1 Hajde tani, në pushim. Shkojmë në zgjedhje. Zoti na ruajttë. Të mërkurave kur mbahen zgjedhjet janë shpallur si ditë jopune. Me vendimin e Qeverisë. Me arsyetimin – të zhvillohet procesi zgjedhor në mënyrë të pandërprerë. Ndërsa procesi prodhues – nuk ka rëndësi. Mirë ore, a nuk duhet që punëtorët e kompanive private të fitojnë rrogë, në mënyrë që të mundet edhe administratës publike t’i sigurojnë rrogë. Po edhe për partitë të sigurojnë paratë e autobusave me të cilët do t’i shëtisin ndjekësit partiakë këtej-andej nëpër tubime. Edhe për reklamat me të cilat na përqeshin, edhe për ato – a nuk duhet punuar?
Pse dikush duhet fare ta ndalojë procesin prodhues në ditën e zgjedhjeve? Votimi është nga ora 7 e mëngjesit deri në 7 të mbrëmjes. Se është festë e demokracisë, e tani të ndajmë dhe fitoret e festave? Kush dëshiron të votojë, ka kohë të shkojë të votojë. Për ata që janë në komisionet zgjedhore në emër të shtetit -nuk i dihet, atë ditë atë punë kanë. Por për të tjerët? Le të marrin ditë pa pagesë nëse ua miraton shefi, apo ditë nga pushimi. Me humbjen e ditës nëprë shtabe, punëdhënësit nuk kanë parashikuar para për dy ditë jopune shtesë në buxhetin e rrogave.
Kjo edhe njëherë tregon se sa udhëheqësia partiake nuk ka kontakt me realitetin.
Gjegjësisht, jetojnë në një realitet paralel në të cilin i kanë më të rëndësishëm ndjekësit, të cilëve u premtojnë vende pune që të vazhdojnë t’u shërbejnë, e nuk na shërbejnë neve. Eh, me këto udhëheqësi kemi punë. As nuk fshihen për atë se kujt i shërbejnë.
2 LSDM-ja po organizon fushatë për Fronin Evropian. Thonë se kanë vizion, e dinë se si dhe e dinë se kur do të hymë në BE. Si? Me ndryshimin e Kushtetutës për të cilën nuk e di se si mendojnë të sigurojnë 80 deputetë. E kur? Këtë gjë nuk e di as Bashkimi Evropian. Ndoshta për këtë edhe në spotin propagadnues hipin në ndonjë majë, por kur hipin e shohin flamurin e BE-në në ndonjë majë tjetër, në largësi. Kështu zbresin nga mali në fushë dhe luajnë futboll. Dimitar Kovaçevski shuton në një gol të zbrarzët. Epo njerëz të dashur, BE-ja na vuri mur para golit, mundeshte partia në spot të shpikë të paktën ndonjë gollman me një dres bullgar që të hidhej pas topit.
Nuk duhet të shutohet në gol të zbrezët. Le të premtojnë se tani do t’i respektojnë ligjet që tashmë i kemi dhe se ato ligje do të vlejnë për të gjithë njëlloj. Çfarë bën LSDM-ja gjatë kohës së qeverisjes së saj që ta sjellë shtetin deri në pozitën para shutimit të golit? Mbeturinat nuk arritën t’i mbledhin, parkimin në zona këmbësore nuk mund ta dënojnë, uzurpimin nga ana e kafeneve të hapësirës publike bëhen se nuk e shohin, zhurmën nuk e dëgjojnë…Le të gjejnë një dëshirë të mirë të këtillë në Evropën që na e premtojnë. Nuk mbeti vijë e bardhë e vizatuar në rrugë, ndërsa ata na flasin për ndonjë të ardhme të largët.
3 VMRO-DPMNE-ja nuk di se si do ta çojë Maqedoninë në BE, por për këtë dhe nuk flet për BE-në. Do ta bëjnë Maqedoninë “sërish krenare”. A thua do ta kthejnë krenarinë nga koha e Nikolla Gruevskit? Sepse, atëherë shteti ishte më krenar me llogaritë nga Belize dhe parajsat e tjera tatimore, me përgjimet e paligjshme të mijëra qytetarëve, me vjedhjen epike të “Shkupi 2024”, e sidomos krenar me sulmin e organizuar të Kuvendit më 27 prill 2017.
Përvesëe, nëse Hristijan Mickoski dhe Gordana Siljanovska-Davkova nuk kanë vendosur ta kthejnë krenarinë e Maqedonisë nga koha e Aleksandrit të Madh, carit Samoil, Goce Dellçevit, kryengritjes së Ilindenit, Vanço Mihajllovit….kur nuk ka ekzistuar shtet maqedonas.
Faleminderit VMRO, që na kujtove partizanët, luftën antifashiste, ASNOM-in dhe 1945, kur e krijuam shtetin. Sepse kjo po që ka qenë kohë krenarie. Kur manifesti i Krushevës është realizuar plotësisht. Dhe kur është bërë kodifikimi i gjuhës maqedonase. Faleminderit që na e kujtove edhe Bllazhe Koneskin, të cilin partitë tuaja e qujanë “xhuxhi i Nebregovës”.
Nga viti 1945 Maqedonia është e jona. Prandaj nuk e kam të qartë se çfarë mendojnë ata të VMRO-së tani kur na premtojnë se Maqedonia, nuk do të jetë vetëm “sërish krenare”, por do të jetë dhe “sërish e jotja”. Por tani e kujt është?
Kur partia do të lëshojë një parullë të tillë, e ndërkaq gjatë 11 vjetëve që ishte në pushtet arrititi t’i grabisë të gjitha institucionet shtetërore, shtetin, ta shkelë të drejtën dhe gjyqësinë në të gjitha nivelet, dhe t’i vjedhë të gjitha zgjedhjet me radhë, fjala “sërish jotja” kthehet në “sërish tyrja”.
Faleminderit LSDM, që për shtatë vjet arrite të na çosh deri në atë derexhe, sa tani VMRO-ja të na flasë për Maqedoni krenare.
4 BDI-ja e filoi fushatën e deputetëve me simulim të seancave në Kuvend. Dhe në mënyrë të simuluar zgjodhën kryetar të Kuvendit, kryeministër dhe kryetar shteti – të gjithë shqiptarë. Simulimi nuk është diçka e pazakontë për BDI-në. Ata luajnë shtet gjithë kohës. Do të vëmë në pozita drejtuese njerëz analfabetë, dhunues, nacionalisë, do t’u japim para shtetërore ndjekësve tanë, pa çka se nuk vijnë në punë. Nuk do ta anulojmë balancuesin për punësim, në punë do të hyjë dikush në baza nacionale, jo cilësie, por të gjithë do të jenë të barabartë. Dhe thonë, na votoni.
Vetëm se, si do t’ua përmirësojë jetën kjo gjë tatimpaguesve? Ja, nuk duhet të mendojnë për maqedonasit. Por le të mendojnë për tatimpaguesit shqiptarë të cilët do të duhet t’i sigurojnë ato para.
Kur i shikoj fushatat e BDI-së dhe opozitës shqiptare dhe kush dëgjoj se cilat janë qëllimet e tyre, pyes veten a po flasin për Maqedoninë, apo për ndonjë shtet tjetër.
Nuk kanë asgjë që t’i ofrojnë këtij shteti përveçse nacionalizëm. E akoma edhe në opozitë kanë një parti që është dora e partisë së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Do të dalë si një shprehje popullore – zbrit Murti, që të hipë Kurti. Si të ishin duke bërë fushatë kundër shtetit maqedonas.
5 Hristijan Micskoski lajmëroi se vë moratorium të sulmeve kundër Levicës dhe ZNAM sepse bën thirrje për një bashkim nacional. Domethënë, projkcionet për shumicë parlamentare nuk i ka tamam optimiste, prandaj që tani i thërriti Maksim Dimitrievskin dhe Dimitar Apasievin në Qeveri.
Së pari, bashkimi nuk arrihet kur ti thërret vetëm një palaë, e tjetrën e trajton si tradhëtare. Bashkim nacional pa LSDM-në nuk është bashkim. Është një ndarje tjetër.
Së dyti, nuk mundet VMRO-ja të bëjë thirrje për bashkim, pa kërkuar falje paraprakisht për faktin që ndërsa ishte në pushtet e legalizonte gjuhën e urrejtjes kundër të gjithë atyre që nuk mendojnë njësoj.
Dhe së fundi dhe më e rëndësishmja, si mund të jetë interes nacional për Maqedoninë ajo që po bën VMRO-DPMNE-ja, e tani për më tepër edhe do ta robërojë “licencën për maqedonizëm”? Vallë, vetëm në VMRO janë maqedonas?
Ndërsa licencën e bashkimit do ta rinovojnë nga Todor Aleksandrovi dhe Qosja.