FOL, HOXHË

Nëse duan të bëjnë reforma sipas standardeve evropiane, kush mundet t’ua ndalojë?

1 Fol, hoxhë, fol. Unë prapë te ime më do të shkoj.  Kështu pak a shumë zv.kryeministri Bojan Mariçiq prezantoi raportin më të ri të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë në eurointegrime. Ata kanë shkruar “nuk keni përparim” e gjyqësinë dhe luftën kundër korrupsionit e keni katastrofë, ndërsa Mariçiqi thotë mirë de, po hajde tani t’i vëmë bullgarët në Kushtetutë.

A thua se është nga një planet tjetër kur thotë: “Në këtë raport nuk ka problem që nuk mund ta zgjidhim gjatë negociatave me BE-në, por që ta bëjmë këtë duhet ta mbarojmë detyrimin me ndryshimet kushtetuese”.

Domethënë – vetëm detyrimi ndaj Brukselit qenka i rëndësishëm. Po detyrimi ndaj qytetarëve? Po detyrimi ndaj tatimpaguesve që ua sigurojnë rrogën dhe udhëtimet zyrtare për në Bruksel? Edhe ne që kemi mbetur të jetojmë këtu meritojmë që dikush të përkujdeset për ne. Sa nga gjithë ato punë që Komisioni Evropian i ka shënuar me “nuk ka përparim” mund të kishin përfunduar në gjashtë vjetët e fundit edhe pa BE-në? Apo, të paktën të kishin ndonjë përparim?

Po. E ardhmja është në BE. Dhe po – pa mbështetjen e BE-së nuk mund të përfundohen disa investime kapitale, lidhje rajonale, harmonizim me tregun e gjerë…Por të mos vidhet – kjo po që mund të bëhet edhe pa BE-në. Të respektohet ligji – kjo mund të bëhet edhe pa BE-në. Edhe mbeturinat mund të pastrohen pa BE-në. Fshesave nuk u duhen flamuj evropianë. A duhet, vallë,të jesh anëtar i BE-së që të parkohesh aty ku lejohet? Apo që të mund të nxjerrësh nga Interneti dokument nga drejtoria e librave amë. A duhet të jesh anëtar i BE-së që nxënësit të kenë tekste shkollore dhe dëftesa në kohë? A duhet të jesh anëtar i BE-së që të pushosh së shituri pa mëshirë truall të shtetit që t’i lumturosh miqtë e biznesit e t’i dëshpërosh qytetarët të cilëve ua ul cilësinë e jetës? A duhet të jesh anëtar i BE-së që t’i ndërpresh pazaret partiake dhе do ta grumbullosh administratën për të shkatërruar pasurinë shtetërore? More, jemi shtet pa postë. Ndodhemi në kryqëzimin e Ballkanit, pa dalje në det, por jemi pa hekurudha. Është e gjatë lista e gjithë çka mund të bëhet pa u dashur të nisin negociatat me BE-në, dhe sinqerisht, më dhemb kur i numëroj.

Nëse qeveria është kaq e shqetësuar për detyrimet ndaj Brukselit, atëherë përse nuk e dëgjon Brukselin që të mos i kalojë nën flamurin evropianë ndryshimet e Kodit penal me të cilin e legalizooi mosdënimin për vjedhje të nivelit të lartë? Sikur të mos mjaftonte kjo, na tregojnë histori të tipit: “Kërkuam nga BE-ja të na japë informacione për Këshillin gjyqësor”. Le të vijnë ata nga Brukseli të na tregojnë. Këshilli gjyqësor është në Shkup. I njohim edhe anëtarët e Këshillit gjyqësor dhe gjykatësit si dhe me kë është lidhur dhe cilët biznesmenë janë përzier e cilët politikanë janë të lidhur me bizneset dhe gjykatësit…Të gjithë ata janë qytetarë të nderuar, elitë intelektuale, xhanëm, kremi i shoqërisë. E vogël është Maqedonia, të gjithë njihemi, nuk na duhet Brukseli që të na njoftojë me njëri-tjetrin.

2 Nuk mund ta marr seriozisht eurokomisionerin për zgjerim Oliver Varhei kur kritikon se Maqedonia nuk ka asçfarë përparmi në luftën kundër korrupsionit, ndërsa Hungaria e tij na e mbron si azilant politik politikanin profesionalisht më të lartë të akuzuar për korrupsion – Nikolla Greuvskin – derisa nuk i vjetërohen veprat. Nuk mund të kuptoj se si Ukraina ia doli që në kohë lufte të ketë përparim në praktikimin e një shteti të drejtë. Nuk e di se në bazë të cilave kritere Komisioni Evropian e ka vlerësuar Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë të cilat nuk kontrollojnë pjesë të territotit të tyre, e ndërkaq e kanë kaluar kapitullin për marrëdhënie të mira fqinjësore. Edhe për Bosnjën më vjen keq. A thua se lufta e tyre ishte më pak tragjike se sa lufta e Ukrainës, po edhe boshnjakët të meritojnë fillim të pakushtëzuar të negociatave? .

Por e gjithë kjo është politikë. Politika nuk është fer. BE-ja nuk është fer. Vetëm nga shembulli i Maqedonisë, ajo këtë gjë e ka vërtetuar disa herë. Ndërsa neve na duhet BE-ja më shumë sesa i duhemi ne BE-së.

Lufta në Ukrainë e ktheu në rend të ditës zgjerimin e BE-së. Flasim për momentum, për dritare të hapura, erëra, para, kredi të volitshme, reformat e BE-së, përfshirje graduale në BE… Por si mund të shfrytëzohet kjo erë me një pushtet të kombinuar me paaaftësinë, dembelizmin dhe korrupsionin e LSDM-në e të fuqizuar nga fryma e dhunshme, analfabetizmi dhe korruptimi  BDI-së, ideja e përbashkët evropiane e të cilave është mentaliteti i lypësit: “Do të na japin para”. E që të jetë ende më dëshpëruese, për pushtet përgatitet VMRO-DPMNE-ja, që vodhi gjithçka që mundej, e robëroi shtetin deri në atë masë sa që institucionet nuk po e marrin dot akoma veten.

Që tani më vjen për të vjellë kur mendoj se çfarë do të dëgjojmë në fushatat zgjedhore. Prapë do të flasin për BE-në, Ore, a mund mos të merremi me atë se çfarë do t’i ndodhë BE-së, por të merremi me atë që do të na ndodhë neve? Të shohim se ç’mund të bëjmë në shtëpi ndërkohë që kemi ndihmën dhe mbështetjen e BE-së. Të mos flasim për Maqedoninë në BE- në ndonjë të ardhme. Por të flasim për një Maqedoni demokratike dhe me prosepritet, në të cilën do të sundojë shteti i drejtë tani. Pastaj do të flasim edhe për BE-në. As që do ta vëmë re kur do të hymë, nëse përditshmëria jonë ndjek rregullat evropiane.

Nëse duan të bëjnë reforma sipas standardeve evropiane, kush mundet t’ua ndalojë? Po ata nuk duan. Sepse në një shtet të atillë nuk mund të vjedhësh pa u dënuar.

3 Si afrohen zgjedhjet, edhe BDI-ja fillon t’i nxjerrë historitë për Shqipërinë e Madhe. Si nuk u mërzitën nga kjo? Vallë,votuesit e tyre, nuk kanë asnjë sfide tjetër në jetë?
Fëmijët që kanë lindur në luftën e 2001, tashmë po mbarojnë fakultete dhe renditen në listat e vizave të punës në Gjermani, Zvicër, Suedi…Ata që nuk kanë studiuar tashmë janë shpërngulur. Kujt po ia ofron BDI-ja historinë e Shqipërisë së Madhe? Atyre që mbetën këtu dhe që duhet të punësohen në institucione shtetëtore për të qenë votuesit e tyre besnikë dhe biznesmenëve të cilëve duhet t’ua kurdisin tenderët shtetërorë.

Ali Ahmeti dhe ekipi i tij nuk kanë se çfarë t’u ofrojnë votuesve, e deri në fund do t’ia nxjerrin lëngun mitit të Shqipërisë së Madhe Kur, emri Shqipëria e Madhe, është në fakt, emër kod për të then “plaçkitje”.

4 Në shkollat filore nëpër komunën Karposh të Shkupit janë helmuar nga salmonela 12 fëmijë nga klasat më të ulëta. Mirë ama, prindërit nuk kanë dashur të flasin para kamerës. Prej kujt frikësohen? Prej kryetarit të komunës? Prej drejtorit të shkollës? Prej shefit të kuzhinës?
Po të kishte ndodhur kjo gjë në shtet tjetër, prinëdrit nuk do të shkuleshin nga kamera. Kurse te ne, të vjedhin, të marrin hapësirën e jetesës, të futen në oborre, me muaj nuk të japing rrogë, por shuplakën do ta ruajmë për më vonë. Dhe plus, nëse mundet dikush tjetrë ta marrë përgjegjësinë për atë çfarë do të themi.

Nëse fakti që të është helmuar fëmija nuk është sfidë e mjaftueshme për të të inkurajuar për të folur atëherë ka faj shteti. Qeveria, saktësisht ka vlerësuar se sa mundet të të shtrydhë.

Këtë radhë BE-në do ta lirojmë nga përgjegjësia.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира