BIE NATA, BIE KRITERI

Që kur normalen e pranojmë si normale, domethënë që kështu e meritojmë

1 Në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare më 25 prill dhe 8 maj, do të mund të votohet me letërnjoftim apo pasaportë, vlera e të cilave ka skaduar në periudhën prej nëntë muajve para ditës së zgjedhjeve. Deputeëtë nga të gjitha partitë u bashkuan dhe pa debat i votuan ndryshimet e Kodit zgjedhor, sipas të cilit faktikisht do të mund të votohet me dokument jovalid, jo për faj të qytetarëve, por për faj të shtetit që nuk ka arritur t’u sigurojë dokumente personale në kohë.
Domethënë, na thonë, t’i mund të më votosh, por unë nuk duhet medoemos të të jap as pasaportë, as letërnjoftim në kohë. Edhe pse ti për këtë më ke paguar. Nuk mund të udhëtosh, por eja, më voto.
Ju mundësuam të shkoni në zgjedhje me dokumente joekzistuese, që të mund t’i votoni ata që nuk ju kanë siguruar dokumentet, na thonë.

2 Nga një anë njerëzit po vdesin duke pritur në radhët e fotografimit për letërnjoftim dhe pasaportë, e nga ana tjetër mijëra njerëz të dielën në mëngjes vullnetaritsh u vendosën në radhë që të presin të nënshkruajnë për kandidaturat e kandidatëve presidencialë të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Partia thërriti: Vraponi që të nënshkruheni e të shihni sa të fortë jemi. Do ta masim kohën se kush sa shpejt ka mbledhur sa më shumë nënshkrime.
Sa e madhe duhet të jetë vallë ajo forcë që të të ngrejë nga shtrati një mëngjes të diele, që të qëndrosh në radhë për të nënshkruar për kandidatin e partisë për zgjedhje presidenciale? Ndërkohë nuk është se duhet ta bësh, sepse LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja kanë 30 deputetë, tashmë i kemi votuar, dhe edhe pa nënshkrimet mundeshin t’i kandidojnë Stevo Pendarovskin dhe Gordana Siljanovska-Damkovën. Demek, qytetarët u dogjën nga dëshira dhe me zor prisnin të nënshkruajnë. A thua se Pendarovski dhe Siljanovska-Davkova janë diçka e re, ne nuk i njohim, e do të na shiten tani si kandidatë qytetarë.

Po, kështu është situata. Përderisa ka dhjetëra njerëz që janë të gatshëm të përgatiten të presin në radhë që të marrin pjesë me vetëdije në një sharadë pompoze, që është në esencë thjesht një mashtrim partiak, ne as nuk meritojmë të gëzohemi më tepër se sa për faktin se ata që i kemi zgjedhur na kanë siguruar të votojmë me dokumente jovalide.

3 Që kur jonormalen e pranojmë si normale, do të thotë se këtë e meritojmë. Ja shembulli i fundit, me ndërtimin e 17-katshes në Karposhin e Shkupit pranë spitaleve dhe poliklinikave. Qendra konzervatore e ka anuluar vendimin për ndërtim, ai që ka qenë përgjegjës për lejen parprake është në paraburgim shtëpiak i dyshuar për keqpëdorim të pozitës së punës, ndërsa ndërtesa me mbi 400 apartamente tashmë po ndërtohet. Investitori tashmë i shet banesat. Komuna i ka dhënë leje kriminele, e tani kryetari Stevço Jakimovski do të na frikësojë se investitori do ta paditë nëse nuk ia ndërpret ndërtimin. Klasike. Të mos ju vjedhim dy herë, jini të lumtur që ju kemi vjedhur vetëm njëherë. Ndërkohë, qeveria do të bëjë taktika me marrje të lejeve që t’i japë mjaft kohë ndërtimtarit për t’i rrënuar themelet. Që të mos jetë më i madh dëmi që ne do ta paguajmë.

Por nuk ka faj ndërtimtari, as ai që e ka blerë tokën shtetërore. Për më tepër që ato ndërtesa nuk do të ndërtohen nëse nuk ka se kush t’i blejë. Çfarë lokacioni i bukur! Nga njëra anë spital ushtarak, nga ana tjetër spital privat, nga ana e tretë Ndihma e shpejtë për gjithë Shkupin, nga ana e katërt poliklinika, plus dhe ndonjë institut për teste për të sëmurët nga kanceri. Duhet vetëm edhe tarracën ta kesh me pamje nga pompa e benzinës – bukuri.

Që kur njerëzit janë të fatshëm të japin mijëra euro për një banesë në lokacion të tillë, atëherë as nuk meritojnë të mjekohen në një kompleks mesatar spitalor, nuk meritojnë as Ndihma e shpejtë të jetë vërtetë e shpejtë, zjarrfikësi të ketë qasje të pandalur nëse ndonjërit i digjet banesa, nuk meritojnë as parking të garantuar, as vend të garantuar për fëmijën në kopsht, as shkollë të re, as park…

Kështu, vetëm qytetarët bëhen bashkëpunëtorë në krijimin e kushteve jonjerëzore në të cilat vetë paguajnë për të jetuar. Njerëzit, vetë zgjedhin se kush do t’i mundojë për paratë e tyre.

4 Si qeveria ashtu dhe opozita na lëvdohen se kanë vizion. Mesiguri edhe kësaj here në fushatat zgjedhore do të na flasin për një qendër të re klinike. Në vend që të thonë, jemi të vegjël, të varfër, le ta formojmë deri në fund këtë që kemi, ta rregullojmë dhe ta mbindërtojmë, sërish do të na mashtrojnë me vizatime të projekteve megalomane. Me shpërnguljen e pakontrolluar në Vodno e mbyllën qasjen e vetme për te qendra klinike “Nënë Tereza”. Të njëjtët ata dhunues tani do ta shkatërrojnë gjithë bllokun rreth “8 Shtator”-it dhe mundësinë për zgjerim të spiralit. Ndërsa partitë nga qeveria dhe opozita që morën pjesë në këtë dhunim prej interesave personalë, tani do të na tregojnë prezantime 3-D nga qendrat marsovike klinike, që duhet t’i bëjnë në ndonjë livadh jashtë Shkupit, vetëm që ta kënaqin etjen për parcela që i mbytën të gjitha spitalet e qytetit.

Më flasin për vizion, për Evropë, për Amerikë, lëvdohen me NATO-n, Rusinë nuk e përmendin diçka, Kinën…Sikur nuk shohin se në çfarë plehrash po mbytemi, sikur nuk shohin se hapësira publike është uzurpuar, se po vidhet në çdo hap, se askush për asgjë nuk është kompetent, se askush për asgjë nuk mban përgjegjësi.

Ne jemi shtet që nuk ka postë funksionale, nuk ka hekurudhë funksionale, qytetarët nuk kanë dokumente të vlefshme personale, por është e rëndësishme se ka politikanë me vizion.

Vizion – për të vjedhur.

5 Treni nga Shkupi në Veles këtë të dielë, që kur është rregulluar hekurudha, do të mund të lëvizë deri në 50 kilometra në orë, në vend të deritanishmet 20 kilometra në orë. Le të merremi vesh. Ky nuk është një lajm nga 1924. Tani jemi 2024.
Kemi tre avionë për fikje të zjarrit, por dy pilotë janë pensionuar, e nuk mund të angazhohen, sepse para zgjedhjeve nuk mund të bëjnë marrëveshje honorari me shtetin. Nga shumë mend të vizionarëve edhe kjo na duhet – të digjemi deri në zgjedhje.

Gjithë muajin Ministria e shëndetësisë dhe Ministria për punë dhe politikë sociale nuk mund të bien darkod se kush do të ndalojë pranimin e fëmijëve të pavaksionuar në kopshtet në një kohë kur shpallet epidemi e kollit të madh. Por sërish them, për njerëz që lejuan që në dekadën e tretë të shek 21 t’i kthehen sëmundje që janë çrrënjosur në mesin e shekullit 20, nga të cilat njerëzit kanë vdekur në shekullin 19, ndoshta edhe ato 20 kilomentra në orë u mjaftojnë si vizion për të ardhmen.

Drejtori i Qendrës për menaxhimin e krizave Stojançe Angellov në një podkast për SAKAMDAKAZAM.MK tha se në Maqedoni ka ligje, por “le të mos gënjehemi, kjo është Maqedoni dhe e dini, unë përpiqem të përshtatem me realitetin e ashpër”.

Mu ashtu. Jeta jonë u kthye në përshtatje me realitetin e ashpër. Ne çdo ditë, sapo të dalim nga shtëpia i përshtatemi realitetit të ashpër – me transport joefikas publik, me mafiën ndërtimore, me trotuaret e bllokuara, me shëndetin publik të paorganizuar, me mbeturinat në tortuare dhe rrugë, me rrugë të pasigurta, me deponi të paligjshme në mal, me parkingje të paligjshme, me tarraca të paligjshme për duhanpirje, me zona këmbësorësh të kthyera në rrugë për komunkacion, me plazhe të kthyera në kafene, me kafe lagjehe të kthyera në diskoteka dhe klube nate, me kërkimin e drejtësisë para pushteteve lokale, institucioneve publike, gjyqeve… Gjithçka ka ligj, por nuk vlen për të gjithë. Dhe ja, përshtatemi. Dhe jemi aq të lodhur nga përshtatja, saqë ka rënë kriteri i çdo gjëje.

Unë më përpiqem të mos kërkoj as shpjegim logjik sesi punët jonormale u bënë normale dhe se si kjo nuk na pengon. Siç do thotë zhargoni: Bie nata, bie kriteri.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира