GJOLE TË PAGUAJË

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:111:"Kyinsistimivazhdueshëm,besaedheajoqëtëpranojmëtësillemisitëoperuarngatrutë,mëçorodit

1 Gruevski bëri edhe një vepër tjetër heroike. U paraqit para Prokurorisë Speciale si i dyshuar në lëndën “TNT” për rrënim të objektit Kozmos për qëllime hakmarrjeje politike. Kjo është lënda që mbajmë mend nga bombat pas deklaratave legjendare të Gruevskit “Mile mu kujtua”, “E bëri në brekë”, “Si thua ta ndryshojmë planin urbanistik”  dhe “Menjëherë me dinamit- mos ta zgjasim shumë”.

Gruevski e respekton gjyqin. Ky ishte titulli që u paraqit tek korrierët edhe para se lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministri të lëvdohet që e respekton gjyqin, ta pështyjë Prokurorinë speciale publike dhe të ankohet se në vend që të punojë, tani i duhet të arsyetohet nëpër gjyqe e të japë deklarata. Dhe në fund të deklaratës në mënyrë filozofike përfundoi: “Kjo është koha në të cilën jetojmë”.

Epo, kjo është. Koha kur ai ka pushtetin mbi dhjetë vjet. Po, kjo është koha kur media konsideron lajm dhe çudi mbinatyrore që Gruevski respekton gjyqin, dhe shkon e vë si titull. Pse, kush na qenka Gruevski që të mos respektojë gjyqin? Dhe pse, kur mijëra qytetarë respektojnë gjyqin, ky lajm të mos meritojë titull?

Një titull – gabim Frojdian. Flet shumë. Për kohën në të cilën jetojmë.

2 Ndërsa, heroi i vërtetë i kësaj jave është presidenti Gjorge Ivanov. I cili prapë ndërroi mendje. Një herë bëri falje. Pastaj e tërhoqi pjesërisht. E pas kësaj, e zvarriti. Dhe në fund, të hënën, e tërhoqi tërësisht. Këtë e bëri me të njëjtat argumente me të cilat e solli vendimin që të falte 56 persona që në 12 prill. Tanimë nuk ka krizë, po edhe nëse ka, institucionet e shtetit mund të përballen me të. Edhe bashkimi kombëtar maqedonas tanimë është arritur.

Nuk kaluan as dy ditë nga vendimi për faljen pishmane, e Kabineti i kryetarit të shtetit shpalli konkurs për pjesëmarrje në shkollën për liderë të rinj të presidentit. Pritet që në konkurs të paraqiten studentë të rinj që nuk janë në paraburgim, ose që nuk janë të kërcënuar me ndjekje penale. Si për shembull, studenti i juridikut, Borjan Eftimov, i cili ishte i pari i dënuar me burgim me kusht  dhe qëndroi katër javë në paraburgim shtëpiak për demolimin e zyrës së presidentit. Borjani është student i juridikut. Kurse presidenti Ivanov është profesor në fakultetin juridik. Meqenëse, Borjani ishte i pari që i ndjeu në praktikë pasojat e lidershipit të Ivanovit, tani mund të mësojë nga profesori Ivanov edhe në teori për qeverisjen e së drejtës në shtetet demokratike dhe për parimin e dënimit dhe jodënimit joselektiv.

Edhe anëtarët e së Majtës, Vlladimir Kunovski dhe Zdravko Savevski mund të paraqiten në konkursin e liderëve të rinj të presidentit Ivanov. Shkolla është në Ohër, pasaportat që ua mori gjyqi nuk u duhen që të mësojnë lidership, e pas 47 ditësh paraburgimi shtëpiak edhe ata mund të kontribuojnë në diskutimin për drejtësinë joselektive. Mos flasim se  Zdravko është ish student i Ivanovit. Me siguri e ka idhull.

Në konkursin për liderë të rinj mund të paraqiten të gjithë që i kanë ndjerë personalisht të mirat nga lidershipi i Gjorge Ivanovit. Vetëm Kosta Kërpaç, për fat të keq, nuk mund të marrë pjesë në mësimet. Atij, lidershipi i presidentit i kushtoi jetën.

3 E si tani, nuk vlen? Vallë kot u harxhua tërë ajo bojë? Koce Trajanovski vallë më kot e lante sheshin me zorrë? Më kot, mësueset me sfungjerë fërkonin portën Maqedonia? Më kot 33 demonstruesit në Manastir dhe Shkup morën padi penale? Bëri  rebelim shteti, e më pas ndërroi mendje. E tash, ngaqë e pranoi fajin, le të nxjerrë Gjole para nga shtëpia e le të shkojë deri te kafja ku mblidhen donacione për pagesë të dënimeve. Le t’i falë demonstruesit me padi penale, e atyre që qëndruan në paraburgim t’u paguajë dëmshpërblim. Sepse i dënojnë për diçka që nuk është dashur të ndodhë. Dhe ndodhi për fajin e tij.

Ky është shtet ku sundon ligji. Dhe, si tha presidenti? Askush nuk është mbi ligjin. Kështu që, tani pres nga policia që ta thërrasë atë në bisedë informative. E ta pyesë se sa duhet të paguajë sipas ligjit për pastërti publike. Nëse nuk ka para, le ta zgjedhë dënimin alternativ – punë e dobishme shoqërore. Nuk është e nevojshme të fshijë fasadat. Puna më e dobishme shoqërore do të ishte të tërhiqej nga funksioni. Të mos shkojë më në punë. E të mos futet  më në punët e shtetit.

4 Filloi gara për rektor të ri të universitetit më të madh shtetëror “Shën Qirili dhe Metodi”. Një ditë, pas aksionit spektakolar ku me njësi speciale të armatosura të maskuara u ndaluan shtatë profesorë nga fakulteti ekonomik të dyshuar për ryshfet për nota kaluese, kishte debat me katër kandidatë për rektor të ri. Asnjëri nga ata nuk ka dashur t’i përgjigjet pyetjes: Si do ta mbrojë autonominë e universitetit?

Profesorët janë praktikë. E dinë që nuk mund të mbrohet diçka që nuk ekziston.

5 Edhe pak për kohën në të cilën jetojmë, për të cilën në mënyrë kaq filozofike foli heroi Nikolla Guevski.

Më 9 qershor qenka Spasovden (Dita e Shpëtimit). Dhe, ky ishte lajmi me të cilin filloi dita? “Sot është Spasovden, çfarë duhet të bëjnë burrat, e çfarë nuk duhet të bëjnë gratë?”

Le të thotë pastaj dikush se nuk ka liri në media.

Nuk është vetëm te Gruevski. Ka diçka edhe te ne. Veçanërisht nëse veprojmë sipas udhëzimeve të lajmit të ditës. Se burrat në këtë ditë nuk guxojnë të rruhen, e gratë nuk guxojnë të lahen. Dhe që, nëse flini gjatë kësaj dite, do të bini në gjumë për tërë vitin.

Ky insistim i vazhdueshëm, besa edhe ajo të pranojmë të sillemi si të operuar nga trutë, më çorodit.

6  VMRO-isti i vetëm, të cilit nuk ia ka hedhur ndonjë fallxhore e prandaj dhe nuk ka gabuar, është Vanço Mihajllov. Baba Vangja në 1944 i tha“Ik nga Maqedonia”. Dhe ai e dëgjoi. Vdiq në Romë, 94 vjeç.

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира