herë të dënojnë për një shkelje të njëjtë, të ta marrin licencën e punës. Nga e folura kaq e madhe për standardet evropiane të pushtetit qendror, si, vallë asnjë prej këtyre ministrave dhe deptutetëve evropianë nuk kanë guxim të propozojnë ligj sipas të cilit nuk mundet që çfarëdolloj dyqani të kryejë çfarëdolloj veprimtrie. Nuk mund të ketë kafene në çdo ndërtesë. Sot një parukeri, nesër qebaptore. Sot sallon bukurie, nesër mishtore me frigoriferë nga zhurma e të cilëve dridhen të gjitha banesat. Në kontejnerin e njëjtë edhe mbeturinat e banorëve edhe porcionet e papërfunduara të myshterinjve të kafeneve edhe ambalazhet e kartonit të marketeve.

Çfarë thotë fronti evropian i qeverisë? Në BE mundet ashtu?

Le të mos hyjmë në debat se pse qeveria është e pafuqishme të menaxhojë me dy kafene, e jo me me një fshat të tërë. E dinë vetë se prej ku e thithin fuqinë ata. Më interson dimensioni njerëzor i këtijj maltretimi të banorëve. A munden këta që maltretojnë lagje të tëra me muzikë të lartë deri në mëngjes, për një moment të mendojnë se ndonjë komshi kirurg që ata e kanë lënë pagjumë gjithë natën, do t’u operojë ndonjë të afërm? Apo se një shofer autobusi që nuk ka mundur të flerë me dritare të mbyllura në 40 gradë në gusht, nesër do t’ia çojë fëmijët në ekskursion?

4 Mirëpo, pse po flasim për institucione, standarde të BE-së dhe mbrojtje të të drejtave të qytetarëve, kur te ne, shteti nuk mund të na mbrojë as nga vjedhjet që bëhen përmes shoqatave financiare për kredi të shpejta me të dhëna të vjedhura nga letrat e njoftimit dhe pasportat. Çdo ditë paraqiten viktima të reja të mashtruesve me vjedhje të të dhënave personale.
Mashtruesit paraqiten në emër të huaj, lëshojnë në postë elektronike fotografi apo skanim të dokumenteve perosnave të huaja, marrin kredi të shpejtë në emrin e dikujt tjetër, me një telefonatë, pa ardhur vetë për identifikim, porosisin që lekët t’u vijnë në llogari në ndonjë dyqan, e marrin mallin, apo me postë të shpejtë u lihet në adresën e shpikur dhe pastaj të mashtruarve u vjen thirrja për të paguar edhe interesin edhe shpenzimet e noterit dhe përmbatuesit për një kredi që nuk e kanë marrë.

Domethënë nuk duhet as të humbasësh letrën e njoftimit. Mjafton dikush të të fotografojë. Apo ta shkarkojë nga ndonjë aplikacion ku ajo qëndron e skanuar dhe e arkivuar. Dhe pastaj – paguaj ti kredi të huaja gjithë jetën. E tmerrshme.

Nga një kredit i shpjetë bëhet plaçkitje e shpejtë.

Për kontroll të shoqatave financiare është kompetente Ministria e financave. Avokati i popullit, te i cili ka tashmë dhjetë parashtresa nga qytetarë të mashtruar kërkon nga Ministria të dërgojë inspeksione në shoqata. Por, Ministria thotë se ky është problem i MPB-së.

Edhe kjo është një nga çudirat origjinale në Maqedoni. Ministria e financave refuzon të merret me punën e saj. Dmth nuk flasim për inspektorë të zhurmës, pushtet të korruptuar lokal, ushtarë arrogantë partiakë…Flasim për Ministrinë e financave.

Le të përsërisim: Ministria e financave, që refuzon të zbulojë se si bëhen mashtrimet financiare në shoqata që janë nën kontrollin e tij.

E ne, naivë, kërkojmë vetëdije nga kafexhinjtë që lëshojnë muzikë të lartë, ndërsa shteti që me sukses i ka kaluar skriningjet e të gjithë klasterave në Bruksel, mundëson plaçkitje brutale të qytetarëve.

Epo, kështu e kemi kur kemi mbetur nën ndikimin e boteve ruse dhe nuk duam të argëtohemi.

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира