DISFATË SI FITORE

Epo, kështu është kur aleancën e sheh si nënshtrim.

1 Njëzet e katër nxënës të shkollave fillore dhe 26 nxënës të shkollave të mesme në Shtip nuk kanë ardhur në orën e mësimit në semestrin e dytë. Me prindërit e tyre kanë shkuar jashtë shtetit. Jo se këtu nuk kanë dashur të punojnë apo se fëmijët nuk kanë dashur të mësojnë. Janë larguar pikërisht për të punuar e fëmijët e tyre pikrëisht për të mësuar. Janë larguar sepse nuk kanë mundur të presin më që Dimitar Kovaçevski të fitojë, e në mandatin e dytë, bashkë me Ali Ahmetin, ta futë maqedoninë në BE. Tashmë aspak nuk kanë durim që t’i dëgjojnë premtimet boshe, as nga politikanët e vendit, as nga BE-ja.

Nga pavarësimi e deri më sot, asnjë qeveri nuk ia arriti që ta pastrojë punën e korrupsionit, ta ndalojë praktikën e blerjes së makinerisë së punës me plotësimin partiak të administratës publike, t’i respektojë të aftët dhe ata me mendje të lirë në vend të të bindurve besnikë, të sigurojë mosdënim joselektiv, të vërë rend edhe në institucionet shtetërore dhe komunat, të sigurojë respektim të ligjeve, qeverisje të mirë, transparencë, përgjegjshmëri…

Këta 50 fëmijë të Shtipit, gjatë pushimit dimëror tashmë e kapën të ardhmen evropiane. Kaq janë vetëm në Shtip. Në vendet e tjera akoma askush nuk i ka numëruar. A e dini se sa mërziten ata për Kovaçevskin, Mickoskin dhe Ahmetin? Do të fillojnë një jetë të re, do të mësojnë, do të punojnë, do të krijojnë një shtëpi të re, do të krijojnë fëmijë dhe mbase tek-tuk do të vijnë të marrin nga një kavanoz ajvar, nëse mbetet dikush që di ta bëjë atë.

Dhe le të pushojnë më partitë së akuzuari njëra-tjetrën se pse nuk mund të na sjellin rendin evropian në shtet, kur ka një mori gjërash që mund t’i zbatojnë edhe pa BE-në. Edhe sikur të mos ishin të aftë për t’i zbatuar, deri më tani do të kishin mësuar, por ata thjesht, nuk duan.

Nuk dua më të dëgjoj premtime për BE-në. Nuk e dua BE-në kurdo qoftë. Nuk e dua BE-në si lajmërim. Nuk e dua BE-në në pritje. Dhe nuk dua që dikush të na shpjerë në BE, kur unë jetoj në Evropë. E dua BE-në shtëpi. E dua BE-në –tani.

2 Duke mos mundur që BE-në të na e sjellin në shtëpi, LSDM-ja dhe BDI-ja në tubime na thonë se duheshka të hymë në BE. Të bindur se do të fitojnë në zgjedhje me fjalime nëpër konferenca evropiane. Ashtu siç kanë nisur të na i shesin të gjitha disfatat si fitore, në fund do të na bindin se edhe vetoja bullgare është një sukses.
Kryeministri Kovaçevski thotë se “për herë të parë vetoja për integrim evropian në Maqedoninë e Veriut po vjen prej brenda” dhe është i bindur se pas zgjedhjeve do të ketë koalicion që do të sigurojë 80 deputetë për futjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Domethënë, hyrja në BE bëhet një çështje partiake. Domethënë, hyrja në BE nuk është çështje shtetërore, por interes partiak se kush do të fillojë negociatat. E nuk është interes partiak ajo se çfarë duhet bërë që ta bëjnë Maqedoninë një shtet të pranueshëm për BE-në.

Vetoja nuk vjen prej brenda. Vetoja është e BE-së, në krye me Bullgarinë. Kemi një gjest konkret më armiqësor me një shtet fqinj që nuk e pranon identitetin maqedonas. Kemi një veto konkrete të vënë me zor në fuqi. Por, qeveria deri më tani nuk ka pranuar diskutim se çfarë do të bëjmë me atë veto. Me propozimin francez qeveria pranoi kushtin pa pasur planin se si do ta realizojë atë. Edhe tani ua kanë fajin të gjithë që u thoshin se plani është i pakrahasueshëm dhe nuk duan të votohen ndryshimet kushtetuese.

Nëse paska qenë aq e lehtë të sigurohen 80 vota në Kuvend, përse nuk na i siguruan ato deri më tani?

Deri më këtu erdhëm duke pritur që BE-ja dhe SHBA-ja të na a zgjidhin problemin. Sepse “të huajt ashtu thonë”, “hajde ju thoni se si dhe ne do të pranojmë”. Duhe të jesh shumë naiv nëse mendon se problemin tënd dikush do ta zgjidhë në dobinë tënde. Ndoshta ndonjëherë edhe do t’ia qëllosh, por secili do ta zgjidhë ashtu siç e ka më të lehtë.

Epo, kështu është kur aleancën e sheh si nënshtrim.

Në fund të fundit, edhe ajo veto bullgare do të dhembte shumë më pak nëse ky do të ishte shtet normal. Dëshpërimi vjen nga fakti se shteti ynë nuk ka fuqi, e jo nga ajo se BE-ja na thotë se shumë na do, por jo aq sa t’ia ndrydhë krahun Bullgarisë – shtetit që nuk respekton 14 aktgjykime të Gjyqit për të drejta të njeriut të lidhura me të drejtat e maqedonasve në shtet-anëtar të BE-së.

3 Për më tepër që , unë jam i bindur se SHBA-ja shumë më tepër dëshiron ta shohë Maqedoninë në BE, krahasuar me BE-në.
Ndimës-sekretari shtetëror James O’Braian deklaroi se një parti propozon rrugën para për në BE, ndërsa tjetra premton se do të shpikë një mënyrë se si ta bëjë shtetin të lëvizë, e ka ardhur koha që qytetarët të marrin vendimin mes asaj që e dinë dhe asaj që është vetëm premtim.

Në fotografinë më të madhe Amerika i ka planin dhe programin e saj dhe kemi fatin që interesat për stabilitet dhe siguri që kemi na përputhen edhe në këtë pjesë të Evropës. Amerika shikon se si ta zgjidhë problemin e saj dhe konsideron se që ta sigurojë këtë stabilitet, më e mira është që i gjithë rajoni të bëhet pjesë e BE-së.

Mirë ama, as LSDM-ja, as VMRO-DPMNE-ja, as BDI-ja nuk dalin në zgjedhje në Uajoming dhe Ajova. E as O’brajan, e as ambasadorja Anxhela Ageler nuk janë regjistuar në KSHZ në listën e votuesve maqedonas.

Dhe, edhe diçka tjetër për temën, kur tashmë diplomati amerikan po i përmend premtimet. Edhe BE-ja premtonte se kur do ta ndryshojë emrin, do t’i fillojmë negociatat, po na mashtroi. E tani as që na premton gjithçka, që kur do t’i vëmë bullgarët në Kushtetutë.

SHBA dhe shtetet e BE-së po bëjnë punën e tyre. Çështja është se pse qeveria jonë ka pranuar ta zgjidhë problemin e BE-së, e jo problemin e qytetarëve tanë?

4 Konferencat e shtypit dhe komunikatat e VMRO-DPMNE-së në të cilat çdo ditë përsërisin se “asnjëherë nuk ka qenë më keq” është komike.
Jo se është shumë mirë, por mos thoni budallallëqe se “asnjëherë nuk paska qenë më keq. Nuk është më keq as për ata të VMRO-së që janë instaluar në institucione të ndryshme, në ndërmarrje publike, në shërbime komunale të komunave…pak u qetësuan “si arusha në shpellë” dhe ja nga tani shihen si fitimtarë , marrin hov, madje edhe kërcënohen se çfarë do t’u bëjë atyre që mendojnë njëlloj.

Maqedonia vuan nga kujtesa e shkurtër, por megjithatë, nuk jemi deri në atë pikë të humbur. Ende e mbajmë mend arratisjen e Nikolla Gruevskit në Budapest. Pse nuk shqetësohemi edhe për të, se si asnjëherë nuk e ka pasur më keq.

“Asnjëherë nuk ka qenë më keq” se lufta në 2001, nga Lagjja e trimave të Kumanovës, nga “do të ketë britma e piskama”, nga “një luftë të bëjmë”, nga “ në hendek me gjithë familjen, me gjithë fëmijët”, nga “një vrasje të mos mund të fshihesh”, “ do të të vë në balinë”, “dy-tri shpulla, nuk është vepër penale”, nga dhënia e gjithë shtetit në koncesion për miniera, nga miliarda të vjedhura dhe të hedhura nëpër Belize të ndryshme…

A thua se nuk e dimë se kush jemi e çfarë jemi, e nga pallati i bardhë të ndërtuar me paratë e vjedhura do të na tregojnë se”asnjëherë nuk ka qenë më keq”.

Më e keqja është se Hristijan Mickoski asnjëherë nuk kërkoi falje për krimet dhe vjejdhjen masive të shtetit që e bënte partia e tij. Çka do të thotë se ai as nuk mendon se atë që e kanë bërë ka qenë diçka e keqe. E kjo do të thotë se ashtu edhe do të vazhdojnë nëse vijnë në pushtet.

E më e keqja është që nga oferta jonë e tanishme, nuk ka ndonjë lajm të mirë për qytetarët.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира