Para katër ditëve të përjashtimit të drejtorit ekzekutiv të “OpenAI” Sem Altman, disa hulumtues të kompanisë i kanë dërguar letër bordit të drejtuesve, duke i paralajmëruar se një zbulim i inteligjencës së fuqishme artificiale mund ta rrezikojë njerëzimin, publikoi “Rojters”, duke iu referuar dy burimeve.
Kjo letër, si dhe një algoritëm i inteligjencës artificiale, ishin zhvillime kyç para se bordi i drejtuesve ta përjashtonte Altmanin. Para kthimit të tij triumfues të martën, mbi 700 të punësuar në “OpenAI” u kërcënuan se do të japin dorëheqje dhe do të kalojnë në “Microsoft” të solidarizuar me liderin e përzënë.
Në letrën e hulumtuesve thuhet se një faktor që ka bërë që bordi i drejtuesve ta përzëjë Altamanin kanë qenë shqetësimet rreth komercializimit të inteligjencës artificiale para se të kuptohen mirë pasojat.
Në këtë letër bëhet fjalë për një projekt të quajtur Kju, për të cilin disa në “OpenAI” besojnë se është një аrritje e jashtëzakonshme në fushën e inteligjencës së përgjithshme artificiale (AGI). Sipas “OpenAI”, AGI janë sisteme autonome që i tekalojnë njerëzit në shumicën e detyrave të vlefshme ekonomike.
Me resurse të mëdha kompjuterike në dispozicion, modeli i ri mund të zgjidhë probleme të caktuara matematikore dhe në testet fillestare ia ka dalë shumë mirë, gjë që i bën hulumtuesit shumë optimistë për të ardhmen e Kju-së.
Hulumtuesit konsiderojnë se matematika është sfida më e madhe e intelgijencës artificiale. Për momentin, inteligjenca artificiale është e mirë për të shkruar tekste dhe përkthim dhe që ta parashikojë fjalën e re, por përgjigjet e të njëjtës pyetje shpesh herë mund të jenë shumë ndryshe. Megjithashtë, aftësia për të zgjidhur detyra matematikore, aty ku ka vetëm një përgjigje të saktë, implikon se inteligjenca artificikale ka aftësi të mëdha për të arsyeuar, në mënyrë të ngjashme me inteligjencën njerëzore.
Për dallim nga një kalkulator i zakonshëm, AGI do të mund të gjeneralizojë, të mësojë dhe të kuptojë.
Në letrën drejtuar bordit të drejtorësve, hulumtuesit e kanë theksuar aftsinë e AGI dhe rreziqet potenciale, pa e precizuar mirë se cili është ky rrezik. Për një kohë të gjatë ekziston mes shkencëtarëve një diskutim rreth rreziqeve që vijnë nga inteligjenca artificiale, për shembull, nëse do të vijë dita kur të vendosnin se shkatërrimi i njerëzimit është në interesin e tyre.
Altman i udhëhiqte përpjekjet e “OpenAI” për ta bërë “ChatGPT” një nga aplikacionet që rriten më së shpejti, gjë e cila kërkoi shumë investime, si resurset kompjuterike.
Javën e kaluar, Altaman lajmëroi se pritet një përparim i madh në të ardhmen e afërt.