1 Shumë do të kisha dashur që Qeveria të na lëshojë incizim të seancës ku ministrat kanë bërë listën e prodhimeve ushqimore të cilave tatami i vlerës së shtuar u rritet na 4 në 10 përqind. Bash do të ishte interesante të shihet se si ka rrjedhur licitimi i asaj se çfarë është ushqim luksoz, e çfarë është ushqim pa të cilin nuk mundet. Gjejësisht, siç thotë Ministri i financave, “ushqim i cili nuk paraqet ushqimin bazor njerëzor”.
Ministri i financave Fatmir Besimi e ka parë se po zhduken paratë nga buxheti. Gjithçka vodhën e kanë ende për të marrë, harxhuan gjithçka për strehimin e shokëve të tjerë partiakë dhe kënaqjen e nevojave të partnerëve të biznesit. Për më tepër që ende duhet të punësohen, ja ku po vijnë zgjedhjet. Për administratën të ketë rrogë. Kjo është më e rëndësishmja. Pasi, bëjnë grevë vetëm ata që harxhojnë. Ata që bëjnë para nuk bëjnë grevë, kështu që mund t’u vidhet më tepër. Morën dukshëm retroaktivisht nga fitimi i vjetshëm diçka edhe nga kompanitë e suksesshme, gjë të cilën e pagëzuan tatim solidar që të jetë vjedhje legale, por kjo nuk mjafton. Dhe kështu, menduan ta rrisin TVSH e ushqimit. Por, prit, të cilit ushqim? Po, të atij luksozit. E çfarë është luksoze në shekullin 21 në një shtet me ekonomi tregu, anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtare në BE? Dhe kështu, kanë hapur debat gjithëpërfshirës me të gjithë aktorët.
Ka nisur muhabeti me fletët e peshkaqenit. E pastaj kanë kuptuar se askush nuk blen fletë peshkaqeni dhe kanë kaluar te tuna, e na aty te çaji. Çfarë është çaji, more? Kanë shpikur ujë të nxehtë? Po pa ajvar a mund të jetohet? Jo. Ai është ushqim tradicional. Por, pas lutenicë edhe mundet. Çfarë ka në lutenicë? Feferonka. Këto nuk përfaqësojnë një “ushqim tradicional” sipas përkufizimit të Ministrisë së financave. Shkruaj aty edhe feferonkat si luks, 10 përqind. Shto susam, griz, tërshërë, musli, akullore…Piper i zi? Në çdo gjellë vënë erëza, vallë? Le të hanë bukë dhe kripë, tradicionalisht, ashtu si në përrallat popullore maqedonase. Ja, çmimin e bukës ua ngrimë. Edhe spageti mund të ziejnë. Çfarë populli mosmirënjohës që është, mirë që do t’i fusim deri në 2030, ata nuk pushojnë së kërkuari ajkën përtej bukës. Ajkë mundet, por nëse djathi është i yndyrosur, domethënë i pashëndetshëm – shkruaj 10 përqind TVSH. Edhe kompostot do t’i tatimojmë me 10 përqind. Kanë shumë sheqer, edhe nga diabeti do të duhet t’i shërojmë, e pastaj çdo muaj ministrit do t’i kërkojnë lenta për matjen e sheqerit, do të shpohen, do të jetojnë me stres. Do të hanë dhe akullore, pastaj do t’iu dhembë fyti, e siç i ka falur Zoti, edhe për antibiotikë do të duhet të ndajmë para.
Duke licituar se çfarë është luks, çfarë është nevojë, çfarë është e shëndetshme e çfarë jo, dikush ka thënë “panxhar”. Ka dalë ndonjë frustrim nga kopshtet fëmijërore. Dhe kështu panxhari u gjet në listën e ushqimeve luksoze. Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi nuk e di nëse panxhari është gjetur në listën e luksit me gabim, por tha se Qeveria është e hapur për sugjerime, e mund të bëjë revision të ushqimit luksoz.
Ç’është e drejta, ata thanë se do të bëjnë revizion edhe të rritjes së rrogave të tyre për 78 përqind, por ja që, ende nuk e kanë bërë.
Nejse, ja ku është e marta. Seancë e re e Qeverisë, çmime të reja të ushqimit. E rëndësishme është se për secilin ka nga diçka. Ne të shëndetshëm, ata të zhytur në fitime nga zgjedhjet.
2 Banka botërore parashikonte se deri në fund të vitit, rritja ekonomike e Maqedonisë do të jetë 1,8 përqind, kurse inflacioni do të përmbahet në 9,1 përqind. Këto janë rezultate impozante për qeverinë, e cila për të shpëtuar vetveten nga burgu, sot solli ligj i cili i shpëton ushtritë e profilit të lartë nga qeveria e kaluar e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, ndërsa vendos një legjislacion solid me të cilin në të ardhmen korrupsioni jo vetëm që do të tolerohet, por edhe do të inkurajohet dhe shpërblehet.
Blini panxhar, zijeni atë pa erëza në rrymë të lire dhe hajeni si të ishte një fletë peshkaqeni.
Kombinoni me një çaj luksoz të kamomilit. Shijojeni.
3 Qeveria diskutonte për numrin e rritur të arushave që janë shfaqur në territorin e Mavrovës dhe Rostushes dhe siç lajmëroi, ka vërtetuar se “në afat sa më të shkurtër duhet të hiqen të gjitha mbeturinat më të mëdha dhe më të vogla në afërsi të vendeve të populluara apo në vetë vendet e populluara, të cilat i tërheqin arushat.” Në kumtesën nga bashkësia thanë se “vetëqeverisja lokale, në bashkëpunim me Institucionin shtetëor Parku nacional Mavrova, në përuthje me kompetencat e tyre, duhet të qaset drejt zgjidhjes së çështjes, me qëllim pastrimin në kohë të të gjitha vendeve të banuara (deponive të egra), si dhe rrugëve lokale”.
Domethënë, jo vetëm që jemi mbytur në mbeturina, por tani na hanë edhe arushat. Ti je duke ngrënë një petull në Strazhë, duke shijuar mjedisin natyror në parkingun mbushur me plehra dhe hop – vjen arusha të të hajë me gjithë petullën, me gjithë 10 përiqnd TVSH nga djathi i yndyrshëm, sepse as Komuna, as Parku nacional Mavrova nuk i pastrojnë mbeturinat.
Vetëm Stojançe Angellov nga Qendra për menaxhimin e krizave i ndjek arushat.
Për fat po vjen dimri. Gjithçka shkon sipas qejfit Komunës Mavrovë-Rostushe. Stojançe edhe pakdo të ketë të bëjë me to, pastaj ato do të fshihen në shpella që të bëjnë gjumin e dimrit, e kur të vijë marsi, do të jemi në fushatë zgjedhore, askush nuk do të merret me arushat.
Problemi është zgjidhur. Në përputhje me kompetencat dhe ligjet. Mbasi nuk ka të ardhura, as plehrat nuk duhet të mblidhen.
4 Nuk ka asgjë të çuditshme në atë se një komadant i një stacioni policor në kalimin kufitar të Bllacës është caktuar rendgenolog, kurse polici me arsim të lartë i cili ka konkurruar për atë vend nuk është zgjedhur, sepse ka qenë një sindikalist i flaktë.
Rendgenologu është vendosur në përputhje me aftësinë. Në Bllacë do të skanojë pasaporta dhe letra të njoftimit. Sipas politkës kadrovike në shërbimet shtetërore, tani policin le ta vënë udhëheqës të ndonjë departamenti të Klinikës së onkologjisë dhe radiologjisë. Ai le t’i kapë vjedhësit e citostatikëve.
Përktheu: Fjolla Zllatku