1 Stejt departmenti i SHBA-ve e vuri kryetarin e Karposhit dhe kandidatin për president të shtetit Stevço Jakimovski në listën e zezë, sepse ka qenë i përfshirë në vepra korruptive, përfshirë këtu shfrytëzimin e pozitës së tij zyrtare për t’u përzier në planifikimin urbanistik dhe prokurimet publike në dobi të vetes dhe bashkëpunëtorëve të tij”. Ndërkaq, ai, ka ngritur padi penale kundër një personi të panjohur që ka spiunuar te amerikanët për t’i bërë dëm politik atij.
Ambasadorja amerikane Anxhela Ageler për kush e di se të satën herë ka përsëritur se “nëse kanë mundur në Uashington të gjejnë dëshmi për korrupsion, atëherë një prokuror i mirë do të mund të kishte gjetur edhe këtu”.
Sipas ligjit maqedonas, nuk ka faj vetëm ai që pranon, por edhe ai që jep rryshfet. E që kur amerikanët na kanë treguar se kush e ka pranuar rryshfetin, atëherë nuk duhet të jetë dhe ndonjë prokuror kush e di se sa i mirë që të zbulojë se kush e ka dhënë . Të paktën në rastin e kryetarit të Karposhit, ato ndërtesa që e shkatërrojnë komunën e Shkupit me përzierjen e tij në planifikimin urbanistik, siç thonë amerikanët “për dobinë e tij personale dhe për bashkëpunëtorët e tij”, nuk janë ndërtuar vetë. Këtu ka dyshime për një rrjet keqbërës të më shumë niveleve – dikush ka votuar në Komunë, dikush tjetër ka nënshkruar një miratim, pastaj dhe një tjetër, ka pasur pranim teknik, dikush ka blerë banesë në ato ndërtesa dhe me ato kushte, a është funksionar qeveritar, i cilës parti është, a është ndërtues e donator i partisë…
Mirë ama, tani Stevço i hapi punë shtesë Prokurorisë. Në vend që gjyqësia jonë të merret me informacione kredibile të Stejt departmentit për korruptimin e tij dhe të partnerëve të tij, tani do të duhet të zbulojë nëse dikush ka spiunuar dhe se kush.
E kështu, kuptimi i listës të zezë amerikane në Maqedoni mori një kthesë absurde.
2 Ky është një shtet ku procedura standarde për të kryer punë në një punë publike është dhënia e rryshfetit. Ky është një shtet ku qytetari paguan të paktën dy herë, njëherë për rrogën e punëtorit shtetëror apo të komunës, e pastaj për sistemin “nxirr keshin, e të mbarojmë punë”. Prandaj, të gjitha premtimet parazgjedhore të partive që nuk kanë lidhje me premtime për një luftë vendimtare me korrupsionin janë krejtësisht të pavlefshme. Veç kësaj, le të mos na lodhin me fjalë boshe për luftë kundër korrupsionit, po qoftë edhe nëse kanë premtuar se do të vendosin jo një, por dy zëvendëskryeminstra për qeverisje të mire.
Unë jam i bindur se për kë nuk do të votoj. Por, nuk shoh se dikush mund të më bindë se për kë të votoj. Të parët i shoh se çfarë soji janë në qeveri. Të tjerët i shoh se çfarë soji janë në opozitë. Shumë mirë i mbaj mend se si ishin kur ishin në qeveri, e tani i shoh se si qeverisin në disa komuna.
Që të bësh zgjedhje duhet të kesh ofertë. Të paktën tani – ofertë nuk ka.
Fushata nuk ka filluar oficialisht, mire ama të paktën ajo që po e shohin deri tani është vetëm – shikoni se sa të këqij janë të tjerët. Po ju, sa të mirë jeni ju?
3 Nuk shoh se dikush ka vendosur përfundimisht ta shkatërrojë rrjetën e shushnjave partiake që thithin gjakun e shtetit. Përkundrazi, partitë edhe më shumë janë bërë bashkë që ta forcojnë monopolin e sundimit me shtetin. Ato janë më të rëndësishmet. Ato dhe të bindurit e tyre. Qytetarët nuk kanë rëndësi.
Ndërkohë që merremi me krizën e pasaportave, ndryshimin e tabelave të regjistrimit, listat e zeza amerikane dhe kush çfarë i ka thënë kundërshtarit politik,goditja më e madhe mbi demokracinë gjatë qeverisjes së koalicionit të LSDM dhe BDI-së kaloi pothuajse pa u vënë re.
Deputetët e LSDM-së dhe BDI-së qeveritare dhe VMRO-DPMNE-së opozitare, bashkë, brend natës me procedure urgjente e ndryshuan Kodin zgjedhor dhe e ngritën pragun për mbledhje të nënshkrimeve për lista qytetare në zgjedhje. Herën e parë kur provuan para dy vjetësh, u bë zhurmë e madhe, e prapë nuk u kaloi. Por tani, duke shfrytëzuar krizën me vlefshmërinë e letrave të njoftimit për votim, në mënyrën më të ulët dhe më të prishur e kaluan fshehurazi edhe këtë nen, me të cilin pothuajse krejtësisht do ta eliminojnë votën e një qytetari që nuk dëshiron të lidhet me asnjë parti.
Mund të thotë dikush, nuk punon Kuvendi. Ore, e sheh ti se si punon kur duan të lirohen nga ajo që për ta është dhimbja më e madhe – askush të mos u përzihet në lojën e tyre “merre, ma jep”.
Në zgjedhjet lokale në vitin 2021 merrnin pjesë 57 lista të pavarura me kandidatë për këshilltarë në 40 komuna. Gjithsej mblodhën 56 mijë vota. Dolën si fuqia e katërt politike. Më shumë vota se ata kishte vetëm VMRO-DPMNE-ja, LSDM-ja dhe BDI-ja. Të gjitha partite e tjera ishin pas tyre.
Tani ato 56.000 vota potenciale janë fikur. Është më e lehtë të mbledhësh 1.000 nënshkrime që të regjistrosh parti, sesa 3.000-4.000 nënshkrime që të marrësh pjesë në zgjedhje si apartiak.
Bëhet gjithnjë e më e vështirë në këtë shtet të jesh një qytetar që dëshiron të harxhojë pjesë të kohës dhe njohurisë së vet pa pritur që dikush t’i premtojë punësim, vetëm që të bëjë diçka të mirë për bashkësinë. Thjesht, nuk ia vlen.
Më e lehta është – futu në parti, jepu me qera, ngrii duart lart atëherë kur duhet, do të kesh rrogë, por edhe rryshfet, partia do të të mbrojë.
Në kohën kur në pushtet ishte VMRO-DPMNE-ja kishte shumë sulme brutale të demokracisë. Por, në LSDM harruan se erdhën në pushtet pikërisht me mbështetjen e votave të qytetarëve që u besonin se “kjo ligësi nuk do të përsëritet asnjëherë”. Ashtu siç u ka hipur vetja në qejf me pushtetin dhe frikën nga humbja e këtij pushteti, nuk besoj se janë të vetëdijshëm se çfarë shansi historik kanë humbur.
4 Komuna e Tetovës dërgoi inspeksion në Muzeun e rajonit të Tetovës, ku në oborrin e Kompleksit memorial të Partisë komuniste të Maqedonisë pas 19 vjetëve ishin vendosur bustet e heronjve popullorë të luftës antifashiste – Todor Cipovski-Mexhan dhe Gjoce Stojçevski-Ambarçe. Këto buste deri në vitin 2005 ishin në sheshin e qytetit, por kur filloi renovimi i tij, u hoqën me premtimin se kur do të mbarojë rikonstruimi, do të kthehen. Kaluan 19 vjet, u ndryshuan kryetarë të BDI-së, PDSH dhe Besës por bustet e antifashistëve nuk u kthyen në sheshin e Tetovës.
Në qytetin që njihet për qindra ndërtime të paligjshme, që mbytet në mbeturina dhe deponi të paligjshme, te i cili nuk ka furnizim të rregullt me ujë, në mënyrë të paligjshme pritet pylli i malit Shar, lumi Pena del nga shtrati nga ujërat e ardhur prej kanaleve të papasturara, në Kodër të Diellit çdo ditë lëluzojnë ndërtime të paligjshme, pushteti komunal ka dëruar plot pesë inspektorë që të merren me bustet e heronjve popullorë të Luftës së Dytë Botërore.
Pse? U pengojnë bustet antifashistëve? Pse? Sepse në vitin 1944 janë vrarë nga ballistët?
Tashmë asgjë nuk duhet të na çudisë në këtë Maqedoninë tonë. Në një shtet ku fashistët bullgarë janë bërë administratorë, pse fashistët ballistë të mos shpallen si luftëtarë të lirisë?