1 Mirëmengjes, o popull i Maqedonisë, të dashur bashkëvendas. A pushuat? Apo do të flini edhe pak? Edhe nja dhjetë vjet, apo ndoshta dhe pak më shumë.
Vallë, pas 23 vjetëve negocimi me Greqinë erdhi koha për t’u zgjuar dhe më në fund na u bë e qartë se rezultimi i fundit nga necogiatat që zhvillohen me ndërmjetësimin e Methju Nimic-it në OKB është – ndryshimi i emrit të shtetit? Dhe se në shtator të vitit 1995, kur u nënshkrua Marrëvshja e përkohshme në Nju Jork, ne negocionim me Greqinë që ta bindim se nuk duhet të na ndryshohet emri. Por, negociatat janë rreth kësaj çështjeje: që nëse e ndryshojmë, si ta ndryshojmë.
Ne, nga viti 1995 refuzojmë të përballemi me problemin. Dhe duke mos e zgjidhur, shpresojmë se problemi do të zhduket vetvetiu. Por, nuk mund të zhduket, pasi Greqia nuk ka problem. Përkundrazi. Nga pavarësimi jonë në vitin 1991 e deri më tani, Greqia bënte ç’mos që problemi të mos zhduket, por të zhdukemi ne. Dhe, të them të drejtën, akoma mendoj se po luajnë pandershmërisht. Nuk u besoj. Por, a do të thotë kjo meqë ata janë të këqinj, ne duhet të vazhdojmë të jetojmë pa një perspektivë evropiane? Për inat? Për inatin e kujt? Të vetes.
Vetë ndryshimi i emrit është padrejtësi. I vulosur në vitin 2011 madje me vulën e Gjykatës ndërkombëtare të Hagës. Por, a do të ndryshojë vallë diçka fakti se për 23 vjet negociohet parreshtur për ndryshimin e emrit, e ndërkohë themi “Emrin nuk e ndryshojmë”? A do ta rregullojë vallë, kjo gjë, këtë padrejtësi?
Ekzaltimi rreth ndryshimit të emrit rritet sidomos gjatë fundjavave të zgjatura, siç është kjo. Kur dhjetëra mijëta qytetarë të Maqedonisë shpërngulen në plazhe dhe i okupojnë tavernat e Maqedonisë së tyre. Kur dhjetëra mijëra nacionalistë nga Maqedonia e tyre nisen në kundërsulm drejt kazinove të Gjevegjlisë dhe ordinancave stomatologjike të Manastirit, parukerive, salloneve kozmetike dhe dyqaneve. Si njëra palë e festëdashësve, si tjetra e mbrojnë emrin. Dhe askush nuk mund as t’ua ndalojë e as t’u hidhërohet për këtë. Me paratë e tyre mund të bëjnë ç’të duan. Jetë për të gjithë. Jeta është një.
Kështu që, grekët nuk kanë problem me ne. Nuk kemi as ne problem me grekët. Ne kemi problem me NATO-n dhe BE-në. Dhe ky është tashmë një problem i madh.
2 Po vë re se po rriten emocionet edhe rreth faktit se në pragun e fundjavës së festave, lideri i ri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, jo vetëm që nuk është shfaqur, por edhe ka inicuar një duel në TV me kryeministrin Zoran Zaev. Thonë se ky paska qenë një hap i madh demokratik, përkundër Nikolla Gruvskit, i cili refuzonte të shfaqet në duale televizive.
Besa, është demokraci e fortë kur lideri i opozitës mbron qeverisjen perfekte të paraardhësit të tij. Kur Hristijan Mickoski sillet sikur gjatë 12 vjetëve të fundit të kishte jetuar në një Maqedoni tjetër, në të cilën nuk ka qenë kryeministër Nikolla Gruevski. Në një Maqedoni ku nuk ka pasur grabitje partiake, vjedhje të pamasë së buxhetit, shkelje të madhe të të drejtave bazore të njeriut me anë të përgjimeve masive…Në ndonjë Maqedoni, në të cilën partia ku ai është kryetar nuk ka marrë pjesë në sulm të organizuar të Parlamentit, gjatë të cilit “nëse do të kishin dashur ta vrisnin, do ta kishin vrarë” liderin e shumicës parlamentare.
Hristijan Mickoski nga Maqedonia paralele tregon se çfarë i duhet popullit. E madje, kur e thotë dhe me ton agresiv, duke u tallur me dialektin e Strumicës së Zaevit, arrin ta teleportojë edhe shikuesin në atë Maqedoninë e tij. Në të cilën nuk ka qeverisur partia e tij. Ajo parti, udhëheqësia e kaluar e së cilës po zvarritet nëpër gjykata, kush për vjedhje të parave, kush për vjedhje të votave, kush për dhunë…
Pse duhet të gëzohemi se Mickoski është shfaqur në debat? Gjëja që tha ai nuk është aspak më e ndryshme se sa ajo që bënte Gruvski. Sinqerisht, as nuk prisja që të kërkonte falje për ato çfarë ka bërë gjatë 11 vjetëve të fundit. Jo. Ndoshta, prisja të mos përmende mënyrat e qeversijes së Gruevskit me Maqedoninë. Por, jo. Ai nuk dha as shenjën më të vogël se ishte i vetëdijshëm për krimet që ka bërë Gruevski në partinë e tij.
3 Prandaj, nga ana tjetër, Ivan Mirçevski, drejtori i Kanal 5, televizioni i cili ishte një nga shtyllat kryesore të shoqërisë kriminele, në emër të të gjithë të punësuarve u kërkoi falje “të gjithë atyre që u është bërë padrejtësi”. Pasi, në kohën e VMRO-DPMNE-së i janë tërhequr ingerencat.
Padrejtësi?! Po ju na helmuat me krime për 11 vjet. Ingerenca?! Kush ia mori, e kush ia ktheu? A nuk e kanë pronarin e njëjtë. Atë që e dëgjuam te bisedat e përgjuara se si vetë ofrohej ta ndërpresë rrymën, që të mos shfaqet në lajme ajo që nuk i pëlqen qeverisë. Nëse tani pronari i thotë Mirçevskit ta ndërpresë rrymën, vallë, nuk do ta ndërpresë? Ngaqë kërkoi falje?
Udhëheqësia e atij televizioni nuk ishte e mitur në kohën e Gruevskit. Jetët e tyre nuk ishin në rrezik. Përkundrazi. Ata ua rrezikuan jetët mijëra qytetarëve. Ata ishin të zhytur deri në fyt në krimet e qeverisë. Me vetëdije dhe me qëllim. Paguheshin për këtë. Ata i çonin qytetarët drejt çmendurisë, ata thërrisnin krajonë për mobilizimin e mbrojtjes së qeverisë, ata organizonin malverzime kundër atyre që nuk mendojnë njësoj si ta, fshihnin ngjarje të cilat qeveria nuk donte të publikoheshin…Njëmbëdhjetë vjet në atë television na kërcënoheshin me pllaka varri…
E tani duan të kërkojnë falje. Ta zbardhin faqen. Dhe tani – “Vetëm e vërteta”. Pasi e kanë kuptuar esencën e jetës në Maqedoni. Njëmbëdhjetë vjet u rrinin gatitu VMRO-DPMNE-së, tani do të jenë shërbyes të LSDM-së. Nuk është e rëndësishme përgjegjësia që kanë ndaj publikut. E rëndësishme është se si t’ua lundrojnë jahtat.
4 Por edhe LSDM, si parti qeverisëse, duket se nuk ka problem t’i pranojë shërbimet e mediave me “ingerenca të kthyera”. Ndyshimi i vërtetë do të ndodhë atëherë kur qeveria do të tërhiqet nga shërbimet mediatike që janë në dëm të popullit. Por, siç duket ajo jetë akoma nuk ka ardhur.
5 Nëse nuk e keni të qartë se si ministri ndihmës i MPB, Gjoko Popouvski ka marrë 9 vjet burg për blerjen e mbi 300 automjeteve policore dhe pse është gjykuar për gjashtë vjet e gjysmë për blerjen e mercedesit prej 600.00 eurosh që e ka dashur Greuvski, ndërkohë që vetë Greuvski ka marrë dy vjet, dëgjoni përsëri “bombën” e Nikolla Gruevskit dhe Mile Janakieskit. Të kujtoheni pas se si ka menduar t’i ndryshojë fasadat e ndërtesave të EVN-së dhe të Na-Ma-s të vjetër të Sheshit Maqedoni, sepse ashtu ka dashur. Edhe pse Mile i thotë shefit se kjo gjë është e paligjshme, Gruevski insiston që të shkruajë një mendim dhe të rregullojnë një punëtore në administratën e qytetit.
“A bre Mile, këtë që thua ti, duhet ta thonë ata, ata duhet ta nënshkruajnë në fund, ashtu? Mendimi është kot. Asnjë përgjegjësi nuk mban dikush për mendimin që ka dhënë”, dëgjohet zëri i Gruevskit.
Dhe vazhdon më tek: “Ju nuk keni faj, ju jepni mendim. Nesër, nëse ngrihet ndonjë akuzë do të thuash – mire, ne mendonim ashtu, nëse ka qenë e paligjshme ata nuk është dashur ta bëjnë, por mendimi ynë ishte ky. E tani, pyeteni gruan se pse ka vepruar ashtu. Nuk është dashur ta dëgjojë mendimin.
Gruevski paska dashur fasada të stilit neoklasik dhe barok në sheshin e Maqedonisë. Gruevski pask dashur Mercedes me televizorë të vegjël. Gruevski paska dashur syze të shtrenjta për diell. Gruvski ka dashur të fitojë gjithmonë në zgjedhje. Gruevski ka dashur të dinë se çfarë flasin në telefon edhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, edhe kundërshtarët e tij, edhe gazetarët, edhe gjysma e shtetit. Gruevski ka dashur të hakmerret me dinamit…Të tjerët vetëm ia kanë plotësuar dëshirat.
E tani, një nga ata që plotësonin “Dëshirëtoren e Gruvskit” mori dënim 15 vjet burg dhe paraburgim deri në ardhje ne fuqi të gjykimit. Ndërsa Gruvski mori 2 vjet dhe nuk erdhi që ta dëgjonte gjykimin. Sepse, thjesht, nuk deshi.
Përktheu: Fjolla Zllatku