PA URREJTJE

Sa paqësor që qenka festimi i Ilindenit pa Gruevskin

PA URREJTJE

1Fort mirë është kur Nikolla Gruevski i ka urdhëruar njerëzit e vet që ditën e Ilindenit ta festojnë një ditë më herët. Le ta festojnë gjithnjë ashtu. Disi jemi më në paqe kur ai nuk është ylli qendror i festës.
Mbaj mend para katër vjetësh, për Ilindenin e vitit 2013 në Krushevë, ku si kryeministër na çoroditi me fjalimin mbi festën. Atëherë paralajmëroi se “vijojnë momente në të cilat të gjithë ne do të përballemi me sfida të shumta të cilat do të kenë për qëllim ta përçajnë bërthamën kombëtare maqedonase në disa shtresa, duke sjellur shqetësim, madje edhe frustrim me ndjenjë zhvlerësimi.” Në verën e 2013-ës, Gruevski në një atmosferë festive na lajmëroi ceremonialisht se “do të përballemi me provokime të formave të ndryshme, të brendshme dhe nga jashtë, me qëllim prishjen e kohezionit të popullit maqedonas, etiketimin dhe stimulimin e ndarjeve artificiale, e këto do të jenë përpjekje drejt komprometimit të shteteve maqedonase dhe interesave kombëtarë, të cilat janë thellësisht të drejta dhe reale”. E që atëherë u kërcënua: “Ne do të përgjigjemi bashkë me bashkëpunuesin tonë më të fortë, popullin.”

E shikoni? Po ai e paska ditur se ç’bënte. Dhe ka patur frikë se kurdo kurdo të gjithë do të zbulojmë se ç’ka bërë. Dhe që atëherë ka përgatitur mbrojtjen e vet me mobilizim masiv të mbështetësve. Që atëherë i ka shpikur shërbimet e huaja. Dhe dy vjet pas atij fjalimi të gjthë dëgjuam se çfarë ka bërë. Mbase edhe gjykata mund ta vërtetojë atë që ka bërë ai.

E tani, kur komandanti i mëparshëm i UÇK-së, Talat Xhaferi ia citon mendimet e VMRO-së Ilindensave, ç’i mbetet Greuvskit veçse të ndërlikojë punët, të jetë vezhdimisht kundër, të shpikë lojëra dhe trike e të numërojë tradhëtarët vetëm e vetëm që sërish të jetë ai kryesori?

Tani, kur edhe kryeministri bulgar, Bojko Borisov publikoi që bashkë me të, me vite të tëra e kanë përgatitur marrëveshjen, dhe pikërisht gjatë kohës së qeverisjes së tij, numri më i madh i qytetarëve të Maqedonisë, duke përfshirë këtu edhe personalitete të mirënjohura të partisë së tij, morën pasaporta bullgare, çfarë i mbetet vallë, veçse të vazhdojë me shpërndarjen e panikut dhe histerisë se shteti është sulmuar? Tani kur SHBA dhe BE dhe NATO dhe Gjermania dhe Holanda dhe Britania e Madhe e përshëndetën marrëveshjen me Bullgarinë që ai është dashur ta nënshkruajë, ç’i mbetet vallë, veçse të na frikësojë se jemi viktima të një konspiracioni planetar dhe se të gjithë në botë, përveç Rusisë dhe Serbisë nuk kanë punë tjetër, veçse të shohin se si t’ia bëjnë që t’ia hedhin Maqedonisë? Dhe se vetëm ai është njeriu që mund të shpëtojë kombin. Dhe këtë ta bëjë, me demek, me njerëz të rinj, të pafëlliqur brenda partisë, kurse në realitet që janë ndjekës së idesë së tij të dhunës më 27 prill. Ndërkohë që të afërmit e tjerë të tij, që me vite të tëra ia përbushnin të gjitha idetë që i tekeshin në mes të natës, i përjashtoi. Pasi ata ishin gabim, e vetëm ai i pagabueshëm.

Akoma dëshiron të jetë kryesori. Dhe më vjen shumë keq që nuk është. Kur tashmë nuk ka pasaportë pasi është nën hetim, për të tërhequr vëmendje. Nëse ai nuk është i rëndësishëm, le të bjerë edhe regjimi i tij.
Sinqerisht shpresoj që ky vit të jetë i fundit që ne merremi me shpikjet e tij dinake.

2Kur dikush përpiqet të izolohet nga zhurma e liderit të VMRO-DPMNE-së, e kupton se sa më bukur festohet Ilindeni pa urrejtje. Dhe pyet veten se sa e madhe duhet të jetë urrejtja ndaj vetvetes dhe shtetit. Kur festa më e madhe e shtetit festohet një ditë më herët, vet, për inat.
Ai është kulminacioni i urrejtjes që Gurevski e nxiste dhe e kultivonte për 11 vjet. Ai nuk e ndryshoi vetëm historinë me njëqind përmendoret e shpërndara nëpër qendrën e kryeqytetit. Ai nuk e ndryshoi vetëm arkitekturën dhe kartolinat e Shkupit, se donte të kënaqej sipas shijes së tij. Ai solli edhe palma. U bënin dush e i vishnin, vetëm atij qejfin t’ia bënin. I vranë palmat për paratë tona dhe askush nuk përgjigjej. Rërë deti porosiste në Ohër. Ndërtonte plazhe meditarane në liqene. Në Vardar ndërtoi anije çimentoje që asnjëherë nuk kanë lundruar…
Vallë aq shumë e ka inat shtetin në të cilin jeton, që madje edhe pejzashin natyror donte ta ndryshojë?

3Një nga shpikjet dinake më të reja të VMRO-DPMNE-së së reformuar është të rritet rroga e administratës edhe për 6 përqind.
Ndoshta edhe 16 përqind. Por kur ajo administratë glomaze të cilën e krijoi VMRO-DPMNE si ushtri partiake, të punojë si Beligjika. Dhe vetëm atëherë kur për 500 ditë nuk do të ketë qeveri, plehrat do të pastrohen, ata që janë parkuar gabimisht do të largohen, ilaçet do të porositen, korridoret e spitaleve do të pastrohen, në shkolla do të ketë letër higjienike dhe sapun, dhe vjedhësit e druve do të zbulohen, bari i vendeve publike do të kositet, e dokumanetet e institucioneve të shtetit nuk do të humbin…. Pasi shefat e asaj administrate për këtë marrin rrogë. E jo për ta mobilizuar anëtarësinë për të dalë në tubimet e në kontratubimet e liderit e të kalukojnë se ku mund të mos punojnë në varësi prej partisë që i ka punësuar. Kurse ndërkohë të kenë edhe bizneset private.

Pa t’i shohim nga shtatori kur do t’iu duhet të punojnë në dy ndërrime. E kur të sigurojë kushte të mrekullueshme për të gjithë ata që ua sigurojnë rrogat, që t’ua fitojnë edhe ato 6 përqind, le të kërkojnë edhe 16 përqind. E nëse edhe ato para i kanë pak, bujrum, le të dalin nga tregu i punës, e le të kërkojnë ngritje në sektorin privat.

4Shoqata e gazetarëve doli me sugjerim që Qeveria të sponsorojë publikimin e mediave të printuara.
Kryetari i Shoqatës, Naser Selmani thua se ka harruar se vjen nga Vesti. Thua se ka harruar se pse ka qenë i detyruar të largohet nga gazetaria. Thua se ka harruar se 500 njerëzve në Vest dhe në Utrinski dhe në Dnevnik dhe në Tea Moderna dhe në shtypshkronjë dhe në distribuim humbën punën e tyre për shkak të subvencionimit të gazetarisë. Plus që si kompani ishim edhe donatorët më të mëdhenj të VMRO-DPMNE-së.
Le të kthejnë paratë ata që i dhuruan. E ata le të subvencionojnë. Jo ne.

Përderisa nuk ka pronësi transparente të mediave, të prinuara, elektronike, onlajn apo të çfardoshme, nuk bëhet fjalë për subvencione. Dhe jo vetëm për mediat. Në fakt, në Maqedoni nuk ka kapacitet demokratik që të subvencionet çfarëdo lloj gjëje, e le më të dojë dikush të ketë kontroll mbi to.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира