FUNDJAVË E VAZHDUAR

Të sëmurët pa ilaçe, nxënësit pa tekste shkollore, politikanët pa fytyrë, qytetarët pa integritet, shteti pa drejtësi, natyra pa shoqëri…Gëzuar festën, moj Maqedoni! Shumë të dua. Por tashmë, po ia nxjerr fundin!

 1 Festojmë ditën e pavarësisë. Një funjdavë të bukur të zgjatur. Pse ky zhgënjim? Nuk është dhe aq i tmerrshëm fakti që me ndryshimet në Ligjin penal, Kuvendi votoi dënime më të vogla për funksionarët që do të vjedhin para nga buxheti. Shikojeni këtë në mënyrë proevropiane. Do ta rregullojmë statistikën për luftë të suksesshme kundër korrupsionit. Qoftë kapitull, qoftë klaster – është mbyllur me sukses. Edhe atë, para se të fillojnë negociatat me BE-në.
Me këtë zgjidhje inventive, të votuar me shpejtësi, me një flamur evropian, për të kapur korsinë e shpejtë për BE, në vend që kriminelët të përshaten me ligjet, ne i përshtatim ligjet me kriminelët. Në vend që të dënohen gjyqtarët e korruptuar që ishin mjeshtra në zvarritjen e proceseve gjyqësore kundër politikanëve sipas ligjit të vjetër, ne ua përshtatëm ligjet e reja që t’ua lehtësojmë vjetërimin e veprave të të akuzuarve.

Te ne më lehtë ndryshohet ligji sesa hyn në fuqi një aktgjykim kundër një politikani. Edhe Kushtetutën do ta ndryshojmë para se funksionarët që kanë vjedhur paratë tona të shkojnë në burg.

Ju pengon mosdënimi? Epo ja, nga tani mosdënimi do të jetë me ligj. Më në fund edhe ne do të mund të ofrojmë një zgjidhje unike për BE-në, me çka do të kontribuojmë drejt një perceptimi të qeverisjes së ndershme. Nuk ka gjykim, nuk ka krim. Nuk ka politikanë të dënuar, nuk ka korrupsion.

2 Një tjetër gjë pozitive e këtyre ndryshimeve ligjore është që, deri më tani flitej vetëm se si qeveria vjedh shumë – nga punonjësi më i vogël publik i mbrojtur nga partia, e deri te funksionarët më të lartë. Tani të gjitha dyshimet janë zhdukur. Që kur LSDM-ja dhe BDI-ja u përpoqën aq shumë që në tri ditë ta sjellin ligjin, ta publikojnë atë në Gazetën Zyrtare në ditë feste, që më shpejtë të harrojmë, se të hënën do të nxjerrin një tjetër skandal, kjo do të thotë se ata nuk kanë qëllim të pushojnë së vjedhuri. Madje, janë të gatshëm që për atë çka është vjedhur të shkojnë në gjyq, por mbështeten te gjyqësia joefikase, dhe në vjetërimin e shpejtë të lëndëve. Për më tepër, më interesantja është shfaqja teatrale e VMRO-DPMNE-së që donte të na bindë se qeveria është fajtore se pse nga ky ligj më së shumti do të përfitojnë pikërisht funksionarët e tyre të mëparshëm dhe ata të tashëm. Ku e kanë bllokadën aktive? Ku e kanë qëndrimin para dere? Ku e kanë bllokimin e foltores, transparentët, fishkëllimat, tenxheret? Si, ore, deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk hynin në sallë që të votojnë për kufizimin e interesave për masat kundër kovidin, për Ligjin për gjuhën maqedonase, e mu për këtë ligj u futën në sallë dhe krijuan kuorum?

 

Këto ndryshime VMRO-DPMNE-ja i kërkonte që në vitin 2018. Vetëm se atëherë LSDM-ja nuk e ka ditur se edhe ata do të vjedhin. As në ëndrrat më të guximshme nuk u ka ardhur ndërmend se mund t’i arrijnë sukseset e Nikolla Gruevskit dhe shoqërisë së tij. Të kishin parë nga e ardhmja, të kishin qenë aq vizionarëqë prej para pesë vjetëve, të kishin parafytyruar se sa janë dhe ku mund të vjedhin ndërkohë që u ecën mandati, që atëherë do ta kishin votuar ligjin.

Po, hajde përfundimisht le ta thyejmë iluzionin se shoqërinë e kemi të ndarë thellësisht për shkak të dallimeve të papajtueshme mes qeverisë dhe opozitës. Jo, bre. Shikoni se si lehtësisht gjejmë një pikë pajtimi kur funksionarët duhen shpëtuar nga përndjekja e krimit.

3 Gjëja e tretë positive është se ndoshta kjo do të na i hapë sytë, e me një sebep do të na e ndryshojë edhe raportin me sultan-partitë që sundojnë, në mënyrë që qytetarët të krijojnë klientë. Kur kryeministri Dimitar Kovaçevski, në rastin e krimit në Klinikën e onkologjisë, thotë se “Qeveria nuk do të intervenojë që të mbështesë askë”, e di se Qeveria zakonisht intervenon që të mbulojë krimin për njerëzit e vënë në qeveri nga partia. Se është normale Qeveria të mos intervenojë kur Enti shtetëror i revizionit jep informacion me indicie për krim serioz, siç ka dhënë para dy vjetëve për Klinikën e onkologlogjisë, por pritet të intervenojë për ta mbrojtur krimin partiak.

Deri më sot asnjë palë nuk u çudit kur partitë u bënë uzurpime në profesion – as ajo e mjekëve, as e inxhinierëve, as e gazetarëve, as në kulturë, as në arsim, as në sport, as në art….Ndoshta kjo është një pikë kthyese, ku qytetarët do të kuptojnë se duhet ta kthejnë integritetin. Të mos shkojnë nëpër udhën më të lehtë dhe prapë të mbeten të pakënaqur. Ndoshta tani është koha për vetëdijësim. Rishqyrtim. Shtypje të butonit të kompjuterit për “resetim” dhe fillim nga e para. Me ankesa, qarje dhe britma në FB, shteti nuk bëhet.

Për më tepër, edhe këto trollet partiake do të na shesin mend – mos e politizoni krimin me citostate. E si të mos e bjmë, kur të gjithë drejtorët e institucioneve shëndetësore shtetërore janë vendosur poltikisht? Çfarë budallallëku është ky që të vihen drejtorë të spitaleve në bazë të marrëveshjeve të koalicionit? Për më tepër, jo sipas asaj se cili spital kujt i përket, por me çfarë përaktësi etnike duhet të jetë drejtori. Partia zgjedh se kë do të ndryshojë dhe se nëse bën krim, a do të procesuohet fare në gjyq.

Ç’është ky degradim i çfarëdolloj profesioni që nëse ndonjë profesionist dëshiron të përparojë, duhet të përulet para ndonjë analfabeti dhe lajkatari të udhëheqësive partiake. Ore, neve drejtorët e shoqatave të valleve popllore na vendosen nga partitë. Studentët për një krevat në konvikt kapin lidhje në parti.

A nuk është koha për konkurse ku kandidatët do të konkurrojnë me plan, program, buxhet, ekspertizë, profesionizëm, aftësi menaxhieriale, reputacion te kolegët dhe publiku? Aq e vështirë dhe e parealizueshme është kjo, vallë?

Ka ardhur koha. Ka ardhur koha që partive t’u thuhet: Refuzoj të jem klienti juaj.

E pas kësaj që na ndodhi që t’u lejojmë parive të na i uzurpojnë profesionet dhe të na i komplikojnë jetët, atëherë edhe meritojnë që krimin me paratë tona të na e shesin si vlerë evropiane, por si arritje kulminante e civilizimit.

4 Krimi në klinikën e onkologjisë dhe fatet e shkundura të mijëra të sëmurëve të kancerit dhe familjeve të tyre na rikujtuan se që na viti 2013 në mënyrë ceremoniale ishin goditur themelet e bunkerave për tri akseleratorë të tjerë për radioterapi. Edhe pas dhjetr vjetësh, aparatet ende nuk punojnë.
Kurse ne flasim për rrugën deri në Ohër. Këto paratë tona, të futura në krim, aparatet për sëmundje të kancerit 10 vjet nuk arritën ta vënë në funksion, kurse ne presim prej tyre që të na e bëjnë rrugën. Mirë rrugën, por as mbeturinat nga koha e Jugosallvisë në Strazhë nuk janë të aftë të na i pastrojnë, sepse nuk e dinë se cila parti duhet ta pastrojë. Ngaqë, edhe nëse nuk e pastron, ashtu siç nuk është pastruar me dekada, nuk do të mbajë përgjegjësi, sepse i vetmi gjyq të cilit i përgjigjet është gjyqi i partisë. E as partia nuk e gjykon.

Mirë mbeturinat. Mirë rruga. Por, as tekste shkollore nuk ka. Ministria e arsimit thotë se printimi i teksteve shkollore është një process shumë i ndërlikuar. Dhe me të vërtetë. Duhet të jetë shumë e komplikuar të kurdisësh një tender me dikë që do të jetë i gatshëm të sigurojë tekste shkollore, dhe paratë të vidhen dhe ndahen në mënyrë të barabartë. Zakonisht këto dy gjëra nuk përputhen lehtë.

Të sëmurët pa ilaçe, nxënësit pa tekste shkollore, politikanët pa fytyrë, qytetarët pa integritet, shteti pa drejtësi, natyra pa shoqëri…

Gëzuar festën, moj Maqedoni! Shumë të dua.  Por  tashmë, po ia nxjerr fundin!

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира