PEMË ME PARA

Kjo rritja ekonomike paska qenë pak e lodhshme, të pushojmë pak

1 Pesë ditë para zgjedhjeve parlamentare dhe rrethit të dytë të zgjedhjeve parlamentare, më duket e pakuptimptë të analizohet se kush çfarë ka thënë në tubime, kush si është sjellë në fushata dhe kush si është përgjigjur në duelet parazgjedhore. Kam përshtypjen se deri më tani të gjithë kanë vendosur se për kë do të votojnë dhe nëse fare do të votojnë.
Mua vetëm më intereson, kush do të paguajë për gjithë këtë? Kështu-ashtu, u bënë dy javë të tëra jopune, ndonjë festë shtetërore, ndonjë fetare, e mërkura jopune për shkak të zgjedhjeve, e pastaj edhe një pushim pranveror që bash kërë vit vendosën ta integrojnë si reformë në arsim, shtoja kësaj dhe një ditë pushimi dhe një pushim të vjetshëm…Paratë prej ku?

2 Dëgjoj se LSDM-ja do t’i rritë rrogat. VMRO-DPMNE-ja i rrit pensionet. Akoma licitojnë? Me numra. Edhe prodhimi shtëpiak bruto do të rritet. Dhe atë shumë. Le të tregojnë se në ç’pemë rriten paratë, edhe ne të shkojmë t’i mbledhim. Të mos dinim se me kë kemi punë, do të kishim thënë me vete se këta kanë merituar t’i votosh me gjithë zemër. Por, ne i njohim mirë. Të gjitha personazhet që i shohim se si na premtojnë në tubime nuk kanë ndonjë histori të shpenzimit shtëpiak të parave të tatimpaguesve. E shumica prej tyre nuk e dinë as se çfarë do të thotë të nxjerrësh denarin. Për më tepër që, edhe sikur të premtonin se do të vjeidhin më pak, dikush do të duhet ta nxjerrë denarin edhe për pjesën e tyre.
Pyetje: Prej ku paratë? Është krejtësisht normale në botën e të rriturve. Sidmos në një shtet ku partitë kultivojnë klientelizëm dhe në zgjedhje shohin që t’ua rregullojnë punën votuesve të tyre që i kanë futur në administratë shtetërore. Askush nuk e di se sa janë – kush përkohësisht, kush vazhdimisht, kush për rrogë, kush për honorar, kush edhe pa kontratë thjesht ngroh karrigen , me pozita të shpikura si “ndihmës referenti për referim”…Po edhe me Sinikatat shkojnë mirë…me të gjithë ata që kanë rrogë shteti. Atyre t’ua rrisin rrogat që të votojnë, kurse ne që duhet të nxjerrim edhe rrogat tona dhe të tyret duhet të jemi të lumtur nëse nuk na e gabojnë emrin në certifikatën e lindjes.

Kush do t’ua bëjë rritjen e prodhimit shtëpiak bruto që e premtojnë?
Administrata? Me gabimet që i bën pa u bërë syri tërr? Apo me të mosshkuarit në punë?

3 Nuk është se nuk e di përgjigjen e pyetjes – kush do ta paguajë gjithë këtë? Do ta paguajmë ne, tatimpaguesit. Por, a pyeti dikush nëse ne mundemi, vallë? Deri kur do të mundemi. As administrata që kemi nuk do të ketë nga se të jetojë, nëse nuk do të ketë se kush t’ua nxjerrë rrogat.
Duhet të nxirret rroga e tanishme, rroga e ardhshme e rritur, pensioni i ardhsheëm i rritur, ditët e paguara kur administrata nuk shkon në punë, festat e lidhura, borxhet e shtetit dhe plus bizneset private duhet të investojnë që ta rritin profitablitietin dhe ta realizojnë rritjen e parashikuar të politikanëve. Eh kjo, me sa duket akoma nuk u ka ardhur ndërmend këtyre elitave partiake. Për hir të së vërtetës, as shumë prej votuesve jo. Prandaj edhe premtimet e këtilla të paqëndrueshme përsëriten dhe kalojnë.

Kur votuesit do të jenë mjaft të vetëdijshëm që të pyesin se – kush do ta paguajë gjithë këtë?, atëherë edhe liderët politikë partiakë do të mendojnë dy herë para se t’i shkruajnë të gjitha ato premtime.

4 Shihemi në 8 maj. Në 9 maj do t’ia mendojmë.
Gëzuar festat.
Pa merak, pas Pashkëve, ja ku ëshët edhe 24 maji, po edhe e Shtuna e shpirtrave na vjen muajin e ardhshëm. Kjo rritje ekonomike paska qenë shumë e lodhshme, të pushojmë pak. Pastaj do t’ia nisim punës. Do të duhet t’u paguhen ditët kur do të tregojnë se ku kanë qenë me pushimeve e si i kanë kaluar festat.

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира