1 Po përpiqem ta kuptoj incidentin e Talat Xhaferit me flamurit shqiptar në kabinetin e kryetarit të Parlamentit. Kuptoj që me shumë siguri bëhet fjalë për refleks. Të mos e harrojmë faktin që deri dje Talati rrinte me VMRO-DPMNE-në. E disi, me ligjin e inercisë, pàas marrjes për herë të parë të këtij funksioni të kryetarit të Parlamentit, iu duk si gjë normale të luajë melodinë e njëjtjë si VMRO-DPMNE. Kështu, nxori nga xhepi dy flamuj shqiptar e i vendosi mbi biro si të ishte koorperativë fshati. Pasi deri dje, lojën kryesore e kishin rreth asaj se kush sa shqiponja do të varë e sa vergina do të valojë.
Besa këndonte himnin shqiptar. Selën e rrahën pothuaj për vdekje, mezi shpëtoi kokën, e tani duhej edhe Talati ta tregonte heroizmin e tij. Nga të gjitha priotirtetet që ka një kryetari i Parlamentit të ri, Talati e zgjodhi prioritetin që t’i ndihmojë VMRO-DPMNE-së. Disa ditë më parë, VMRO-DPMNE ishte gati të bënte luftë mu për atë flamur, kurse Talati ua dha mesazhin: Po, keni të drejtë!
Çfarë kërkon Talati? Të vazhdojnë me retorikën e përbashkët nacionaliste me të cilën fuqizoheshin plot tetë vjet, që të harrojmë se BDI është syri i dytë në koalicionin e korruptuar që na solli deri te kjo krizë.
2 QKy Parlament ka detyra shumë më të vështira se sa vendosjen e flamujve nëpër tavolina. I duhet të kthejë integritetin dhe reputacionin e deputetëve dhe të funksionit të tyre. Nëpëmjet këtij Parlamenti duhet të kalojnë të gjitha ligjet që duhet ta demontojnë shtetin e robëruar, ta çlirojnë dhe të bëjnë institucione të reja që do të punojnë në dobishmëri të qytetarëve, që të mund ta restaturojnë besimin dhe sigurinë.
Maqedonia nuk është për më se dy vjet në krizë ngaqë askush nuk i ka lejuarTalatit të vërë flamur në kabinet. As Nikolla Gruevski nuk bie për më tepër se dy vjet sepse nuk ka lejuar flamuj shqiptar në kabinetet e partnerëve të koalicionit. Përkundrazi, nuk kishte asgjë kundër, ashtu siç nuk kishte asgjë kundër amnestisë së kriminelëve të dyshuar në Hagë për krimet më të rënda të luftës. Përfundimisht, as BDI nuk humbi 10 deputetë në zgjedhjet e fundit për shkak se për elektoratin shqiptar paska qenë gjë jetësore zbukurimi me anë të flamujve.
Ky nuk është më koalicioni mes Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit. Këtë shumicë parlamentare e zgjodhën qytetarët të cilëve u erdhi në majë të hundës të kenë frikë nga çdo përleshje ndëretnike në rrugë, përderisa nëpër ministri ua vidhnin paratë. Këtë shumicë parlamentare e sollën në pushtet qytetarët që duan paqe në një shtet të organizuar, në të cilin cilësia e jetës nuk varet se nga cila parti apo nga cili komb vjen. Ata flamurin e mbajnë në zemër, por nuk duan që flamujt të vihen në konflikt. Mjaft me marrëveshjet publike apo të fshehta mes VMRO-DPMNE dhe BDI. Mjaft me përleshjet e tinejxheraàqqqve nëpër autobusë, mjaft me kryqe në unaza rrugore dhe kontraxhamija…Nuk ka më kohë për budallallëqe të tilla. Besa, nuk ka as para.
Askush nuk dyshon që Talati mban flamurin shqiptar në zemër. Dhe ky nuk është problem. Por janë të mëdha dyshimet se ai ka problem me flamurin maqedonas. Dhe tani të gjithë do të merremi me problemin e tyre personal. Se shtetin e kemi para bankrotit. Dhe bankroti nuk është vetëm financiar, por edhe moral.
E pastaj, le të kujtohet se çfarë e porositën banorët e Haraçinës, kur vendosën të mos votojnë për BDI-në – Nuk duam federalizim, duam kanalizim.
3 Ndërkohë që të gjithë e analizonin fotografinë dhe numëronin se sa flamuj të tillë ka, askush nuk vuri re një detaj të imët. Në tavolinën e punës së kryetarit të ri të Parlmentit ka flamuj. Por nuk ka kompjuter.
4Pas sulmit të organizuar të Parlamentit më 27 prill, nuk ka nevojë të dëgjojmë bisedat e përgjuara për të kuptuar keqpërdorimet e VMRO-DPMNE-së. Ato ii shikonim drejtëpërdrejtë nga televizioni.
Mirëpo tani, është pikëpytje se a do t’i pranojë gjyqi këto filmime të tmerrshme. Apo edhe ato do t’i anashkalojë, pasi janë bërë me filmim të paautorizuar dhe pa urdhër për masa të veçanta hetimore.
Më 27 prill, në sulmin e organizuar në Parlament janë bërë 27 vepra penale nga më të ndryshmet. Kryesit e këtyre veprave ndahen në 4 grupe – organizatorë, zbatues, policë dhe shefat e tyre. Nga të gjitha 27 vepra prenale, mes të cilave edhe “tentim për vrasje të qëllimshme”, prokuroria publike e Marko Zvërlevskit i përndjek njerëzit për veprën më të lehtë – “pjesëmarrje në turmë”.
Do të jetë interesante edhe në gjyq kur prokurorët e Marko Zvërlevskit do ta mbrojnë akuzën për “pjesëmarrje në turmë që do të pengojë person zyrtar nga kryerja e detyrës zyrtare”. Kur do të bëhet rekonstruktim i ngjarjes, dikush do të duhet ta godasë prokuroren me tripod në kokë, që ajo ta ndjejë personalisht se sa e lehtë si vepër është kjo goditje. Kurse ai gjyshi, për të cilin një profesoreshë gjimnazi shkroi “të lumtë dora” dhe se “edhe më tepër duhej” ta shkulte për flokë Sheqerinskën, në ngjarjen e rekonstruktuar do të mund t’ia shkulë flokët gjykatëses që të demonstrojë se si mund të shpëtojë një i goditur me tripod në pjesëmarrje në turmë që do të pengojë person zyrtar.
Aktori Vllado Jovanovski do t’i sjellë ujë gjykatëses dhe prokurores, operisti Igor Durllovski do ta këndojë himnin, ministresha e kulturës dhe deputetja Beti do të përqafohet me popullin e maskuar që në Parlament organizoi performans artistik të financiuar nga buxheti, ndërsa deputetja socialiste Vlladanka Aviroviq nuk do të marrë pjesë në rekonstruksionin gjyqësor. Sepse ajo nuk ka parë se a ka pasur njerëz me maska. Vetëm i ka përqafuar.
Kurse televizioni, pronari i të cilit për dy muaj është në udhëtim zyrtar do të lajmërojë nga procesi gjyqësor si “hyrja e dhunshme më paqedashëse në Parlament”.
Vetëm, më intereson se kush do ta aktrojë Zijadin Selën në këtë rekonstruksion të ngjarjes? Qëë të mundet në gjyq të dëshmohet pjesëmarrja paqedashëse në turmë, e cila do ta pengojë personin zyrtar nga…blla,blla blla…
5 Madje as deputetët Vllatko Gjorçev dhe Nikolla Todorov nuk do të guxojnë të paraqiten në rekonstruksionin e ngjarjes në gjyq pasi do të duhet të paraqiten në dritë të mirë. Nuk kaluan as 24 orë pasi lideri Zoran Zaev i lavdëroi dhe i falenderoi që ua paskan shpëtuar jetën dhe i kanë ndihmuar, ndërkohë që pjesëmarrësit në turmë i kanë penguar nga ajo kryerja e detyrës, Gjorçevi dhe Todorovi nxituan që të kërkonin falje për veprimet e tyre. Gjorçevi u paraqit në pres konferencë, kurse Todorovi në televizionin e gazetës se është në udhëtim zyrtar, që të mbrohen nga vetja e tyre. Jo, jo…nuk jemi ne aq të mirë siç tha Zaevi. Fakti që ana njerëzore pa lejen e liderit doli prej nesh, nuk do të thotë se kemi pushuar së qeni VMRO-DPMNE.
6 Gjatë tërë javës pas 27 prillit dalin filmime dhe dëshmi gjithmonë e më brutale dhe të neveritshme nga ajo që pamë drejtëpërdrejtë nga televizioni. Të gjithë e pamë sulmin gjakatar në Parlament, policia që nuk bën asgjë për ta penguar grupin e njerëzve të robërurar në ndërtesë, deputetë që e udhëheqin turmën… Dëgjuam edhe deklaratë zyrtare, duke filluar nga lideri i VMRO-DPMNE-së e më poshtë, që Zaevi dhe Sela dhe të gjithë me kokat e thyera, vetë e kanë kërkuar. Dhe e kanë merituar që të vriten.
Në filmimet i shohim pjesëmarrësit në sulmin e deputetëve të opozitës së re dhe i dëgjojmë deklaratat e tyre kur paturpësisht thonë se asgjë nuk kanë parë. Mirë që nuk kanë parë, por edhe u kanë ndihmuar të sulmuarve.
Nga aq shumë sa kanë ndihmuar, fat që vetëm Zijadin Sela është në spital. Të kishin ndihmuar edhe më tepër, deri më tani do t’i bënim edhe përkujtimet e para mortore.
Përktheu: Fjolla Zllatku