DITA STAROVA-QERIMI NDEROHET ME TITULLIN “KALORËS I URDHRIT TË YLLIT TË ITALISË”

DITA STAROVA-QERIMI NDEROHET ME TITULLIN “KALORËS I URDHRIT TË YLLIT TË ITALISË”Drejtoresha Starova-Qerimi pranon njohjen e lartë nga ambasadori italian Andrea Silvestri. (Foto: Gj.Liçovski)

Drejtoresha e Galerisë Nacionale të Maqedonisë (NGM), Dita Starova Qerimi u nderua me titullin “Kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë” nga ambasadori italian Andrea Silvestri.

Në manifestimin zyrtar në Çifte Hamam, në prani të një numri të madh artistësh, studentësh, kolegësh e miqsh, Starova Qerimi, e cila është edhe artiste edhe profesoreshë, me shumë emocion pranoi këtë dekoratë nga Presidenti i Italisë Sergio Mattarella, me propozim të Ministrit të Jashtëm, për vendosjen dhe edukimin e marrëdhënieve personale dhe profesionale me Italinë, për bashkëpunim në fusha të ndryshme dhe vendosjen e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve të dy vendeve.

Ambasadori Silvestri tha se Starova-Qerimi ndër vite ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me Italinë si menaxhere kulturore, disa herë ka qenë dhe vazhdon të jetë kuratore e Bienales vjetore të Artit të Venecias dhe është një profesioniste e lartë.

“Kalorësi i Urdhrit të Yllit të Italisë” është dekoratë e prezantuar në vitin 1947 si “Urdhri i Yllit të Solidaritetit Italian” dhe që nga viti 2011 mban emrin e ri.

Pas ceremonisë u hap ekspozita “Pinoku më i dashur, stilistë dhe artistë grafikë italianë ridizajnojnë kukullën më të famshme në botë”, ku u ekspozuan 60 projekte dizajni nga 30 stilistë dhe 30 artistë grafikë, me rastin e 140-vjetorit të botimit të parë të librit “Aventurat e Pinokios – Përralla e një kukulle” nga Karlo Kolodi, libri italian më i përkthyer në botë.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира