PESHQ DHE ARUSHA

Nuk jemi ne euroskeptikë. Ne vetëm nuk lejojmë që Qeveria të na e përbuzë inteligjencën

1 Ende nuk mund ta marr veten nga gëzimi pas suksesit të papritur të Maqedonisë në rrugën drejt BE-së. Në Bruksel është mbajtur skriningu bilateral për Kapitullin “Peshkim” dhe kryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq në Facebook shkroi se “me arritjen e standardeve në këtë kapitull do të jemi gati të tërheqim para nga fondet strukturore të BE-së, të planifikuara për peshkim”.
Tani e kuptova se edhe kryetarja e Shkupit Danella Arsovska punon sipas agjendës avropiane, kur nuk e hap për funksionim urën e re në Vardar që i bashkon Aerodromin me Autokomandën. Që para dy vjetësh tha se ura do të shërbejë për peshkim. Ka qenë vizionere që para se Mariçiqi ta hapë kapitullin  për peshkim.

Të gjitha rrjedhat i kufizuan me hidrocentrale të vogla, brigjet e liqeneve, si të atyre natyrore ashtu dhe të atyre artificiale i ngarkuan me deponi dhe ndërtim të paligjshëm të tipit “gjithçka sipas ligjit, shef”, UNESKO me këmbëmngulje vazhdon të na e mbrojë Liqenin e Ohrid, pavarësishst gjithë përpjekjeve tona mbinjerëzore për ta ndotur dhe për ta shkatërruar rrethinën. Me rëndësi ka pasur skrining dhe do të ketë para për t’u marrë. Për peshkim.

A thua se ne jemi peshq e do ta hamë karremin e propagandës qeveritare. Skrining – sa shëmtuar që tingëllon. Thotë dikush, kush e di se çfarë arritje në rrugën drejt BE-së është kjo. Me siguri të njëjtën gjë ia thonë edhe publikut partiak në tubimet qeveritare të BE-së për të cilat do të harxhojnë 80.000 euro. Bëjnë dramë nga një regjistrim të thjeshtë burokratik. Inspektim sipas listës në Bruksel. Këtë e ke, këtë s’e ke. Ajde, kthehu në shtëpi, përfundoje detyrën e shtëpisë.

Peshqit do t’i zgjidhim sipas standardeve të BE-së. Skriningun për peshkim e kaluam. Por, çfarë bëjmë me arushat? A mundet nga BE-ja të marrim para që t’i rrahim arushat, por të mos duhet t’i pastrojmë deponitë?

2 Në skriningun e ardhshëm të kapitullit “Transport” do të shfaqet personalisht kryeministri Dimitar Kovaçevski. Meqenëse vazhdimisht na thotë se ne jemi ekonomia që rritet më së shpejti në gjithë Ballkanin Perëndimor dhe më shpejt nga të gjithë në rajon do të bëhemi anëtarë të BE-së, ai do të niset në rrugën për BE me trenin më të shpejtë të hekurudhës më të shpejtë. Do të hipë në trenin e vetën nga Manastiri për Shkup që niset në 3 të mëngjesit. Derisa të mbërrijnë në Shkup do të ketë kohë të organizojë edhe mëngjes pune, drekë pune dhe darkë pune me bashkëpunëtorët e frontit evropian. Do të kenë kohë edhe për një sy gjumë pasdite. Do të marrin veten nga puna e mundimshme e reformave me flamurin evropian.
Ndërkohë që kryeministri ecën me trenin ekspres të Maqedonisë drejt BE-së, njerëzit e sigurimit do të shkojnë në këmbë. Dikush do të shkojë para lokomotivës dhe do të kontrollojë nëse janë të gjitha pragjet e drurit të hekurudhës në numër. Grupi tjetër i bodigardëve do të ecë ngadalë nga dy anët e vagonit që ta mbrojë Koalicionin për Evropë nga sulmet e euroskeptikëve.

3 Qeveria ndoshta po e fiton betejën për BE-në në Bruksel. Por në shtëpinë e vet, po e humb. Ndoshta me të vërtetë, siç na thotë Mariçiqi, BE-ja e sheh Maqedoninë si një shtet i ardhshëm anëtar siç nuk e ka parë kurrë ndonjëherë deri më tani. Por ne në shtëpi nuk e shohim. Dhe atë, jo vetëm për shkak të mosbesimit që BE-ja të na bëjë anëtare apo se nuk do të na tradhtojë edhe një herë tjetër madje edhe nëse i vëmë bullgarët në Kushtetutë. Por më shumë se kaq, për shkak se këtu nuk ka vullnet politik që të rregullohet shteti, nga korrupsioni i funksionarëve të lartë. Sa ç’është BE-ja fajtore për dyftyrësinë dhe rrenat e saj, aq më shumë elitat tona politike janë fajtore që nuk bëjnë reforma. Të suksesshme janë vetëm në zbatimin e reformave tashmë të bëra.
Pas 30 vjetësh lodhje dhe zhgënjim, tashmë nuk na intereson se çfarë do të na sjellë BE-ja në ndonjë të ardhme të largët. Për ne ka rëndësi se çfarë do të na sjellë Qeveria tani. – Asgjë. Çfarë po na sjellin qeveritë lokale tani? Asgjë. Jo vetëm që nuk na sjellin n gjë, por edhe po na marrin.

Ne e morën drejtësinë dhe ligjshmërinë.

Po na marrin hapësirën jetësore, trotoaret, rrugët, parqet, pyjet, malet…

Po na i marrin ujin dhe ajrin e pastër.

Po na e marrin cilësinë e jetës me ndryshimin korruptiv të planeve urbanistike, pa infrastrukturë që do ta mbështetë ndërtimin e paarsyeshëm.

Na e marrin qetësinë sepse kafenetë janë shumë më të rëndësishme se qytetarët të cilëve u pengon zhurma.

Na e morën shëndetin publik, na e morën shkollimin…

Sikur na e morën edhe shpresën edhe besimin se mund të jetë më mirë. Nuk duhet të flasim për standarde evropiane. Këtu nuk respektohet asnjë lloj vlere. Këtu jeta nuk ka vlerë.

E nëse ua thua gjithë këtë, menjëherë do të të akuzojnë për euroskepticizëm.

Jo bre njerëz! Nuk jemi ne euroskeptikë. Ne vetëm nuk lejojmë të na e përbuzin inteligjencën.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира