Twitter thotë

Përhapja e organizuar e lajmeve të rreme nuk fitohet nga mbështetja apo krijimi i fshehtë i mediave reketuese.

Twitter thotë

1 Në të njëjtën ditë kur kryeministri mbajti një konferencë për shtyp për të thënë se Qeveria bën ndonjë platformë për të luftuar dezinformatat dhe lajmet e rreme, një televizion i hapur me qëllim të caktuar, ku pronari paraqitet si i dyshuar për shpërdorim të gazetarëve dhe afërsinë me pushtetin për të mbledhur para për reket, transmetonte ditarin e fundit.

Unë nuk besoj në simbolizmin. Thjesht, Boki 13 nuk është i vetmi që ka abuzuar gazetarinë dhe televizionin për të pasuruar veten. Madje, nuk është i vetmi që paraqitet publikisht si pronar i medias, ndërsa në dokumentet e regjistrimit qëndron një emër tjetër. Fundja, kemi dëgjuar në bombat se si pronarët tjerë përdornin mediat e tyre dhe si përdornin gazetarët që punojnë në televizionet e tyre. Por, shpresonim se “kjo e keqe nuk do të përsëritet kurrë”, ashtu si thoshte asokohe kreu i opozitës Zaev.

Ja pra, u përsërit. Pse? Për shkak se LSDM-ja, pas ardhjes në pushtet, kurrë nuk iu qasë reformës së domosdoshme të medias. Ata gjetën fletoret me udhëzime për manipulimin e medias që Martin Protoger dhe Ilija Dimovski kishin harruar dhe ua dhanë diletantëve për t’i praktikuar. Sipas parimit “ata bënin kështu”. Dhe tani realiteti i përpiu ata. Sepse, infrastruktura e kuazi medias e paguar nga VMRO-DPMNE në kohën e Gruevskit tani është mbi ndërtuar me lajme haptas të rreme që përhapen nga zyrtarët publik dhe të partisë së VMRO-DPMNE-së. Dhe LSDM-ja, duke lakmuar për të ndikuar dhe të etur për të manipuluar mediat, nuk e kuptojnë se fusha e lojës dhe rregullat kanë ndryshuar krejtësisht.

E pra, përhapja e organizuar e lajmeve të rreme nuk fitohet nga mbështetja ose krijimi i fshehtë i mediave reketuese. Ama “këto janë tanët”. Madje as me pyetjet e porositura në konferencat për shtyp dhe rishikimet e titujve. Dhe më së paku me storie të porositura me bota të organizuar në Facebook dhe Twitter, të cilat ende i bënë VMRO.

2 Fundja, le të mos shkojmë më tej. Ja ku është shërbimi publik MRTV. Ai është shembulli më i dukshëm që tregon mungesën e sinqeritetit së qeverisë kur thotë se “do të hapë një diskutim me mediat për të krijuar një model mbështetës për prodhimin e përmbajtjeve mediatike me temë luftë kundër dezinformonit”.

Në vend që të bëjnë një shërbim publik të fortë dhe profesional, ata e kanë lënë për më shumë se dy vite në strofullën e VMRO-së. Pse? Sepse nuk dëshiruakan të ndërhyjnë. Jo jo. Vetëm për shkak se MTV nuk ka një rejting të mirë, dhe me shikueshmëri aq të dobët nuk iu duhet.

Por, qytetarët kanë nevojë për këtë.

3 Të flasim drejtë, shumë herët u kujtuan të flasin për luftën kundër dezinformimin. Duket se Poroshenko i rremë më tepër e lëndoi Zaevin se sa koka e thyer nga 27 prilli, 2017. Pra, Parlamenti u sulmua në bazë të lajmit të rremë, dhe tani, dy vjet e gjysmë më vonë, qeveria thotë se “dezinformata është sulm mbi demokracinë.”

Ja vetëm dy shembuj të fundit, në dukje banalë.

Deputeti Antonio Milloshoski në Twitter me qëllim shpërndau lajm të vjetër rreth asaj se cilat vende në Bruksel votuan kundër Maqedonisë. Dhe mediat e përcollën. Normalisht. Ai është deputet. Demek – një burim i besueshëm.

Deputeti Dimitar Stevananxhija shpiku se hendbollistët e Vardarit kur u bënë kampionë evropianë kishin refuzuar të merrnin mirënjohjen nga Qeveria, sepse në të qëndronte Maqedonia e Veriut. Dhe këtë e transmetuan mediat. Sepse, Stevananxhija është deputet, një burim i besueshëm, ashtu?. Ditën tjetër, i njëjti Stevananxhija, deputeti, në Facebook, postoi një foto të vjetër të gazetarëve të ulur në një piceri në Shkup dhe shkroi se ata ishin fotografuar në hapjen e ndërtimit pa leje të këshilltarit të BDI-së, Nefi Usaini, në Ohër. Dhe normalisht, ishte lajm, shumë i rëndësishëm për publikim. Deputeti ka postuar në Facebook.

Vallë Qeverisë i duheshin dy vjet për të kuptuar se përhapja e lajmit të rremë bëhet në mënyrë të organizuar? Që në Mars mund të shihnit se kush po shpikte një platformë Tirane dhe kampe refugjatësh. I frikësonin njerëzit se do paguanin gjoba nëse nuk mësonin gjuhën shqipe. Sa paragrafë të rinj ia mveshën marrëveshjes së Prespës? A u përgjigj dikush për këtë?

Nëse deputeti përhap me qëllim një gënjeshtër, dhe mediat e përcjellin atë gënjeshtër, kjo nuk është çështje e njohurive mediatike. Është mungesa e sundimit të ligjit dhe mosndëshkimi.

4 Fatkeqësisht, kam një kujtesë të gjatë. Jam në gazetari që nga viti 1983 dhe përvoja më ka mësuar të njoh lajmin e rremë të krijuar dhe të shpërndarë qëllimisht, dhe çfarë është lajmi i rremë, I prodhuar si rezultat i gazetarisë analfabetë dhe dembele. Dhe zemëron shumë fakti se tani qeveria neve disa redakcioneve profesioniste që kontrollojnë çdo informacion përpara se të botojnë, do të na mësojë se si të njohim lajmet e rreme. Gjoja se ata na qenkan të aftë të na mësojnë. Edhe ne edhe lexuesit. Do të shpenzojnë një grumbull parash dhe gjithë plani i veprimit do të nënkuptojë ndryshim të numrit të telefonit të kryeministrit dhe në një fushatë të tipit “Dezinformomi është sulm ndaj demokracisë”. Dhe informatat e rreme do vazhdojnë të përhapen pa mëshirë.

Dhe kjo është arsyeja pse dal defterit kur dëgjoj shprehjet moderne që qeveria po përdor tani – njohuri mediatike dhe fact checking – demek kontroll i fakteve. Dhe çfarë është gazetaria nëse nuk është një kontroll i fakteve përpara se të botohet ndonjë gjë. Dhe çfarë është gazetaria nëse krijuesi i lajmit -gazetari nuk ka njohuri madiatike? Ky është thelbi i profesionit gazetaresk. Kontroll i fakteve dhe tekst i shkruar sipas standardeve gazetareske.

Që kur një lajm u bë i vlefshëm për t’u botuar sepse është imponuar si temë ngas 10-20 tuiterist, të cilët madje nuk kanë as identitet, por përdorin pseudonime? Madje zhvillohen edhe debate rreth asaj se çfarë është thënë në Twitter”. Kush është ky Twitter? Çfarë profesioni ka? A mere vesh gjë lidhur me temën që e diskuton?

Kemi kaluar fazën e titujve të tipit “Skandaloze”, dy pika….Ose, “Shihni këtu”, dy pika ….Ose, “nuk do ta besoni”, dy pika. Para ca ditësh doli një lajm me këtë titull: “Pretendohet se” dy pika ..nanana,nan,nan,…

Dhe kjo “Pretendohet se, është rezultat i dembellëkut dhe paaftësisë së gazetarëve të cilët bien pre e manipulimeve të politikanëve. Më intereson shumë, nëse këta profesionistë të cilët si burim marrin Twitter-in, kur kanë ndonjë dhimbje a shërohen doktori Google? Flasim për standarde profesionale, ashtu?

5 Mediat janë bishti i këtij kaosi total. Duke filluar nga shkatërrimi i “Nova Mekdonija”, përmes mbylljes së TV A1, shkatërrimi “Vest”, “Dnevnik”, “Utrinski Vesnik” dhe “Tea” me plaçkitjen e MPM, deri te Ditari i fundit I 1TV. Vallë sa profesionistë mbetën pa punë? Gazetarë, lektorë, disenjatorë grafikë. Dhe sa raketues qeveria i llogarit si gazetarë?

Pra, le të sjellë qeveria edhe më tej Plane Veprimi për të na vlerësuar edhe ne profesionistët nëse kontrollojmë faktet. Deri sa na trajnojnë për të zbuluar se çfarë thotë Twitter, edhe ne do dështojmë. Dhe le të krijojnë një trup veprimi që do të luftojë dezimformimin. Ashtu si e kanë formuluar, i ngjet një Ministrie të së Vërtetës.

Partitë do vazhdojnë të ushqejnë kuazi mediat për ofrimin e të vërtetave “të tyre”. Dhe për shkak të së vërtetës së yre, të gjithë do jetojmë në gënjeshtër.

Përktheu
Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира