EKSPERTË TË UJIT

Amerikanët do ta shpëtojnë Liqenin e Ohrit. Neve nuk na duhet shpëtim. Neve korrupsioni nuk na pengon.

1 Bashkimi Evropian më 25 qershor do t’i fillojë negociatat për aderim me Ukrainën dhe Moladvinë.
Bravo. Atо nuk kanë problemе të mëdha me fqinj të mirë, siç kemi ne me Bullgarinë.

2 Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në një TV intersitë për Sitelin lajmëroi se kur do ta lexojë betimin si kryeministër i ri do të betohet në “Maqeoninë e Veriut”. Me këtë sebep, ndoshta edhe tema “serverxhanë” do të fillojë ta humbë intensitetin. Do të ishte budallallëk që simpetizantët e tij të vazhdojnë me ofendimet në linjë severxhane. Do të duhet ta ofendojnë edhe atë.
Ndryshe nga herët e tjera, kur Mickoski nuk ka qëndri mdhe nuk e di se çfaër ka thënë, kësaj here ishte matematikisht preciz. Tha: “Betimin si kryeministër i ri do ta jap me emrin kushtetues të shtetit, kjo gjë është e qartë”.

Fill pas kësaj, kur po shpjegohej u kthye Mickoski i vjetër: “Në daljet e mia jashtë shtetit do ta përdor emrin kushtetues të shtetit me mbiemrin përkstës. Nuk mund të sillemi me standard të dyfshitë, nuk mund të kërkojmë prej qytetëve t‘i respekojnë ligjet dhe Kushtetutën, kurse ne të mos i respektojmë. Por, në daljet e mia dhe në dhënien e deklaratave do ta përdor emrin e shtetit tim, dhe kjo është Maqedonia”.

Domethënë, Mickoski jashtë shtetit do të flasë në emër të Maqeonisë së Veriut. E kur të jetë në shtëpi do të thotë vetëm Maqedonia, sepse kjo është e drejta e tij njerëzore. Jashtë do të jetë kryeministri Micskoski, kurse në shtëpi do të jetë qytetari Mickoski. Kryeministri Mickoski do ta respektojë Kushetutën dhe ligjet e shtetit të vet kur është jashtë tij, kurse qytetari Micskoski do të bëjë ç’të dojë brenda shtetit. Njëkohësisht ai thotë se nuk mund të kërkojë prej qytetarëve të respektojnë ligjet kur ai si kryeministër do të sillet me standarde të dyfishta.

Of….hajde le të kalojë edhe betimi për Qeverinë e re, e të pushojnë së shpjeguari si në shtëpi, ashtu edhe jashtë shtetit. Edhe më shumë do ta ngatërrojnë punën.

Besa, sa i pëket votuesve tradicionalë të VMRO-së, e këta për Mickoskin janë më të rëndësishmit, atyre nuk u duhet shpjegimi. Që kur lideri thotë se deri dje ka qenë e zezë, e tani është e bardhë, atëherë vërtet, e bardhë është. Ashtu ishte edhe me mbështetjen e BDI-së për votimin e ligjit me të cilin u shtua numri i ministrive. Ashtu do të jetë edhe me betimin për Qeverinë e re. Që kur nga partia u thonë se e zeza është bërë e bardhë, por për të mirën e tyre, atëherë nuk ka se ç’pyesin Lideri tha “Ligjet dhe Kushtetuta duhen respektuar.

Hajde tani t’i harxhojmë rehat-rehat pushimet e vjetshme e të fillojmë me pushimet e reja të verës. Ku? Në Greqi?Jo. Te “fqiu jugor”.

3 Për më tepër që, Mickoski do të sillet në përputhje me mentalitetin e një qytetari mesatar maqedonas. Respekton ligjet kur është jashtë shtetit. I thyen ligjit kur është brenda shtetit. Në shtëpi parkohet ku të dojë, në trotuare, në vende për invalidë, në zona këmbësorësh, në parqe, ndërsa jashtë shtetit tre here me radhë kthehet te shenja e komukacionit që të kontrollojë se sa duhet të paguajë dhe ka kujdes se mos e ka shkelur vijën. Në shtëpi zihet me policët, jashtë shtetit u përshpërit me nënshtrim. Në shtëpi hedh mbeturina nga vetura, jashtë shtetit me fshehtësi pi duhan dhe e ruan hirin në xhep.
Për shembull, më çudit që kategoria e njëjtë e udhëtarëve kur aterojnë me “Wizz Air” në Shkup, ngrihen akoma ndërsa avioni po lëviz në pistë, shtyhen që të dalin të parët, zihen me ekipin, bëhen se nuk e dinë se kush ku ulet, e kur janë me kompani të huaj qëndrojnë të qetë, të lidhur dhe të dëgjuar deri te hapja e dyerve.

Kështu unë e zgjidha enigmën. Është te gjuha. Në avionat e “Wizz Air” që janë stacionuar në bazën e Shkupit, ekipazhet janë maqednase. Dhe – që nga momenti që një njeri i yni do të dëgjojë gjuhën maqedonase, ai menjëherë lirohet. Shteti në të cilën flitet gjuha maqedonse nuk duhet të respektohet. Nëse stjuardesat do t’u flisnin në ndonjë gjuhë të huaj – nuk do të guxonin as ujë t’u kërkojnë, po qoftë edhe nëse vdesin nga etja. Kështu punon instinkti. Opaaa, këta janë tanët. Mund të bëjmë ç’të  duam, nuk do të na dënojnë.

Mirëseerdhët në shtetin kur nuk dënohet për shkelje të ligjit. Kur nuk dëgjohen personat zyrtarë, madje edhe atëherë kur të tregojnë se respektimi i rregullave është për sigurinë tënde personale.

Mirësevini në shtetin ku kryeministri e respekton Kushtetutën jashtë sthetit sepse i kërkcënohen me dënim. Ndërsa në shtëpi nuk duhet të respektohet, sepse kjo është e drejta e tij njerëzore.

4 Njerëzit tanë kur shpërngulen jashtë shtetit i respektojnë ligjet, i paguajnë tatimet, i hedhin mbeturinat sipas rregullit, i mbajnë qentë të lidhur dhe ua mbledhin jashtqitjet në rurgë, vozisin sipas rregullave, nëse i dënojnë, i paguajnë dënimet…Jo se ne kemi ligjet e njëjta. E herët e vonë, dikush prej tyre kur vjen këtu për pushime, menjëherë çmendet me veturat, hedhin mbeturana kur t’ju vijë, pyesin se çfarë është llogaria fiskale, flasim për kesh…?
Apo, shkojmë për pushime jashtë shtetit dhe aty mahnitemi se sa e rreguluar është gjithçka, si është pastër, nuk ka zhurmë, sepse ka orar strikt pune, sepse parkimi është i rregulluar, zonat e këmbësorëve nuk janë uzurpuar…Dhe pastaj kthehemi në shtëpi dhe mahnitemi nga hajdutët që na kanë uzurpuar hapësirën publike dhe që e vjedhin shtetin.

Kjo është skena tipike maqedonase: Një grup njerëzish të ulur në një tavolinë të një kafeneje në një hapësirë të uzurpuar publike për këmbësorë, me makina të parkuara deri në fyt, të lëna në mes të trotuarit apo të ndonjë korsie për biçlikleta. Njerëzit pijnë duhan në një tarracë që është shndërruar në një sallon të paligjshëm dhe bërtasin sepse u pengon muzika e lartë. Ankohen se si shteti nuk i respekon ligjet. Nëse, nga ana tjetër, ndonjë polc, rastësisht guxon t’i dënojë për parkim të gabuar do t’i paraqiten gjysmës së qeverisë që t’ua heqin dënimin. E gjysma tjetër e qeverisë do të mbetet pa gjumë, pasi shefat e mëdhenj të kafenesë do t’u ankohen se policia ua ka shkatërruar përfitimet.

5 Amerikanët kanë dërguar ekspertë të ujit që ta shpëtojnë Liqenin e Ohrit.
Shumë mirë që i kanë dërguar. Ekspertët janë të mirëseardhur. Por, kanë dërguar ekspertë të gabuar.
Ndotja e liqenit nuk është fenomen i natyrshëm. Ohrit i duhen ekspertë të ujit, por më tepër se kaq i nevojiten ekspertë të luftës kundër korrupsionit.

Para disa ditësh hasa në lajmin se si në ishullin grek Rodos është mbyllur një bar në plazh, kurse shefi është arrestuar sepse, përkrah faktit së ka marrë ndalesë për punë, e ka hequr shiritin  e inspeksionit dhe sërish ka vënë shtrirëse.

Epo, do të mundemi edhe ne të themi se jemi bërë një shtet serioz, kur të shohim se ndonjë shef  është arrestuar sepse ka vazhduar të punojë pas ndalesës. Edhe pse, ti mund të thuash, Greqinë nuk e perceptojmë si ndonjë kryeministër serioz për shtet të drejtë në relacion me shtetet e tjera të BE-së.

Por, ne kemi rastin kur dy vetë janë kujtuar dhe kërkojnë para për parking para Gjyqit në Veles. Hej, para Gjyqit! Persona të paidentifikuar kërkojnë para për parking te poliklinika e Bitpazarit. Nga ana tjetër e rrugës është stacioni policor. Një tjetër kërkon para për parking në rrugën karshi ambasadës amerikane në Shkup. Njëlloj edhe aty, vlon nga policia.

Vallë, kaq shumë nuk do shteti që ta mbrojë atë çka është e vetja? E të ketë edhe për komunën edhe për pushtetin qendror, edhe për qytetarët.

Është super që amerikanët duan të na e shpëtojnë Liqenin e Ohrit. Është super që zviceranët dhe holandezët po na e shpëtojnë Liqenin e Prespës. Por, nuk mund të na shpëtojnë nga korrupsioni. Spese neve nuk na duhet shpëtim, nuk na pengon korrupsioni.

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира