1Nuk na lejohet të na vijë mërzi. Në Maqedoni është e ndaluar mërzia. Të shohim pak rahatllëk. Imagjinoni ta kishim marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në.
Imagjinoni sikur Franca të na kishte vënë veto, siç deri dje na mbante me veto Greqia.
Vetoja franceze kësaj here ka emrin “metodologji”. Imagjinoni sikur të dilnim nga ky tunel i pritjeve për datë, raporteve për zhvillim, mbledhjeve me ministra, samiteve, takimeve, rekomandimeve, darkave, paradarkave, pasdarkave…Imagjinon sikur të merrnim një detyrë konkrete dhe t’ia nisnim punës, një nga një…
Por, shansi i tillë iku. E kësaj here – e kemi fajin vetë ne. Kështu, do të kemi edhe një dramë ekstra në jetët tona të mërzitshme. Tani do ta presim majin. Dhe Samitin e BE-së në Zagreb. E mirë, de. Ja ku është maji. Vetëm edhe shtatë muaj “party” në Maqedoni.
Vetëm se nuk arrij dot të relaksohem për ta shijuar këtë “party”. Më mundon fakti se vetoja e Francës në vitin 2019 do të ketë efektin e njëjtë si vetoja e Greqisë në vitin 2008 – kriminalizimin e shtetit. Me siguri keni harruar se në vitin 2008, pas vetos për NATO-n në Bukuresht, Nikola Gruevski kuptoi se të huajt nuk do të kenë fytyrë që t’i bëjnë çfarëdo lloj vërejtje për punën që bënte. Kështu, ai e robëroi shtetin. Kam frikë se po e njëjta gjë do të ndodhë edhe tani. Mos partia qeverisëse robëron përsëri shtetin.
Kurse muhabetet rreth temës se si BE-ja na hoqi qafe e se si do të duhet t’i rregullojmë punët vetë, ruani për festa.
2E gjithë kjo gjë humbet kuptimin, sidomos kur dëgjon madje edhe kryetarin e Këshillit evropian Donald Tusk se si thotë “personalisht më vjen turp” dhe se “Maqedonia dhe Shqipëria e kanë kaluar provimin, por Bashkimi Evropian jo akoma”. E çfarë do të shpresojmë vallë, në maj, nëse kemi zgjedhje, siç kërkon lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski? Me 100 ditët me Qeveri teknike dhe dy muajt deri në formim të qeverisë së re, nuk kemi shans as për reforma as për datë.
Mbase, deri në maj do të kenë shansin të sulmojnë përsëri Parlamentin. Pasi, a nuk u kërcënuaa vetë Mickoski se “fillon llogaritja e fundit”. Mos do t’i aktivizojnë treshet nga viti 2009, kur me një llogaritje të fundit kërcënohej edhe Nikolla Gruevski pas fjalimit të Ilindenit në Meçkin Kamen?
E cila do të ishte tema e zgjedhjeve? Eurointegrimet? Përderisa është Makroni – harroni NATO-n? Hymë në NATO, është garantuar integritet territorial, siguria e kufijve dhe janë mbyllur çështjet e identitetit. Kthim te emri? Rishqyrtim i marrëveshjes së Prespës? Rillogaritje?
Çfarë kanë ofruar deri më tani VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski përveç urrejtjes? Reforma?Lideri i cili nuk dëshiron ta reformojë partinë thellësisht të zhytur në krim, lëvdohet se do ta reformoka shtetin.
E pra, mirë, atëherë, le të ndalojë gjithçka. Dhe do të presim që të kthehet VMRO-DPMNE-ja që t’i bëjë reformat. Ashtu siç i bënin për 11 vjet. Kanë ata përvojë të pasur edhe me qeverisjen e të drejtës, edhe me lirinë e mediave, edhe me luftën kundër korrupsionit, edhe me kontrollin e shërbimeve të sigurisë, e besa edhe me luftën kundër ndikimit kinez…Mos është shumë?
3Data e vetme e sigurt që kemi marrë është data me anë të së cilët pesë procese gjyqësore kundër funksionarëve të VMRO-së kur ajo ishte në qeveri janë kthyer nga fillimi, pasi pas 90 ditësh gjykatësit nuk përcaktonin data. Këto janë lëndët kundër Nikolla Gruvskit, Sasho Mijallkovit, Ilija Dimovskit, Kirill Bozhinovskit, Mile Janakieskit, Llatasit…
Kjo është pjesa e mbetur e reformave të VMRO-DPMNE-së. Dhe pasojë e komocionit të Qeverisë së Zaevit, që nuk bëri të pakën një veting në gjyqësi – gjëja e vetme për të cilën BE e lavdëroi Shqipërinë. Akoma qeverisin gjykatësit e defterit të Gocës.Ja në duart e kujt kemi mbetur. Janë ata që do të përcaktojnë përfundimisht datën tonë.
4Datën nga Makroni nuk e morëm, por e rëndësishme është se data e festimit të sivjetshëm të fundvitit është e sigurtë. Hej, që në 16 tetor dihej se në 31 dhjetor do të vijë Dino Merlini në Shkup. Një planifikim kaq afatgjatë i çfarëdolloj gjëje nuk mbaj mend të ketë ndodhur në historinë e kryeqytetit të shtetit. Kjo u tha mu në atë ditë kur ambasadorët tradicionalisht pastronin mbeturinat nga keji i Vardarit. Në kryeqytet. Ku do të festohet Viti i Ri.
Shkupjanë, edhe turistat që kryetari Petre Shilegov i pret në koncertin e viti të ri të Dino Merlinit, paskan qenë të zhgënjyer e do t’u kthehen notave neutrale. Do të këndojnë: “Moj e zhivot Shvicarska”.
Për të gjitha sfidat politike, po edhe për këto më të vështirat, nuk kemi një këngë. Kaliopi që nga vitin 1937 parashikoi se çfarë do të na priste në 2019. Në Jugovizija, ajo këndonte: “Eja Emanuel, më udhëhiq në botën tënde” („Дај Емануел, води ме во твојот свет“.)
Por Emanueli thotë: “Jeni shumë të guximshëm. Do të vijë unë te ju.”
Përktheu: Fjolla Zllatku