1 Le t’i bëjë dikush një çaj nane kryeministrit Hristijan Mickoski. Shkoi në Uashington në festimin e 75 vjetorit të NATO-s, ulej në të njëjtën tavolinë me 31 kryetarë të shteteve dhe qeverive, plus me dhjetë partnerë të tjerë të NATO-s, e nderuan me të gjitha adetet, kuse ai nuk pushoi s’u ankuari se si i dhemb stomaku kur duhet të thotë Maqedonia e Veriut.
Nuk e dimë se çfarë ka thënë dhe se si është sjellë Mickoski brenda në Samit, por, prandaj, së jashtmi, në mes të natës e incizoi veten që t’i drejtohet publikut maqedonas. E ndërsa pas tij binin rrufe, na lajmëroi se atje, në Uashingon, në ditëlindjen e aleancës më të fuqishme ushtarake dhe politike të botës, ka dërguar mesazh se do ta bëjë Maqedoninë sërish krenare dhe se nuk do ta shtrembërojë kurrizin, siç e ka bërë për shtatë vjet me radhë Qeveria e kaluar.
A kanë mbaruar zgjedhjet? Ku e kemi kryeministrin? Në festim të një Ilindeni paralal në Tashmarunishtë? Apo në Samit në NATO? Do ta kthejë krenarinë në kohën kur merrnin pjesë në momentet më krenare historike të shtetit. Do të përjetonte Mickoski ndonjëherë të ulet në darkë në Shtëpinë e bardhë, të mos ishte ajo “e Veriut” që duhej ta pranonim si sakrificë për të hyrë në NATO. Epo, ia paska vlejtur sakrifica. Ja ku e kemi, kryeministër maqedonas, kushdo qoftë, edhe tani edhe në të ardhmen, ulet në të njëjtën tavolinë me liderët më të fuqishëm që vendosin për sigurinë botërore dhe e llogarisin si të barabartë me ta, edhe pse vjen nga një tokë e vogël dhe e varfër.
Por, Micskoski e ka më të rëndësishme të jetë kryesori në fshatin ku e duartorkasin dhe i thonë – hej, sa mirë që ua bëre, sesa në një tavolinë të përbashkët ku merren vendime gjeostrategjike për sigurinë botërore dhe nga aty vazhdon të zihet me kundërshtarët politikë në shtëpi. Arritjen më të madhe të Qeverisë së LSDM-së na e prezanton si dështim. A thua se, e keqja më e madhe që i ka bërë Qeveria e Zoran Zaevit është që i ka mundësuar të jetë aty dhe ta përfaqësojë shtetin. Dhe ja, mu atij i ra ajo detyrë e pakëndshme që të darkojë së bashku me Bajdenin.
Ç’a ti bëjë, do të hajë atë çka i servohet. Qeveria e kaluar na e hodhi, na futi në NATO.
Paska dhimbje stomaku. Të mos ishim në NATO, do t’i dhembte koka dhe kush e di se sa shumë gjëra të tjera.
Nëse do të ekzistonte fare shteti.
2 Mirë që zihet me LSDM-në, por vazhdoi të zihet edhe me Greqinë. Në vigjilje të Samitit, në pyetjen e porositur përsëri shmangu thënien e emrit kushtetues, gjë që krymeinistri grek Micotakis kësaj here vendosi ta injorojë, sepse brenda në Samit, ku nuk e shihnin duartrokitësit e mitingjeve partiake, Mickoski ka folur në emër të Maqedonisë së Veriut.
Ka agresion mbi Ukrainën, lufta e parë e tillë pas Luftës së Dytë Botërore, ka luftë në Gaza, në Kinë, bota vlon…Nuk kanë punë më të mençur, e do të merren nëse në udhëzimet në kufi shkruhet Skopje apo Skopja. Që të jem politikisht korrekt, u bëhet vonë atyre nëse ty të dhemb stokaku. Do të të dhembë sa do të të dhembë e do të të kalojë.
Ndonjëherë merr vendime të vështira në jetë por nuk i tregon ato çdo ditë. Të gjithë kanë diçka që u dhemb, po nuk ia tregojnë gjithë botës.
3 Po. Ashtu ishte. Bëmë sakrificë të madhe, por përfitimi është kyç për ne. Më e rëndësishmja është se NATO nuk na mashtroi, se jemi këtu, të gjithë të barabartë, por, hajde të shohim se çfarë do të bëjmë me BE-në. Sepse, edhe pse kryeministri bullgar në Uashington tha se “jemi më shumë se fqinj” në BE, për ne armik është Bullgaria. Pas Prespës, deri më tash Greqia ishte korrekte.
Ashtu që, nëse kryeministri Mickoski është i sinqertë kur flet për pajtim të brendshëm dhe për kohezion, atëherë le ta mbyllë atë histori të mallkuar për emrin, e jo të vazhdojë të zihet me Greqinë. Me çdo ankesë e mban temën gjallë. Në Uashington sërish filloi të përdoret fraza “kontest për emrin”!? Nuk ka kontest. Ajo punë ka mbatuar. Ka mbaruar kontesti, i vulosur me marrëveshje paqeje në Kombet e Bashkuara. Nuk ka kthim të emrit. Nuk bëhet fjalë për gardhin metalik të Gruevskit, që ta kthejmë me vendimin e Qeverisë.
Kjo është e gjitha. Ka mbatuar ky muhabet dhe ne vazhdojmë përpara. Je në NATO. Në aleancën më të fuqishme. Dhe po shikon që këtë gjë ta shfrytëzosh maksimalisht. E jo, në vend që të happen porta të reja, ne përsëri të të merremi me çështjet e fshatit tonë, pa mundur të shohim fotografinë e madhe dhe veten brenda saj.
4 Këtë kolumnë po e shkruaj nga Uashingtoni. NATO feston 75 vjet, kurse unë festova 33 nga momenti nga i cili e ndjek rrugën e gjatë euroatlantike të Maqedonisë, nisur nga vetë shpallja e pavarësisë. Jam i lumtur që kësaj here raportoj për një ngjarje të bukur në këtë rrugë – Maqedonia është anëtare e barabartë në NATO.
Më falni nëse ndaj emocione personale, por kur e pashë veten time në pres-konferencën e Samitit të NATO-s në Uashington, mu kujtua koha kur si një gazetar-fillestar, raportoja nga Samiti i Bashkësisë së atëhershme Evropiane në Edinburg, në dhjetor të 1992. Në Samitin paraprak ishte miratuar ajo deklaratë famëkeqe se shtetet evropiane nuk do të pranojnë asnjëherë një shtet, që në emrin e vet mban fjalën Maqedoni. Faleminderit të gjithë miqve tanë britanikë, të cilët pastaj e morën kryesimin e bashkësisë dhe bashkë me amerikanët pragmatikë arritën të na çlirojnë nga skllavëria e Bashkësisë evropiane, duke e kaluar çështjen maqedonase te Kombet e Bashkuara.
Kur Maqedonia dhe Greqia filluan negociatat për emrin në fillim të viteve 1990, njëri nga tekstet e para që shkrova në “Veçerin” e atëhershëm ishte i titulluar “Nëse bëjmë Pazar, të paktën të kemi qar”. Për shumë veta ky titull ishte kontraverz, pasi as establishmenti shtetëror, as një pjesë e madhe e qytetarëve atëherë nuk donin as ta pranojnë se ne – de fakto – po negociojmë.
Epo negociuam, dhe atë 30 vjet. Dhe kishim qar. Kjo më së miri duket te Samiti i NATO-s në Uashington. Nga “kurrë Maqedonia”, deri në një shtet, flamuri i të cilit valon sëbashku me flamujt e shteteve që përbëjnë bashkësinë më të fuqishme ushtarake dhe politike. Dhe atë në Uashington, ku para 75 vjetësh ishte themeluar Aleanca. Nga “kurrë Maqedonia” deri në Maqedonia e Veriut si pjesëmarrës në festën e ditëlindjes. Dhe qëndrojmë në të njëhtën tavolinë me shtete shumë më të fuqishme, më të pasura dhe më të mëdha se ne, ku thuren politika gjeostrategjike. Në atë tavolinë në të kaluarën është thurur edhe fati jonë, por nuk kemi qenë aty.